Partia Demokratike ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

0
70

Partia Demokratike ka dorëzuar ankimimin në KAS për sa i përket vendimit që mori dje KQZ, ku miratoi koalicionin “Shtëpia e Lirisë”mes LSI dhe PDK. Përmes juristit Marash Logu, PD ka depozituar kërkesën për rrëzimin e regjistrimit të këtij koalicioni duke paraqitur dhe 19 arsye.

PD kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni edhe për shkak të përdorimi të simboleve të saj nga  “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si  parti politike.

“Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, shkruan PD.

“Në 4 Shkurt 2022, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur “1. Të regjistrojë si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet e pjesshme vendosre për kryetar bashkie, që do të zhvillohen më datë 6 Mars 2022, Koalicionin e partive politike Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë.”

Pasi jemi njohur me dispozitivin dhe arsyetimin e këtij vendimi, cmojmë se vjen në kundërshtim me nenet 65 dhe 66 të Kodit Zgjedhor, nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 1, datë 23.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendimin nr. 2, datë 22.01.2022 të Komisionit Rregullator. Prandaj, bazuar në nenin 21 të Kodit Zgjedhor, i drejtohemi Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”thuhet ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad