Ballina Blog Faqe 9134

Elbasan/ Rritet çmimi i bukës, qytetarët të pakënaqur

0

Prej disa ditësh një byrek në qytetin e Elbasanit nuk kushton më 30 lekë.

Furrat e bukës dhe byrektoret kanë rritur me 10 lekë çmimet e produkteve të brumit .

Të paqarta janë çmimet e bukës, të cilat konfondohen me peshën e saj. E ndërkohë që tregtarët nuk pranojnë të prononcohen për arsyet e rritjes se çmimeve, pakënaqësi shprehin qytetarët.

Rritja e çmimit nga furrat e bukës erdhi menjëherë pas debatit për mossubvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për subjektet që veç prodhimit të bukës, kishin edhe njësi frigoriferike.

Në atë kohë edhe shoqata e prodhuesve të bukës e kundërshtoi vendimin e OSHEE, ndërsa tregtarët paralajmëruan se çmimi i rritur i energjisë do të rëndonte mbi konsumatorin, gjë e cila duket se ka ndodhur tashmë.

Aksidentoi të miturin në Elbasan, kush është 37-vjeçari i arrestuar (EMRI)

0

Elbasan një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka aksidentuar një 8 vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: Besim Vreto, 37 vjeç banues në Tiranë
Pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA719ER, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasi me iniciale A.S. 8 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”
Fëmija menjëherë është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës patrullojnë në Shëngjin (Video)

0

Policia e Lezhës dhe Policia e Kosovës po qëndrojnë pranë pushuesve për një sezon turistik sa më të qetë dhe të sigurt.

“Për çdo shqetësim e emergjencë, telefononi falas 112 , dhe policia do jetë pranë jush. Në shërbim të çdo qytetari 24h, edhe Stacioni Policor Shëngjin me numrat 0694112876 dhe (0) 281 22 010”, thuhet në një njoftim të Policisë Shqiptare. /

Kishte ardhur për pushime në Shqipëri, humb jetën në Golem një pushues gjerman

0

Kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushime, por ka gjetur vdekjen në Shqipëri.

Burime nga policia thanë se ka humbur jetën një pushues gjerman.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks turistik në Golem.

Shkaqet e vdekjes janë natyrale.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në një kompleks turistik në Golem, ka vdekur shtetasi O.A, 77 vjeç, banues në Gjermani.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral, nga një atak kardiak.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.

E rëndë në Elbasan, i riu hidhet nga kati i pestë i pallatit

0

Një 25-vjeçar ka përfunduar në spital me dëmtime serioze pasi është hedhur nga kati i pestë i pallati në qytetin e Elbasanit.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sul Papri”, ndërsa i riu i hedhur është shtetasi me inicialet K.K., rreth 25 vjeç, banues në Tiranë.
25-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.

Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet vuan nga çrregullime mendore dhe ka ardhur nga Tirana ku ka hipur në një pallat dhe është vetë hedhur, sqaron policia.

E rëndë në Pogradec, sherr me karrige në lokal, një i lënduar

0

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit ku si pasojë është plagosur një person.

Sipas policise, mesohet se ngjarja u regjistrua në një lokal në lagjen nr.1 ndërkohë që nisi si një konflikt i castit dhe përfundoi në serr me karrige dhe shihe.

Ndërkohë sipas burimeve policore, i plagosuri aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Aktiviteti i Qeverisë bllokon trafikun për orë të tëra në rrugën Vlorë-Radhimë

0

Policia Rrugore Vlorë ka njoftuar se për arsye të zhvillimit të një aktiviteti, sot prej orës 19:00 deri më 23:00, aksi rrugor Rradhimë-Shkolla e Marinës do të funksionojë vetëm me një kahë drejtimi për lëvizjen e mjeteve.

I përdorshëm do të jetë kahu i djathtë i rrugës Rradhimë-Vlorë, kurse kahu tjetër i këtij aksi do të përdoret për parkime.

Drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë nga Vlora drejtim Rradhimës, luten të përdorin aksin rrugor të Lungomares.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim e çdo drejtuesi mjeti për zbatimin e këtij sensi rrugor të përcaktuar për mbrëmjen e sotme, në mënyrë që të shmanget trafiku rrugor i rënduar ose bllokuar.

Aktiviteti qe ka bllokuar trafikun eshte nje organizim i qeverise per perurimin e impiantit te ujerave te zeza ne Vlore ku kryeministri Rama ka mbajtur edhe fjalimin e rastit.

Zbardhet shkaku i sherrit me armë tek “Havana” në Dhërmi, filloi për një femër

0

Policia vazhdon hetimet ne lidhje me incidentin e ndodhur mbremjen e te shtunes në brendësi të diskos “Havana” në Dhërmi, ku një 23-vjeçar qëlloi 4 herë në ajër me pistoletë.

Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se Emiljano Nina, banues në Tiranë, kishte pasur konflikt të hershëm me një person që gjithashtu ndodhej në këtë disko dhe qëlloi në ajër me pistoletë.

Sipas policisë, nga të shtënat në ajër nuk ka të lënduar, ndërsa dëshmitarët u shprehën se ishin përfshirë nga paniku dhe kishin parë njerëz të gjakosur….

Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur pasi Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj.

Policia thotë se Nina u vu në pranga dhe do të akuzohet për mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe prishje të qetësisë publike.

Tri termete të dielën, lëkundjet zhvendosen nga Gjiri i Lalzit në Korcë

0

Tri termete jane regjistruar te dielen ne territorin Shqiptar. Lekundjet qe shoqeruan kete jave qe u mbyll kane vazhduar edhe te dielen me tri termete.

Sipas institutit te Gjeoshkences, dy termete kane rene ne Gjirin e Lalzit dhe nje ne Korce. Ditet e fundit ka pasur lekundje te forta me epiqendet ne zonen Hamallaj-Gjiri i Lalzit. Si pasoje jane demtuar banesa ne Durres, Kruje dhe ne Lezhe.

Tri termetet e te dieles:
Data: 08/07/2018
Ora: 19:19:39
M=2.1
Place: Burimas, 13 km L Korce
40.71° N, 20.9° E
Thellësia: 1 KM

Data: 08/07/2018
Ora: 02:28:28
M=2.3
Place: 6 Km L Gjiti i Lalezit
41.47° N, 19.6° E
Thellësia: 18 KM

Data: 08/07/2018
Ora: 00:04:22
M=1.9
Place: Gjiri i Lalezit
41.47° N, 19.55° E
Thellësia: 25 KM

Gjermania me ligj imigrimi: Kërkohen punonjës të kualifikuar

0

Mbi 50 leje të ndryshme që të lejojnë të jetosh në Gjermani njeh legjislacioni gjerman. Këtu bëjnë pjesë viza për artistët, leja e kufizuar e qendrimit, leja e pakufizuar e rezidencës, Karta Blu e Bashkimit Evropian për punonjës shumë të kualifikuar e kështu me radhë. Veç kësaj ekzistojnë edhe shumë rregulla e dekrete, të shpërndarë në të gjithë legjislacionin gjerman. Një ligj i posaçëm për imigrimin deri tani mungon në Gjermani.

Kërkesë bazë e SPD

Ka vite që kërkesa për një ligj imigrimi është pjesë e programit të SPD, prej vitesh dështon SPD në rezistencën e partnerëve konservatorë të koalicionit CDU dhe CSU. “Gjermania nuk është vend imigrimi”, dëgjoje gjithmonë nga këto parti. Më vonë një ligj imigrimi është penguar me tezën se ka rregullime ligjore të shumëllojshme për këtë, prandaj nuk nevojitet një ligj imigrimi.

Por socialdemokratët e shohin këtë krejt ndryshe: “Rregullat aktualë të imigrimit janë një monstër burokratike”, ankohet për shembull politikani përgjegjës për politikën e brendshme në SPD, Burkhard Lischka në bisedë me DW. Edhe sikur të mbash parasysh vetëm nevojën që Gjermania të arrijë të dalë e suksesshme në garën ndërkombëtare për punonjësit më të mirë të kualifikuar, duhet të kërkosh “një ligj të thjeshtë, të qartë dhe të kuptueshëm migrimi”, thotë Lischka.

Imigrim në punë, jo në sistemet e mbrojtjes sociale

Ndërkohë, edhe partitë unioniste janë të gatshme që të flasin për një ligj imigrimi – vetëm se ai nuk duhet të quhet kështu: “Orientimin bazë e ofron marrëveshja e koalicionit qeveritar – dhe atje ne flasim për një ligj migrimi të punonjësve të kualifikuar”, thekson Philipp Amthor në bisedë me DW. Deputeti i CDU-së në Bundestag është anëtar i Komisionit të Punëve të Brendshme, migrim për të, si për të gjitha partitë unioniste do të thotë: imigrim në punë.”Nuk kemi dhe kaq pak migrim”, shprehet Amthor.

Konflikti i ardhshëm është i paraprogramuar

Sido që të quhet në fund: që në tetor, ministri i Brendshëm Seehofer do të paraqesë diçka, që mund të kishte pamjen e një ligji imigrimi. Se cila do të jetë saktësisht përmbajtja e tij është e paqartë. SPD-ja pati prezantuar para zgjedhjeve parlamentare një koncept, i cili orientohet mjaft në modelin e Kanadasë: çdo vit të lejohet të imigrojë në Gjermani një numër i caktuar imigrantësh. Ata do të përzgjidhen në bazë të një sistemi, në të cilin do të jepeshin pikë për arsimin, përvojën profesionale, njohuritë e gjermanishtes dhe të afërmit në Gjermani. Njëri nga hartuesit e konceptit është deputeti i SPD-së Karamba Diaby. DW-së Diaby i shpjegon:

“Me ligjin e imigrimit ne duam të kujdesemi për transparencë dhe të tregojmë se mbi bazën e cilave kritere mund të punosh dhe të jetosh në Gjermani.” Sipas këtij modeli, teorikisht do të ishte e mundur që të imigrosh në Gjermani pa pasur një ofertë për një punë të caktuar.

Ky është edhe njëri nga shkaqet pse e refuzojnë politikanët unionistë një model me pikë. “Te tema i imigrimit duhet të jetë e qartë një gjë”, thotë Armin Schuster, zëdhënës i CDU-së në Komisionin e Brendshëm. “Imigrimi në Gjermani kryhet përmes aksesit në tregun e punës”. Me fjalë të tjera: pa ofertë konkrete për punë nuk bëhet asgjë.

Nga informaticieni indian te kuzhinieri ukrainas

Por edhe në vetë partitë unioniste ndërkohë është e qartë se rregullat e tanishme janë shumë të ndërlikuara.”Deri tani kemi pengesa shumë të larta”, thotë Philipp Amthor. Prandaj me më shumë gjasa është një ligj i cili t’i përmbledhë rregullat ekzistues dhe t’i bëjë ato më pak të ngatërruara – këtë e mbështet edhe këshilli i ekspertëve për migrimin. Nuk është fjala vetëm për njerëz me kualifikime të larta. Më i thjeshtë duhet të bëhet migrimi për njerëz me profesione të thjeshta, por të kërkuara. “Nuk është fjala vetëm për superinformaticienin indian, por – dhe këtë mund ta them duke u nisur nga zona ime elektorale – edhe për kuzhinierin ukrainas.”/DW