Pandeli i Majko, i cili do të jetë në listën e hapur të Tiranës ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se ka firmosur dokumentet për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Deputeti socialist shpreh bindjen se “një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!”.
Majko thotë se beteja e tij organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, “dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane”!
“Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!
Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!
Bufi ushqehet me minj!…
Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë!
Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!
Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane!
Votoni Partinë Socialiste! Do tja dalim, BASHKË! Shqipëria e fëmijëve tanë, është e para!“, shkruan Majko.
Listat e mbyllura Tirane
Edi Rama kryeson listën e mbyllur në Tiranë. Ajo që bie në sy është fakti se nga deputetët e ‘vjetër’ ka përfshirë në listë vetëm Lindita Nikollën, Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun. Po ashtu dhe ministrat, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj dhe Adea Pirdenin.
(Lista hapur)
Andi Seferaj
Anila Denaj
Antonela Dedej
Arben Pëllumbi
Blendi Gonxhe
Blendi Sulaj
Bleirna Gjylameti
Edlira Dyrmishaj
Eldi Cepeli
Endrit Brahmllari
Entela Ramosaco
Erjon Brace
Ermonela Felaj
Ervin Hoxha
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
Famtir Xhafaj
Florian Pullazi
Glindxhet Madhi
Halil Koloshi
Halit Valteri
Julinda Dhame
Kejsi Elezi
Klotilda Bushka
Mimi Kodheli
MIrgit Vata
Olta Xhacka
Ornaldo Rakipi
Pandeli Majko
Persida Shkrepa
Plarent Ndreca
Roy Bashaj
Silda Cepe
Sofika Lleshi
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Ylli Shehu
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.