E mërkurë, Korrik 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Thuajse 2 muaj protestë, qytetarët paralajmërojnë tubim para Kuvendit

“Ju erdhi fundi”/ Thuajse 2 muaj protestë, qytetarët paralajmërojnë tubim para Kuvendit

0
14
Zjarr Televizion Adccccc

Të martën u mbyll dita e 52-të e protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.  Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit brohoritën thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Ju erdhi fundi”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Gjatë tubimit, qytetarë dhe aktivistë shprehën pakënaqësitë për qeverisjen, kostot e larta të jetesës, shëndetësinë, arsimin, emigracionin dhe korrupsionin. Si çdo mbrëmje, ata deklaruan se protesta nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e zonave të mbrojtura, por me situatën e përgjithshme ekonomike dhe sociale në vend. Kritika pati gjithashtu edhe për financimin me 4.3 milionë euro të koncertit të Kanye West. Në podium u ngritën edhe akuza ndaj klasës politike të 35 viteve të fundit. 

Aktivistët përsëritën gjithashtu thirrjet drejtuar SPAK-ut. Ata kërkuan hapjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se mbështetja për institucionet e drejtësisë duhet të shoqërohet me rezultate konkrete.Në fund të fjalimeve, aktivistët njoftuan se protesta do të zhvendoset të enjten para Kuvendit. Grumbullimi është paralajmëruar të nisë në orën 08:00, gjatë zhvillimit të seancës parlamentare. 

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet. Ata përsëritën se nuk pranojnë negociata për kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.

Zjarr Tv Ad