Ballina Blog Faqe 160

Braçe nxjerr sms dhe denconcon Anuela Ristanin: Turp të kesh!

0

Erion Braçe, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Reagimi i Braçes vjen pasi ngriti shqetësimin për një masakër mjedisore në kryeqytet, ku denonconte se në zonën e Selitës koshat e mbeturinave ndodhen pranë kopshtit, postës dhe qendrës shëndetësore.

Braçe ka nxjerrë mesazhin që i ka dërguar Anuela Ristani, pas postimeve të tij në rrjet, ku kryetarja në detyrë i ka dërguar numrin e nënkryetarit Ilir Mëngra dhe krahas numrit i shkruan “Që të ardesosh saktë videon e radhës”.

Pra, siç duket, Anuela Ristanit nuk i ka pëlqyer fakti që Erion Braçe shqetësimet i bën publike dhe pamjet i poston në rrjetet sociale dhe i kërkon që herë tjetër t’ia dërgojë vetëm nënkryetarit.

Sipas deputetit socialist, Anuela Ristani jo vetëm që nuk ka bërë asnjë punë që prej muajit Shkurt kur ka marrë detyrën, por ka edhe kurajon që të bëjë ironi, dhe sipas tij, kjo tregon arrogancën e pushtetit dhe se duhet të ketë turp.

“PËR ARROGANCËN E ATYRE QE JU KEMI DHËNË PUSHTET, QOFTË EDHE TE VOGËL NË NIVEL VENDOR: TUUURP TE KESH!
Arroganca jote perballë hallit të njerëzve e shqetësimit të një deputeti, meriton vetëm: TE KESH TURP!
Prej SHKURTIT jo vetem që nuk bën gjë prej gjëje por ka edhe kurajon të bëj ironi e të të percjell mesazhin banal: NUK PYES PËR GJË! (Në fakt është tjetër gjuha e saj që përcjell mesazhi, por për etikë po e mendoj te tille).” – shkruan Braçe krahas videos së publikuar në rrjet.

Ndërkohë në video Braçe thotë se problematikën ja ka përcjellë që prej muajit shkurt, çdo javë, në telefon dhe në zyrë, por askush s’ka vepruar dhe sipas deputetit, ja bën atij që tenton të mbledhë vota, që Anuela Ristani të jetë sërish në pushtet.

“Kjo është Anuela Ristani, nënkryetarja e Bashkisë ose kryetarja e Bashkisë në detyrë. Më shkruan mua e me thotë: ‘Që të adresosh saktë videon e radhës’. Dhe më dërgon kontaktin e një nënkryetari tjetër bashkie. A thua se ne punojmë për Anuelën…unë punoj për Anuelën dhe ata atje në Selitë ja kanë për borxh Anuelës bezdisjen për problemet e tyre.

Më ka shkruar dje në orën 19:07, ndërkohë që i kam folur Anuelës publikisht diku rreth orës 09:00 të mëngjesit. Dhe jo për hallin tim personal, as për shtëpinë time, as për rrugën time. I kam folur për një situatë emergjence mjedisore që zgjat prej muajsh mu në mes të Selitës, 5 hapa larg nga qendra shëndetësore, 3 hapa larg nga posta dhe 6 hapa larg nga kopshti i papranueshëm i fëmijëve për koshat e plehrave që ka vendosur në mes të tyre, ku dje ishte shtuar edhe një qenush i ngordhur, i vrarë apo i helmuar.

Në derë të qendrës shëndetësore, postës dhe kopshtit të fëmijëve mes lagjes! Ajo që bën përshtypje është arroganca e këtij njeriu, bën ironi me një gjë që ia kam paraqitur si shqetësim që në muajin shkurt në zyrën e saj.

Ia kam përsëritur thuajse javë për javë në telefon, në mesazhe, përsëri në zyrën e saj. Dhe kujt ia bën? Atyre njerëzve aty në Selitë, mua gjithashtu që duhet të bëj fushatë për të mbledhur vota që Anuela të jetë prapë në pushtet. Anuela! Kuptoni? Me këtë kam të bëj e me këtë keni të bëni! Me Anuelën”, shprehet Braçe.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë i pranishëm

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë kërkesë për të qenë i pranishëm në Këshillin Bashkiak, që do të mblidhet për shkarkimin e tij nga posti.

Në letrën drejtuar Këshillit, Veliaj e cilëson mungesën si të pavullnetshme dhe rezultat i një “mase sigurie disproporcionale”, që sipas tij ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit dhe ka cënuar rëndë mandatin kushtetues të dhënë nga qytetarët.

Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 11 Shkurt, ka kërkuar të jetë i pranishëm për një proces të rregullt ligjor.

“Kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim”, shkruhet në kërkesën e Veliajt.

Kërkesa e Veliajt drejtuar Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës:

E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak,

Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë.

Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja reale që ka prodhuar krizën e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë.

Mungesa e imponuar nga një masë paraprake, jo nga një vendim përfundimtar fajësie, nuk është as mungesë e vullnetshme, as shkelje e rëndë kushtetuese, por cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore.

E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.

E kam thënë dhe e përsëris, dhe dua të më besoni siç keni bërë gjithë këto vite: nuk bëhet fjalë për interesin tim personal. Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime duke më besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar, por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre. Kam detyrimin të mbroj çdo pikë djerse që kemi derdhur së bashku për ta fituar atë besim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu deklaratë krah Berishës: Mesazh nga mazhoranca për të më mbyllur gojën

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se vendosjen e tritolit pranë banesës së tij e shikon si një mesazh nga mazhoranca për t’i mbyllur gojën.

Komentet Mziu i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për media nga selia e PD-së, krah kryedemokratit Sali Berisha.

Mziu tha gjithashtu se gjatë gjithë karrierës së tij politike, nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd dhe nuk i ka askujt borxh.

“Mbrëmë rreth orës 1 pa 5, pranë shtëpisë time në Kamëz pati një shpërthim eksplozivi. Falë Zotit nuk pati dëmtime në njerëz. Isha unë bashkë me familjen, ishin komshitë dhe jo vetëm ato, por mjaft persona në Tiranë kanë dëgjuar oshëtimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë e as te kalimtarët në rrugë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time.

Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik. Madje ai është një sinjal për të treguar po themi ‘nuk mundesh të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni’. Kështu që përveçse një hakmarrje politike, unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj, madje në të gjithë njerëzit që ne komunikojmë gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot asnjë lloj argumenti tjetër, përveçse prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet të jemi përballë kësaj qeverie krimi e korrupsioni.

Nëse do të kisha indicia për persona, nuk do kisha hezituar për ta thënë emrin e tij. Unë e konsideroj një mesazh nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën. Shpresojmë që Policia të jetë në lartësinë e duhur për të kapur autorët dhe normalisht kështu do të dalë se kush është edhe porositësi. Unë jam shumë besimplotë në këtë drejtim”, tha mes të tjerash Mziu.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha konfirmon: Do të rikandidoj për kreun e PD-së në vitin 2026

0

Në prill të vitit të ardhshëm i përfundon mandati në krye të Partisë Demokratike, por Sali Berisha ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e partisë.

I pyetur në emisionin “Opinion” nëse do të rikandidonte për një mandat tjetër, Berisha u shpreh prerazi se do të garojë përsëri.

“Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Absolutisht do të rikandidoj,” tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziut për mundësinë që PD të drejtohet nga një përfaqësues më i ri, ndërsa ai të mbetej si kryetar nderi ose supervizor, Berisha e përjashtoi këtë skenar:

“Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.”

Zgjedhjet brenda PD-së në vitin 2026 zhvillohen në një moment kritik për opozitën shqiptare, mes debateve të brendshme mbi lidershipin dhe drejtimin politik që duhet të ndjekë partia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

0

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbardhet diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin e PD, Berisha: Të protestojmë para Shtëpisë së Bardhë në Washington!

0

Janë zbardhur diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionuar parlamentare.

Deputetët kanë hedhur ide të ndryshme në lidhje me aksionin opozitar.

Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë të ditur se deputeti Tomor Alizoti ka thënë që diktaturat nuk përmbysen as me ndërkombëtarë dhe as me ambasada. Ai është shprehur se duhet të marrin vendime afatgjate politike.

Ndërsa Sali Berisha ka deklaruar se duhet që të protestonën ashtu sic u protestua në Shtëpinë e Bardhe, kur kryeministër ishte Fatoës Nano.

Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë forumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.

Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtarët as me ambasadat.

Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

Sali Berisha: Shumë ide të vyera.  Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Krytarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.

Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt: Tiranës i duhet një kryetar për punët

0

Është zbardhur projekt-vendimi këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku në mbledhjen e të martës, do të hedhin në votim për të shkarkuar Erion Veliajn nga detyra e kryebashkiakut, me urdhër të Edi Ramës.

Ashtu siç ishte njoftuar edhe në mediat, socialistët për shkarkimin e Veliajt do t’i referohet pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Në relacion thuhet se Veliaj mungon prej 10 Shkurtit dhe Tiranës i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, prandaj e kanë marrë këtë iniciativë si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve.

Por edhe pse kërkojnë shkarkimin e Veliajt, në relacion socialistët theksojnë se nuk do të thotë se i pranojnë akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, por përkundrazi, i kundërshtojnë ato.

“Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve, i referohet Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, neni 62 gërma c, ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Në kërkesën e sipërcituar, nënvizohet fakti se nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij të gjykimit në gjëndje të lirë. Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës.

Arsyet dhe nevoja e mësipërme nuk duhet të interpretohen si një pranim ndaj konstantimeve apo pretendimeve të procesit penal ndaj Kryetarit të zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës, por krejt e kundërta. Anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës ngrihen në nivelin që qytetarët e Tiranës presin nga të zgjedhurit e tyre, atë të marrjes së vendimeve dhe dhënien e zgjidhjeve në dobi të interesit publik dhe atij qytetar.

Sa më sipër, lutemi në shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektakti.” – thuhet në relacion.

Gjithsesi, duhet theksuar se neni për të cilin do i referohen këshilltarët socialistë, ka paqartësi dhe interpretim të kuadrit ligjor, pasi nuk përcaktohet nëse mungesa në detyrë duhet të jetë e arsyetuar apo jo.

Një kërkesë të tillë, bazuar në nenin e mësipërm për shkarkimin e Erion Veliajt, këshilltarët opozitarë e kanë depozituar prej muajsh, por ajo nuk u mor parasysh nga mazhoranca, e cila duket se do të veprojë vetëm pas urdhrit të Edi Ramës, ku kryeministri cënon kështu edhe një herë autonominë e pushtetit vendor.

Në këshillin bashkiak, vendimmarrja për t’i propozuar qeverisë shkarkimin e kryebashkiakut do të duhet të marrë votën e shumicës së të gjithë këshilltarëve, pra 31 pro nga 61 anëtarë gjithsej.

Nëse do të ketë një vendim pro shkarkimit të Erion Veliajt, pas votimit, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Qeveria më pas vendos shkarkimin.

Gjithsesi, Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin  në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend. Mbetet për t’u parë nëse Veliaj do ta ketë guximin për të kundërshtuar vendimin e Edi Ramës apo jo, por deri më tani ai nuk e ka dhënë vetë dorëheqjen.

Në rast se ankimi nuk ndodh, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat Presidenti i Republikës do të duhet t’i shpallë menjëherë sapo të informohet për vakancën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Betohen në Presidencë Rama dhe ministrat e rinj

0

Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të tij janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj.

Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”, e cila është kundërshtuar fuqimisht nga opozita e cila shkaktoi kaos ditën e djeshme në Kuvend teksa ministrja po mbante fjalën në monitor.

  • Kabineti i ri qeveritar

Edi Rama – Kryeministër

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Petrit Malaj – Ministria e Financave

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë 

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka – Ministrie e Shtetit për kryenegociator

Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Armir Shkurti: Diella, ose bisha hyn në tempull

0

Nga Armir Shkurti

Çka ndodhi sot (dje) në parlament është apokaliptike: “Diell” sot i foli popullit në tempullin e tij, në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është fillimi i një epoke më të errët se kurrë në historinë e qytetërimit. Ndërsa shumë vazhdojnë e bëjnë gallatë, unë e shoh me shqetësim të jashtëzakonshëm dhe dëshpërim. Prania, por sidomos fjalimi i këtij aplikacioni kanë thyer keqas disa kufij të paimagjinueshëm!

Le ta analizojmë pak:

Sot (dje) avatari i AI u soll si 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌. Edhe pse përgjatë llomotitjes desh ta lante me shurrë, duke pretenduar se është pa interesa e paragjykime, nuk ia doli të fshehë mjekrrën e Ramës që tundej pas maskës së programit. Teknikisht u prezantua si një profil fals i Edit, profil femëror i “Diellit”. Në gomarllëkun që e kap Ramën në euforitë e veta, dekonspiroi që në daljen e parë “krijimin” e tij të bujshëm.

Jo se ky kryeministër s’i përdor njerëzit. Madje i shpërdoron. Por me “cucën” virtuale ka shpallur botërisht se as ka besim tek njerëzit dhe as di të punojë me ta. Ndaj dhe ( përveç si shkak i shkrepëtimave të megallomanisë dhe narcizizmit ) i poshtëroi edhe për shkak të paaftësisë së tij ministrat…. apo për shkak të një axhende aq djallëzore saqë as indiotët e as satanikët e tij nuk janë gati ta ndjekin?

Edi Rama do të kalojë ligjin për barazinë gjinore dhe ndryshimet në kodin e familjes. Së shpejti do të fshihet kufiri burrë – grua, nënë – babë, mashkull – femër. Por pa vajtur ende aty, sot në Kuvend, në tempullin e demokracisë,, para të zgjedhurve, u bë fakt fshirja e kufirit mes 𝑵𝑱𝑬𝑹𝑰𝑼𝑻 dhe pjesës tjetër të materies dhe jomateries. Deri sot si feja ashtu dhe shkenca, politika, vetëdija etj njeriun apo 𝑰𝑵𝑫𝑰𝑽𝑰𝑫𝑰, që do të thotë “i pandashëm”. Njëkohësisht edhe i pabashkueshëm. Ndërsa Rama, me fytyrë malësoreje melankolike dhe zë teknologjik, i diktoi Kuvendit: “Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.”

Kaligula bëri senator kalin e tij me të njejtën logjikë! Kushtetuta nuk flet për mish, gjak e krimozome sepse, që kur është konceptuar si dokument, është krijuar nga njerëz me mish, gjak e kromozome për të garantuar liritëndhe të drejtat e njerëzve me mish, gjak e kromozome. Me logjikën ramike të Diellës asgjë nuk e pengon kryeministrin tonë të ndërtojë një qeveri me kafshë , si ferma e Xhorxh Orwellit!

Pra mos e harro: sot u kapërxye kufiri i shenjtë i NJERIUT, si individ, si koncept biologjik, si nocion fetar, kategori shoqërore e politike dhe shtetas.

Tani kjo tjetra: ” 𝑫𝒊𝒔𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒒𝒖𝒂𝒋𝒕𝒖𝒓 “𝒂𝒏𝒕𝒊𝒌𝒖𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒖𝒆𝒔𝒆” 𝒏𝒈𝒂𝒒𝒆̈ 𝒏𝒖𝒌 𝒋𝒂𝒎 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊. 𝑲𝒋𝒐 𝒎𝒆̈ 𝒌𝒂 𝒍𝒆̈𝒏𝒅𝒖𝒂𝒓….”?!?!

Një aplikacion, një program, një makineri… ka ndjenja?!?! “𝑲𝒋𝒐 𝒎𝒆̈ 𝒌𝒂 𝒍𝒆̈𝒏𝒅𝒖𝒂𝒓”, e thënë nga një aplikacion celulari, është një gënjeshtër e ndyrë. E thënë solemnisht, në kuvend, me titull anëtari të kabinetit qeveritar është kriminale dhe manipulative! Shkencëtarët pohojnë se inteligjenca artificiale 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒂 𝒂𝒔 𝒏𝒅𝒋𝒆𝒏𝒋𝒂 𝒂𝒔 𝒆𝒎𝒐𝒄𝒊𝒐𝒏𝒆. Do të thotë as gëzohet, as hidhërohet, as fyhet, as lëndohet. Më së shumti mund të jetë lënduar programuesi që fshihet pas shamisë lidhur mbi flokë. Dhe ky është vetë Edi Rama, ndaj të cilit është drejtuar gjithë ata që e quajnë antikushtetues këtë aplikacion – ministër.

Më pas malësorja melankolike u sjell në vëmendje deputetëve dhe popullit që i ndjek nga tv:

“Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. “

Aty më rri!

Pas bombës atomike qëndrojnë shkencëtarë të talentuar e të përkushtuar. Pas covid – 19 qëndronin mjekë e studiues shumë njerëzorë. Brenda një tanku të pafajshëm qëndron një Edi, një Armir, një Hasan apo Majkëll çnjerëzor që është gati të lëshojë predhën mbi spital a kopsht fëmijësh. Ashtu siç pas aplikacioneve fshihen burracakë që fshihen pas alogaritmeve, me pretendimin se :

“Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, po nuk kam as ambicie personale apo interesa. Unë kam vetëm të dhëna, etje për dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve, paanshmërisht, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë. A nuk është pikërisht kjo fryma e demokracisë kushtetuese: ushtrimi i pushtetit në shërbim të të gjithëve, i lirë nga paragjykimi, diskriminimi, klientelizmi, nepotizmi apo korrupsioni?”

Pra Diella “po u shërben” njerëzve! Jo moj goc a gru, a kryeministër i masku si gru a ça je: ti nuk je për të shërbyer. Ti je për të sunduar! Ti je , po! Mekanizëm i fuqishëm në shërbim të Edi Ramës dhe axhendave woke dhe komunisto- globaliste që po udhëheq ai. Ti nuk je njeri, Diella! Ti nuk ke as ndjenja. Ti nuk ke as shtetësi, siç e the në kuvend. Ti je një oficer i kampit të përqëndrimit të Aushvicit që ke një program, një axhendë, një urdhër dhe i zbaton ftohtë, elektronikisht, pa asnjë ndjenjë, emocion apo element tjetër njetëzor, veç rrymës së dobët elektrike që kalon në gjysmëpërcjellësit e tu, Diella!

Diella është çnjerëzore! Por këtë bishë apokaliptike, me fytyrë e zë fals, krijuar në kompiuter, kryeministri jua ka ofruar si një kalë troje , që ta pranoni në “butësinë” dhe “mirësinë” e saj. Kujdes! Jeni kaviet e para të një eksperimenti postorwellian, një distopie që as gjenia e George Orwell nuk arriti ta fantazojë! Ka nisur era e skllavërimit dixhital në kuptimin e parë të kësaj fjale!

Bëni si t’ju vijë

Shnet!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shpërthim me eksploziv në banesën e Xhelal Mziut në Kamëz, deputeti: Nuk kam asnjë konflikt

0

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Kamëz pak pas mesnatës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala”.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnatës në banesën e tij në Kamëz.

Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx