“Jam qytetar me probleme unë”, Berisha ulet në lokalin pranë PD: Do t’ju qeras me një kafe, jo raki se trembet Gazi

0
92

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga komisioni i rithemelimit të PD-së, ka zgjedhur të ulet në një lokal pranë selisë së Partisë Demokratike, pas prononcimit që dha për media.

Teksa u ul në lokal, Berisha nuk kurseu as batutat me gazetarët dhe kameramanët e shumtë që e rrethonin duke qëndruar në këmbë. Ai i ftoi të ulen duke shprehur dëshirën për t’i qerasur me kafe.

Batutat e Berishës nga lokali:

Berisha: U thuaj s’kemi punë, keni ardhur për misione që nuk mund t’i pranojmë. Ky lokal i mrekullueshëm ka mision tjetër. Ka mision t’i shërbejë qytetarëve dhe demokratëve. Jeni dakord apo jo, qytetar jam dhe unë, qytetar me probleme. Në fakt problemet më të mëdha i ka Lulzim Basha.

Berisha: Sot e keni një kafe nga unë. Uluni se do u qeras me një kafe, si urim për Vitin e Ri. Kafe, raki në orar të punës në asnjë mënyrë, se trembet Gazi.

Berisha: Ju lutem, a do të uleni të merrni nga një kafe, se sado që të filmoni, ky mbetem unë.

Zjarr Tv Ad