Ballina Blog Faqe 88

Kosovë/ Votohet qeveria e re Kurti 3

0

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zgjodh sërish kryeministër i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të një mandati të rregullt katërvjeçar nga viti 2021 deri në fillim të vitit 2025 dhe ushtrimit të detyrës gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025.

Ai shërbeu për disa javë si kryeministër edhe në vitin 2020, por ajo qeveri u rrëzua, për shkak të mospajtimeve mes partnerëve të koalicionit lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Për Qeverinë e tij të re votuan 66 deputetë, kundër ishin 49, ndërsa abstenime nuk kishte.

Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt.

Institucionet e reja u formuan pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.

Kjo, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, nuk pati vota të mjaftueshme për të krijuar Qeverinë, por këtë e arriti pas zgjedhjeve të dhjetorit të po atij viti, në të cilat fitoi 57 mandate.

Në ekspozenë para deputetëve, Kurti premtoi investime në industrinë e prodhimit, në mirëqenien sociale dhe në mbrojtjen e vendit.

“Kosova është më demokratike dhe më e sigurt se kurrë më parë, Kosova është rreshtuar në anën e paqes, të drejtësisë, dhe të aleatëve të saj demokratikë. Aleanca jonë me BE-në, SHBA-në dhe vendet mike nuk do të lëkundet, sepse ky bashkëpunim nuk është strategji, është vlerë”, tha Kurti.

Kurti nisi karrierën politike në vitet 1990, me angazhimin në protestat kundër represionit të regjimit serb, për të vazhduar më pas si një nga emrat kryesorë në skenën politike të pasluftës në Kosovë.

Ai themeloi Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2005 dhe njihet si kritik i ashpër i elitave të mëparshme politike, të cilat i akuzon për korrupsion e nepotizëm.

Gjatë viteve, ai ka transformuar retorikën politike, duke u fokusuar sot në forcimin e shtetit të Kosovës si një entitet sovran dhe i pavarur.

Kurti ka pasur shpesh përplasje me komunitetin ndërkombëtar për veprime të perceptuara si në dëm të komunitetit serb, ndonëse ai i ka cilësuar ato si mospajtime të zakonshme mes miqsh dhe partnerësh.

Mandati i ri i Kurtit vjen në kohën kur Kosova përballet me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë dialogun me Serbinë, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës euroatlantike.

Analistët politikë vlerësojnë se qeverisja e tij e ardhshme do të varet nga aftësia për të krijuar konsensus mes partive politike dhe për të implementuar reformat e premtuara gjatë fushatës zgjedhore./REL

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i zhgënjyer nga votimi i projektligjit për shërbimin e jashtëm në komisionet parlamentare

0

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndoqi me vëmendje të veçantë diskutimet e zhvilluara në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme mbi projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e thellë që asnjë nga shqetësimet dhe sugjerimet e ngritura gjatë dy viteve të fundit nga KASH, si dhe nga personalitete të shquara të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk u morën në konsideratë nga përfaqësuesit e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nga deputetët e shumicës parlamentare.

KASH shpreh gjithashtu keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga ana e qeverisë dhe shumicës parlamentare për ta trajtuar këtë projektligj me konsensus dhe në mënyrë bipartizane, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ligj me interes të lartë kombëtar dhe shtetëror, e jo thjesht partiak.

KASH vlerëson se, ashtu si edhe me miratimin e ligjit në vitin 2015, shumica parlamentare vijon ta trajtojë dhe ta konsiderojë Shërbimin e Jashtëm si pjesë të saj, duke shprehur qartazi kundërshtinë ndaj ndërtimit të një shërbimi diplomatik profesional, të qëndrueshëm dhe me mbështetje konsensuale e bipartizane. Trupa diplomatike duhet të jetë në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe jo të partive në pushtet.

Ndërkohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë shumë profesionale, me kontribute të spikatura në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në të cilën bëjnë pjesë ish-ministra të Jashtëm, ish-ambasadorë, ish-sekretarë të përgjithshëm të MPJ-së apo ish-drejtorë politikë, iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin kuvendor për Evropën dhe Politikën e Jashtme, e kërkuar zyrtarisht prej KASH-it, për të mbrojtur një investim të bërë ndër vite për një diplomaci profesioniste, të karrierës, të kërkuar që në fund të viteve ’90 nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare që ta tërheqin projektligjin dhe ta rihapin procesin e shqyrtimit të tij në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe bipartizane, duke marrë seriozisht në konsideratë sugjerimet dhe rekomandimet e atyre që kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të vyer në politikën e jashtme dhe në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare të vendit. Një qasje e tillë do të ndihmonte në konsolidimin e një trupe diplomatike profesionale, të depolitizuar dhe që gëzon mbështetje të gjerë institucionale dhe shoqërore.

KASH vlerëson se, i miratuar në këtë formë, projektligji do ta dëmtojë edhe më tej sistemin e karrierës diplomatike, do ta politizojë skajshëm atë dhe do të kultivojë ndjenjën e pasigurisë së përhershme politike te diplomatët e karrierës. Një shërbim diplomatik i tillë rrezikon të perceptohet si i paragjykuar dhe krijon një precedent negativ për çdo rotacion politik të ardhshëm, duke cenuar seriozisht vazhdimësinë dhe kredibilitetin e diplomacisë shqiptare.

Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Presidentit të Republikës që të mos e dekretojë këtë ligj në formën e miratuar dhe të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese për ta rikthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Njëkohësisht, KASH informon opinionin publik se do të ndjekë të gjitha rrugët institucionale dhe ligjore, përfshirë edhe adresimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, në mbrojtje të parimeve kushtetuese, të shtetit të së drejtës dhe të një shërbimi të jashtëm profesional, të depolitizuar dhe në shërbim të interesave afatgjata kombëtare të Shqipërisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Proteste e banorëve në rrugën e fshatit Gramzë

0

Për rreth një orë banorë të fshatrave të njësisë Administrative Thumanë kanë bllokuar rrugën që lidh aksin e autostradës Thumanë- Kashar, pranë Gramzës.

Kjo pjesë e rrugës prej rreth 500 metra është bërë makth i drejtuesve të automjeteve, nga amortizimi tejet i rëndë i këtij aksi.

Banorët kanë bllokuar për rreth një orë.kanë mbatjur rrugën e bllokuar, në shenjë proteste ndaj institucioneve.

Banorët sipas tyre janë të vendosur të vijojne protestat deri në rikonstruksionin e plotë të saj.

Në mbështetje të protestuesve ishte aktivisti Aulon Kalaja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tubimi i opozitës, Berisha: 4 protestues u qëlluan me snajper

0

19 efektivë policie, një qytetar dhe deputeti demokrat Beldjon Nallbati mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme të PD në kryeqytet.

Por protestën e cila u mbyll me akte dhunë, molotovë dhe fishekzjarrë, Sali Berisha e cilësoi sot gjatë konferencës për mediat si një kryengritje paqësore.

“Protestuesit meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen paqësore i zbardhën faqen Shqipërisë. Shënuan një kapitull të ri, në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Berisha tha me tej se Edi Rama kishte përgatitur “skenar gjakderdhjeje dhe ekzekutimi të protestuesve”.

“Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesit, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes, ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh. Për këtë qëllim kishte vënë në krye të banditëve me uniformë, kriminelin Sokol Bizhga. Urdhëroi sjanpër të qëllojnë tre protestues, katër më falni, katër… të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtat e rasteve vdekjeprurës. Dhuna e egër e banditëve nuk kurseu as deputetë. U vërsulën me urdhër dhe goditën Bledjon Nallbatin, i cili nuk po kryente asnjë veprim”, tha më tej Berisha.

“Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Jo. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse. Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv. Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë. Dhe një zonjë. Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja e Liridonës, Naim Murseli kërkon të flas me Behgjet Pacollin

0

Në seancën e sotme lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, i dyshuari Naim Murseli ka kërkuar të ketë komunikim me djalin e tij, si dhe me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Gjyqtarja Fatime Dermaku njoftoi se sa i përket kërkesës për të komunikuar me djalin, autoritetet suedeze janë kontaktuar dhe pritet një përgjigje.

“Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre, ndërsa sa i përket kërkesës për të komunikuar me Behgjet Pacollin në numër të telefonit të Zvicrës dhe dhëndrin tuaj ajo është kërkesë që nuk lejohet, se është kategori e personave që nuk e lejon ligji”, tha gjyqtarja.

Ndërkohë, kërkesa për të komunikuar me Behgjet Pacollin përmes numrit të tij të Zvicrës është refuzuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kthesa e PS/ Rama urdhëron mbrojtje për Ballukun, socialistët derdhen në ekrane

0

Përfaqësuesit e mazhorancës me në krye Edi Ramën që deri më dje përbetoheshin si “dashnorë” të drejtësisë e që nuk komentonin çështje të saj, prej ditës së sotme janë derdhur nëpër ekrane.

Kanë vetëm një mision; të mbrojnë Belinda Ballukun në aferën e saj përballë drejtësisë. Edhe pse debatin tentojnë ta maskojnë si një çështje të jurisprudencës dhe thellësisht kushtetuese, në fakt ata janë në media për hallin e Ballukut dhe Ramës.

Kjo kthesë e papritur nuk është aspak rastësi, por një urdhër politik i Edi Ramës. Siç mëson Lapsi.al nga radhët e deputetëve të PS, sot në mbledhjen e grupit parlamentar, Edi Rama kërkoi prej deputetëve të tij të mos ishin pasivë në këtë situatë.

Ai ju tërhoqi vëmendjen të vetëve, sidomos figurave që janë me përvojë, për të dalë në mbrojtje të Ballukut në betejën e saj me drejtësinë. Përbetimet e kryeministrit si “dashnor” i drejtësisë janë një vegim i së shkuarës.

Belinda Balluku e ka tërhequr në batakun e saj në një përballje frontale me SPAK që kërkon “kokën” e zëvendëskryeministrës, tashmë të pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po të shihje sot prej mesditës dhe deri vonë në mbrëmje në disa ekrane u shfaqën befas si kërpudha përfaqësues të PS-së e të qeverisë, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur Ballukun.

Kishte kohë që përfaqësues të PS nuk dilnin nëpër studio televizive. Aq më tepër të flisnin për cështje që kanë të bëjnë me drejtësinë. Por Rama nën presion të fortë nga Balluku ka ndryshuar strategji. PS si një kazermë ushtarake nën thundrën e tij, tashmë so të marrë në mbrojtje Ballukun.

Vetë Rama sot e dha sinjalin që nuk do ta lëshojë imunitetin e saj duke u bërë zyrë avokatie për numrin dy të qeverisë. BE nga ana tjetër dha sinjalin e qartë se kjo është vijë e kuqe dhe mund të ketë pasoja për Shqipërinë.

Për të intensifikuar daljet mediatike të deputetëve, Rama prezantoi në mbledhjen e grupit të PS-së këshilltaren e tij të re, Jonida Shehu, fjala e së cilës tha ai, është njësoj sikur t’u ketë folur vetë kreu i mazhorancës.

Me çehre të prishur dhe e heshtur totalisht ishte shfaqur në mbledhje edhe vetë e pandehura Belinda Balluku, e cila njësoj si Rama plot me dëshpërim kërkonte herë “armiq” brenda radhëve dhe herë “argatë” që janë të gatshëm t’i vënë fytyrën mbrojtjes së aferës së saj me drejtësinë. /LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n e qeverinë: Të mos përdoret më imazhi im

0

Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel shpk, AKSHI-n dhe kryeministrin Edi Rama.

Padia vjen pasi imazhi i aktores është përdorur edhe për ministren virtuale Diella dhe kjo sipas saj përbën shkelje të kushteve të kontratës, e cila është nënshkruar vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania.

Përmes një kërkese për sigurim padie, aktorja kërkon që deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, të mos përdoren të dhënat e saj personale (imazh dhe zë), për avatarin e Ministres për Inteligjencën Artificiale. Aktorja Bisha pretendon se po i shkaktohet një dëm i madh dhe i pakthyeshëm.

“Kërkuesja do të investojë gjykatën me kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, pasi vlerëson se, si rrjedhojë e veprimeve të palës së tretë, asaj i është duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm”, thuhet në padi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

10 orë në Bashkinë e Vlorës, Prokuroria vendos sekuestro për dosjet dhe kontratat e plazheve

0

Prokuroria e Vlorës ka qenë ditën e martë në Bashkinë e Vlorës. Sipas informacioneve të A2 CNN, dy oficerë të OPGJ-së kanë qenë me urdhër sekuestro për disa dosje në Zyrën e Aseteve dhe konkretisht për dosje të viteve 2023–2025.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë.

Prej orës 13:00 deri në mbrëmje rreth orës 23:00 kanë qenë oficerët e OPGJ-së në ambientet e bashkisë. Sipas burimeve prokuroria ka vënë sekuestro për dosjet dhe kontratat e plazheve në këto vite.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje, reagon nga burgu kryebashkiaku i Rrogozhinës: Jam i burgosur politik!

0

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, ka reaguar publikisht pasi u shpall fajtor dhe u arrestua për korrupsion në zgjedhje. Në një mesazh drejtuar mbështetësve dhe qytetarëve, ai e cilëson veten “të burgosur politik”, ndërsa shprehet se do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ai deklaron se kushtet në të cilat ndodhet nuk janë ato që priste nga drejtësia, për të cilën thotë se ka luftuar, ndërsa shton se “lufta nuk mbaron këtu” dhe se do të përdorë çdo mundësi ligjore për të fituar pafajësinë.

REAGIMI

Së pari, falenderoj me zemër çdo mik/e, shok/shoqe, koleg/e, mbështetës/e, qytetar/e dhe familjarë për mbështetjen e pakufijshme që më keni dhënë nga dhjetori i vitit 2020 e deri më sot, bashkë kaluam sfida përtej asaj çfarë mendonim se ishim të aftë të përballonim por sot fjalët për të përmendur arritjet tona mendoj që janë të tepërta pasi kush ka pasur sadopak besim dhe dëshirën e mirë, ka parë transformimin dhe ‘luftën’ e pastër që të gjithë bashkë kemi bërë krah për krah për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

Së dyti, kushtet në të cilat flas nuk janë absolutisht ato që prisja nga vetja ime dhe nga drejtësia për të cilën kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Stasburg.

Së treti, fjala merr dhenë më shpejt se era dhe përveçse flitet se këtë situatë e kam “peshqesh” nga kundërshtarë politik, nuk më pëlqen aspak ideja që diskutimi zgjerohet duke thënë që “peshqeshi” vjen nga rradhët e partisë socialiste qoftë brenda qytetit apo më lart. Miqtë e mi, me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në krye, në Rrogozhinë, kemi fituar pesë palë zgjedhje, qytetarët na besuan plot pesë herë për aq kohë sa kam qenë drejtues apo kandidat, nëse do kishte sulme personale, askush s’do më kishte lejuar të ushtroja këtë “pushtet” me të gjithë ju përkrah nëse punët do ishin ndryshe nga çfarë janë, unë jam socialist dhe i tillë do mbetem dhe ju duhet të siguroheni që me ose pa mua të qëndroni të bashkuar, mos lejoni as kundërshtarët politik dhe as njëri tjetrin që t’ju distancojë nga qëllimi final, këto s’janë vetëm fjalët e një të burgosuri por janë fjalët e dikujt që njeh çdo rrënjë, degë apo gjethe të familjes së madhe socialiste.

Së katërti, sulmet personale, politike madje edhe familjare kanë qenë të njëpasnjëshme që në momentin që kam futur këmbët në zyrën e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë dhe kam pasur bindjen që janë normale por të sulmohem dhe të burgosem sa kam ndihmuar dikë në nevojë, e kam shprehur dhe do ta them sërish…sa herë të kem mundësi t’i qëndroj pranë dikujt në vend që ta “gjunjëzoj” përballë vështirësive të jetës, çdo herë do kisha bërë të njëjtën sjellje për ta ndihmuar, qoftë kjo për energjinë elektrike apo nevoja të tjera jetësore. Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq.

Së pesti, do ketë plot që do mërziten sikundër do jenë të shumtë dhe ata që janë gëzuar për gjendjen ku ndodhem, kam dy fjalë edhe për këtë…ndoshta do quhem i korruptuar, ndoshta hajdut, ndoshta i pabesë, ndoshta zaptues i asaj karrigeje, ndoshta do përflitem që mora apo lash stafetë kur ndërkoh aty vendoset ai që populli dhe drejtuesit mendojnë të aftë, ndoshta quhem si dikush që i ka rënë dikujt kot në qafë, mund të hidhet vrer mbi mua apo dhe ndaj familjes time, këto janë fjalë që do thuhen qofsha un më i miri apo më i keqi drejtues që ka qenë në krye të atij institucioni por dëshira e mirë dhe të kem dinjitetin tim të paprekur kanë qenë gjithnjë udhëheqësit e mi kryesor.

Së fundmi, qyetarëve i uroj përzemërsisht të kenë shëndet, mbarësi dhe dashuri në familjet e tyre. Mbështetësve i them besojnë fort që më e mira është përpara, fati bëri një lojë tjetër me mua dhe vendosi që të vuaj dënimin në një institucion për të cilin u bë “molla e sherrit” në “kulmin” e karrierës sime por siç kuptuam edhe atëherë, fundi mund të jetë afër por shpresa për më mirë nuk ka asnjëherë fund. Vazhdoni të besoni dhe të luftoni për idealet tuaja, pavarësisht pengesave që do dalin para. Dhe e fundit edhe më e rëndësishme, i them familjes dhe të afërmve të mi që të rrijnë me kokën lart, Edisoni juaj është i burgosur por nuk është kriminel, Edi juaj as nuk ka vrarë, as nuk ka prerë dhe as nuk ka vjedhur, ju s’keni gabuar askund ndaj mos u mërzisni, është thjeshtë një sfidë tjetër të cilën do ta kalojmë të gjithë bashkë me miq e shokë zemre pranë. Për të gjithë…nuk është një lamtumirë por vetëm një mirupafshim për një kohë të caktuar, zoti ju bekoftë! Me respekt, Edison Memolla!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta e opozitës, Rama për Berishën: 80-vjeçar i damkosur dhe i lajthitur

0

Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë ku kërkohej largimi i tij pas skandaleve që përfshinë qeverinë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ të cilin e shoqëron me një foto të bombave molotov të përdor nga protestuesit e opozitës, Rama i tërbuar e ka cilësuar Berishën si një 80-vjeçar të damkosur dhe lajthitur.

“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur! Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës! Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx