SHBA- Kisha nuk po gjen “qetesi” nga skandalet seksuale të priftërinjve! Pas atij të Vatikanit, ku një prift polak deklaroi publikisht se ishte homoseksual, një prift ortodoks në SHBA përfshihet në një tjetër skandal.
Bëhet fjalë për George Passias, prift në komunitetin grek në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili është përfshirë në një video-skandal seksual. Në video, prifti 67-vjeçar përfshihet në marrëdhënie sekuasale me drejtoreshën 45-vjeçare të një shkolle fetare. Menjëherë pas publikimit të videos Ethel Bouzalas dha dorëheqjen.
Ndërkaq Passias i martuar dhe baba i dy fëmijëve u pezullua nga kreu i Kishës Ortodokse Greke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 17 shtator. Mësohet se videoja e seksit është marrë nga kompjuteri i tij personal dhe i është dërguan një gazete, ndërsa ende nuk dihet kush është personi që e ka kryer aktin.