E mërkurë, Shtator 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Masa ndaj shefes së SHISH, PD mbledh Kryesinë, Sekretariatin dhe grupin parlamentar

Masa ndaj shefes së SHISH, PD mbledh Kryesinë, Sekretariatin dhe grupin parlamentar

0
12

Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar.

Mbledhja zhvillohet një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të marrë një vendim lidhur me zhvillimet e një dite më parë, pas masës së sigurisë ndaj shefes së SHISH, Vlora Hyseni.

Takimi pritet të fokusohet te qëndrimi politik i partisë dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

Kujtojmë se Vlora Hyseni, u vendos nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe vendim të Gjykatës së Posaçme.

Masa e sigurisë u caktua në kuadër të procedimit penal të SPAK-ut, që lidhet me hetimet për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas SPAK-ut, Hyseni dyshohej për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Në momentin kur ishte caktuar masa e sigurisë, Hyseni ndodhej jashtë vendit dhe masa nuk u ekzekutua menjëherë. Më pas, ajo u vetëdorëzua në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Zjarr Tv Ad