E shtunë, Qershor 6, 2026
Ballina Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

0
113

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve në Shqipëri.

Sipas vendimit të datës 6 qershor 2026, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është rritur.

Me vendimin e ri, çmimet e shitjes me pakicë dhe shumicë përcaktohen si më poshtë:

Nafta (gazoil) do të shitet jo më shumë se 190 lekë/litër me pakicë dhe 178 lekë/litër me shumicë.

Benzina do të shitet jo më shumë se 173 lekë/litër me pakicë dhe 161 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 14:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet një tjetër rishikim i mundshëm.

Zjarr Tv Ad