Ballina Blog Faqe 9135

Kumbaro: Berati, krenari kombëtare, 10 vjet në UNESCO

0

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro gjithashtu kryetari i Bashkisë së Prizrenit dhe nënkryetari Turk i Bashkisë së Amasyas, të dyja bashki me të cilat Berati është binjakëzuar, kanë marrë pjesë sot në konferencën që po zhvillohet me rastin e 10 vjetorit të përfshirjes së qytetit në UNESCO.

Ministria e kultures Mirela Kumbaro e ka cilësuar Beratin dhe Gjirokastrën si dy krenari kombëtare, të cilat kanë pasaporta ndërkombëtare, të ruajtjes nga UNESCO.
Një vatër ku ka hapësira për të gjithë. Kumbaro eshte shprehur se qyteti Beratit nuk është sot në fazën e mbijetesës, por të rijetëzimit. Katër herë më shumë vizitorë e kanë vizituar këtë qytet, nga viti 2013 deri më sot dhe kjo ka ardhur si pasojë e një promovimi më të mirë.

-Ministria e Kulturës me tej është shprehur se edhe Banka Botërore , ka investuar në kete qytet gjë qe ka shtuar restaurimet në fusha të ndryshme. Vetëm Banka Botërore ka dhënë 21 milionë dollarë , për 4 qytete të Shqipërisë, një prej të cilëve është qyteti i Beratit dhe kjo do të thotë më shumë reabilitime rrugësh, banesash, etj. Berati është gjithashtu përfitues i projektit për restaurimin e objekteve të besimit, ku brenda vitit 2018 do të restaurohen tre objekte kulti.

A. Sulollari

Tmerr në diskon ‘Havana’ në Dhërmi.

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal nate në Dhërmi, 37 km nga Vlora. Zjarr Televizion meson se disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë në ajër, pas një sherri në ambientet e një disko mjaft të njohur në jug të vendit.

Zjarr tv mëson se nje ngjarje e rende ka ndodhur brenda në diskon “Havana” në zonën e plazhit, mjaft e frekuentuar kryesisht nga të rinjtë dhe jo vetëm, gjatë sezonit turistik.
Gjatë nje sherri, klientët kanë ikur të alarmuar dhe për pasojë disa prej tyre janë lënduar nga gotat dhe shishet e thyera.
Përplasja me armë ka shkaktuar panik edhe te turistët të cilët kanë zgjedhur Dhërmiun për të pushuar. Pavarësisht masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e sezonit situata ishte mjafte kritike .
Pamjet e siguruara tregojne cfarë la pas , përplasja me armë zjarri , Shishe, gota e karrige të thyera
Sherri brenda diskos ka qenë masiv dhe ka kthyer përmbys gjithçka brenda ambienteve të diskos. Klientët kanë parë tmerr dhe janë larguar të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.

Policia: Arrestuam autorin, s’ka persona të lënduar nga të shtënat
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në disko ‘Havana’, duke arrestuar autorin që terrorizoi qytetarët dhe pushuesit me armë zjarri. Në pranga ka rënë 23-vjeçari Emiljano Nina, i cili ka qëlluar katër herë me pistoletë, pas një sherri me një person tjetër, për motive të hershme.
“Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal. Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë. Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.
Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal”// Thuhet në njoftimin e policisë.

A. Sulollari

Fier: Andrime rrugesh per fushate, ne pikun e sezonit veror!

0

Prej disa ditesh ne unazen e qytetit te Fierit po gerrmohet dhe po asfaltohet. Ky segment rrugore pak para investimit ishte problematik realisht. Rruge me gropa, pa standarte nderkohe qe per shkak te trafikut te madh kjo rruge nuk mbante dot “mbi supe” fluksin e levizjes. Qe gerrmohet sistemohet asfaltohet eshte jemi dakort! Askush nuk ka kundershti qe rruget te sistemohen dhe standartizohen! Nuk deshirojme kete radhe te analizojme ne detaje fondin e “majme” leshuar nga Qeveria ne bashkerendim me Banken Boterore. As te merremi se kush e perfitoi kete tender miliona eurosh!.. Nje tjeter problem duam te parashtrojme. Ne kulmin e sezonit turistik kohe kur me mijra njerez perfshire dhe turiste te huaj i drejtohen bukurive ne Jug te vendit. Qe te shkosh ne Vlore, Gjirokaster e Sarande dhe anasjelltas duhet te kalosh nga “stresi” i madh qe mban emrin “Unaze” ne Fier. Trafik, tym, sorollatje pafund ne gjetje te shtegut per te dale ne rruge kryesore e per te vijuar udhetimin.

Per shkak te bllokimit dhe devijimit te levizjes, jo rralle shume turiste per here te pare ne vend kane humbur drejtimin e deshiruar, duke perfunduar disa km larg destinacioneve te tyre! Atehere mund te shtrojme nje pyetje: Perse nje investim i tille ne pikun e sezonit? Perse ky nxitim dhe kjo rremuje urabane?!.. Pergjigjet mund te jene nga me te ndryshmet. Personalisht e kam nje pergjigje. Keto lloj investime realisht te domozdoshme por jo ne kohen e duhur jane nxitime per fushate elektorale.. Rama ka kohe qe e ka nis fushaten qyteteve ne “bashkebisedimin me qytetaret”..ndoshta dhe andrimet e rrugeve me te shpejte jane ne funksion te fillim fushates.

Pushteti lokal per anomalite e krijuara kerkoi ndjese publike qytetareve! Ministri Gjiknuri se fundmi vizitoi punimet ne kete segment. As ndjesa publike dhe as vizita ministeriore nuk mund ta fashis stresin e mijrave udhetareve qe u ka rene rasti te kalojne drejt jugut keto dite nepermjet Fierit! Ndaj si permbyllje deshiroj te nenvizoj dhe nje here: Eshte pak dhe aspak justifikuese kerkesa per ndjese publike! Kurrsesi as edhe vizita kalimthi e nje ministri!…
Redaktuar nga: Greta Hoxha

Tiranë, shisnin heroinë dhe kokainë në lokalet e natës, 5 të arrestuar

0

Kreu i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, se falë operacionit, “Porosia e natës”, është shkatërruar një grup prej 10 shpërndarësish të drogave të forta në kryeqytet.

Sipas kryepolicit të Tiranës, mësohet se janë bllokuar disa doza kokaine, heroine dhe përzierësish.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj.
Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve, me 10 persona të arrestuar.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për shtetasit:

– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);

– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;

– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);

– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– përzierës për lëndën narkotike
– doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë
– telefona celular
– 3 automjete
– një sasi lekësh dhe eurosh.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:

– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;

– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;

– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);

– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.

Belgjika e mencur në gjysmëfinale me Francën, eleminohet Brazili

0

Merr fund ëndrra e Brazilit për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Belgjika e ka mposhtur Brazilin, me rezultat 2-1, në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të botërorit.

Belgët aritën të mundin njërin ndër favoritet për ta fituar Botërorin “Rusia 2018”.

Pas vetëm pas 13-të minutave lojë kaluan Belgët në epërsi me autogolin e Fernandinhos.

Ata zhvilluan një ndeshje të mençur, edhe pse lojën e dominuan brazilianët, përmes Kevin De Bruyne (32’), dyfishuan avantazhin.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e dneshjes ndërsa në pjesën e dytë Brazili u hodh në sulm drejt portës belge.

Rrugën e golit brazilianët e gjetën më anë te Augustos në minutën e 76-të, por kvetëm kaq.

Neymar me shokë dështuan në realizimin e disa aksioneve radhazi pa mundur të ndryshojë rezultatin.

Belgjika është gjysmëfinalistja e dytë e këtij Botërori, ku do të përballet me Francën, ndërsa Brazili kthehet në shtëpi.

1 ton drogë me vlerë 10 milionë euro në motoskaf, kush janë dy vlonjatët e arrestuar?

0

Në sajë të një operacioni të madh antidroge në brigjet e Salentos në Itali, është sekuestruar një sasi prej 1 ton marijuanë dhe kanë vënë në pranga tre skafistë, dy prej të cilëve shqiptarë nga Vlora.

Mediat italiane bëjnë me dije se droga është kapur në brigjet e Salentos dhe kap një vlere tregu mbi 10 milionë euro.

Sipas policisë, e gjithë sasia e drogës ishte e paketuar dhe maskuar në pjesën fundore të skafit, i cili shtoi shpejtësinë në momentin që u pikas nga forcat policore.

Policia kishte dyshime, pasi skafi ishte i zhytur shume poshtë, ndërkohë që pas kontrollit droga u gjet e paketuar në 49 pako.

Pas ndjekjes, policia mundi të bëjë ndalimin e skafistëve, dy shqiptarë nga Vlora me inicialet M. A., 34 vjeç dhe A. E., 30 vjeç, po ashtu edhe një 65-vjeçari italian.

Nuk ka ende të dhëna për mënyrën se si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës.

Aksident i trefishtë në Librazhd, dëmtohen makinat

0

Një aksident i trefishtë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Librazhdit.

Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën teksa kanë qenë në lëvizje por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se si rrjedhojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti.

Dyshimet/ Çmontuan bombolat, burrë e grua i vunë vetë flakën shtëpisë dhe u dogjën, ja arsyeja

0

Detaje të tjera mësohen për ngjarjen tragjike në Elbasan, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre. Shyqo (Vasil) Liçi, 65 vjeç dhe gruaja e tij Sabire Liçi, 60 vjeçe u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit, por dyshimet e policisë janë se kryefamiljari i vuri vetë flakën banesës.

Akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua.

Bombolat e gjetura përforcojnë dyshimin që në kushtet e një tronditjeje të thellë psikike kryefamiljari t’i ketë vënë vetë zjarrin banesës. Edhe fqinjët kanë thënë për policinë se 65-vjeçari ishte në depresion për shkak të problemeve familjare.

Informacion paraprak
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

Pasojat e tërmetit, plasariten mure dhe bien çatitë, banorët të tmerruar

0

Shtëpia e Altin Kurtit në fshatin Manze e vjetër u dëmtua më shumë nga tërmeti i së mërkurës. E ndërtuar prej vitesh buzë një kodre në këtë fshat, banesa ka pësuar plasaritje të shumta në dysheme dhe në mure.

Çatia në disa pjesë të saj është shembur. Familjarët tregojnë se në momentin e rënies së tërmetit, në banesë ndodheshin dy fëmijët.

“Shumë keq, tu u dridh shumë keq, fëmijët i pata brenda, ata u futën poshtë krevatit”.

Aktualisht familja Kurti nuk ka një strehë ku të qëndrojë, pasi banesa e tyre është mjaft e rrezikshme për të banuar. Në Durrës ka patur edhe dëmtime të tjera banesash, shumica prej tyre të braksitura.

Por nuk është raportuar për të lënduar. Pallati ku banon kjo e moshuar nga Elbasani u lëkund nga tërmeti. “Ka 70 vjet ky pallat, pallati poshtë ka gërmu me themele”.

Nga lëkundjet e tokës janë konstatuar plasaritje në disa pallate dhe banesa në qytetin e Elbasanit dhe në Peqin./abcnews

Sekuestrohen 1.5 mln euro, dyshohet se janë fituar nga aktivitete kriminale

0

Sekuestrohen llogari bankare në vlerën e 1.5 milionë euro, të ardhura këto të dyshuara nga aktiviteti kriminal.

Specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.5137 të vitit 2018 të rregjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bazë të Vendimit Nr. 3422 të datës 30.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bënë sekuestrimin e llogarive bankare, gjendjeve në to, si dhe aseteve në vlerën :

– 1. 5 milionë euro (të një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregëtisë ndërkombëtare).

Kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga shtetasi i huaj italian S. L., (me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve) ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.