Ballina Blog Faqe 9138

Efektivi nga Kruja gjen pakon me eksploziv në banesë, dyshimet e para të policisë

0

Një sasi lënde plasëse i është vendosur në banesë një efektivi të policisë. Fatmirësisht eksplozivi është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar policinë dhe nuk ka shpërthyer.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, një punonjës policie.

Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa është marrë edhe dëshmia e policit. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën apo me ndonjë konflikt tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

E shanin se nuk gatuante mirë, 23-vjeçarja vret me helm gjarpri burrin dhe vjehrrin

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Indi.

Pradnya Survase është 23-vjeçarja e cila helmoi 5 persona në një darkë familjare, duke i lënë të vdekur.

E reja kishte për qëllim të vriste vetëm bashkëshortin dhe vjehrrit, por ushqimi i përgatitur iu është servirur edhe disa prej të ftuarve të tjerë të fisit.

23-vjeçarja kishte deklaruar në polici se vjehrrit e tallnin shumë edhe për ngjyrën e errët të lëkurës.

Inspektori i zonës rrëfeu në lidhje me rastin:

Pradnya pretendon se që në fillim të martesës ajo është tallur nga familjarët e burrit për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës dhe faktit që nuk gatuan mirë”.
Survase kishte përdorur për të kryer krimin, një helm që vret gjarpërinjtë.

Ajo ka shtuar se bashkëshorti dhe dy motrat e tij e torturonin deri në atë pikë sa ajo u detyrua të hakmerrej.

U vetëvra me armë, çfarë kishte postuar në rrjetet sociale shoferi i Xhafajt një natë më parë

0

Gardisti Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u përcoll për në banesën e fundit mesditën e së dielës.

31-vjeçari i dha fund jetës në rrethana misterioze duke qëlluar veten më armën e shërbimit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas burimeve policore i ndjeri rezulton se pak orë para se të parkonte automjetin ku u vetëvra në mjediset e gardës, ka qenë duke festuar në një nga klubet e natës në kryeqytet, raporton TopChannel.

Ky version konfirmohet edhe nga të afërm të 31-vjeçarit, i cili sipas tyre kishte postuar edhe video në rrjetet sociale.

Ndërkohë familjarët e viktimës përmes një deklarate për mediat, kërkuan që politika mos shkelmojë mbi trupin e njeriut të tyre dhe mos fabrikojë fantazi apo versione që rëndojnë pozitën e të ndjerit.

I braktisën katër fëmijët, cifti i të moshuarve 80-vjecarë në Korcë gjen strehë

0

Historia e ciftit te 80-vjecareve nga Korca, terhoqi vemendjen e te gjitheve por duket se publikimii rastit ka sjelle reagimin e menjehershem te ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

Dy te moshuarit tashme jane vendosur ne nje qender strehimi pasi per dhjete dite mbeten rrugeve ne Korce duke terhequr vemendjen e mediave por edhe duke prekur emocionalisht kedo qe u informua per rastin.

Lajmi per strehimin e bashkeshorteve te moshuar eshte bere publik nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Që sot ka një strehë për Lumturijen dhe Fadilin, dy të moshuarit që u braktisën në mes të katër rrugëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet strukturave të saj të Shërbimit Social Shtetëror i ka mundësuar çiftit të të moshuarve strehimin në qendrën polivalente në Poliçan.

Ndërkohë po kryhet me procedurë të përshpejtuar plotësimi i dokumentacionit për vendosjen përfundimtare të dy të moshuarve në institucionet publike rezidenciale.

Nderkaq vetem pak ore me pare, Manastirliu ka publikuar edhe nje foto nga qendra ku jane vendosur dy te moshuarit:
Çifti i të moshuarve nga Korça kaluan një natë të qetë në shtëpinë e tyre të re👉🏼qendra publike polivalente #Poliçan
Lumturija dhe Fadili kanë nevojë për shumë përkujdesje dhe punonjësit tanë janë maksimalisht të angazhuar për t’ju shërbyer pa rezerva🙌🏼
#MShMS
#ShërbimiSocial
#PërkujdesjePërTëMoshuarit

U gjet me plumb në kokë, Ministria e Brendshme: Shoferi i Xhafajt nuk ishte pezulluar

0

Efektivi i Gardës Shkelzen Qordja, 31 vjec, i cili ishte një nga dy shoferët e ministrit të Brendshëm, nuk ishte pezulluar nga detyra para se të gjendej pa jetë më plumb në kokë.

Pas ngjarjes së ndodhur në ora 09.30 të mëngjesit të së shtunës, kanë qarkulluar disa informacione se oficeri i Gardës ka qenë i pezulluar nga detyra.

Mirëpo Ministria e Brendshme ka reaguar zyrtarisht duke bërë me dije se efektivi i Gardës nuk ka qenë i pezulluar nga detyra.

Ky fakt duket se konfirmohet nga fakti se ai është lejuar të futet brenda gardës, ndërsa me vete ka pasur edhe armën e shërbimit.

BREXIT, MAY PARALAJMËRON BE PO RREZIKON JETËT E QYTETARËVE

0

Protestoi kundër Trump për emigrantët, arrestohet aktorja e njohur Susan Sarandon

0

Arrestohet aktorja e njohur Susan Sarandon pasi protestoi kundër Presidentit Trump. Në një postim në Twitter ajo jep vetë lajmin dhe thotë se ishte një nga 600 gratë e arrestuara në protesten në mbështetje të emigrantëve poshte ndërtesës së Senatit Amerikan.

Policia në Uashington thotë se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten. Gratë po protestonin kundër politikës së migrimit të qeverisë dhe rasteve të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

Ajo dhe protestueset e tjera kanë kërkuar mbylljen e qendrave të ndalimit të emigrantëve në kufi me Meksikën, ku 2 mijë e 200 fëmijë të emigrantëve janë ndarë nga prindërit e tyre së fundi.

ARRIHET MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT

0

Në përfundim të një maratone që zgjati mbi 13 orë, 28 liderët europianë të mbledhur në Bruksel kanë arritur në orët e para të mëngjesit të së premtes një marrëveshje për konkluzionet e Këshillit Europian, përfshirë edhe çështjen e emigrantëve. Njoftimin e dha presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.“28 liderët e BE-së, shkroi ai ne Twitter, ranë dakord me përfundimet e këshillit mbi emigracionin”.Marrëveshja parashikon që në të ardhmen, refugjatët e shpëtuar në det vendosen në kampe të mbyllura. Këto kampe parashikohet të ndërtohen në vende të botës së tretë në bashkëpunim me UNCHR, por disa prej tyre mund të ngrihen edhe brenda BE-së. Por nuk është specifikuar, se cilat vende do t’i ngrenë këto kampe të mbyllura dhe ato parashikohen si kampe që ngrihen vullnetarisht. Po ashtu Agjencia e BE për Mbrojtjen e Kufijve Frontex, do të forcohet me personel deri në vitin 2020. BE e kthen në prioritet mbrojtjen e kufijve të saj te jashtëm, duke I bërë një lëshim shumë të madh krahut të populistëve. Shteteve në veriun e Afrikes dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Europian do t’iu ofrojë ndihmë financiare deri në 500 milionë euro në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.“Bashkëpunimi dhe mbështetja ndaj partnerëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor mbeten thelbësore për shkëmbimin e informacionit për flukset migratore, parandalimin e emigracionit illegal, rritjen e kapacitetit të mbrojtjes së kufijve dhe përmirësimi I procedurave të riatdhesimit”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga 28 vendet e BE-së.Marrëveshja e arritur parashikon ashpërsimin e politikës së azilit, si dhe rishikimin e akordit të Dublinit. Krerët e unionit ranë gjithashtu dakord për kontrolle të brendshme më të ashpra në mënyrë që azilkërkuesve të mos u lejohet ta zgjedhin vetë vendin ku do të aplikojnë. Kishte shumë dyshime, nëse ky samit do të sillte suksesin e duhur, madje jo gjithçka është arritur, por një kompromis për çështjen e azilit po konsiderohet si sinjal pozitiv se BE është e aftë të bashkëpunojë.Kancelarja Merkel, qeveria e së cilës u rrezikua shumë nga pamundësia për të arritur këtë pakt, e përshëndeti rezultatin e arritur sot në orët e para të mëngjesit, duke e cilësuar atë si “mesazh të mirë”. Ende kemi shumë punë për të bërë, tha Merkel, por “jam optimiste se pas ditës së sotme, ne mund të vazhdojmë të punojmë sëbashku.”///

Humbi jetën në Itali, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçares

0

Trupi i 21-vjeçares, Anxhela Meçani, e cila dyshohet se është vrare në Itali ka mbërritur në Shqipëri. Familjarët e saj kërkojnë dënimin e autorit dhe zbardhjen e krimit. Paraditen e së premtes ka mbërritur trupi i pajetë i Anxhela Meçanit pranë familjes në fshatin Baltëz të Fierit. 21-vjeçarja humbi jetën Torino të Italisë në fillim të këtij muaji. Mes lotëve e dhimbjes, familjarët falenderuan të gjithë ata që kontribuan për sjelljen në shtëpi të trupit të vajzës. Të afërmit e viktimës kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. “Deri në organet më të larta do ta ndjek ccështjen, derisa të marrë drejtësi”. Sipas mediave italiane, nga autopsia rezultoi se e reja përpara se të hidhej nga makina nuk është dhunuar nga ndonjë person. Megjithatë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit pse u vra 21-vjeçarja, Anxhela Meçani.

Shqipëri-Britani bashkëpunim për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thekson se do të thellohet bashkëpunimi institucional me Anglinë për të arrestuar trafikantët si dhe për të mbrojtur viktimat e trafikut të qënieve njerëzore.
Fatmir Xhafaj: Sot në Britaninë e Madhe ka një numër shtetas shqiptar të rritur dhe të mitur kryesisht, që janë referuar pranë mekanizmit kombëtar të referimit atje, si viktima të mundshme të trafikimit. Institucionalizimi i bashkëpunimit tonë do t’i japë mundësi identifikimit dhe referimit të drejtë të tyre dhe angazhimit të përbashkët për t’i marrë në mbrojtje ata, veçanërisht fëmijët dhe për t’i vendosur përpara drejtësisë trafikantët.
Në aktivitetin e organizuar sot paradite me temë “Thirrja për veprim – Bashkë kundër skllavërisë moderne dhe trafikimit të personave”, organizuar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë theksohet se çështjet e luftës kundër trafikimit të personave, punës së detyruar, skllavërisë moderne, vazhdojnë të përbëjnë një nga sfidat kyçe të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe gjithë strukturave të tjera, me detyra dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta në këtë drejtim.
Fatmir Xhafaj: Qeveria shqiptare e ka vendosur luftën kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e saj, duke e fokusuar këtë luftë jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në bashkërendimin e forcës për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Realizimi i këtij prioriteti nuk mund të përmbushet nga një qeveri apo shtet i vetëm pa forcimin dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe atë rajonal. Është përgjegjësia e gjithësecilit prej ne për të marrë hapat e duhur për asgjësimin e këtij fenomeni, për të ndërmarrë hapat e duhura se për hir së të vërtetës edhe ne si qeveri edhe të gjithë aktorët e tjerë kanë ende shumë në këtë aspekt. Për të pasur një veprim të koordinuar ndaj luftës kundër trafikimit të personave është hartuar dhe pritet të miratohet “Plani Kombëtar i Veprimit 2018 – 2020”, i cili ka kaluar një proces të gjatë konsultimi me të gjithë aktorët anti-trafikim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Xhafaj: Ky plan parashikon në mënyrë të integruar dhe me afate të përcaktuara përgjegjësitë, objektivat strategjik dhe veprimet konkrete për të gjitha institucionet publike të angazhuara në këtë fushë. Ai merr në konsideratë detyrimet e posaçme që ka shteti në lidhje me mbrojtjen e të drejtave, veçanërisht të fëmijëve duke u kthyer në udhë-rrëfyesin institucional për të konkretizuar vizonin tonë të përbashkët për të minimizuar fenomenin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, në fjalën e tij ofroi mbështetjen e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tij, kryeministrja Tereza May ka ndërmarrë iniciativën “thirrje për veprim”, ku po bashkëpunohet me autoritetet e shteteve që kanë problematika në trafikun njerëzor. Nga raportet e agjencive britanike rezulton se 670 shqiptarë u ndaluan gjatë viteve 2016-2017 në tentativën për të hyrë në Britani, pasi ishin kapur me dokumente të falsifikuara. Ndërkohë vetëm në vitin 2017, janë identifikuar 777 shqiptarë të trafikuar nga të cilat 346 gra dhe vajza dhe afro 350 të mitur. Vetëm në muajt e fundit, në disa qytete të Shqipërisë, Spanjës, Anglisë, etj janë shkatëruar rreth 10 grupe kriminale që dërguan mijëra shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.