Ballina Blog Faqe 51

PD kallëzon në SPAK ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari

0

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtuesin  e Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe disa drejtues të tjerë..

Mësohet se padia është ngritur me argumentin, kanë drejtuar aksionin ndaj protestuesve të opozitës dhe kanë përdorur ndaj tyre spraj kundër ariut.

Padia në SPAK vjen pas protestës së ditës së premte ku drejtues të PD hodhën akuza për dhunë nga uniformat blu.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Maliqi nis fushatën: T’ia kthejmë Kuçovën qytetarëve

0

Ish-deputeti Lefter Maliqi, me anë të një video në rrjete sociale, premton se do bëjë ndryshime të mëdha në Kuçovë duke nisur nga heqja e tenderave korruptivë dhe kthimin e Bashkisë Kuçovë në funksion të qytetarëve.

Ai premton se Kuçova do të kthehet në një kantier të madh ndërtimi dhe në një shembull për qarkun e Beratit dhe gjithë vendin.

“Edhe 1 vit na ndan nga fitorja e madhe – fitorja e ndryshimit, zhvillimit dhe transformimit të Qytetit të naftëtarëve, aviatorëve dhe intelektualëve. Kuçova do të kthehet në një kantier të madh ndërtimi dhe në një shembull për qarkun e Beratit dhe gjithë vendin.

S’ka forcë që na ndal!

Të majtë e të djathtë, të bashkuar për qytetin tonë – Bashkia do t’u kthehet qytetarëve.

Fjala – fjalë. Besa – besë. Koha për vepra, shërbime dhe investime reale.

Për një Kuçovë më të bukur, më të pastër, plot dritë dhe gjallëri!”- tha Maliqi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I infektuar me SIDA?! Del analiza mjekësore e kryebashkiakut të Gjrokastrës

0

Eshte publikuar diten e sotme analiza mjekesore e kryer ne Greqi ne lidhje me kryebashkiakun e Gjirokastres Flamur Golemi per te cilin ditet e fundit eshte aluduar se eshte prekur nga HIV AIDS.

Analiza tregon gjendje virale por hedh poshte prekjen nga virusi i pretenduar HIV/AIDS, i transmetueshem seksualisht.

Edhe nje dite me pare Bashkia e Gjirokastrës e quati shpifje dhe sajesë lajmin që po qarkullon në rrjet se kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës janë të infektuar me virusin HIV/AIDS.

Ky pretendim u publikua fillimisht nga gazetari dhe ish-kandidati për deputet, Basir Çollaku në një postim në Facebook.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Bashkia e Gjirokastrës thekson se këto pretendime janë tërësisht të pavërteta, të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale. Sipas tyre ky është një akt dezinformimi, i cili synon të dëmtojë figurën e institucionit, kryetarit të Bashkisë dhe punonjësve.

“Bashkia Gjirokastër dënon me forcën më të madhe përhapjen në rrjetet sociale dhe në çdo formë tjetër publike të informatave dhe pretendimeve të rreme, të fabrikuara dhe alarmuese, të cilat kanë për qëllim të qartë krijimin e një gjendjeje pasigurie dhe paniku te qytetarët.

Pretendimet e shpërndara së fundmi, sipas të cilave Kryetari i Bashkisë dhe 18 punonjës të këtij institucioni rezultojnë të infektuar me virusin HIV/AIDS, janë tërësisht të pavërteta, të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kritikat e Spiropalit për qeverinë dhe Ramën, Balla: Nuk i kam dëgjuar …

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas mbledhjes u pyet në lidhje me një vendimmarrje të mundshme për Elisa Spiropalin pas kritikave të kësaj të fundit mbi qeverinë, që kur nisi përplasja me Edi Ramën për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha për gazetarët se kritikat e saj Spiropali nuk i ka shprehur në mbledhjen e grupi, ndërsa theksoi se një vendimmarrje për të do të merret kur Kryesia të bëjë një raport për punën e deputetëve.

“Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport”, u përgigj Balla.

Pjese nga komunikimi me gazetarët

Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Kjo është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.

Pyetje:  A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e  Ballukut?

Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…

Pyetje: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar

Pyetje: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrezik për shëndetin, AKU bllokon çokokremin me salmonelë

0

Një tjetër rast shqetësues për sigurinë ushqimore është sinjalizuar nga sistemi europian RASFF në lidhje me kremin e lajthisë me kakao që rezulton i kontaminuar me Salmonela spp, i importuar nga Gjermania.

Sipas alarmit të lëshuar nga sistemi RASFF, ky produkt përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

Konkretisht bëhet fjalë për produktin Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g), i importuar në Shqipëri nga kompania “Lengo Group”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet përkatëse në subjektin importues “Lengo Group”, ku është konstatuar sasia e importuar e këtij produkti, në total 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori fundor është 8.7 kg, për të cilën subjekti ka kryer njoftim në ambientin tregtues.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U dhunua nga policët në protestën e demokratëve, Aulon Kalaja: Do i denoncoj!

0

Ish-kandidati për deputet i PD-së Aulon Kalaja ditën e sotme ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e djeshme ku ai humbi ndjenjat pasi ndaj tij u hodh spraj.

Në një intervistë të dhënë për Top Channel, Kalaja shprehet se ka pësuar shumë dëmtime në trup nga dhuna e ushtruar nga ana e policisë, duke shtuar se për rrjedhojë të situatës ai ka mbetur i lënduar aq sa i është sugjeruar që për tre javë të përdorë qafore.

“Unë humba ndjenjat kur tentova të nxirrja një protestues nga radhët e policisë. Në ato momente jam goditur dy herë me shkelma nga dy policë të ndryshëm, tentova të mbahem, kam kapur skafandrën e një polici, aty jam goditur nga dy policë të tjerë me skafandër në pjesën e qafës. Më vonë më janë hedhur nga tre drejtime spraj dhe piper, nuk e di çfarë lëndësh ishin, kam kërkuar analiza toksikologjike. Më vonë kam humbur ndjenjat dhe më çuan në spital. Më thanë për shembje pas koke dhe në qafë dhe më dhanë qaforen për ta mbajtur tre javë” tha Kalaja në intervistën e dhënë për Top Channel.

Ndërsa shtoi se për shkak të plagëve të marra dhe dhimbjeve, demokrati nuk ka vënë sy në gjumë gjithë natën duke pretenduar se ai nuk ka tentuar ta godasë policinë.

“Mbrëmë nuk kam fjetur fare edhe nga djegia që kam në kokë dhe në sy, por më shumë kam probleme me qafën. Këta të rrahin dhe nuk të lënë të qash. Nëse mendojnë se kam goditur policinë, nuk është në formimin tim, absolutisht nuk kam pasur probleme me forcat e rendit. Do të shkoj menjëherë në polici dhe prokurori për të kallëzuar personin që më ka kallëzuar mua për një kallëzim të rremë dhe gjithë procedurën antikushtetuese dhe të drejtën time si një protestues normal” shtoi Kalaja në fjalën etij.

Më tej, Kalaja u shpreh  i zhgënjyer nga vizita e ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit në spital, i cili u takua me policët që u dëmtuan gjatë protestës, por demokratin e la në harresë.

“Kam parë vizitën e ministrit të Brendshëm te disa policë që erdhën duke u zgërdhirë në spital dhe ministri i Brendshëm nuk gjeti kohë të më vizitonte apo të më pyeste, edhe unë jam qytetar. Ai është ministër i qytetarëve shqiptarë, nuk është ministër i PS. Kam qenë njeriu i dëmtuar në spitalin e Traumës” u shpreh më tej demokrati.

Demokrati Aulon Kalaja dhe Luçiano Boçi mbeti i plagosur në protestën e djeshme të thirrur nga demokratët.

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit bëri me dije se për shkak të protestës së djeshme janë vënë në pranga 11 shtetas dhe kanë nisur hetimet për 15 të tjerë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“PD drejt humnerës”/ Salianji: Me Berishën nuk vijmë në pushtet

0

Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me demokratët në Kukës, në vijim të turit të tij me strukturat e PD-së nëpër degë të ndryshme në vend.

Salianji foli me tone të ashpra ndaj lidershipit aktual të PD-së dhe ndaj Sali Berishës në veçanti.

Njerëz pranë Berishës, sipas ish-deputetit, flasin njësoj si ai për gjendjen e PD-së, por thjesht nuk e pranojnë publikisht realitetin.

Salianji: Secili prej nesh ka patur arsye për të qenë i mërzitur. Arsyeja kryesore është humbja e PD në zgjedhje, nuk kemi ofenduar askënd. Kemi folur të vërteta. Edhe ata më të afërmit me drejtuesit e PD flasin si ne. Por kemi marrë si këmbim urrejtjet, mashtrime shpifje. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga një politikë 36 vjeçare e baltës, shpifjes.

Secili prej nesh ka kostot e veta. Unë kam të mijat. Dhe jam ende, edhe unë pavarësisht se kam fituar në zonat që më kanë caktuar, por ka një moment, pasi PD është në një dishezë që nuk ndalet.

Po shkon drejt një gremine, që zgjedhjet e ardhshme nëse nuk reagojmë do e tregojnë dhe më fort. Edhe ata demokratët që janë të lidhur shumë me udhëheqësit e PD, e thonë në çdo tavolinë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet.

S’kanë as minimumin e përgjegjësisë se kjo gjë duhet thënë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ekskluzive/ Pas Ballukut, Brukseli i vë kritere shtesë Shqipërisë

0

Ajo që po ndodh në Shqipëri duket se po shihet me lupë në Bruksel. Është tashmë e qartë se bllokimi i imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku është mbajtur shënim nga vendet më të rëndësishme të Unionit, të cilat kanë caktuar “detyra shtesë” për qeverinë e Edi Ramës për të vijuar rrugën e procesit të integrimit.

Lapsi.al mësoi se këtë të premte (17 prill) në Bruksel u zhvillua një tjetër takim teknik i Grupit Punues për Zgjerimin dhe Vendeve në Negociata, i njohur si COELA ku në tryezë ishte një draft për Pozicionin e Përbashkët të BE-së (Draft Common Position) për miratimin e udhërrëfyesve të GrupKapitullit të Parë për Shqipërinë.

Ky GrupKapitull, i quajtur “Themeloret”, është një nga më të rëndësishmit pasi përfshin shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe institucionet demokratike. Një burim i brendshëm zbuloi për lapsi.al detaje nga diskutimet duke nënvizuar se disa vende të BE-së nuk kanë dhënë dakordësinë për draftin, edhe pse tashmë janë zhvilluar disa mbledhje.

Sipas burimit të lapsi.al, Presidenca e BE-së prezantoi në takim një draft të rishikuar të IBAR, i cili ishte ndryshuar në përputhje me komentet e Shteteve Anëtare të bëra në takimet e kaluara.

“Komisioni vlerësoi se teksti i kompromisit është i pranueshëm në formën e tij aktuale, ndër të tjera sepse disa tema adresohen më mirë në kapituj të tjerë specifikë, për të mos mbingarkuar kërkesat e Grupit të Parë” – u shpreh burimi për lapsi.al.

Duke qenë se teksti u ishte dorëzuar përfaqësuesve të shteteve anëtare vetëm një mbrëmje më parë, ata nuk kishin ende qëndrime përfundimtare. Megjithatë në diskutimin që u zhvillua, përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Polonisë, Austrisë, Holandës, Belgjikës, Luksemburgut, Greqisë, Estonisë dhe Suedisë konstatuan gjerësisht se teksti me detyrat për qeverinë e Tiranës “kishte lëvizur në drejtimin e duhur”.

Megjithatë, Italia, Estonia dhe Hungaria vlerësuan se drafti ishte tepër kërkues dhe i detajuar, veçanërisht në krahasim me Pozicionin e Përbashkët të Malit të Zi.

I njëjti burim zbuloi se vende të rëndësishme si Holanda, Gjermania dhe Franca patën propozime për ndryshime edhe në disa tema të tjera; ndërsa për Austrinë dhe Poloninë ishte e rëndësishme gjetja e një ekuilibri më të mirë për kriteret ekonomike (kriteret e mbylljes).

Në këtë pikë të diskutimit, Presidenca e Bashkimit Europian u kërkoi Shteteve Anëtare të dërgojnë komentet e reja me shkrim deri në mesditën e datës 22 prill. Drafti për Shqipërinë do të jetë sërish në rendin e ditës të COELA-s në mbledhjen e 28 prillit.

Qëllimi është që të gjendet një tekst kompromisi midis Komisionit dhe Vendeve Anëtare mbi detyrat që i duhen lënë Shqipërisë të cilat sipas asaj që mëson lapsi.al kanë ardhur në rritje.

Ndryshe nga ajo që po ndodh në Bruksel, në Tiranë, kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa përsëritur se procesi i integrimit “nuk ka frenim”. Kriteret në rritje të BE-së ndaj Shqipërisë, sipas Ramës janë thjesht “pyetje shtesë” që vendet anëtare po bëjnë.

E vërteta është se ndryshe nga Mali i Zi, që po ecën me mbylljen e kapitujve dhe në fillim të qershorit pret të zhvillojë tryezën e radhës ndërqeveritare me BE-në, në Tiranë, duket se prej votës për mbrojtjen e zëvendëskryeministres të akuzuar për korrupsion, procesi i integrimit ka mbetur në vendnumëro. ©LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri te “Arlis”/ Rama: Pallati do riparohet! Bonus qiraje për banorët

0

Edi Rama, ka premtuar këtë të shtunë bonus qiraje për të gjithë banorët e prekur nga zjarri i regjistruar pak ditë më parë, në kompleksin “Arlis” në Tiranë, ku u shkrumbuan mbi 30 apartamente.

Rama ka premtuar se banorët do të marrin bonus qiraje, derisa pallati të jetë riparuar nga vetë ndërtuesi Armand Lilo, ndryshe nga sa u shpreh më herët se pallati do të rindërtohet 100% nga ky i fundit.

“Banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi.”, ka deklaruar Rama.

Kujtojmë se pas zjarrit në një deklaratë për mediat, Rama premtoi se pallati do të rindërtohej 100% nga Armand Lilo, por vetë ky i fundit u shpreh se kompania do të marrë përsipër vetëm rikuperimin e fasadës dhe apartamentet e prekura, jo rindërtimin 100% të pallatit.

Mbetet për tu parë tashmë nëse pallati do të rindërtohet apo riparohet dhe si do të procedohet me rastin, i cili u ka kushtuar dëme të pallogaritshme banorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Ja pse Spiropali u shpall ‘armike’ nga Rama

0

Kryedemokrati,  Sali Berisha ka analizuar sipas tij arsyet se përse kanë ndodhur përplasjet brenda PS, mes ish-ministres Elisa Spirapali dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, “molla e sherri” janë vjedhjet e kryera nga kreu i qeverisë dhe Belinda Balluku, akte të cilat, sipas Berishës, Spiropali nuk i mbrojti.

“Janë gjithçka në partinë e krimit bazohet në krim, Marrëdhënie krimi janë marrëdhëniet e tyre. Elisa u shpall armike për dy arsye madhore. Së pari nuk mbrojti vjedhjet e Ramës dhe Ballukut. Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme ajo nuk mund të kishte”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx