Ballina Blog Faqe 9136

Super-mashtrimi 150 mijë euro, arrestohen dy biznesmenë ndërtimi në Tiranë

0

Dy ndërtues janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën se kanë kryer mashtrim me një vlerë prej 150 mijë euro.

Deklarata e policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i bulevardit”, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë

Ekzekutohen masat e sigurisë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për ndalimin e 2 ndërtuesve për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2018, pas një pune intesive 4 mujore, në kuadër të operacionit “Fundi i bulevardit”, kryen ekzekutimin e masave të sigurisë të Gjykatës për ndalimin e shtetasve:

– Bahri Alla, 42 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë (ndërtues);

– Fatmir Kurti, 53 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzëz (ndërtues).

Shtetasit e ndaluar, si ndërtues, që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T., një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.

Termeti shkund Shqiperine, si te reagojme ne raste te tilla?

0

Ngjarje te tilla si termetet jane ngjareje qe nuk mund te parashikohen dhe mund te na gjejne te pa pregatitur. por si duhet te reagojme ne situata te tilla? me poshte po ju japim disa keshilla qe mund te jene te vlefshme per te minimizuar demet ne situata te ngjashme.
1-Futuni poshte nje tavoline: Qendrimi poshte nje tavoline mund tu mbroje nga renia e tavanit ose objekteve qe mund te gjenden ne lartesi, gjithsesi keshillohet qe tavolina te jete e forte dhe me bazament.
2-Largohuni nga mobiljet, dritaret apo muret e jashtme: Mobiljet, muret e jashtme apo dritaret jane te parat qe rrezohen gjate nje termeti, keshtu qe beni mire ti evitoni keto te fundit. Edhe xhamat ose pasqyrat mund te jene te rrezikshme pasi mund tju demtojne.
3-Qendroni te hyrja e deres: Dyart kane siper tyre tranversa te cilat jane me te forta se pjesa tjeter e mureve dhe me e qendrueshme.
4-Largohuni menjehere nga banesa: Menjehere pas perfundimit te lekundjeve eshte e keshillueshme te largohemi nga banesa per te evituar pasoja me te renda. beni mire te mendoni vetem per jetet e njerezve dukr mod humbur kohr per te marre me vete objekte apo para.
5-Zbrisni nga shkallet: Rruga me e mire per tja mbathur jane shkallet nuk duhet te futeni kurrsesi ne ashensor pasi aty mund te ngeleni te bllokuar dhe te rrezikoni edhe me teper.
6-Beni kujdes ku shkelni: Lekundjet e termetit mund te demtojne dyshemen keshtu qe duhet te beni kujdes ku shkelni per te evituar pasojat.
7-Kujdes korrentin: Duhet te largoheni menjehere nga zonat ku ka elektricitet ose prani te gazit.
8-Lere linjen telefonike te lire: Mos e perdorni telefonin per te folur me miqte ose te afermit nese nuk keni emergjence, linjat telefonike duhet te jene gjithmone te lira ne sherbim te emergjencave.

Gjërat që nuk dini rreth migrenës

0

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

Migrena prek një në çdo pesë gra dhe është kontribuesi i dytë më i madh në botë për vitet e aftësisë së kufizuar. Por, kërkimet mbeten të pafinancuara dhe disa specialistë e përjashtojnë atë si një “neurologji të vërtetë”, sipas BBC.

Ndërsa një dhimbje koke “normale” zakonisht mund të kalojnë me një paracetamol ose dy, migrena është agresive.

Nuk ka ndonjë shkak bindës, hormonet dhe aktiviteti jonormal i trurit janë vetëm dy arsye të mundshme.

Krahasuar me shëndetin dhe barrën ekonomike, migrena mbetet një nga sëmundjet më të nënfinancuara në botë.

Emigrantët dhe kampet, Rama: BE nuk mund të eksperimentojë me ne

0

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e Malit të Zi, tha se Shqipëria nuk vë alarmin në lidhje me krizën e emigrantëve dhe nuk do ngrihen kapme refugjatësh, pasi Shqipëria nuk është vendi ku mund te eksperimentohet. “Sigurisht e përsëris për sa kohë nuk janë kushtet që ne të vëmë alarmin ne nuk kemi pse të vëmë alarmin. Nuk jemi si ata që janë shumë më të pasur se ne dhe që vënë alarmin edhe për disa qindra shqiptarë të cilët në pamundësi për të pasur akses për tregun e lirë të Europës kërkojnë azil. Ne jemi të vetëdijshëm për traditën tonë dhe për detyrimin tonë ndaj qenieve njerëzore në hall. Sa i përket kampeve e kam thënë që në sekondën e parë që është shfaqur kjo fantazi si fake neës nga brenda shtëpisë sonë, Shqipëria ka qenë djepi i fake neës përpara se fake neës të shpërthente ne gjithë planetin, që nuk ekziston. Ne kurrë nuk do pranojmë të hapim kampe për të sjellë në Shqipëri emigrantë që refuzohen në vendet e pasura të BE.

Refuzimi i tyre si të ishin mbetje toksike për ne është i papranueshëm. Ne nuk jemi vendi ku mund të eksperimentohet një zgjidhje e tillë që është qartësisht një zgjidhje që nuk funksionin për një mijë e një arsye”, tha Rama. Ndërsa Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic nënvizoi se nuk bëhet fjalë për ngritjen e kampeve por qendrave të pranimit, për ti pranuar njerëzit fatkeq, si dhe duke iu krijuar mundësi rikthimi në vendin e tyre të origjinës. “Qendrat për pranimin e emigrantëve nuk janë kampe, ato janë qendra ku duhet të pranojmë njerëzit fatkeq, ti akomodojmë, ti mbrojmë nga dielli, nga shiu, tu ofrojmë ushqim, mbrojtje shëndetësore, ti mundësojmë që të kthehen në vendin e origjinës apo ti ofrojmë azil nëse kërkojnë. Ekzistojnë procedura dhe rregulla. Kur kemi thënë se do verifikojmë qendrat për pranimin, por nuk kemi thënë se planifikojmë kampet. Ndaj ju lutem le ti shikojmë gjërat në bazë të fakteve dhe jo supozimeve. Supozimet nuk ka çojnë në drejtim të duhur”, tha Markoviç.

Tërmeti/ Reagimet e deputetëve kur abazhuri i sallës filloi të lëkundej fuqishëm (Video)

0

Një tërmet i fuqishëm 5.2 ballë të shkallës rihter me epiqendër në Shijak, Durrës ka tronditur mbarë vendin.

Kryeqyteti është përfshirë nga paniku teksa dy tërmete të fuqishëm me lëkundje të forta pasuan njëri-tjetrin.

Në Kuvendin e Shqipërisë janë ku janë ndërprerë të gjitha mbledhjet e Komisioneve.

Qytetarët janë përfshirë nga paniku e po ashtu deputetët në Komisionin e Ekonomisë.

Noka, Balliu, Tabaku dhe deputetë të tjerë kanë ndaluar debatin dhe janë ngritur në këmbë duke qeshur e duke komentuar ndërkohë që abazhuri i sallës lëkundej fuqishëm.

Tërmeti në Gjykatën e Tiranës/ Shpallet i pafajshëm Tom Doshi, dënohet Mark Frroku

0

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, i cili në 2015-ën deklaroi se i kishin organizuar një atentat.

Durim Bami dhe ish-deputeti Mark Frroku janë dënuar me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, secili prej tyre sipas Prokurorisë duhet të kalonte 8 muaj pas hekurave.

Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.

Tërmet i pazakontë në Shqipëri, panik në të gjithë vendin, qytetarët dalin në rrugë

0

Lëkundjet e tërmetit të pazakonta që kanë shkundur sot Shqipërinë kanë shkaktuar panik të madh tek qytetarët.

Gazetarët raportojnë për “BalkanWeb” se të gjithë qytetarët kanë dalë nga shtëpitë dhe lokalet në rrugë të frikësuar.

Gazetari Elidon Ndreka tha se në qytetin e Rrëshenit kanë mbushur sheshet të frikësuar.
Edhe në Durrës, sapo janë ndjerë lëkundjet qytetarët kanë lënë lokalet dhe kanë dalë në rrugë.
E njëjta situatë raportohet edhe në Fier.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 31 km në Veriperëndim të kryeqytetit. Mësohet se në Tiranë tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, ndërsa në Durrës tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter.

Lajm bombe nga Spanja! Ronaldo drejt serise A

0

“Juventusi e ka seriozisht me Kristiano Ronaldon” Ky eshte titulli me te cilin hapet gazeta prestigjoze Marca. Sipas gazetes futbollisti eshte ne krize me klubin dhe bardhezinjte jane te gatshem te ofrojne 120 milion € per te marre sherbimet e yllit portugez. Nderkohe ky lajm, eshte konfirmuar edhe nga gazeta me e madhe sportive ne Portugali “A Bola”

Të infektuar me salmonelë, AKU bllokon 50.2 tonë mish që vinte nga Brazili

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në sajë të kontrolleve në terren ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili.

Bëhet fjalë për një sasi prej 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Ndërkohë, AKU bën me dije se po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Kujtojmë se gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. “Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta”, thuhet në njoftimin e AKU.

Pikë e re kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi në Zogaj

0

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu i Malit të Zi z.Mevludin Nuhodzic, firmosën marrëveshjen për hapjen e një pike të re kufitare në Zogaj, Shkodër.

Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Shqipëri) – Skje (Mali i Zi) do të jetë funksionale për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve. Pika kufitare është dakordësuar mbi mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror.

Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të ndërtohet në territorin e Malit të Zi, në vendin e emërtuar Skje, në rrugën Ostros–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare.