Nëse jeni KRENAR + PROAKTIVË + PROVOKUES, atëherë do të mund të bini në dashuri.
Në vazhdim po ju sqarojmë se si funksionon kjo.
KRENAR
Bëhuni krenar me vetveten dhe veproni ”në mënyrën që ju bën të dalloheni apo të jeni të ndryshëm”, këshillon Fry. Këto nuk janë vetëm fjalë, këto janë të dokumentuara edhe në hulumtimin e faqes OkCupid nga matematicienti dhe themeluesi, Christian Rudder.
Tek faqja, pjesëmarrësit vlerësojnë njëri tjetrin në atë se kush është më atraktiv, nga shkalla prej 1-10. Rudder ka zgjedhur selektim të pacaktuar të 5000 femrave nga faqja, dhe ka matur mesataren e “atraktivitetit” në atë se sa mesazhe kanë pranuar brenda muajit.
Ai ka ardhur në përfundim se femrat që kanë pranuar një rangim të gjërë vlerësimesh janë dalluar nga ato femra, që me pajtimin e secilit, ishin në mënyrë stereotype të bukura dhe të cilat kanë marrë vlerësime të larta.
Kështuqë, mos e gjykoni shumë ashpër veten tuaj kundrejt të tjerëve, jinni krenar për atë që ju bën unike dhe përdorni këtë veçori si “asset” për veten tuaj.
PROAKTIVË (Proaktive)
Parimisht, vendosni se çka dëshironi dhe pastaj bëjeni.
Fry shpjegon skenarin tradicional “mashkulli e kërkon femrën”. Nëse një mashkull fillon të kontaktojë me ndonjë femër dhe refuzohet nga ajo, është e qartë se ai do të kërkojë tjetër femër deri sa të gjejë ndonjë që mund ti bëhet partner i tij. Duke përcjellur këtë algoritëm, secili do të gjejë partnerin adekuat.
Por, nëse mendoni rreth kësaj, ata persona që janë proactive në të vepruar dhe kërkuar më shumë, është normale se do të arrijnë të gjejnë partner më të mirë se sa ato që thjeshtë qëndrojnë prapa dhe vetëm presin që ndokush tu afrohet.
Duke gjetur zonën tuaj të komfortit, mund të keni shumë mundësi të hapura për të gjetur persona të llojit të ndryshëm se sa vetëm të prisni për ndokënd që të marrë kurajon t’ju afrohet.
PROVOKATIVË (Provokues)
Edhepse ky nuk tingëllon si një tipar atraktiv, Fry nuk pajtohet dhe sugjeron se duhet të flisni rreth gjërave që ju pengojnë. Matematicientët janë në gjendje të përcaktojnë shanset e lidhjes suaj si të sukseshme, duke u bazuar në atë se sa jeni në gjendje të argumentoni.
Një eksperiment nga psikologu John Gottman, ka regjistruar qindra bisedime të bëra nga çiftet e martuara, dhe ka ardhur në përfundimin se ajo çfarë u ndodhë çifteve është si rezultat i komunikimit dhe mënyrës së të argumentuarit. Hulumtuesit kanë regjistruar presionin e gjakut të çifteve, përçueshmërinë e lëkurës dhe rrahjet e zemrës si dhe kanë vlerësuar përmbajtjen e bisedimeve.
Ata ishin në gjendje të zbulonin edhe se cilët çifte kishin më shumë gjasa për tu divorcuar. Çiftet të cilët ishin të hapur ndaj njëri tjetrit dhe të sinqertë në emocionet e tyre, kishin më shumë shanse që të mbijetonin se sa ata që qëndronin të heshtur.
Kështuqë, kjo është formula që realisht funksionon për një lidhje të mirëfilltë. Madje, nuk keni nevojë as për kalkulator!