Ballina Blog Faqe 125

Bamir Topi: Për 36 vite i njëjti individ në krye të PD-së, po heq shpresën për rotacion

0

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për gjendjen e PD-së sot, parti ku ai militoi mëse tre dekada më parë. Ai u shpreh i trishtuar për lidershipin e sotëm të PD-së, që është ende i njëjti që kanë qenë gati 36 vite më parë, i cili nuk krijon më shpresë për shqiptarët.

“Është një çudi e madhe që e mbaj mend veten 36 vjet përpara te ngjarjet e qytetit ‘Studenti”. Ne flasim për Tiranën e vitit 1990 dhe nuk është Tirana e vitit 2025. E çuditshme por është sui generis dhe sheh të njëjtin individ. Mund të jesh kryeministër, ose president, por kur kalon në një ritual recidivist të humbjeve dhe ke të njëjtin individ, ky është problem për shoqërinë sepse heq shpresën për rotacion dhe ajo që lidhet me përgjegjëinë e opozitës ka të bëjë me identikitin e kryeministrit. Kur shikon që nuk ngjall më shpresë shkon dhe relativizojnë. Ku po shkojmë? Po shkojmë te ai që krijon një farë komoditeti që ka dhjetra e dhjetra probleme. Në një farë mënyrë jemi te e keqja e madhe që ka prekur këtë shoqëri, qoftë pozitë, qoftë opozitë. Një dyshe që edhe ndryshoi Kushtetutën e vitit 2008, vijon ta ndryshojë, kanë deklaruar që janë në bisedime sërish për ndryshimin e Kushtetutës, mendoj se është shumë.

Nuk ka personalitet politik botëror që t’i ketë rezistuar kaq vite dhe mos harro që janë të dy afatgjatë në pushtet. Sa është Berisha është pak a shumë edhe Rama”.     

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Unë nuk jam Zeqineja e partisë…”, Edmond Spaho iu bën thirrje deputetëve demokratë: Koha juaj ka mbaruar…

0

Nga Edmond Spaho

Jo Hysni, une nuk jam Zeqineja e partise dhe kete e kam treguar nder vite. Me mire se cdo kush e di zoti Berisha.

Kjo qe ju mendoni eshte e turpshme dhe semundja me e madhe qe ka perfshire PD sot e vite me pare.

Po te kesh pasur poste ne PD, nuk duhet te flasesh, sepse ndryshe konsiderohesh armik. Pse nuk fole me pare, une te dhashe poste, ti duhet te mbyllesh gojen?

Hysni, mua asnje nuk me ka falur ndonje gje ne jete sepse nuk kam asnje lidhje familjare apo shoqerore me askend ne superstrukturen e PD,  PS apo PPSH, qe kur kam lindur e deri me sot.

Per dijenine tende, disa dite pa u krijuar PD, nje grup te rinjsh, midis te cileve dhe une, kemi terhequr me kavo me nje makine, per ta rrezuar por pa sukses, monumentin e Leninit ne krah te hotel Dajtit.

Hysni, une flas sepse PD ka nevoje te ndryshoje.

Ne vitin 2021 ishim 30 mije vota prapa PS, ne vitin 2025 jemi pothuaj 300 mije vota prapa. Ky eshte alarm per kedo dhe mua kjo me shqeteson, pavaresisht se nuk jam me ne politiken aktive dhe kurre nuk do te konkuroj me per ndonje post ne PD.

Koha jone ka ikur. Duhet te vijne te rinj me vizion ndryshe dhe me me shume energji.

Hysni, une kam folur ne institucione, kam folur ne grup parlamentar dhe ne kryesi te PD, madje edhe individualisht me drejtues te rendesishem te PD.

Por kjo nuk i pelqeu hierarkise se PD. Per kete shkak mu tregua dera. Per me shume te tregon Flamuri.

Zoteri, nga viti 2003 deri ne vitin 2021, ne zgjedhjet ne Qarkun e Korces, si individ, nuk kam humbur asnje gare ne maxhoritar apo proporcional, prandaj kur flet per vota kij kujdes dhe referoju fakteve.

Hysni, ne zgjedhjet e vitit 2025, ne menyre te turpshme Flamur Noka dhe drejtuesi i Qarkut,  ju kerkuan strukturave te PD qe te mos votohesha une por dikush tjeter.

Flamuri shkoi deri atje sa kete kerkese ja beri edhe nje ish deputete te PD. Megjithese nuk ishte dashamiresja ime ajo ju pergjigj qe me mire votoj Niko Peleshin sesa kete qe me kerkon ti, sepse keta te dy jane bashke. Besoj qe nuk ka shume vend per dyshim pasi vetem 5 deputete kemi qene ne qarkun e Korces.

Pavaresisht kesaj, dua te te pyes Hysni, meqenese ti po del flamurtari i denoncimit te grupeve armiqesore:

1. Kush mban pergjegjesi qe PD miratoi nje sistem zgjedhor ne interes te PS per zgjedhjet e vitit 2025? Sistemi i miratuar hapi luften e brendeshme midis kandidateve te PD ne vend qe te nxiste unitetin midis tyre.  PD si parti ne opozite, kishte nevoje per unitet dhe jo per percarje para zgjedhjeve. PS, si parti ne pushtet, ka shume mekanizma shteterore qe te ruaje unitetin, interesat e individeve ne fushaten zgjedhore dhe kete e beri mjaft mire pa u percare.

2. Perse u insistua qe te votojne emigrantet ne zgjedhjet e vitit 2025 kur PD ishte teresisht e pa pergatitur per keto votime? PS kishte disa vite, qe nga koha kur Pandeli Majko ishte Minister i Emigracionit, qe pergatitej per votimin e emigranteve? Rezultati I zgjedhjeve konfirmoi gafen tone.

3. Perse PD zgjodhi votimin me poste per emigrantet, votim teresisht i kontrolluar nga patronazhistet nepermjet videove telefonike?

4. Perse PD votoi per primaret dy muaj para zgjedhjeve te pergjithshme dhe krijoi konflikte te panevojshme kur shumica e antaresise nuk ishte per primare?

5. Perse PD zhvilloi primare dhe nuk respektoi rezultatin e primareve? Perse nuk hyne ne liste te mbyllur ata te cilet fituan ne primare por ne vend te tyre hyne te tjere?

6. Perse ekipi drejtues ne qender, ne vend te nxiste unitetin midis kandidateve, udhezoi  kush duhej votuar dhe kush jo, nga kandidatet e listes se hapur?

7. Perse kandidatet e listes se mbyllur u lejuan te bejne hapur fushate per kandidatet e tyre te preferuar duke shkelur parimin e asnjeanesise?

8. Hysni perse ne bazene PD nuk ka struktura, nuk gjejme dot komisionere, perse financat e PD harxhohen per te huaj te cilet nuk kane idene se cfare ngjet ne Shqiperi, ne vend qe tju jepen degeve ne rrethe te cilat jane te mbytura ne borxhe dhe nuk kane asnje mjet financiar per fushate?

Keto jane Hysni disa ceshtje te cilat duan analize, zgjidhje dhe marrje pergjegjesie.

Pyetja se perse flet Edmond Spaho, te cilit i kemi dhene kaq shume poste dhe ofiqe, eshte arsyetimi me idiot dhe frikacak.

Une i kam sherbyer PD per 35 vjet, madje shumicen e kohes ne opozite dhe nuk kam pasur asnje karrige.

Ata qe shtrojne keto pyetje jane frikacake, qe nuk dine dhe nuk duan te zgjidhin problemet qe kemi dhe nuk kane asnje alternative per zgjidhjet e mundeshme. E vetja zgjidhje per ta eshte pyetja se perse flet Edmond Spaho?

Te njejat pyetje me kane bere njerezit e Lulzim Bashes ne Shtator 2021 e me vone, kur mbeshteta me shume se kushdo Foltoren.

Foltorja deshtoi sepse braktisi parimet mbi te cilat u ngrit, per shkak te interesave te ngushta, duke lene rruges ata qe e ndoqen dhe sakrifikuan per te.

Hysni, mos u merr me mua. Une kam dhene disa here doreheqje ne aktivitetin tim politik dhe profesional. Sot shkruaj sepse me dhimbset forca ime politike per te cilen ne menyre modeste kam kontribuar ne themelim, i kam sherbyer per 35 vjet dhe nuk ja kam dredhur ne asnje moment, ndryshe nga shume te tjere qe e molen. Ne se ti di ndonje rast qe une kam perfituar apo jam korruptuar, dil e fol hapur dhe te perballemi.

Ju duhet te me falenderoni qe flas sot kur nuk kam asnje interes, thjesht jam shume me i lire dhe jam krejt i pavarur sesa kur isha aktiv ne politike. Te tjerat jane llogje pazari.

Faleminderit! Ketu e mbyll polemiken me ty pavaresisht cdo te te thone te shkruash me tej.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetarja zbulon hapin e radhës të opozitës, ja çfarë do të bëjë Berisha

0

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja Mirela Milori zbuloi hapin e radhës të opozitës.

– Advertisement –

Ajo tha se shumë shpejt kreu i PD-së, Sali Berisha, do të nisë një tur takimesh me qytetarët.

“Me sa di, Berisha do të nisë një tur. Ndoshta e kam edhe informacionin të gabuar, por di që Berisha do të nisë një tur. Opozita duhet të jetë më e vërtetë me njerëzit. Kjo opozitë vjen nga trauma, nuk është më e fuqishme. Berisha humbi partinë, e rimori partinë, pra është një opozitë që ka kaluar krizat e saj dhe nuk është një opozitë e fortë. Këta njerëz i kemi parë herë pro Berishës, herë kundër, ndërsa baza është çorientuar dhe distancuar. Ndërkohë, përballë saj është mazhoranca, e cila funksionon “on bllok”, me të gjitha mjetet e saj. Opozita duhet të jetë e vërtetë dhe të thotë, po, këtu jemi, me këto probleme që kemi. Vijmë nga kriza dhe po përpiqemi të dalim prej saj. Për mua, opozita duhet të jetë e sinqertë me qytetarët dhe të mos bëjë sikur jeton në një ishull paralel, ndërsa flet për ngjarjet që ndodhin në ishullin përballë”, u shpreh Milori.

I pranishëm në emision ishte edhe deputeti i PD-së, Luciano Boçi, i cili e konfirmoi lajmin.

“Ky është hapi i parë,” tha Boçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Drejtoria e Tatimeve “përgjigje pa përgjigje”: Heshtje, shmangie dhe fshehtësi mbi një subjekt që dyshohet se ka zero tatime

0

Nga Zjarr Televizion – Investigim

Pas disa kërkesave zyrtare të përsëritura nga Zjarr Televizion drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, institucioni ka dërguar një letër formale të datës 21 nëntor 2025, e cila në thelb nuk jep asnjë përgjigje mbi çështjen e ngritur: aktivitetin tatimor të subjektit “Luljeta Hysenaj”, biznes që dyshohet se rezulton pa detyrime dhe pa të dhëna fiskale të qarta.

Në vend që të japë shpjegime, Tatimet i referohen nenit të “Konfidencialitetit”, duke pretenduar se informacioni i kërkuar është i ndaluar për publikim. Por ajo që bie në sy është se kërkesa e Zjarr Televizion nuk ka pasur të bëjë me të dhëna personale, por me verifikimin nëse një subjekt ushtron aktivitet real dhe nëse deklarimet e tij janë në përputhje me ligjin.

Shmangie apo mbrojtje e interesave private?

Kjo nuk është hera e parë që Zjarr Televizion i drejtohet administratës tatimore për transparencë. Kërkesa jonë fillestare, e datës 27.10.2025, kërkonte vetëm sqarim mbi:
• aktivitetin e deklaruar të subjektit,
• lidhjen mes veprimtarisë dhe transaksioneve të regjistruara,
• arsye pse biznesi figuron me zero detyrime dhe pa qarkullim të verifikueshëm.

Megjithatë, në përgjigjen e tij, drejtori i përgjithshëm Ilir Binaj nuk i referohet asnjë prej këtyre pikave. Thjesht citon nenet 24 dhe 25 të ligjit nr. 9920, duke e mbyllur çështjen me argumentin e konfidencialitetit — një argument i cili është përdorur shpesh nga institucione që preferojnë t’i shmangen transparencës.

Heshtja institucionale ngre dyshime

Për një investigim mediatik, transparenca e institucioneve shtetërore është detyrim ligjor, veçanërisht kur kërkesat kanë të bëjnë me:
• abuzime të mundshme,
• mënyrën e trajtimit diferencues të tatimpaguesve,
• subjektet që dyshohen se përfitojnë mbrojtje administrative.

Në këtë rast, Tatimet jo vetëm që nuk japin informacion, por as nuk shpjegojnë pse nuk e japin, duke lënë hapur dyshimet për favorizim, mungesë kontrolli apo mosveprim të qëllimshëm.

Zjarr Televizion do të vazhdojë kërkesat

Redaksia jonë do të ndjekë procedurën e ankesës, përfshirë:
• dërgimin e një kërkese të dytë zyrtare për rishqyrtim,
• njoftimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit,
• publikimin e çdo reagimi të ri nga Drejtoria e Tatimeve.

Transparenca është detyrim ligjor, jo opsion. I gjithë publiku ka të drejtë të dijë si administrohen taksat dhe cilët subjekte gëzojnë trajtim të veçantë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kryeministri Rama vjen me një tjetër libër: Jam dashnor i gjuhës shqipe

0

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka zbuluar se është duke shkruar një libër.

Rama njoftoi se ky libër ka lidhje me fjalët e sofrës së iftarit dhe se i gjithi do të jetë për kënaqësinë e gjuhës shqipe.

Ky do të jetë libri i dytë i kreut të qeverisë. I pari me titullin “Kurban”, u botua në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Pjesë nga fjala e Ramës sot në podcast:

Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe, e ndjej dhe më pëlqen të shkruaj. Madje në rastet e rralla kur më është dhënë mundësia të takohem me Ismailin pjesa që më tërhiqte me shumë ishte kur arrija që të fusja në bisedë për gjuhën.

Se natyrisht ai e zotëronte shqipen në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo që më pëlqente shumë është kur ai bënte krahasimin me rusishten. 

Unë nuk kam mundësi të rri të ulem të shkruaj siç kam shkruar “Kurbanin”. Më pëlqen shumë që të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që ti shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqipëri-Greqi takim më 16 dhjetor, ja temat “e nxehta” që do të diskutohen

0

Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, dhe homologes së tij shqiptare, Elisa Spiropali, e cila viziton për herë të parë kryeqytetin grek pas marrjes së detyrës.

Lajmin e bëjnë me dije gazeta TA NEA, por edhe dy portale të mëdha greke newsbeast dhe epolitical. Sipas publikimeve të tyre që ju referohen burimeve diplomatike, dy vendet synojnë të hartojnë një “rrugë të re bashkëpunimi”, me fokus tre shtylla kryesore: ZEE, energjinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Çështja kryesore në tavolinë do të jetë përcaktimi i kufijve detarë dhe i Zonës Ekonomike Ekskluzive. Athina dhe Tirana kanë rënë dakord që nga viti 2020 që çdo mosmarrëveshje mbi ZEE t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, një proces që konfirmon vullnetin e dy shteteve për dialog dhe zgjidhje ligjore.

Vizita e Spiropalit vjen me synimin për t’i dhënë dinamikë të re procesit, ndërsa Greqia e sheh këtë marrëveshje si thelbësore për garantimin e të drejtave të saj detare në Jon dhe për hapjen e investimeve të sigurta në kërkime energjetike -theksojnë artikujt.

Dihet që ZEE nuk lidhet vetëm me kufijtë detarë, por edhe me projektet energjetike që lidhen me dy vendet: gazsjellësit, linja të interkonjeksionit elektrik dhe infrastrukturës së re energjetike, që mund të sjellin përfitime ekonomike të prekshme dhe të rrisin sigurinë energjetike në të gjithë rajonin.

Në qendër të takimit do të jetë edhe integrimi evropian i Shqipërisë, një proces ku Tirana ka shënuar ritëm të shpejtë- shprehen burime diplomatike greke. Bashkimi Evropian ka hapur tashmë të gjitha kapitujt e negociatave, duke bërë që Shqipëria të arrijë objektivin për “hapje të plotë” brenda vitit 2025. Sipas të njëjtave burime, Shqipëria synon që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, një kohë kur Greqia do të mbajë presidencën e BE-së dhe pritet të luajë rol aktiv në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel, në një darkë të fundit joformale të ministrave të Jashtëm, Gerapetritis ka theksuar se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është prioritet i Athinës, veçanërisht në një moment kur rajoni përballet me tensione, nacionalizma të rritura dhe sfida të sigurisë. Ai ka kujtuar se procesi i integrimit filloi 22 vite më parë me Agjendën e Selanikut, një iniciativë greke, dhe ka nënvizuar se çdo hap duhet të bëhet me respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, të drejtat demokratike dhe parimet e fqinjësisë së mirë.

Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit, ndërsa Greqia deklaron qartë se mbështetja e saj është e pakushtëzuar — por gjithmonë brenda kornizës së rregullores evropiane.

Vizita e 16 dhjetorit shihet si një moment kyç për vendosjen e një kuadri të ri bashkëpunimi që mund të sjellë stabilitet, investime dhe përfitime të prekshme për të dy popujt. Diplomatët grekë theksojnë se kjo nuk është vetëm një marrëveshje dypalëshe, por një nevojë strategjike për gjithë rajonin, i cili ka nevojë për më shumë siguri, më pak tensione dhe një perspektivë të qartë drejt Evropës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot e hëna e dytë për ‘Foltoren 2’, PD mblidhen para Kryeministrisë

0

Një javë pasi nisi “Foltoren 2”, një platformë parlamentaro-qytetare siç e cilëson, Sali Berisha do të mbledhë sërish të tijtë para zyrës së Edi Ramës të cilit i kërkon largimin nga pushteti.

Këtë të hënë demokratët pritet të mblidhen sërish para kryeministrisë në orën 18;00 ndërsa pjesëmarrja, njëjtë si herën e kaluar nuk pritet të prodhojë surpriza.

Të pranishmit në protestë javën e shkuar ishin të pakët, pak më shumë se numrat në grupin e tij parlamentar.

Në fjalimin që Berisha mbajti javën e kaluar përsëriti akuzat e artikuluara edhe në konferencat e përditshme në selinë e PD për farsën zgjedhore, mungesën e hapësirave për opozitën në parlament e Ligjin për barazinë gjinore.

“Foltorja 2”, sipas Berishës vjen si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament. Mazhoranca sipas tyre po pengon zërin opozitar të cilin PD ka vendosur ta ngrejë fort në tribunën para kryeministrisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Ktheja çantën dhe numëroja lekët”, Dash Sula: Ja pse jam politikani më i pakorruptuar

0

Politikani Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë me Manushin në Top Channel. Ish-deputeti tregoi një anë të panjohur, familjen, prindërit dhe jetën jashtë politikës. Detaje pikante dhe histori plot të papritura, ndërsa u shpreh se është politikan i pakorruptuar.

Ai tregoi sesi para 30 vitesh bashkëshortja e tij fitonte shumë parë për atë kohë, pasi punonte si notere.

Bashkëshortja prej 31 vitesh punon si notere. Nuk jam diamant i politikës, por njeri i pakorruptuar. Për një arsye shumë të thjeshtë, Elida ka shënjuar shumë në jetën time.

Fitonte goxha para, unë fitoja 60 mijë lekë në atë kohë, ajo fitonte 250- 300 mijë lekë në ditë. Vinte e lodhur nga puna, unë numëroja lekët. Atëherë 5 mij lekëshi ka qenë më i madhi”-tregoi Sula.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Banore apo opinioniste e BBVA? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

0

Ndërsa dhjetori po afron dhe të gjithë janë në dilemë sa i përket banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme të Big Brother Vip Albania, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë nga produksioni.

E pyetur nga gazetarët  e “Andale” nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të komentuar në Shqipëri, Kryemadhi tha se tipi i saj nuk ja lejon që të qëndrojë e mbyllur.

Ndërsa, për opinioniste të këtij formati ajo pohoi se do t’i pëlqente! Duke marrë parasysh se si Monika Kryemadhi është, e drejtpërdrejtë dhe me deklarata “bombë” mendojmë se do të ishte e duhura për një format të tillë si Big Brother Vip Albania.

Por, a do të jetë apo jo dhe nëse kjo deklaratë e ish-deputetes ka shkuar në “veshin” e produksionit, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhjetorin!

Po në Big Brother Monika a do të shohim?

Kryemadhi: O jo nuk e përballoj dot. Big Brother është për njerëz introvert, që rrinë të mbyllur, unë nuk rri dot mbyllur.  

-Po si opinioniste? Se ti je shumë e fortë në opinionet e tua 

Kryemadhi: Opinioniste do ta bëja, mund të jem çik e drejtpërdrejtë për shkak se ndoshta mendoj që ka ikur koha e të qenurit me lajlelule, sepse njerëzit nuk kanë kohë për të humbur. Mendoj që është koha për të folur drejtpërdrejtë dhe ti fusësh njerëzit në temë. Ndoshta mund të jem interesante në Big Brother , por nuk e di sa produktive do jem për produksionin sepse mund të krijoj probleme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Greqia shpall “Non Grata”, gazetarin Artan Hoxha

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person non grata” nga autoritetet e Republikës së Greqisë dhe është ndaluar të hyjë përgjithmonë në territorin grek, pasi konsiderohet “i padëshirueshëm” dhe “kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Vendimi është komunikuar të martën në pikën kufitare të Kakavijës, ku Hoxha po udhëtonte drejt Janinës.

Sipas gazetarit, policia greke e kufirit e ndaloi atë në sportelin e kontrollit të pasaportave dhe pasi i mori dokumentin e udhëtimit, e mbajti rreth një orë në komisariat. Rreth orës 10:30, atij i është dorëzuar vendimi që e përjashton nga hyrja në Greqi për një afat të pacaktuar. Në dokumentin zyrtar thuhej se:

  1. është karakterizuar si person i padëshirueshëm;
  2. konsiderohet rrezik për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së.

Pas njoftimit, policia greke i vendosi një kryq me stilolaps mbi vulën e hyrjes në pasaportë dhe e urdhëroi të largohej menjëherë nga territori helen.

Sipas gazetarit, shpallja e tij “non grata” është një veprim politik i autoriteteve greke, që sipas tij synon të penalizojë gazetarët shqiptarë që ekspozojnë aktivitete të paligjshme në dëm të interesave shqiptare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx