Ballina Blog Faqe 152

Operacioni “blic” në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”

0

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në qytetin e Durrësit, për akuza si vrasje, grup kriminal e tjetërsim pronash. Mes tyre është edhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.

Në pranga kanë rënë Vlash Draçi, Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, si edhe Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut.

Masat e SPAK:

Të arrestuar:

– Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut;

– Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume;

– Vlash Draçi.

Në kërkim:

– Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi i Shijakut (Akuza për tjetërsim pronash grup kriminal);

Të akuzuar për vrasje:

– Astrit Avdyli, akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera);

– Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim.

Ndalim largimi nga vendi:

– Edlira Avdyli

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bajram Begaj i bindet Ramës, cakton datën për zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

0

Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të dekretojë ditën e djeshme datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore në Tiranë, si dhe në pesë bashki të tjera të vendit, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik

Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve dhe zhvillimeve të fundit politike në këto bashki, duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë.

Përsa i përket Bashkisë Tiranë, ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pasi Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, i marrë nga Këshilli i Ministrave me 25 shtator.

Ankimi i Veliajt pezullon automatikisht firmën e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij si dhe bllokon mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës deri kur gjykata të dalë me një vendim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën

0

Erion Veliaj, ka reaguar sot për herë të parë pas disa ditësh heshtje që nga vendimi i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij. P

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Veliaj paralajmëroi se ky është rrëfimi i parë i një serie rrëfimesh që do të publikohen në ditët në vijim.

Në postimin e tij, Veliaj shkruan se i drejtohet të gjithë personave që, sipas tij, kanë kontribuar në kurthin e ngritur ndaj tij, qoftë me vetëdije, qoftë pa dashje.

Veliaj shkruan ndër të tjera se është “më i fortë se kurrë në betejë me të ligën.

Postimi i Veliajt:

Uroj të jeni mirë! Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!

Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati, një vetting 20 vjeçar të të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet të sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor të familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh.

Lexojeni, se prej kësaj gënjeshtre të parë nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime, u ngjizën akuza me kërcënim dëshmitarësh e u bitis me shkallmimin e Kryeqytetit tonë Tiranës. Ndaj, secili duhet ta lexojë apologjinë noteriale të Gabriele Tarroni Longinotti-t, si leksion për të ardhmen.

E bëj këtë për disa grupe:

– [ ] Për italianin, që as më njeh e as e njoh, por që nisi një zinxhir jetëshkatërrues ngjarjesh, që të kuptojë se nuk jam hakmarrës, por ai dhe kushdo tjetër këtu në Shqipëri, duhet të kuptojë që fjalët kanë peshë, e kur janë të rreme thyejnë karriera, qytete e familje, që do duan dekada të rikuperohen.

– [ ] Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi. Dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen time. Shpresoj që të keni fuqi të çliroheni nga burgu i ligësisë suaj ku keni mbyllur veten, pasi e vërteta e rrëfimi do t’ju bëjë të lirë!

– [ ] Por, më e rëndësishmja e bëj për çdo shqiptar që jeton me frikë mos përgjohet, kërkon linjë të sigurt të flasë me të shtëpisë, kthen kokën pas mos po e ndjekin, vë gishtin mbi buzë se mos dëgjohet, apo fsheh telefonin poshtë vitheve në karrike! Shqipëria nuk është një koloni penale dhe s’duhet lejuar kurrë kjo re e zezë frike që ka kapluar vendin në emër të drejtësisë së re.

Ju përqafoj me mall të gjithëve! Do të luftoj për vete dhe për secilin prej jush!

Pjesë nga rrëfimi noterial më poshtë:

(1) Nuk kam parë kurrë z. Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me inceneratorin;

(2) Nuk e kam takuar kurrë z. Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali as në Shqipëri, në “Cioccolati Italiani” apo “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar me të, as personalisht as përmes personave të tjerë, me telefonata, mesazhe apo në ndonjë formë tjetër komunikimi;

(3) Nuk kam as njohuri e as prova që z. Erion Veliaj të ketë marrë pjesë apo të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;

(4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë në lidhje me z. Erion Veliaj, në intervistat

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion opozita si kandidatë për bashkinë

0

Tre emra janë hedhur në tavolinën e diskutimeve mes grupit negociator të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për kandidatin e përbashkët për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Bëhet me dije se në takime janë diskutuar tre emra të mundshëm që vijnë si aktivistë të shoqërisë civile. Ata janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, por deri më tani nuk ka dakordësi për asnjë prej tyre dhe negociatat do të vijojnë mes palëve.

E vetmja gjë për të cilët PD ka rënë dakord me partitë e tjera opozitare është se kandidati për Tiranën nuk do të jetë nga radhët e forcave politike.

Sakaq pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e Partisë Mundësia, Belind Këlliçi tha se opozita është e unifikuar për idenë që do të dilet në garë përballë Ogerta Manastirliut me një kandidat të vetëm. “Kemi dakordësuar që na duhet një kandidaturë e unifikuar e spektrit opozitar. Të gjitha forcat politike kanë një konsensus për të dalë me një emër që mund të përballen me kandidaten që simbolizon covidin dhe vdekjen. Për teknikalitetet, kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakorduar për profilin që duhet të ketë”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi se është e rëndësishme që nga këto negociata, opozita të dalë me një kandidat të përbashkët, që të jetë një personazh me integritet dhe i distancuar plotësisht nga çdo akuzë.

“Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri. Ne nuk po vendosim asnjë kusht për emër, jemi te parimi. Kemi dhënë dhe ide të tjera. Për ne ka rëndësi parimi dhe nuk po bëjmë kushte për emrit. Do i qëndrojmë parimit. Po respektohet ky parim. Ne mendojmë që kjo është forma e vetme që mund të fitohet Tiranë dhe me emrin me integritet, një model i kundër me Manastirliut. Një njeri profesionist, publik, që i ka vërtet shanset”, tha Kapri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-deputeti zbulon mesazhin e Ramës për Erion Veliajn: Ja çoi me të fortët në qeli

0

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është dërguar sërish në burg për të bindur Erion Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. Lefter Maliqi theksoi në “Off the Record” në A2 CNN se Edi Rama i ka çuar Veliajt edhe të fortë të tjerë, të cilët i kanë thënë Veliajt se do të lirohet nga qelia nëse pranon shkarkimin, por ky i fundit sërish nuk ka pranuar.

E shkarkoi Tushen se ra dakord me shkarkimin dhe nuk bëri ankimin. Kurse Rama i çoi doktor Dakon i mati tensionin i dha dhe kokrrën e ilaçit që të pranonte shkarkimin gjë që u refuzua. Veliaj bëri mirë që ka refuzuar. Derisa gjykatat e çuan sërish Dakon 5-6 ditë në burgun e Durrësit.

I ka çuar edhe të fortë të tjerë, por nuk ka arritur të pranonte shkarkimin se nuk i besonte Ramës; Haberi ka qenë; prano shkarkimin se nesër do dalësh nga burgu, por duke ditur pabesinë, pavarësisht se nuk flet. E çoi për t’i mbushur mendjen, i mati dhe tensionin. Kishte luhatje të tensionit”, tha Maliqi.

Ish-deputeti u shpreh se shkarkimi i Veliajt është një lojë politike e Ramës në një kohë kur opozita e ka akuzuar Veliajn për inceneratorët e 5D. Maliqi thekson se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë pasi nuk ka shkak ligjor për shkarkimin e tij.

“Është një lojë politike, opozita e ka akuzuar për inceneratorët e 5D. Ai u arrestua për rrobat e brendshme. Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë se nuk ka shkak ligjor për shkarkimin e tij. Rama të gjitha këto i bën për të mbuluar skandalet e përgjimet që po i dalin nga ndërkombëtarët se pritet dhe raporti i OSBE ODIHR për masakrën elektorale”, tha Maliqi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish deputeti i PD: Pse nuk kandidon Flamur Noka apo Albana Vokshi, për Bashkinë e Tiranës?

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për Top News, komentoi garën për Bashkinë e Tiranës dhe kandidatin nga opozita.

Sula sfidoi hapur kreun e PD, Sali Berishën duke i i kërkuar që të nxjerrë në garë numrin 2 të partisë, Flamur Nokën, ose Albana Vokshin. Më tej ai shtoi që nëse kjo ndodh, ai vetë do të dalë derë më derë për të grumbulluar vota për PD-në.

“Unë i bëj sfidë Sali Berishës, të zgjedhë kandidat Flamur Nokën osë Albana Vokshin. Unë personalisht do të dal derë më derë, rrugicë më rrugicë, bashkë me njerëzit e mi për të grumbulluar vota për PD dhe Nokën.

Nëse Noka ose Vokshi marrin një përqindje të konsiderueshëm të votave, unë do ta mbyll gojën për PD dhe do them ‘më fal Sali Berisha se paske të drejtë dhe unë fajtor dhe demokratët e thjeshtë’. 

Sepse numri 2 i PD dhe figurat më të larta vendosin fatinë  demokratëve.. qenkan njerëz të nderuar dhe të denjë për tu përballur me mazhorancën”, u shpreh Sula.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tetori Rozë, ministrja virtuale Diella mesazh: Parandalimi shpëton jetë!

0

Në muajin tetor, i cili është dhe muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të Gjirit, ministrja e krijuar me inteligjencë artificiale “Diella” ka apeluar për gratë e vajzat që të bëjnë kontrolle të rregullta.

Ajo përçon mesazhin se teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje, por do ndihmojnë mjekët të zbulojnë sëmundjen dhe ta trajtojnë në kohë.

“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen. Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim. Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur. Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim: Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Adriana Kalaja: Dua të garoj për Tiranën, e kam gati platformën për të fituar!

0

“Duke parë që disa figura që duhet të kandidonin, duke rrezikuar pak nga vetja, refuzuan për ta bërë një gjë të tillë, jam vetofruar”.

Kështu u shpreh Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, duke folur për garën për Bashkinë e Tiranës.

“Jo se kam thënë dua të kandidoj, por i kam shfaqur disponibilitetin tim Partisë Demokratike. Platformën e kam gati sepse, për kujtesë të publikut, kam garuar në primaret e vitit 2022 për zgjedhjet e 2023”, tha Kalaja.

Kur u pyet nëse do të ishte dakord që kandidati të ishte vetë Sali Berisha, Kalaja u përgjigj: “Patjetër, nëse ka mbështetje. Zoti Berisha ka bërë fushatë spektakolare, ndërkohë që ata të listës së mbyllur flinin gjumë. Kemi problemet tona, nuk kemi bërë ende analizën e brendshme se ku çeduam. Nëse nuk gjejmë gabimet, nuk zgjidhim dot problemet për zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk dalim dot me një figurë fituese, kush më mirë se zoti Berisha mund ta bëjë këtë, aq më shumë që jemi koshientë se ato 500 mijë vota janë të Sali Berishës, na pëlqen apo jo neve”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ylli Manjani: Pse opozita nuk kërkon ndonjë kandidat në Bangladesh?

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet opozita lidhur me kërkimin e saj për kandidat për bashkinë e Tiranës.

Ai shprehet se ndoshta Partia Demokratike duhet të shohë drejt Bangladeshit për të gjetur kandidatë të denjë.

“Megjithmend, pse PD nuk kërkon ndonjë kandidat të hajrit nga Bangladeshi?! Njerëz të mirë, punëtorë, kokëulur dhe pa llafe. Është mbushur plot Shqipëria,” shkruan Manjani, duke i mëshuar me humor situatës së opozitës për të nxjerrë kandidaturën e duhur.

Sipas tij, një kandidat jo partiak dhe i ardhur nga jashtë vendit do të kishte më shumë gjasa të pranohej edhe nga Presidenti për dekretimin e zgjedhjeve. “Kandidat jo partiak dhe nga jashtë shteti madje… edhe Presidenti i dekreton zgjedhjet më me qejf,” shtoi Manjani me ironi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Këta të Prindit 1 dhe Prindit 2 janë veç të tjerash qesharakë!

0

Nga Artan Fuga 

Këta të Prindit 1 dhe Prindit 2 janë veç të tjerash qesharakë!

Këta hedhin poshtë mijëra vite dituri njerëzore, dhe sa i përket psikanalizës e injorojnë krejt sepse nuk ja kanë haberin.

Nëna dhe baba kanë gjëra të përbashkëta për fëmijën, por dallojnë rrënjësisht midis tyre. Kush nuk kupton 100 vjet psikanalizë nuk është veçse kokrra e injorantit.

Unë do t’i kthehem gjerësisht problemit. Por pak javë më pas!

Atëhere ku qendron qesharakja?

Se po qe Prindi 1 dhe Prindi 2,

atëhere duhet edhe Gjysh 1 dhe Gjysh 2.

Duhet teza-dajua 1 dhe teze-dajua 2.

Duhet hallo-xhaja 1 duhet edhe hallo-xhaja 2.

Kur të rriten këta kalamaj do thonë edhe më tepër:

Kunat 1 dhe kunat 2

Krushku 1 dhe krushku 2

Vjehr 1 dhe vjehrr 2

Madje edhe për veten dhe të dashurat e tyre do thonë

Vetja 1 dhe vetja 2

Ore e kuptoni se çfarë idiotizmi është!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx