Ballina Blog Faqe 111

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri mesazh të përbashkët për Krishtlindje

0

Të bashkuar dhe në një frymë vëllazërore, ipeshkvijtë e Kishës Katolike në vendin tonë i kanë drejtuar popullit shqiptar këtë të mërkurë, një mesazh dashurie dhe shprese me rastin e festës së Krishtlindjes.

Në urimin e tyre, ata theksuan se Krishtlindja është një moment i veçantë për të festuar lindjen e Jezus Krishtit, duke i ftuar besimtarët të jenë më pranë njëri-tjetrit, të falin dhe të ndajnë gëzimin me ata që kanë më shumë nevojë.

Mesazhii përbashkët i ipeshkvijve thekson rëndësinë e bashkimit, faljes dhe ndarjes së gëzimit, duke u bërë thirrje shqiptarëve të jetojnë këtë festë me dashuri, shpresë dhe paqe.

Imzot Gjergj Meta në mesazhin e tij, tha se urimi i Krishtlindjes bëhet në mënyrë të përbashkët nga të gjithë ipeshkvijtë për të dërguar dashuri dhe shpresë për popullin shqiptar.

“Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë. do të kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë dhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Safës, por jemi të sigurtë ai na i uron krsh nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të Zotit që është në Shqipëri”, tha Meta.

Ndërsa imzot Giovanne Peragine, tha se Krishtlindja na kujton praninë e Zotit në jetën tonë dhe na nxit të japim dhe të falim ndaj të tjerëve.

“Me rastin e festës së Krishtlindjeve, sëbashku me bashkëvëllezërit e mi ipeshkvinj, dëshiroj t’ju drejtoj të gjithëve një lajm shprese. Zoti u bë njeri dhe banon ndër ne. Po, Krishtlindja na kujton që Zoti është pranë nesh. Ai hyn në jetën tonë të përditshme. Ai bëhet i veçanërisht pranishëm atje ku ka vështirësi, pasiguri dhe vuajtje. Të kremtosh Krishtlindjet, do të thotë të ndiesh praninë e Zotit. Mos mendoni vetëm për vetveten, mos të mundohemi vetëm të marrim por mbi të gjitha të japim. jo të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrve ndaj të tjerëve. Vetëm ashtu, Krishti do të lindë dhe do të qëndrojë gjithmonë në jetën tonë”, u shpreh imzot Giovanne Peragine.

Imzot Arjan Dodaj u shpreh se drita e Krishtlindjes na ndriçon nga errësira, duke sjellë shpresë dhe gëzim në jetën tonë dhe në bashkësinë tonë.

“Populli që ecën në errësirë pa një dritë të madhe, e mbi këtë luginë të errët, shndriti drita e fuqishme. E ka shumuar gëzimin, e ka rritur harenë, kështu thotë profeti Isaia në kapitullin e nëntë. Kjo është përvoja e Krishtlindjes, përvoja e daljes nga një errësirë. Përvoja që prek njeriun deri në misterin e fundit të pakapërcyeshëm të asaj që është misteri i vdekjes, siç ka shënjuar edhe të vëllait tonë Simonin, por ne e dimë që në fe, kjo dritë shndrin. E Zoti nëpërmjet ofertës së tij shndrin në jetën tonë e përballë këtij grazhdi në Betlehem, ftojmë të gjithë të festojmë të sodisim këtë Zot që shndrit në errësirat e ekzistencës tonë, të bëjmë që edhe kisha jonë të mbushet me dritën hyjnore të Jezusit, populli ynë të dalë nga fryma e errët e çdo distance, çdo shkurajimi, çdo mungese shprese”, tha Dodaj.

Në fund, imzot Ottavio Vitale në mesazhin e tij, tha se Krishtlindja sjell lajmin e paqes dhe thirrjen për pajtim me Zotin dhe me njëri-tjetrin.

“Të dashur vëllezër dhe motra, jam i lumtur t’ju drejtohem të gjithëve me rastin e Krishtlindjes së shenjtë, festës që kisha kremton çdo vit, duke përkujtuar lindjen e Zotit tonë, Jezu Krishtit. Të përgatitim familjet tona, ta pranojnë me lutje e gëzim atë që po vjen, shëlbuesin. Zoti me ne!

Ndryshoni dhe kthehuni tek unë thotë Zoti. Ja lajmi që na jepet në këtë Krishtlindje të shenjtë. Si mund të gëzojmë me lajmërimin e engjëllit që sjell lajmin e lindjes të Zotit të Paqes. Nëse ne nuk jemi njerëzit e paqes, si mund të themi e duam Zotin dhe e bëjmë vullnetin e tij, nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim. Ky Zot i paqes që po vjen, ka vdekur për ne dhe për mëkatet tona, për të na pajtuar me atin. Gëzuar Krishtlindjet”,e mbylli urimin e tij, imzot Vitale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Puthja pas betimit në Kuvend, Endri Shabani: Në sallë ishte e fejuara ime…

0

85 votat e deputetëve në Parlament e bënë Endrit Shabanin Avokat të Popullit ndërsa në fund të votimit në seancë plenare, zgjodhi të përshëndeste ligjvënësit me një puthje.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shabani tha se puthja me dorë ishte thjesht një përshëndetje. Pse kjo zgjedhje? Për Endrit Shabanin ka shumë kuptim. Në sallë, ai tha se ndodhej e fejuara e tij dhe familjarë të tij.

Sakaq, Endrit Shabani tha se ceremonia nuk shkoi ashtu siç duhet, por pavarësisht flakadanëve të demokratëve në sallën e Parlamentit, u shpreh mjaft mirënjohës që i dhanë firmën për ta mbështetur.

Nuk mund të vendosësh, kur unë jam këtu. Ajo është një përshëndetje. Në atë sallë nuk ishin vetëm deputetë të opozitës, por dhe familjarë të mitë. Ishte e fejuara ime. 

Supozohej të ishte një ceremoni, përshëndeta me një puthje. Ishte një përshëndetje. A jam mirënjohës i deputetëve të opozitës? Po, jam. Pa firmat e tyre nuk do isha. Përshëndetje pas një ceremonie votimi. Nuk ishte ceremoni normale“, tha Shabani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lutfi Dervishi ironizon protestën e PD-së: U nisën të largonin Ramën, por hoqën Salianjin nga WhatsApp-i

0

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e lidhur mesazhin politik të saj me një zhvillim të brendshëm në radhët e opozitës.

Përmes reagimi në facebook, Dervishi shkruan se opozita “u nis për të larguar Edi Rama, por si hap të parë hoqi Ervin Salianji nga grupi i WhatsApp-it”.

Mësohet se Salianji është larguar nga grupi i komunikimit të Kryesisë së PD-së në WhatsApp, ndërsa partia po organizonte protestën kundër kryeministrit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendimi dyshohet se është marrë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Ndërkohë i pyetur më herët nga gazetarët lidhur me këtë zhvillim, Berisha u shpreh se nuk ka një vendim formal për përjashtimin e Salianjit, por sipas tij, deputeti “ka kaluar linjat e kuqe”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Luçiano Boçi: Lapaj duhet të mësojë nga opozitarizmi

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se Adriatik Lapaj dhe lëvizja e tij duhet të bashkohet me opozitën, për të arritur rrëzimin e Edi Ramës, që sipas tij është çështje kohe.

“Zoti Lapaj është në një moshë politike ku duhet të mësojë shumë nga politika, nga të qenit në opozitë, dhe duhet ta dijë shumë mirë se është qëllimi ai që bashkon opozitën, është qëllimi që bashkon qytetarët dhe është qëllimi ai që nxjerr fitues, nëse përqendrohesh tek ai. Nëse ti përpiqesh ta atakosh qëllimin, gjoja duke e përkrahur, por në një regjistër më të lartë sesa e lejon “kostumi politik”, nuk është se e favorizon qëllimin, përkundrazi, e dëmton. Kjo e dëmton edhe vetë zotin Lapaj”, tha Boçi në “Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Boçi sqaroi se Lapajt dhe forcave të tjera opozitare iu është bërë ftesë disa herë, me qëllim që të ndërtohet një front opozitar për të arritur objektivin.

“Kush ka instinkt politik e duhet ta kuptojë që Rama është drejt rënies. Koha e rënies ka një element kohor të vogël, por vendimtar. Mënyra e sjelljes së zotit Lapaj duhet të jetë në sinkron me mënyrën se si vepron opozita. Zoti Lapaj nuk humbet asgjë nëse shfaqet si një njeri që vërtet dëshiron dhe kërkon të bëjë betejën e tij qytetare. Përkundrazi, kjo betejë është vlerësuar. E ka vlerësuar edhe zoti Berisha duke u rreshtuar në frontin qytetar. Unë nuk i jap mësime zotit Lapaj, por qytetarët ia kanë dhënë mësimin. I kanë thënë: “Hajde me ne, sepse shumica është këtu”. Dhe një politikan që nuk di të lexojë qytetarin, unë nuk besoj se ka autoritetin të japë mësime vetë”, shtoi Boçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje

0

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione.

Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.

Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro.

Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor):

  1. Ani Dyrmishi
  2. Arian Ndoja
  3. Eno Bozdo
  4. Erion Mile
  5. Kiduina Zaka
  6. Klevis Balliu
  7. Marjana Koçeku
  8. Skënder Pashaj
  9. Zegjine Çaushi
  10.  Zija Ismailaj

Por kompensimi për pasaportat diplomatike nuk është i vetmi që është kërkuar nga deputetët. Të dhënat e siguruara pranë Kuvendit të Shqipërisë, tregojnë se 13 prej tyre paguajnë qiranë me para publike.

Mes emrave bie në sy kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj si dhe deputetja e shumëpërfolur socialiste Zegjine Çaushi.

Pagesat për qiranë (Tetor):

  • Antoneta Dhima PS           350 Euro
  • Fadil Nasufi PS                   350 Euro
  • Hatixhe Konomi PS            350 Euro
  • Agron Gjekmarkaj              350 Euro
  • Bledi Çomo PS                   116 Euro
  • Erion Mile PS                      350 Euro
  • Erjona Ismaili PS                 290 Euro
  • Genti Lakollari PS               300 Euro
  • Ledina Alolli PD                  210 Euro
  • Ramion Kurti PS                 338 Euro
  • Zegjine Çaushi PS              361 Euro
  • Niko Peleshi PS                  350 Euro
  • Gerta Bardeli  PD               350 Euro

Paga bazë e deputetëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Krahas pagës, ata përfitojnë edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburant, si dhe kompensime për dietat e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat tregojnë se, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve arritën në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kushtuan 750 euro, raporton Report TV.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përjashtimi i 6 deputetëve të PD nga Kuvendi, Noka: Masat ndëshkuese me urdhër të Ergys Agasit

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se përjashtimi i 6 deputetëve, mes të cilëve edhe ai, me 30 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, u dhanë me urdhër të Ergys Agasit dhe Suel Çelës.

Sipas tij, socialistët janë të shqetësuar nga protesta e djeshme e tyre para kryeministrisë.

Flamur Noka: Çdo njeri nga kolegët e opozitës ndihet krenar se këto masa të propozuara nga Agasi, Çela dhe Troplinët dhe të zbatuara nga ushtarët e tyre në pushtet janë mbi ata deputetë e burra e gra që kanë qenë të pakompromis në betejën ndaj krimit dhe karteleve.

Gysi dha urdhër, kjo tregon se ne jemi në misionin e duhur dhe që urdhrat e tyre nuk e stepin opozitës në çdo të jemi përballë deri në çmontimin e tyre. Mbrëmë me vërshimin e qytetarëve kundër narkosit kanë marrë një mesazh, ndaj janë të shqetësuar.

Masat e propozuara nga Gysi e Sueli, opozita nuk ndalet po vetëm përfaqësohet. Gysi flet me kapon, ndan edhe tenderat dhe kush do të jetë armik i pushtetit. Shkojnë të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit”. 

6 deputetët e përjashtuar me 30 ditë për kaosin në Kuvend:

Socialistët u treguan të butë me 23 deputetë të tjerë, përfshirë Sali Berishën dhe Gazment Bardhin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kaosi në Kuvend të enjten e kaluar, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

0

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pas skenave kaotike në seancën e fundit.

Ndërkohë, për 23 deputetë të tjerë, nuk u vendos përjashtim nga seancat plenare, por tërheqje vëmendje për sjelljen e tyre në Kuvend.

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta kombëtare e opozitës, Berisha: Do t’i shkojmë Ramës në Surrel

0

Me qindra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në protesën kombëtare para Kryeministrisë.  

Kryetari i opozitës ka denoncuar vjedhjen e parave publike nga zyrtarët më të lartë të qeverisë, si dhe goditjen që po i bën Edi Rama, sipas tij, organeve të drejtësisë.

Kryetari i opozitës u bëri thirrje mbarë qytetarëve, intelektualëve në mënyrë të veçantë, të zhvishen nga konformizmi për të ardhmen e familjeve dhe shoqërisë shqiptare.

Berisha i cilësoi Ramën dhe Rilindjen kufoma politike.

“Në këmbë shqiptarë, me misionin historik për të larguar Ramën. Për të shpëtuar familjen shqiptare, demokracinë. Ne jemi këtu sot dhe jam i bindur se me të drejtë ka qytetarë në shesh dhe të tjerë që na ndjekin dhe thonë: ‘Çfarë do bëjnë këta? Ne do bëjmë atë ‘ja do vdesim, ja do rrojmë për liri’. Mjerë ai që provohet me ne. Ne do t’i shkojmë në Surrel… Kur ne kemi dalë me këtë betim, kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne, të nxijnë Shqipërinë… Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë”, deklaroi Berisha.

Pas fjalës së kryedemokratit janë hedhur molotovë nga protestuesit në drejtim të Kryeministrisë. Godina e qeverisë ishte rrethuar nga forca të shumta policie, dera e Kryeministrisë ishte blinduar, ndërsa më herët ishte hequr pema festive dhe instalacioni i kërpudhës.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë zgjati mbi dy orë. Pas fjalës së tij, kryedemokrati u zhvendos në selinë e PD-së. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Olta Xhaçka paraqitet në SPAK

0

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Xhaçkës në SPAK. Ndërsa e pyetur nga gazetarët ajo nuk dha asnjë koment.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tenderat e Ergys Agasit/ Policia kërcënoi biznesmenin Gerond Meçe, bandat e morën peng

0

SPAK ka arritur të zbardhë detaje nga pengmarrja e biznesmenit konkurent të Gerond Meçe, organizatorët e së cilës janë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, dy personat që kontrollonin dhjetëra miliona euro nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe që do t’i mbyllnin telashet me rivalit të tyre duke angazhuar edhe policinë, edhe bandat kriminale.

Kur kuptoi se po humbte terren tek tenderat e AKSHI-t, biznesmeni Gerond Meçe zgjodhi të bënte një seri ankesash për tenderat e fituara nga dyshja Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, praktikisht duke bllokuar punën e institucionit.

Ankesat e Gerond Meçes i ka pranuar edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj në SPAK, kur është marrë në pyetje. “Ishtë bërë një problem i madh nga ky operator ekonomik pasi ka pezulluar punën e të gjithë institucioneve shqiptare, nëpërmjet ankesave që ka bërë për shumë procedura prokurimi dhe jo vetëm në AKSHI” ka thënë në dëshminë e saj Mirlina Karçanaj.

Prandaj, për të zhbllokuar paratë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri që tashmë prisnin fitimet nga tenderat, vendosin të marrin peng Gerond Meçen, biznesmenin e mllefosur që nga viti 2023 po shihte se si po i iknin milionat e AKSHI-t.

Në dosjen e SPAK janë fotot e pengmarrjes, kur një mjet ka ndaluar në rrugë dhe nga aty dalin dy persona me jelekë me mbishkimin “Policia”. Hetuesit e BKH e përshkruajnë si më poshtë skenën e ngjarjes: “Nga dera e pasme e krahut të shoferit, një person i dytë i cili mban kapele të zezë, bluzë me krahë të shkurtra me ngjyrë të bardhë dhe një jelek të ngjashëm me ato të policisë së shtetit, me mbishkrim POLICIA. Në këtë moment del edhe shoferi i cili mban maskë të zezë në fytyrë, syze të zeza, kapele të zezës, xhinse ngjyrë blu, atlete të zeza dhe një jelek të ngjashëm me atë të policisë së shtetit me mbishkrimin POLICIA”.

Në foto janë dokumentuar personat e veshur me uniforma policie që lëvizin në mes të ditës në Tiranë duke marrë peng biznesmenin që kishte shqetësuar Ergys Agasin.

Në dosje nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me Gerond Meçen gjatë momenteve të rrëmbimit, çfarë kërcënimesh i janë bërë, apo cili ka qenë destinacioni i pengmarrrëse. Ajo që ka treguar biznesmeni në SPAK është se pengmarrësit “kishin dialekt nga zona e Elbasanit” dhe i kishte thënë se nëse do ta shihte ndonjëherë në Elbasan, mund edhe ta përshëndeste.

Pas rrëmbimit, Gerond Meçe udhëtoi drejt Gjermanisë ku bëri kallëzim për rrëmbimin nga personat me uniformat e policisë, nga ku erdhi presioni në SPAK për të vazhduar më tej me këtë hetim.

Hetuesit kanë zbuluar edhe rolin e zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Ismaili si pjesë e grupit të strukturuar kriminal për tenderat e AKSHI. Biznesmeni Gerond Meçe ka treguar se para se ta merrnin peng, zv.drejtori i policisë i kishte kërkuar “të rrijë larg AKSHI-t”.

Duke parë atë që ka ndodhur në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, tenderat fiktivë që çonin miliona euro në xhepat e Ergys Agasit, bashkëpunimin e zyrtareve të larta të institucionit dhe përfshirjen e zv.drejtorit të policisë së Tiranës dhe grupeve kriminale në një pengmarrje, SPAK ka arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që veproi si i tillë për të zgjidhur problemet me biznesmenin Gerond Meçe. Por në këtë grup, SPAK ka përfshirë edhe titullarët e institucionit.

“Shtetasja Hava Delibashi, në bashkëpunim me shtetasit Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe në vijim gjatë implementimit shtetasit Andis Papa dhe Gëzim Hoxhu, kanë nën kontroll të plotë ecurinë e të gjitha procedurave të prokurimit, duke filluar që nga momenti i hartimit të termave të referencës, kriteret e veçanta të kualifikimit, studimi i tregut e deri tek shpallja e fituesit”, thuhet në dosje.

Ergys Agasi është i njohur tashmë në media, që pas prezantimit që i bëri Arben Ahmetaj si koordinator i krimit në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Ortakëria e tij me Ermal Beqirin ishte raportuar më parë, si dyshja që kishin nën kontroll tenderat e AKSHI-t.

Por deri dy vjet më parë, ishte kompania Advanced Business Solution e Gerond Meçes përfituesja kryesore të fondeve të institucionit që drejtohej nga Mirlinda Karçanaj, duke marrë kontrata me vlera shumë të larta dhe duke dominuar pothuajse çdo procedurë prokurimi në fushën e teknologjisë shtetërore.

Situata ndryshoi në mesin e vitit 2023. ABS u përjashtua nga garat dhe vendin e saj në tenderat e AKSHI t e zunë kompani të tjera, të lidhura me Ermal Beqirin, veçanërisht Soft & Solution.

Nga filmimet që Ergys Agasi ka bërë në zyrën e tij, del edhe Mirlinda Karçanaj teksa koordinohet me të dhe Ermal Beqirin. Foto më poshtë:

Marrëdhënien miqësore që ka me Ergys Agasin, Mirlinda Karçanaj e ka pranuar në SPAK, por sipas saj, kjo marrëdhënie nuk ka sjellë ndonjë ndikim apo konflikt interesi në tenderat e AKSHI-t.

“Raport miqësor nuk kam me asnjë por për t’i njohur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohuri tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjidhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim. Me shtetasin Ermal Beqiri mund të jem takuar vetëm një herë jashtë zyre në një ambient privat por jemi takuar në ambientet e AKSHI si me çdo drejtues të kompanive private, për të mirëmenaxhuar implementimin e projekteve shtetërore. Me shtetasin Ergys Agasi, mund të jem takuar disa herë në zyrën e tij, për shkak të raportit miqësor që ne kemi. Po kështu, deklaroj faktin se lidhur me njohjen time me shtetasin Ermal Beqiri, kam qenë gjithashtu në një udhëtim të përbashkët me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilat kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse së bashku dhe gjatë kohës së fushatës, u kërkua nga kryeministri që të shkohej në Greqi dhe t’u kërkohej emigrantëve që të ktheheshin në atdhe, me qëllim për t’u punësuar në institucione të ndryshme dhe institucionin tonë” ka deklaruar Mirlinda Karçanaj në SPAK.

Kalimi i tenderave të AKSHI-t nga kompanitë e Gerond Meçes tek ato të Ermal Beqirit krijoi një përplasje të hapur mes dy biznesmenëve. Për shkak të këtyre ankesave të njëpasnjëshme, AKSHI përfundoi në një ngërç total dhe gjatë vitit të fundit nuk arriti të mbyllte pothuajse asnjë tender të rëndësishëm.

Në këtë klimë konflikti të vazhdueshëm, sipas hetuesve, ndodhi edhe pengmarrja e Gerond Meçes, që synonte ndalimin e ankesave dhe largimin e tij nga gara për fondet publike.

Pas rrëmbimit dhe kallëzimit të bërë në Gjermani, sjellja e Meçes ndryshoi. Ai u tërhoq nga ankesat për tenderat e AKSHI t dhe, siç rezulton nga dokumentet zyrtare, ai hoqi dorë nga të gjitha procedurat e ankimimit që kishte në proces, duke pranuar edhe pagesën e tarifave përkatëse.

Kjo tërheqje ka sjellë zhbllokimin e menjëhershëm të procedurave të AKSHI t dhe i ka hapur rrugë vijimit të tenderave dhe parave në kompanitë e Ergys Agasit. Pengmarrja tregoi se si po menaxhohen sot tenderat e institucioneve shtetërore, si janë shndërruar në ushqim për bandat kriminale, që pasi fitojnë paratë e taksave tona, përdorin policinë për të marrë peng rivalët që ankohen./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx