Ballina Blog Faqe 9132

Mashtrimi me vizat, Ambasada e SHBA-së ka një njoftim të rëndësishëm

0

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë një apel sot qytetarëve shqiptarë, në të cilin thotë:

Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/

Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar.” e mbyll njoftimin, konsullja amerikane.

Baste dhe trafik droge, arrestohet pronari i llotos në Kavajë

0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i Fundit”. Arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).

Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 4 kompjuterë lojërash fati
– 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë
– 45 fishekë model 56
– 15 fishekë model “Parabelium”
– 9 fishekë model 54
– një sasi në lekë dhe dollarë
– peshore elektronike
– 6 aparate celularë
– mjeti tip “Ford”

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Julian Deda: Shumica e artisteve dhe politikaneve drogohen

0

Gjate nje interviste qe ka kryer artisti i mirenjohur Shqiptar Julian Deda , ai pohon se shumica e politikaneve , muzikanteve , aktoreve drogohen… Kjo fjale e Julian Dedes ka tronditur rrjetin.

Juli fillimisht i referohet vetes ku thote se i ka sytë e kuq nga pagjumësia dhe jo sepse ka marrë drogë. Por sipas tij është e vërtetë që një pjesë e mirë e emrave të njohur të ekranit në vendin tonë drogohen dhe kjo është e padiskutueshme.

Fjalet e Julian Dedes :

Nuk i kam sytë e kuq nga droga, i kam se fle vonë dhe zgjohem herët . Kujtojnë njerëzit se të gjithë ne marrim drogë. Ka edhe që marrin, por unë nuk i përkas asaj kategorie. I kamsytë e skuqur vetëm nga pagjumësia , se bie vonë dhe zgjohem herët, dhe kjo ndodh gjithmonë. Mesa duket nuk kam nevojë për shumë gjumë se drekën nuk fle.

Jam serioz në këtë çështjen e drogës, ka edhe aktorë, ka edhe politikanë, ka këngëtarë, padiskutim. Pse kush e merr këtë që shitet, dikush e përdor , nuk shkon dëm. Unë jo vetëm se kam provuar, por nuk kam pasur as interes. Por sado që ta them unë këtë , nuk do e besojnë njerëzit.

“Talasemia nuk zgjedh” – Femijet solidarizohen

0

Fëmijët solidarizohen me njeri tjetrin .
Kështu do të përkufuzohej shkurtimisht veprimi i bukur dhe tepër human i disa fëmijëve. Edhe pse të vegjël në moshë, një grup nxënësish kanë vendosur që të perforomojnë në një shfaqje teatrore në gjuhën angleze dhe me paratë e fituara të blejnë libra për fëmijët e prekur nga talasemia.

Në vendin tonë është tepër i lartë numri i të prekurve me talasemi dhe nevojat e tyre janë të shumta, por ajo që është e rëndësishme është që ne të gjithë sadopak, mundemi tua bëjmë atyre më të bukura ditët e shtruara në spital duke i lënë ata nën shoqërinë e librave.

Një pasdite të këndshme, në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ndiheshin zërat e fëmijëve, e atyre që performonin me emocione në skenë, dhe atyre që gumëzhinin duke përsëritur rreshtat në prapaskenë. Puna e fëmijëve dukej që kishte qenë disamujore, pasi shfaqja zgjati gati 2 orë dhe në sytë e tyre ndihëej gëzimi që pak kohë më vonë do të shkonin të vizitonin bashkëmoshatarët e tyre për tiu dërguar dhuratat e tyre.
Të veshur dhe të lyer ashtu si personazhet e tyre në skenë arriten te preknin emocionalisht te gjithe ! Po ashtu shumë të kënaqur janë edhe të afërmit e fëmijëve , të cilët i kanë ndjekur ata hap pas hapi në këtë veprimtari kaq për tu vlerësuar të tyren. Femijet nje shembull per te gjithe

Paloka: Uroj të jeni partnere biznesi edhe në biruc

0

Deputeti demokrat Edi Paloka me anë të një postimi ka ironizuar kryeministrin Rama dhe Taulant Ballën në lidhje me 3.5 milion eurot e gjetura në “Toyota Yaris”.

Me anë të një fotoje ilustruese, Paloka ka shkruar se drejtësia pritet të çlirohet, teksa po në tone ironike ka uruar që të dy socialistët të mbajnë të njëjtën marrëdhënie të fortë edhe në burg.

 

Mediat e huaja shkruajnë për hajdutët shqiptarë: U kapën autorët e 150 grabitjeve

0

Deutsche Welle shkruan se 105 raste vjedhjesh në Gjermani dhe në Francë janë zbardhur dhe shkojnë në llogari të këtij grupi shqiptarësh. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth gjysmë milionë euro.
Gazeta “Badische Zeitung” i kushton një artikull në numrin e së mërkurës (11.07) rastit të arrestimit të një grupi vjedhësish nga Shqipëria, që vepronin në jug të Gjermanisë dhe në Francë. Aksioni ishte i koordinuar mes autoriteteve franceze, atyre gjermane, Europolit dhe policisë shqiptare. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u realizuan në fillim të korrikut një seri kontrollesh nëpër shtëpi dhe restorante në Shqipëri, ku janë seksuestruar sende të vjedhura si dhe prova të tjera për veprimet e grupit. Vlerësimi i sendeve dhe provave do të pasojë. Si të dyshuar për vjedhjet janë marrë në arrest hetimor ndërkohë pesë persona.

Hetime afatgjata
Kontrolle janë kryer edhe në Gjermani në Ortenau, në Offenburg, ku brenda korrikut do të hapen proceset gjyqësore. Hetimet e kanë pasur fillesën e tyre, sipas një njoftimi të Prokurorisë, të Presidiumit të Policisë në Offenburg dhe Europolit, në fillim të vitit 2017, pasi në zonën e Rastatt, Offenburg dhe Freiburg ishin shtuar vjedhjet nëpër shtëpi. Atëherë qe arrestuar një nënshtetas shqiptar, ndërkohë që dyshimi ndaj dy shqiptarëve të tjerë nuk u provua tërësisht. Ndërkaq edhe autoritetet franceze hetonin ndaj një grupi shqiptarësh, që ishte i specializuar për vjedhje nëpër shtëpi në Europë. Në janar 2018 në Gjermani u arrestuan tre shqiptarë, pasi informacioni vinte nga autoritetet franceze të hetuesisë, që kishin vrojtuar se si grupi po e shtrinte veprimtarinë edhe në Gjermani. Hetimet e përbashkëta çuan në mars 2018 në gjurmët e një personi tjetër, që u arrestua në Paris. Gjatë këtyre proceseve arritën të zbardhen shumë vjedhje të kryera nëpër shtëpi.

Kontrolle edhe në Shqipëri
Duke pasur dyshime, që në grup vepronin edhe persona të tjerë hetimet u zgjeruan në bashkëpunim me Europolin e me policinë shiptare. Si rrjedhojë janë kryer dy takime pune nën drejtimin e Autoritetit Policor të Bashkimit Europian mes shteteve të prekura Gjermanisë, Francës si dhe Shqipërisë. Në këto takime janë përpiluar strategjitë e përbashkëta të veprimit. Puna efektive u mundësua edhe nga mbështetja financiare prej Zyrës Federale të kriminalistikës dhe nga projekti i BE-së, PRINZ. Ky projekt është pjesë e fondit të BE-së për sigurinë e brendshme.

Në kuadër të aksionit të emërtuar “Joint Action Day” u realizuan kontrolle në nëntë shtëpi në Shqipëri. Policia shqiptare veproi e autorizuar dhe me mbështetjen e autoriteteve hetimore franceze dhe gjermane si dhe nga Europoli. Në Shqipëri është arrestuar edhe një person, i cili do të përgjigjet para gjyqit në Tiranë për vjedhje të kryera në vitin 2017 në Europë. Grupi i shqiptarëve dyshohet të ketë kryer rreth 60 akte penale në Gjermani dhe 45 në Francë. Krahas parave cash janë vjedhur edhe bizhuteri e orë. Përmes hetimeve financiare janë zbuluar transfertat në para si dhe personat e tjerë të involvuar të grupit, prej më shumë se 40 vetësh. Aksioni i sukseshëm jashtë territorit të BE-së në Shqipëri, sipas deklaratës së shtypit, u bë i mundur falë mbështetjes nga Europoli në Hagë, shkruan “Badische Zeitung”.

Vlore: Vendoset masa e arrestit per rastin e “Havana”

0

Gjykata e Vlores ka percaktuar masen e sigurise arrest ne burg per shtetasin Emiljano Nina,i cili qelloi kater here me arme ne nje lokal nate ne Dhermi. Seanca e cila drejtohej nga gjyqtar Hektor Sinanaj ,ndersa prokuror ishte Kledian Llaho eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Nina akuzohet per veprat penale”Armembajtje pa leje” dhe Prishja e qetesise publike e kanosje”. Gjate seances ,e cila ka zgjatur per rreth 20 minuta, i akuzuari nuk kma leshuara snje deklarate ,ndersa ehste njohur vetem me akuzat e pales paditese. Ne fund trupi gjykues ka vendosur Arrest ne burg. Emiljano Nina qelloi kater here ne ajer ne nje lokal nate ne Dhermi,ndrsa ngjarja ishte fatmiresiht pa viktima,pavarsisht se gjate ngjarjes personat qe ndoeeshin ne disko kane kaluar momente tmerri.

Këshilli Bashkiak shpall gjendjen e emergjencës

0

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet.
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano është një ndër zonat më problematike në Durrës. Sakaq në mbledhjen e sotme Këshilli Bahkiak I Durrësit ka miratuar edhe taksën e pasurisë ulje me 30% për zonat rurale.

Juventus arrin akordin me Realin, Ronaldo transferohet për 105 milionë euro

0

Cristiano Ronaldo është drejt zyrtarizimit si futbollist i Juventusit, me Realin e Madridit që ka arritur marrëveshjen me kampionët e Italisë. Zyrtarizmi i largimit të tij nga “Santiago Bernabeu” pritet të ndodhë brenda pak orëve. Presidenti i madrilenëve, Fiorentino Perez, ka respektuar dëshirën e Ronaldos për tu larguar dhe ka lejuar atë që të nisë një aventurë të re në Seria A. Marrëveshja thuhet se është arritur për shifrën e 105 milionë eurove, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”. Ndërkohë presidenti i Juventus, Andrea Agnelli ka udhëtuar në Greqi, aty ku Ronaldo po kalon pushimet, në mënyrë që të sigurojë firmën e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë klubi madrilen që ka falenderuar portugezin për 9 vitet e kaluar tek ta.
“Sot, Reali i Madridit dëshiron të shprehë mirënjohjen tonë për një lojtar i cili ka dëshmuar se është më i miri në botë dhe i cili ka përcaktuar një nga kohët më të ndritshme në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror. Përtej titujve të vendosur, trofeve të fituara dhe triumfit të arritura në fushë gjatë këtyre nëntë viteve, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit. Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje. Gjithsej 16 tituj, duke përfshirë katër Ligat e Kampionëve, tre prej tyre radhazi dhe katër në pesë sezonet e fundit “Në bazë individuale, me fanellën e Real Madridit ai ka fituar katër Topin e Artë, dy Më të mirat dhe tre çizme ari, midis shumë çmimeve të tjera. Për Real Madridin Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e tij të mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”.-lexohet në deklaratën e klubit “Los Blancos”. Aventurës së Ronaldos tek Real Madrid i ka ardhur fundi.

Video/ Plas grushti ne Gjykaten e Stambollit

0

Një zënkë me grushte dhe shqelma ka shpërthyer mes dy palëve që përballeshin në një gjyq, në Gjykatën e Stambollit. Pas përfundimit të seancës gjyqësore palët u përfshinë në një zënkë të madhe në korridorin e gjykatës. Në zënkë u përfshinë edhe shumë gra.

Teksa burrat sulmonin njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma, gratë kapeshin nga flokët. Gjatë zënkës shumë gra përfunduan në dysheme, ndërsa njërës prej tyre duket se i ra edhe të fikët.
Gjithçka mori fund me përfshirjen e forcave të shumta të sigurisë, ndërsa i gjithë sherri është filmuar nga një kamera amatore dhe është transmetuar nga agjencia turke e lajmeve “IHA”.