Ballina Blog Faqe 149

Ekzekutimi i gjyqtarit, dëshmia e autorit: Më kishte ardhur në majë të hundës. Ja pse e vrava!

0

Autori 30-vjeçar i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton për Klan News se autori ka thënë se i kishte ardhur në majë të hundës nga gjyqet, duke shtuar se nuk e kishte paramenduar krimin.

Sipas tij, në momentin që gjyqtari ka dhënë vendimin kundër familjes së tij për pronën, atëherë e ka vrarë.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gara për Tiranën/ Alimehmeti i përgjigjet Shehajt: I kërkuam takim për kandidaturën e Florjan Binajn, por nuk u përgjigj

0

Ilir Alimehmeti, një prej anëtarëve të grupit negociator të PD-së për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë Tiranë, ka deklaruar se i kanë kërkuar një takim me të gjitha forcat opozitare, përfshirë Partinë Mundësia për diskutimin e kandidaturës së Florjan Binaj, por Agron Shehaj nuk është përgjigjur.

Postimi i Alimehmetit

Drejtuar të nderuarve qytetarë dhe z. Shehaj:

1. Partia Demokratike ka qenë krejtësisht e hapur dhe ka respektuar çdonjë prej parimeve përzgjedhëse të kandidaturave që u diskutuan me forcat aleate dhe opozitare, madje ka pranuar edhe pikën e kandidaturës jopartiake të kërkuar nga vetë z. Shehaj publikisht.

2. Gjatë komunikimit të sotshëm zyrtar të Partisë Demokratike, z. Florjan Binaj u paraqit si kandidaturë që plotëson çdo parim bashkarisht të pranuar nga të gjitha forcat aleate.

Grupi negociator menjëherë kërkoi takimet me të gjitha forcat opozitare, përfshirë Partinë Mundësia, për diskutimin mbi kandidaturën e z. Binaj, por këto kërkesa u takuan me mospërgjigjen nga strukturat e drejtuese të Mundësisë.

3. Z. Florjan Binaj është një kandidaturë e shkëlqyer qytetare, zë kritik dhe i guximshëm i shoqërisë. Në vitet e fundit, ai është shquar për qëndrimet e tij publike kundër padrejtësive sociale dhe politike.

Ka pasur raste kur ai është distancuar nga projekte të mëdha për shkak të bindjeve të tij morale, gjest ky që kërkon integritet dhe guxim.Z. Florjan Binaj gëzon respekt të fituar me punë dhe dinjitet. Nuk është një figurë që ka ndërtuar famën mbi skandale apo promovim të panevojshëm, por është bërë i njohur dhe i respektuar falë talentit, punës së palodhur dhe sjelljes së tij etike dhe profesionale.

Pavarësisht suksesit, Florjan Binaj ka ruajtur thjeshtësinë dhe është perceptuar gjithmonë si “njeriu i zakonshëm” që nuk harron prej nga ka ardhur, karakteristike e një familjari të devotshëm dhe e një qytetari model.

E ftojmë z. Shehaj dhe Partinë Mundësia të bashkojë forcat e saj me grupin opozitar në mbështetje të kandidaturës së z. Binaj për t’i ndërruar faqen Tiranës dhe për të ndryshuar modelin e abuzimit dhe arrogancës së treguar ndaj saj nga kandidatët për qeli të pushtetarëve.

Besojmë se z. Shehaj ka mundësinë e pakundërshtueshme të tregojë hapur qëndrimin e tij opozitar në mbështetje qytetare ndaj kandidaturës plot vlera të z. Florjan Binaj për Kryetar të Bashkisë së Tiranës!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit/Policia zbardh dinamikën e vrasjes, 3 në pranga

0

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e djeshme kryeqytetin, ku në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja.

Policia e Tiranës sqaron se gjyqtari Astrit Kalaja u vra rreth orës 15:35, nga Elvis Shkëmbi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Si bashkëpunëtor i autorit është arrestuar xhaxhai i autorit, Gjon Shkëmbi, i cili ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe nuk ka kryer asnjë veprim për të ndalur nipin e tij.

Po ashtu në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike.

Dinamika e vrasjes së gjyqtarit

Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin Rakip Kurtaj, i shoqëruar nga djali i tij Ervis Kurtaj, si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin Gjon Shkëmbi, i shoqëruar nga nipi i tij Elvis Shkëmbi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen.

Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si më poshtë:

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit Elvis Shkëmbi dhe Gjon Shkëmbi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi Banush Koxhaj, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

Të dy këta shtetas, Elvis Shkëmbi dhe Gjon Shkëmbi, qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3).

Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, shtetasi Elvis Shkëmbi, që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi Elvis Shkëmbi i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Gjon Shkëmbi nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.

Pas ngjarjes, shtetasi Elvis Shkëmbi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori Elvis Shkëmbi, pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:

  • Elvis Shkëmbi, 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
  • Gjon Shkëmbi, 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
  • Banush Koxhaj, 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat, Shehaj: E papranueshme!

0

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mbështetjen e demokratëve për Florjan Binajt si kandidat për Tiranën, e ka konsideruar si “hedhje në erë” të procesit të opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Në një konferencë për mediat, Shehaj tha se opozita duhej të zgjidhte kandidatin më të mirë përmes një sondazhi transparent, dhe jo të vendoste në mënyrë të njëanshme. Ai theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Sali Berishën dhe se komunikimi ndërpartiak u ndërpre në momentin që PD shpalli kandidatin pa konsultim me partitë e tjera opozitare.

Agron Shehaj: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shapllur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat. Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me një kandidatë, të mbështetur nga të gjitha forcat opozitare, mbaroi momentin kur kryetari i Partisë Demokratike ka dalë vetëm me një kandidatë. Ky është kandidati që ne do mbështesim. Tani nuk ka kuptim që ne të vazhdojmë të diskutojmë, se nuk mund të pretendojmë që Partia Demokratike, të ndërrojë mendim dhe të thotë “jo tani do vazhdojmë me këtë kandidatë” .

E përseris edhe njëherë, qëllimi ynë, e kemi thënë që ditën e parë, nuk ishte që ne të impononin emrin. Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë, për t’i dhënë Tiranës një kryetar bashkie të pakorruptuar. Kjo ka vetëm një mënyrë për t’u bërë, siç bëjnë të gjitha partitë perëndimore, kur duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, është të bësh një sondazh. Vetëm nëpërmjet sondazhi je i sigurt që kandidati që ti po nxjerr është më i miri. Ne nuk mund ta dimë. Ne nuk mund ta bëjmë me hamendje, nëse ky është më i miri ose nëse ai tjetri është më i keqi.

Berisha bëri fakt të kryer kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës. Berisha hodhi në erë procesin e ndërtuar. PD kishte shansin të shkonte përtej vetes. U shkelën parimet që kishim ndarë. Ai tha se ishte dakord për një kandidat të pavarur. Është e paqartë sesi ata kanë dalë në konkluzionin se si kandidati ka më shumë shanse. Nuk mund të merret një kandidat kur nuk është bërë një sondazh. Morën një vendim pa të dhëna të sakta

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbardhen 4 emrat që do të garojnë për postin e Altin Dumanit në SPAK

0

Vetëm tre ditë larg përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po përfliten katër emrat e parë, të cilët do të garojnë për të pasuar në këtë detyrë kreun aktual të SPAK, Altin Dumanin.

Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se i pari që ka dorëzuar zyrtarisht platformën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është prokurori Klodian Braho, aktualisht shef i seksionit kundër korrupsionit dhe “shpërdorimit të detyrës” në SPAK.

Ai ka depozituar dokumentacionin që prej ditës së premte, duke hapur formalisht garën për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend.

Ndërkohë, tre kandidatët e tjerë të cilët priten të dorëzojnë dokumentat brenda afatit përfundimtar të datës 8 tetor, janë:

-Adnand Xholi, zv. drejtues aktual i SPAK dhe një nga figurat me përvojë në strukturë;

-Elvin Gokaj, prokuror në seksionin kundër korrupsionit;

-Doloreza Musabelliu, prokurore në seksionin kundër krimit të organizuar.

Kjo e fundit përfaqëson një risi në historinë e zgjedhjeve për drejtimin e SPAK, pasi është hera e parë që në garë për këtë post merr pjesë një prokurore femër.

Edhe pse afati për aplikime mbetet i hapur deri më 8 tetor 2025, burime pranë KLP-së bëjnë me dije se nuk pritet të ketë kandidatë të tjerë jashtë këtyre katër emrave. Procesi tashmë pritet të kalojë në fazën e verifikimit të platformave dhe CV-ve të dorëzuara, përpara se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të nisë vlerësimin dhe intervistat me secilin kandidat.

Kujtojmë se drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ashtu sikurse dhe ligji e parashikon, gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme është hapur tre muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual.  Dumani u zgjodh më 18 dhjetor të 2022 dhe është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme i cili në këtë detyrë pasoi Arben Krajën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Profil/ Kush është Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga PD dhe nga “Shqipëria Bëhet”për Tiranën

0

Florjan Binaj do të kandidojë si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ndërsa këtë të hënë mori dhe pëlqimin e Partisë Demokratike.

Ishte vetë kreu i PD-së Sali Berisha i cili në një komunikim për mediat tha se PD mbështet Florjan Binajn por vendimi final do të merret pas diskutimeve me aleatët opozitarë.

Binaj do të përballet në këtë garë me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ndërsa vendimi për zgjedhjet vjen pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.

Kandidimi i Binajt vjen pas shpalljes së tij, nëpërmjet një statusi të dielën e javës së kaluar, si i pavarur.

I njohur për publikun shqiptar përmes karrierës së tij në televizion, ai nuk ka pasur më parë poste publike.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 në një spektakël humori, ku për më shumë se 15 vite ai interpretoi personazhe që u bënë pjesë e kulturës popullore.

Pas largimit nga spektakli i humorit, Binaj nisi një etapë të re si moderator në emisionin investigativ “Piranjat”.

Përveç aktivitetit në media, Binaj është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në nisma të shoqërisë civile, kryesisht në fushën e mjedisit dhe të drejtave qytetare.

Ai ka marrë pjesë në protesta dhe ka mbajtur qëndrime publike.

Florian Binaj është 40 vjeç, baba i tre fëmijëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Flasim” për adhurimin e liderit/ Çfarë humbi Ogerta Manastirliu përballë Ramës

0

Që Ogerta Manastirliu i ka ngjitur shkallët e karrierës si një nga adhurueset më të devotshme të Edi Ramës, mes shumë të tillash që kanë kapur postet qeveritare dhe që ia dedikojnë tërësisht atij karrierën politike, kjo është e lehtë për t’u kuptuar. Por ajo që bie në sy në bisedën mes saj dhe Ramës në Podcastin “Flasim” është lehtësia me të cilën të dy, e ndajnë me publikun nënshtrimin dhe bindjen e verbër ndaj shefit, si një sjellje që në Partinë Socialiste është kthyer në normalitet.

Vetëm se duke ekspozuar publikisht një grua kaq të përulur para liderit, tërësisht të verbër në admirimin e saj, e gatshme ta falenderojë në çdo hap të karrierës dhe gjithçka ka arritur në jetën e saj profesionale, Rama e ka goditur Manastirliun në atë që mund të ishte vlera e saj kryesore si kandidate për Tiranën; të qënit një grua.

Në gati 50 minuta bisedë, Manastirliu nuk ka hezitim për faktin se ia dedikon totalisht Edi Ramës karrierën e saj politike. Ajo e rrezaton adhurimin ndaj Edi Ramës si të ishte një vlerë e padiskutueshme, një virtyt dhe madje si arritje personale; nga momenti i parë kur e ka njohur, si i vjen ndërmend ai teksa sheh pemët në rrugët e Tiranës, për telefonatat që i kanë hapur dyert e zyrave të rëndësishme shtetërore dhe deri tani në katapultimin e mundshëm në krye të bashkisë më të madhe.

Në anën tjetër, Rama shfaqet plotësisht i rehatuar përballë qënies së nënshtruar që ka përballë, një inferiore si nga ana politike ashtu edhe personale. Instiktivisht ai nuk e sfidon Manastirliun për asnjë mendim, nuk i bën asnjë pyetje për idetë, dilemat apo betejat e saj politike. Kufizohet ta pyesë për çikërrimat e jetës së përditshme, detaje dhe episode pa vlerë që nuk tregojnë asgjë për figurën politike të Ogerta Manastirliut dhe për psenë e përzgjedhjes së saj politike.

Pas mikrofonit të “Flasim”, shohim një Edi Ramë të zhytur në vanitet, që shijon gjithë përkëdheljen e sedrës nga fjalët dhe nga sytë plot ngazëllim të kandidates për Tiranën.

Por pikërisht kjo shfaqje nënshtrimi përballë kryeministrit, e zhvesh Manastirliun nga e vetmja vlerë që mund të kishte kandidimi i saj nga Partia Socialiste në këto rrethana.

Të gjithë kryebashkiakët e Tiranës në të shkuarën, kanë qenë burra. Ajo është e para grua që ka gjasa reale të marrë mbi supe një post kaq të rëndësishëm. Si e tillë nuk kish pse paraqitej publikisht si një grua që gjithçka në jetë e ka arritur falë një burri.

Duke e prezantuar si ndonjë adoleshente të dorëzuar përballë idhullit të saj, Rama e ka dobësuar imazhin e saj, duke ia vrarë dimensionin gjinor të fushatës, që do të tërhiqte më tej simpatinë e grave dhe vajzave të tjera.

Prandaj kush duron deri në fund të bisedës në “Flasim” ka dëgjuar një dialog bosh për nga përmbajtja, i lodhshëm për t’u dëgjuar, por edhe i dëmshëm për profilin politik të Ogerta Manastirliut.

Kushdo nga kandidatët kundërshtarë nuk ka pse të shkojë larg për ta sulmuar. I dehur nga pushteti dhe i sigurtë në fitoren e Tiranës, Rama ia ka ofruar në podkastin e tij një personazh pa shtyllë kurrizore, që s’ka shumë për të rrëfyer, përveç idhujtarisë për shefin.

Lapsi ka mbledhur disa nga këto deklarata, që ia zbehin vlerën kandidaturës së parë grua për Tiranën.

Kontakti i parë me Edi Ramën

“Edi Ramën e njihja si ministër i kulturës dhe gjithë mosha jonë ishte e intriguer nga i riu ministër kulture, që nuk ishte si gjithë të tjerët, me shpirt transformues, pak rebel që thotë gjithmonë atë që mendon. Thashë OK. Hipa në furgon dhe mbërrini ju kryeministër dhe aty filloi një rrugëtim që ishte një vetëdijisim që ka bërë një pjesë të këtij rrugëtimi, por edhe një lloj zgjimi, për të parë përtej qendrës së Tiranës, ku ishte bërë jeta ime në ato vite. Për herë të parë pashë çfarë ndodhte jashtë unazës së Tiranës.”

Vlerësimi për punën e Edi Ramës

“Në tre vite patëm angazhim, filluam një inisiativë në fakt të udhëhequr nga ju, për bibliotekat në Tiranë dhe për mbjelljen e pemëve në Tiranë. Sa herë kaloj më kujtoheni ju, sepse e gjithë Muhamet Gjollesha, gjithë rruga e kombinatit, komplet nga bulevardi Materniteti i Ri, rruga Kavajës, e Durrësit u mbollën në atë periudhë”

Emërimi nga Edi Rama në krye të QSUNT

“Më thirrët dhe më besuat të menaxhoj qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Për mua ishte tërësisht e paimagjinueshme, përfshirja në një detyrë aq me përgjegjësi dhe në një sektor jetik, siç ishte shëndetësia dhe QSUNT”.

Mirënjohje për Edi Ramën

“Kryeministër mua nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimin. E shoh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët, në atë që secili prej nesh si qytetar duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet”

Puna me Edi Ramën në të ardhmen

“Përgjegjësia që mua më është ngarkuar për të çuar përpara transformimin e Tiranës e mbaj mbi supe jo vetëm. E mbaj me ju, ekipin e qeverisë. Se është një gjë, që të jesh vetëm në një betejë dhe është tjetër të jesh me një ekip që e çon Shqipërinë në BE”.

Bindja për Edi Ramën

“Unë jam thirrur në detyrë. Dhe është një thirrje në detyrë për një mision historik. E shikoj si një përgjegjësi që varet e ardhmja e qytetit”

Mirënjohja për Edi Ramën

“Historia ime, s’e kisha menduar asnjëherë në fakt, tani që i rikthehem: nuk është një histori e parashkruar. është një histori besimi, nga ju, që më keni njohur përmes punës, nga njerëzit që kam punuar dhe qytetarët e Tiranës”./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sali Berisha publikon emrin e kandidatit që do të mbështesë Partia Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë

0

Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës të mbështesë kandidaturën e aktorit, Florjan Binaj.

Në një komunikim me mediat, Berisha theksoi se ky vendim vjen pas një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku janë shqyrtuar kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit.

Duke falënderuar të gjithë ata që paraqitën kandidaturat e tyre, Berisha theksoi se Partia Demokratike, pas konsultimeve të brendshme dhe në koordinim me aleatët opozitarë, do të mbështese emrin e aktorit dhe artistit të njohur, Florjan Binaj.

Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gara për Tiranën, Berisha zbulon kur pritet të zyrtarizohet emri i kandidatit të opozitës

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se shpreson që sot të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie që opozita do ta mbështesë, kjo pasi edhe të diskutohet me aleatët.

Berisha u shpreh se kandidatët që i kanë shprehur interesin janë të profileve të larta, si pedagogë universitetesh apo edhe personalitete të ndryshëm.

Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, Berisha nuk përmendi emra, duke thënë:  “Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike”.

Prononcimi për mediat i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Një falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, personalitete që shprehen dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për tu përballur në interesin më të mirë të qytetarëve të Tiranës, me të keqen që ka vetëm një emër: Edi Rama.

Pyetje: Do kemi kandidat, një emër sot…

Sali Berisha: Shpresoj se po, por do të ketë diskutime edhe me koalicionin. Shpresoj se po.

Pyetje: A kanë ardhë shumë propozime nga kandidatë të pavarur?

Sali Berisha: Janë disa, janë disa. Janë, sepse ka që e kanë shpallur publikisht ka të tjerë që e kanë shprehur dëshirën.

Pyetje: Cilët janë emrat që kanë shprehur dëshirën? Emrat më të njohur.

Sali Berisha: Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike.

Pyetje: Sot kryesia e vogël e zyrtarizon kandidatin kryesor për Tiranë?

Sali Berisha: Do të merret dhe mendimi i aleatëve, sepse jemi në një përpjekje të përbashkët.

Pyetje: Do të bëhet sot e ditur…

Sali Berisha: Shpresoj se po.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Replika mes fotove ironike nga zyrat elektorale, mes Ramës dhe Bardhit

0

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale mbrëmjen e kësaj të diele.

Rama ironizon PD-në nëpërmjet një fotoje ku duket zyra e një prej degëve të demokratëve, e cila ka një mbishkrim që tregon se ka dalë në shitje.

Postimi i Ramës vjen në vargun e nisjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme në 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën.

Nga ana tjetër edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me ironi ndaj një postimi të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. Rama publikoi më herët një foto të degës së PD-së në njësinë nr.1 në Tiranë, ku ambienti shfaqej i boshatisur dhe i shpallur për shitje.

“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë,” shkruan Bardhi në postim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx