Nuk duan t’ja dinë! Kolovajza ‘bashkon’ SHBA-të me Meksikën

0
93

 

Mendoni përsëri për ditët më të hershme të fëmijërisë tuaj… Dhe kur e bëni këtë mendoni teksa luanit me miqtë tuaj në lulishte me lojëra nga më të ndryshmet, epo mendojeni përsëri.

Si diçka jashtë përrallës dh brenda realitetit, një grup kolovajzash u shfaqën në kufirin midis Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe u shndërruan në një hit të menjëhershëm.

Fëmijët (dhe të rriturit) filluan të argëtoheshin me to duke luajtur bashkë edhe pse në dy pjesë të ndryshme të kufirit.

Gjenitë e kësaj ideje të mrekullueshme ishin 2 profesorë.

Ata janë Ronald Rael, një profesor i arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe Virginia San Fratello një profesor i asociuar i dizajnit në Universitetin Shtetëror San Josesë. Rael njëri prej profesorëve postoi videon dhe foto nga kolovajza në veprim në Instagram.

Pjesa më e mirë është, të gjithë i donin, pa marrë parasysh moshën e tyre! Postimi i Raelit shkoi viral dhe mori mbi 32,700 pëlqime (dhe duke numëruar), si dhe mbi 870 komente.

Muri u bë një shtyllë e mirëfilltë ndarëse për marrëdhëniet SHBA – Meksikë dhe fëmijët dhe të rriturit në të dy shtetet gjetën mënyrën më të mirë për t’u bashkuar midis tyre.

 

Zjarr Tv Ad