Ballina Blog Faqe 9133

Perfundon makthi ne shpellen ku mbeten te bllokuar femijet ne Tailande

0

Pas 17 ditësh të bllokuar në një shpellë komplekse dhe të mbushur me ujë në Tailandë, 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë nxjerrë jashtë nga ekipet e shpëtimit.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Forcat e Marinës Tajlandeze, të cilët përgjatë gjithë këtyre ditëve drejtonin operacionin për shpëtimin e djemve dhe trajnerit, duke përmbyllur kështu një operacion të jashtëzakonshëm që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Reuters, fëmijët e shpëtuar janë dërguar në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. 8 prej djemve u nxorën nga shpella përgjatë 2 ditëve të para të operacionit, 4 të dielën dhe 4 të hënën.
Sot u bë e mundur dhe nxjerrja e 4 fëmijëve të tjerë dhe trajnerit të tyre.

Lirohet Ismail Morina “Ballisti”

0

Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” është liruar nga paraburgimi të martën, ka njoftuar vetë ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Morina, i cili e drejtoi dronin mbi stadiumin e Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, gjatë ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka njoftuar se është liruar nga paraburgimi në Itali, falë konsullit të Shqipërisë në Itali, Adrian Haskaj.

Ai e ka falënderuar shtetin shqiptar për përpjekjet për ta liruar atë, si dhe Kroacinë dhe Italinë që kanë qenë të paanshme në këtë proces, raporton Gazeta Express/

Beogradi vazhdimisht e ka kërkuar ekstradimin e tij duke e akuzuar për nxitje urrejtje mes popujve. Edhe pse fillimisht e kishin pranuar kërkesën e Serbisë, autoritetet kroate, aty ku Morina ishte mbajtur në paraburgim, pas një seance gjyqësore kishin vendosur përfundimisht ta hedhin poshtë kërkesën e palës serbe, duke mos e ekstraduar në kryeqytetin serb.

Në fillim të këtij viti, ai u transferua në një burg në Itali, në vendin banor i të cilit është prej kohësh.

“Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time”, ka shkruar Ballisti në Facebook. /Gazeta Express.

U “zhduk” nga Durrësi, anija e arratisur ndalohet në Kroaci

0

Anija “Sea Scanner”, që u largua pa leje nga Porti i Durrësit, është ndaluar në portin e qytetit Rijeka, në Kroaci.

Anija kishte në hambarë një sasi prej 500 tonësh kripë të destinuar për tregun shqiptar, por që rezultoi e dëmtuar. Kjo sasi, pjesë e ngarkesës 6 000-tonëshe, u kthye në objekt të një mosmarrëveshjeje tregtare mes subjektit pritës të mallit “Jurgen XXL”, subjektit dërgues dhe transportuesit, që është kompania egjiptiane “Sea Scanner Logistics”, e cila nga hetimet e para të dokumentacionit të anijes së saj rezulton të ketë probleme me siguracionin e mjetit dhe rrjedhimisht probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.

Pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritetet shqiptare nga rada portuale e Durrësit.

Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës./tch

Pogradec, policët nuk pranojnë rryshfetin 150 euro, arrestojnë shoferin që i ofroi

0

Policia arreston në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të korruptonte me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë (i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi”).
Pasi në datë 09.07.2018, ky shtetas është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Ky shtetas gjithashtu ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me një shumë prej 150 Euro, me qëllim mosprocedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale parashikuar nga nenet 244 e 180 të Kodit Penal.

Greqia zbulon skandalin, në kufirin shqiptar i kapën lëndë të rrezikshme për shëndetin

0

Mallra ilegale me substanca të rrezikshme janë bllokuar nga doganierët grekë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes.

Sipas mediave fqinje, janë bllokuar 778 pako me insekticide të rrezikshme që do të kalonin nga Shqipëria drejt Greqisë.

Mes tyre ishte edhe një substancë e ndaluar, me rrezikshmëri të lartë për shëndetin publik, shkruajnë mediat greke.

Mallrat kontrabandë u konfiskuan nga autoritetet doganore, ndërkohë që nuk është e qartë nëse ka persona të ndaluar.

Vlorë, vajza e sëmurë rrezikon të mbytet, shpëtohet nga roja bregdetare

0

Një 25-vjeçare është shpëtuar nga roja bregdetare në qytetin e Vlorës. E reja ishte duke u larë në det në momentin kur është vënë re nga roja bregdetare se ishte duke u mbytur. Vajzës iu dha ndihma e parë nga roja bregdetare, dhe më pas u shoqërua në spital. Report Tv ka mësuar se vajza vuan nga epilepsia.

Roja bregdetare ka thënë se një tjetër problem shqetësues është monitorimi i plazheve të Vlorës, që nuk është prezent as këtë sezon.

“E pamë në gjendje jo të mirë dhe iu afruam menjëherë që bëmë shpëtimin e saj. Nuk e dinim nëse ishte sëmurë, por pamë gjendjen jo të mirë. E nxorrëm në breg dhe i dhamë ndihmën e parë, deri në ardhjen e ambulancës. Plazhet e Vlorës nuk janë pajisur akoma me roje bregdetare.”-sqaron roja.

Mësohet se gjendja e 25-vjeçares është e stabilizuar, dhe e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U kapën në Kavajë me 1.3 ton drogë, Krimet e Rënda dërgojnë në gjyq pesë persona

0

Pese persona jane derguar ne gjyq me akuzen e trafikimit te narkotikeve pasi sipas prokurorise jane kapur ne Kavaje nje vit me pare me mbi 1300 kilograme lende narkotike.

Burimet zyrtare nga Prokuroria kane thene se me datë 08 korrik 2018, Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal të vitit 2017 (për ngjarjen e 14 korrikut 2017) rreth orës 02:20, në fshatin Bago, Kavajë, në ngarkim të të pandehurve:

1. Joni Sadikaj, lindur dhe banues në Tepelenë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

2. Kejvi Hajdari, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

3. Nertil Shehu, lindur dhe banues në Vlorë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

4. Roland Hysenbelliu, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

5. Skerdi Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, në vlerësimin tërësor të provave të grumbulluara organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1 (një mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë pikë një) kg trafikim ky i cili nuk është realizuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të policisë Kavajë.

“Perbindeshat” qe enden te lire neper parqe!

0

“Vetëm në Shqipëri ndodh që qen të konsideruar të rrezikshëm lejohen jo vetëm të qarkullojnë pa asnjë maskë mbrojtëse, por edhe të luajnë në të njëjtin park me fëmijët siç ndodh aktualisht”.
~Bëhet fjalë për qentë të racës Pit Bull , ku në Maj të këtij viti (2018) , një 58-vjeçar nga qyteti i Elbasanit humbi jetën nga sulmi i tyre. Por situata eshte teper kritike pasi pre e kësaj race janë gjithashtu dhe femijet .

~Në çdo vend të botës duhet të ketë parqe të veçanta për qentë pra , zona të rrethuara.
Sado i pregatitur të jetë qeni, sado i urtë të jetë qeni , është problem në momentin që ato shohin fëmijë duke vrapuar, pasi normalisht qeni mësohet me llojin e ecjes së të zotit, që është adult.

~Prania e qeneve sidomos e rraces PIT BULL eshte nje rrezik per jeten njerezore pasi kohet e fundit jane raportuar shume vdekje dhe plagosje.

~Martin Llazani nje mjek veterinar eshte shprehur se : “Eshte Shumë e rrezikshme të mbahen qen të lëshuar në parqe me shumë njerëz , sado të mësuar të jenë”

“Fluturimet Vlorë-Itali dhe Vlorë-Greqi” Rama: Aeroporti i Vlorës çmimet më konkuruese

0

Edi Rama ndodhej në qytetin bregdetar të Vlorës nga ku ka folur për impiantin e përpunimit të ujrave, midis të tjerash nuk ka lëne pa përmëndur aeroportin e Vlorës i cili do të jetë një investim masiv në funksion të zhvillimit të ekonomisë përmes turizmit por jo vetëm është shprehur Rama.

Kryeministri ka thënë së për projektin e aeroportit është mbështetur tek shifrat e levizjeve jo vetem të qytetarëve por edhe në fluksin e larmishëm të emigrantëve në deklaraten e tij Rama ka premtuar që do jenë çmimet më konkuruese në treg dhe se projektet nuk mbarojnë me kaq për Vloren por jo vetëm.

Zhvillohet seanca e Kuvendit: Opozita nuk merr pjesë

0

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, ku do të votohet për ligjin për Magjistraturën. Opozita ka vendosur mos të marrë pjesë në seancë, por do të jetë vetëm kreu i grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, të cilët do të mbajnë një prononcim dhe do kërkojnë anulimin e votimit për teatrin në seancën e kaluar, pasi sipas tyre jane falsifikuar votat. Mësohet se mungesa e opozitës nuk është bojkot i parlamentit, por një formë proteste ndaj falsifikimit që sipas tyre u është bërë votave për miratimin e ligjit për teatrin.