Ballina Blog Faqe 163

Nga “Joana e Parave” te frika nga Braçe, si funksiononte skema mashtruese “Xuex”

0

anë zbardhur detaje të reja mbi funksionimin e skemës mashtruese “Xuex”, e cila operonte përmes reklamave dhe grupeve në aplikacione komunikimi, duke premtuar “fitime të përjetshme” për investime fillestare nga 1,000 deri në 5,000 dollarë.

Sipas dosjes hetimore, propaganda e skemës shfaqej edhe në ambiente publike: pranë hyrjes së qytetit të Lushnjës, në lokalin “La Bonta“ ishte vendosur poster reklamues me sloganin “Investim njëherë = Përfitime të Përjetshme” dhe referenca “EG Group Investment XUEX”.

Në komunikimet e zbardhura përmenden pseudonime si “Profesori” dhe “Joana e Parave”, të cilët prezantoheshin si “ekspertë” të fitimeve pasive. Në një nga bisedat thuhet: “Çdo gjë ta mëson Profesori. Dhe Joana për paratë.”

Hetuesit tregojnë se rekrutimi bëhej përmes aplikacioneve si Telegram dhe përmes kontakteve të punonjësve të lokaleve, ku interesantët udhëzoheshin të regjistroheshin dhe të depozitonin shumën minimale prej 1,000 dollarësh. Pjesëmarrësit e regjistruar raportohej se rrisnin ndërlidhjen e investimit me rritje të përfitimit prej 1% në ditë, ndërsa tërheqjet kryheshin çdo 45 ditë përmes llogarive të lidhura në Binance dhe më pas transferoheshin në banka shqiptare.

Në një pjesë tjetër të dosjes përmendet edhe përfshirja e Ereledio Shebekut, i cili ra në kurthin e agjentëve të infiltruar. Ata u takuan me të më 30 gusht 2025 në një lokal, ku Shebeku premtoi t’i fuste në grupin e Telegramit të drejtuar nga një person me pseudonimin “Leo Smith”. Megjithatë, ai i regjistroi agjentët vetëm në platformën Binance, pasi ishte i frikësuar. Në dosje sqarohet se ky pasiguri lidhej me faktin që emri i tij ishte përmendur publikisht në një postim në Facebook nga deputeti Erion Braçe, gjë që e kishte vënë nën presion të shtuar.

Pjesë nga dosja 

Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se nè hyrje te qytetit të Lushnjës në rrugën “Shétitorja e Palmave”, ndodhet bar-restorant “La Bonta”. Në hyrje tê këtij subjekti nê pjesen e vitrines se xhamit ishin të ngjitura dy postera, te cilët reklamonin platformën “Xuex”. Në njerên reklame eshte postuar “EG Group Investment XUEX ” Investim njê here = Perfitime te Perjetshme”.

Po ashtu edhe tek reklama tjeter shkruhej “EG Group Investment XUEX
“Projekt investimi afagjaté, Punè ekipore, Sinjale tregtare, Shumè shpèrblime”.
Në ambjentin e përshkruar sipas tê dhenave behen investime në platformen
“Xuex”, e cila dyshohet se eshtë nje skemë mashtruese piramidale.

Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese, ku agjentët do të jenë punonjësit e policisë me kod 27/11, 27/12 dhe 27/13.

Agjenti me kod 27/11, do të përdor aparatin celular të markes “Samsung”, me ngjyre blu të errët, me IMEI1: 353099644671765 dhe IMEI2: 355434784671762, në të cilin është vendosur numri celuluar i kompanisë ONE, 0684097188, në veprimin e simuluar .

Gjithashtu në këtë aparat celular ka qenë i instaluar programi “AZ Screen Recorder”, kur është realizuar veprimi simulues. Ky program ka qenë ndihmues në këqyrjen e mëvonshme të aparatit celular dhe evidentimin e veprimeve që janë bërë nga personat e dyshuar dhe agjentët.

Në vazhdimësi të verifikimeve pas autorizimit të prokurorit të cështjes për kryerjen e veprimeve simuluese, agjentët e policisë kanë shkuar në këtë bar restorant, me date 27.08.2025 ora 17:30 dhe kanë marr kontakt me kamarierin dhe e kanë pyetur per posterin qe ishte afishuar ne deren kryesore te lokalit, se si funksionon dhe si mund te bëhen pjesë e kësaj platforme. Kamarieri i identifikuar nga ana jonë si shtetasi Emanuel Taullau, i ka thenë se ai ishte pjesë e platformes dhe mund ti bente dhe agjenëtë pjesë te saj ose mund ti ndihmonte nje person tjeter te cilit nuk i permendi emer por tha qe eshte pronari lokalit dhe theksoi per personin ne fjalë se i flisnin me pseudonimin “Profesori”. Punonjësit e policisë kanë pyetur kamarierin rreth shumes qe duhet te depozitohej per te hapur platformen dhe kamarieri shtetasi Emanuel Taullau, ju ka then se :”Minimum i shumes qe duhet te depozitosh qe te jesh pjesë e platformes eshte shuma minimale rreth 1000 dollar (nje mije dollar).” Gjithashtu ky shtetas ju ka treguar se mund ti gjenim dhe ne disa grupe ne rrjetin social Telegram. Gjate bisedes kamarieri ju ka treguar se ne zonen e Divjakes, ku theksoi se ishte qendra e platformes kishte nje pjesmarje te madhe individesh. Punonjësit e policisë i kanë kërkuar kamarierit informacion se ku mund te hyjnë ne platformen “XUEX” dhe ai i është përgjigjur se :”Mund te merrni kontakt me mua ne cdo moment te mundshem.” Gjithashtu ky shtetas ju ka treguar se eshte perditë ne punë në lokalin e lartpermendur.

Në vazhdimësi të veprimeve simuluese, më datë 28.08.2025, agjentët e policisë kanë shkuar sërisht në bar restorant “La Bonta”, ku kanë marrë kontakt me kamarierin shtetasin Emanuel Taullau, i cili ju ka dhënë edhe numrin e tij të telefonit dhe më konkretisht 0677271760. Shtetasi Emanuel, i ka prezantuar agjenëtve edhe shtetasin e identifikuar nga ana jonë si Flavio Mukaj, i cili po ashtu ishte i punësuar si kamarier në bar restorant La Bonta, por ishte dhe personi që do ti bënte pjesë të një grupi në rrjetin social “Telegram” dhe numri celular i përdorur nga ky shtetas në këtë rrjet social është 0685218741.

Në momentin që shtetasit Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, kanë bërë regjistrimin e agjentit në Binance dhe e kanë bërë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, duhej bërë pagesa prej 1000 (një mijë) dollarësh, në platformën Xuex. Shtetasi Emanuel Taullau, ishte personi që bëri transferimin e parave nga llogaria e tij në platformën Xuex, ku 100 (njëqind) dollarë i mori nga llogaria e shtetasit Flavio Mukaj dhe i hodhi në llogarinë e tij. Më pas nga llogaria e tij bëri transferimin e 1000 (një mijë) dollarëve në total, në llogarinë e agjenit, në platformën Xuex. Agjenti i policisë i dha në dorë kamarierit që ishte në turn më datë 28.08.2025, në ato momente në bar restorant La Bonta, shtetasit Emanuel Taullau, shumën prej 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Agjentët e policisë kanë qenë të pajisur me teknikë për regjistrimin audio dhe video të veprimit simulues. Këto materiale janë hedhur edhe në disk dhe është përpiluar kqyrja e tyre.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi Ereledio Shebeku i biri i Sifi dhe Vangjë, i datëlindjes 10.08.1990, lindur në Lushnjë dhe banues në lagjen “Nr.2”, Divjakë, nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, ka të instaluar një platformë për tregëtimin e kriptomonedhave, e cila mban emrin “XUEX”. Në këtë faqe online ky shtetas ka hapur një grup me pesë persona, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Shtetasi Ereledio Shebeku nëpërmjet këtij aplikacioni merr mesazhe nga një person që është identifikuar si “Leo Smith”, i cili dyshohet se është shtetas britanik, ku i fton të gjithë pjesëmarrësit që të futen në këtë platformë në orën 14:20 dhe në orën 19:20 të çdo dite, duke i kërkuar që ti bëjn “like” faqeve që ju dërgon ky shtetas në aplikacionin “Telegram”.

Nga ky investim të gjithë personat që luajnë në këtë platformë dhe bëjnë like përfitojnë shumën prej 1% të investimit të tyre. Pra çdo ditë e shtojnë investimin e tyre me 1% të vlerës së investuar. Investimin që disponojnë në telefon në platformën “XUEX”, shumën që duan të tërheqin e transferojnë në një llogari në “Binancë bankë” dhe nga kjo llogari këtë shumë e transferojnë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas kryejnë tërheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision për këto tërheqje dhe ju jep kopje të mandatit të tërheqjes së parave. Të gjithë pjesëmarrësit që janë regjistruar në këtë platformë, paratë i derdhin në bankë në llogaritë e tyre bankare me pretendim se duan të investojnë në shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online.

Sipas informacionit në Bashkinë Divjakë në këtë platformë janë regjistruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 (njëmijë) dollar deri në 5,000 (pesë mijë) dollar dhe të ardhurat e fituara në këtë platformë tërhiqen çdo 45 ditë.

Sipas informacionit shtetasi Ereledio Shebeku, ka futur në këtë platformë familjarët e tij dhe shumë persona të tjerë.

Në këtë platformë është futur shtetasja Brunilda Stefan Ndini, e datëlindjes 29.09.1986, banuese në Divjakë, e cila ka futur familjarët e saj dhe shumë persona të tjerë që janë punonjës në Bashkinë Divjakë, por edhe banorë të qytetit të Divjakës, si dhe nga fshatrat e Njësisë Administrative Tërbuf.

Gjithashtu në këtë platformë janë futur edhe shtetasit Medi Myrto Kajo, banues në fshatin Xeng Divjakë, Fadil Ferit Balliu, banues në fshatin Çermë Sektor, Sokrat Uani Lapi, i datëlindjes 22.06.1962, banues në Divjakë dhe Anila Filip Lapi, e datëlindjes 15.08.1967, po ashtu banuese në Divjakë, Farie Skender Maci, e datëlindjes 22.01.1968, banuese në fshatin Remas, Evgjeni Stavri Kokoneshi, e datëlindjes 18.09.1966, banuese në Divjakë dhe Brunilda Sifi Todi, e datëlindjes 29.12.1986, banuese në Divjakë, Alban Lulzim Noreci, i datëlindjes 24.04.1991, po ashtu banues në Divjakë,  të cilët kanë investuar në shuma deri rreth 5,000 (pesë mijë) dollarë. Shumë prej këtyre personave kanë aplikuar në këtë platformë me familjarë të tyre si bashkëshortet, fëmijët dhe vëllezërit.

Këta persona dyshohet se janë në rolin e menaxherëve kryesor, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative rekrutojnë dhe sigurojnë persona të ndryshëm, ku shtojnë grupe njerëzish dytësor dhe tretësor, me qëllim rritjen e fitimeve të tyre, duke bërë kështu të mundur funksionimin e skemës piramidale, të dyshuara mashtruese.

Në lidhje me situatën e përshkruar mësipër sipas të dhënave bëhen investime në platformën “Xuex”, e cila dyshohet se është një skemë e mirëfilltë mashtruese.

Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese. Për këtë gjë janë autorizuar agjentët me kod 27/12 dhe 45. Agjentët do të përdorin aparatin celular të markes “Samsung”, me ngjyre blu të errët, me IMEI1: 353099642375161 dhe IMEI2: 355434782375168, në të cilin është vendosur numri celuluar i kompanisë Vodafone, 355697982052, për të kryer veprimin e simuluar. Gjithashtu në këtë aparat celular ka qenë i instaluar programi “AZ Screen Recorder”, kur është realizuar veprimi simulues. Ky program ka qenë ndihmues në këqyrjen e mëvonshme të aparatit celular dhe evidentimin e veprimeve që janë bërë nga personi i dyshuar dhe agjenti.

Më datë 30.08.2025, agjentët me kod 27/12 dhe 45 janë takuar në bar kafe “Panorama”, me shtetasin Ereledio Shebeku, ku i kanë kërkuar që ti bëjë pjesë të platformës “Xuex”.

Duke qenë se kjo situatë u bë dhe mediatike shtetasi Ereledio Shebeku ishte i frikësuar dhe në tension pasi deputeti shtetasi Erion Brace e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale. Për këtë arsye shtetasi Ereledio Shebeku, ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën Binanc, ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjenjë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona.

Agjentët e policisë kanë qenë të pajisur me teknikë për regjistrimin audio dhe video të veprimit simulues, i cili është ende në process transkripti për shkak të vështirësisë në dëgjim të audios. Këto materiale janë hedhur edhe në disk. Është përpiluar raport vëzhgimi për këtë rast nga punonjësit e policies, si dhe janë kqyrur pamjet filmike.

Është përpiluar kqyrja e aparatit celular të përdorur nga agjenti në këtë rast dhe më konkretisht Objekti i këqyrjes: është aparati telefonik i markës Samsung Galaxy F05 me numër IMEI1: 353099642375161 dhe IMEI2: 355434782375168 dhe model: SM-E055F/DS me numër serial R9ZXA01B13X, për evidentimin e hapjes së platformës XUEX për hetimin në lidhje me veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”.

Në vazhdimësi të veprimeve, Gjykata e Shkalles se Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dhënë vendimin për kontrollin personal, te banesës dhe lokalit të shtetasit Arber Cela, i cili është pronari i bar restorantit “La Bonta” në Lushnje, ku ishte reklamuar platforma “Xuex”. Për këtë arsye u ushtrua kontroll personal i këtj shtetasi dhe ju gjetë një aparat celular, i markës Iphone 16 Pro Max, me ngjyrë të zezë, me kodë të tastierës 552002, me kapak të zi, në pronësi të shtetasit Arbër Cela, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

U përpilua kqyrja e aparatit celular dhe rezultoj se objekti i kqyrjes: të dhënat në telefonin e shtetasit Arbër Çela, aparati celular i markës iPhone model 16 Pro Max, me numër IMEI 353911407784538.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Lideri historik që e ktheu PS-në nga Europa”, Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje

0

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës shqiptare.

Në një mesazh publik, Rama theksoi se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” teksa udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, në një moment kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave me Bashkimin Europian.

“Dua t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama.

Ai vlerësoi rolin e Nanos në transformimin e PS-së, duke theksuar se ishte ai që e ktheu partinë me “sy e zemër nga Europa”, në një kohë kur Shqipëria ndodhej në “vorbullën e rrumpallës demokratikase”.

“Sikur ta mendosh për një moment, pa Fatos Nanon në krye të saj, rruga jonë drejt Europës mund të kishte qenë shumë më e gjatë”, shtoi Rama, duke mbyllur urimin me fjalët: “Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

0

Mjeku dhe ish-kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti, ka folur për mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme.

I ftuar në News24, Alimehmeti tha se me Ogerta Manastirliun tashmë të zyrtarizuar si kandidate nga PS, koha dhe kushtet aktuale ndryshojnë, duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë kandidat i opozitës për Tiranën.

“Unë kam garuar në 2022 në Primare për një proces që ishte në 2023. Qoftë dhe koha e mandatit, qoftë dhe koha e përgatitjes ishte e plotë, në këto momente jemi në kushte të ndryshme”, tha Alimehmeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A duhet të largohet Berisha?/ Dash Sula: Po kush t’i thotë, Flamuri që i bën qejfin nëpër tavolina…?

0

Dash Sula, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, deklaroi se në PD kanë mbetur vetëm servilë dhe askush nuk guxon t’i thotë Berishës të largohet. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ka 35 vjet që lidershipi i PD është ky, Sali Berisha, ky që njohim. Që të bëhen këto që thoni ju, a duhet të ketë ndryshim në lidershipin e PD?

Andi Tela: Kush e kërkon këtë ndryshim brenda PD? Askush. Edhe ti zoti Sula po të ishe atje nuk do të flisje kështu.

Dash Sula: Unë prandaj nuk jam aty, sepse do të flisja dhe kisha mendim tjetër për SPAK. Rama më ka inat por është nga ata burra që i intereson vota. Këta mendojnë se Flamur Noka, çfarë flet për shefin, nëpër tavolina, nuk ka hallin e votave por që është besnik i imi. Puna është u bë lista e tillë dhe përfunduan pa vota. Pse 151 mijë vota në PD, mbi 130 mijë ishin nga lista e hapur?

Ylli Rakipi: Doktori nuk e kupton që kaq është mjaft?

Enton Abilekaj: Nuk është problemi te doktori, sepse një parti që është në unison që Berisha të mos lëvizë, dmth që mendojnë njësoj për mënyrën e zgjidhjes. Nëse do të ketë alternativë, duhet dikush që mendon ndryshe për zgjidhjen.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Më shumë siguri, më pak kosto!

0

Siguri që shkon përtej kamerave!

Jo vetëm kamera moderne, por edhe sisteme alarmi + zgjidhje ZJARRI të certifikuara – dhe të gjitha pa kosto shtesë instalimi apo pajisjesh!

Kurseni 1,000 lekë çdo muaj = 12,000 lekë në vit!

Vetëm 4,000 lekë/muaj për siguri maksimale.

Kontakto tani: +355 69 204 4401 / +355 68 600 6366

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çelja e katër grupkapitujve të tjerë, Marta Kos-Ramës: Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse! Vazhdoni me këtë ritëm

0

Shqipëria është një hap më pranë BE, duke hapur sot edhe negociatat për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel.

Kos u shpreh se shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ajo iu drejtua kreut të qeverisë, duke i thënë që të vazhdojë me këtë ritëm.

Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 të çelur. E di që presidenca daneze dhe vendet anëtare janë të përkushtuara për progres. Do të jetë më shpejt, më lart dhe një punë në ekip. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar. Vendi juaj i dashur, kryeministër, tregon se mund të bëhet dhe BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv.

Vazhdoni me këtë ritëm. Është e rëndësishme të nisim të mbyllim kapitujt sa më shpejt që të jetë e mundur. Grupkapitulli që kemi çelur sot është “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Reforma që përmban është mbrojtja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Transporti në këtë kapitull do të ndihmojë në përmirësimin e rrugëve dhe transportit. 91% e qytetarëve shqiptarë janë pro anëtarësimit në BE dhe janë shifrat më të larta nga vendet kandidate. Jemi një hap më pranë arritjes së qëllimit.”, u shpreh Kos.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A ka ambicie për t’u bërë kryetar i PD? Si përgjigjet Gazment Bardhi

0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi situatën aktuale në PD dhe reagoi ndaj pyetjeve mbi moszbatimin e të ashtuquajturit neni “Basha”, që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve.

Në sqarimin e tij për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Bardhi tha se ka qenë kundër këtij neni që në momentin kur u propozua në vitin 2021 dhe mbetet kundër edhe sot, megjithëse ai është pjesë e statutit të PD.

Sipas Bardhit, dorëheqja nuk duhet të vijë si rezultat i një neni statutor, por si një akt i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm i individit.

“Ai nen ka qenë kundërshtuar nga unë që kur është propozuar në vitin 2021. Për mua është një nen jo demokratik, i cili i jep Partisë Demokratike tiparet e një partie jo demokratike. Përgjegjësia është proces individual. 

Dorëheqja është akt i vullnetshëm i individit, që nuk imponohet nga rregulli. Sikundër, largimet duhet të jenë proces njerëzor, vlerësimi dhe analize – jo të diktuara nga rregulla formale në një statut. Ky rregull është mekanik dhe jep zgjidhje mekanike. Sot PD nuk ka nevojë për zgjidhje mekanike, por për zgjidhje logjike”, tha ai.

Më tej gazetarja Erla Mëhilli e pyeti drejtpërdrejt nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së ndërsa Bardhi tha se nuk ka ambicie për të drejtuar partinë në këto momente.

“I qëndroj të njëjtës përgjigje që kam dhënë vjet, parvjet… Se gjithmonë më pyesni për këtë gjë. Jo, nuk kam asnjë ambicie për të drejtuar Partinë Demokratike në këtë moment që po flasim,” tha Bardhi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do të kandidojë për Tiranën? Ja çfarë thotë Adriatik Lapaj

0

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u pyet edhe për garën e mundshme në Tiranë, pasi Edi Rama kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt. 

Lapaj deklaroi se vendimi për kandidimin në Tiranë, i takon kryesisë së partisë. 

Rakipi: Tirana pritet të shkojë në zgjedhje sepse Rama kërkoi nisjen e procedurave për të hequr Veliajn. Ju ç’do të bëni me këto zgjedhje? Vetë keni interes të garoni? 

Lapaj: Nuk ka zgjedhje për Këshillin kësaj here, por vetëm për kryearin. Është vendim që i takon kryesisë së lëvizjes tonë. Mendoj se duhet garuar por mendoj se do të merret nga kryesia ky vendim.  Do të marrim vendim mbi bazë të strukturave. Ky vend ka nevojë të votojë kundër kësaj qeveria si fillim por edhe kësaj klase politike në tërësi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetarja pyet troç Ballën: Ju bëni vota, të tjerët marrin poste! Pse s’keni një Ministri? Ja si përgjigjet politikani socialist

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është pyetur drejtpërdrejt këtë të hënë nga gazetarët, se përse kryeministri Edi Rama nuk i besoi asnjë Ministri, ndërkohë që grumbulloi shumë vota për Partinë Socialiste.

“Rikthimi si kryetar grupi, ju bëni vota të tjerët marrin poste? Pse nuk ju dha një Ministri?”, ishte pyetja që gazetarja Ambrozia Meta i drejtoi Ballës, në Kryesinë e Kuvendit.

“Unë mendoj që ka një parim të vjetër që quhet “oikepragia”, (nuk është e sigurt nëse fjala është kapur siç duhet sepse komunikimi ishte live) secili bën atë që di të bëjë më mirë. Besoj se bashkë me ju dhe bashkë me të gjithë, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.

Jam shumë krenar për kohën që shërbeva si ministër, qoftë si Ministër i Brendshëm dhe Ministër Shteti. Por kjo është një detyrë (detyra e re si kryetar i Grupit Parlamentar) që më pëlqen shumë”, u shpreh Taulant Balla.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se riformatimi i komisionit për Politikën e Jashtme është bërë me qëllim për të lënë opozitën jashtë procesit të integrimit, kreu i Grupit të PS theksoi se në momentin që është Shqipëria, drejtimi i komisionit i takon shumicës.

“Unë mendoj se ne kemi bërë të kundërtën e saj që thoni ju. Propozimi i ardhur nga PS dhe i bërë publik nga Edi Rama, është një ngritje në nivelin më të lartë të mundshëm të komisionit për çështjet europiane.

Në 2005 ishte një komision i dorës së dytë, ndërsa tashmë bëhet primar. Padyshim, sikurse në një pjesë të madhe të parlamenteve të unë kam njohur, në fazën që gjendet Shqipëria ky komision duhet t’i përkasë shumicës. Siç është Bundestagu”, përmbylli Taulant Balla.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…hiqni dorë nga “punësimet”

0

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, A2CNN mëson se Edi Rama ka “këshilluar” deputetët e tij të rinj që të kenë kujdes me komunikimin, si me gazetarët, ashtu edhe me takime të tjera zyrtare.

Gjithashtu, u është kërkuar që deputetët të heqin dorë nga “punësimet”.

Një urdhër që është dhënë edhe më parë, por mesa duket vijon të mbetet problem.

Gjithashtu, u ka kërkuar që duhet të merren me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx