Ballina Blog Faqe 9152

Policia gjoba furgonëve dhe autobusëve në autostradën Tiranë-Durrës! (Video)

0

Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtë stacioneve të miratuara, Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut ku haset më së shumti ky fenomen dhe sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin e tyre administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues.

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Janë kontrolluar gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administrative për shkeljet e konstatuara.

Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, duke kaluar në rrugët interurbane dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në vijat e bardha por në vendet e pa lejuara duke ju ndërprerë rrugën automjeteve, çka përbëjnë rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesëve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për më shumë vëmendje dhe kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Nje fjalim domethënës nga një deputet i “Syriza”-s

0

Deputeti arvanitas i “Syriza”-s, Emanouil Glezos, ka rrëfyer nga podiumi i Parlamentit Grek se “më shumë se gjysma në sallën e Parlamentit është me prejardhje shqiptare…”. Madje dhe Ministrit te Arsimit i thote se eshte me origjine shqiptare.

Hakmarrje pas 20 vitesh, arrestohet porositësi i dy atentateve në Lezhë

0

Gjatë operacionit të koduar “Kurbini”, policia lokale ka identifikuar personin që vitin e kaluar porositi 2 atentate me armë zjarri dhe lëndë eksplozive. Në pranga ra 57-vjeçari Fran Gjoka, ndërsa u ndaluan edhe 2 vajza nga Vlora që kishin falsifikuar dokumentet. Në operacionin e koduar “Kurbini”, uniformat blu arrestuan një 57-vjeçar që kishte porositur 2 atentate brenda një muaji dhe sërish shënjesta kishte arritur të shpëtonte. Herën e parë Fran Gjoka do të eleminonte shtetasin me inicialet N.K, duke përgatitur një atentat me tritol në makinë, ngjarje kjo e ndodhur më 18 korrik të vitit të kaluar. Shënjestra e atentatit shpëtoi dhe një muaj më vonë atij iu bë një pritë me armë zjarri, ku mori vetëm disa plagë. Për rastin e tritolit, Gjykata e Kurbinit kishte vendosur para 2 ditësh të lëshonte masën e arrestit për 2 vajza nga Vlora, 20 dhe 23 vjeçe, të cilat u kishin dhënë kartat SIM atentatorëve dhe falsifikuan dokumente. Ndërkohë, identiteti i personave që vunë tritolin në makinë dhe kryen një plagosje, nuk është bërë i ditur nga policia. Fran Gjoka do të merrte hak ndaj shtetasit me inicialet N.K, pasi në vitin 1997 ai kishte plagosur Gjokën dhe vrau 2 të tjerë, krime për të cilat kishte vuajtur dënimin me burg. Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi Fran Gjoka dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale ” Vrasje me dashje” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arrestohen dy persona që pajisën me kartë telefonin Fran Gjoka

Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset :

– A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë

– I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë

Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Fallsifikimi i dokumentave” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin Fran Gjoka dhe ekzekutorin. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka. Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ja çfarë thonë në të vërtetë në Parlament politikanët shqiptarë! (Video)

0

Shpesh herë politikanët shqiptarë edhe pse flasin në gjuhën shqipe, nuk arrijmë ti kuptojmë ndaj ato që ata në të vërtetë flasin përngjan me bla-bla që fëmijët e vegjël thonë Për ta konkretizuar më mirë ndiqni videon e Drinit të vogël që imiton deputetët e parlamentit shqiptar ndërkohë që “ndjek” seancën plenare të kuvendit.    

 

Kreu i Policisë Ardi Veliu në konferencën kundër radikalizmit në Slloveni

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano mori pjesë në konferencën kundër radikalizmit te dhunshëm. Në Brdo, Slloveni u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt është pjesë e nismës, iniciativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen. Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeneve.

Berisha: Marrëveshja me Greqinë tradhti kombëtare

0

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka marrë të mirëqenë deklaratën e ministrit grek të Mbrojtjes, që një ditë më parë tha se vendi i tij së shpejti do të zgjerojë kufijtë detarë. Ky zgjerim tha Berisha do të bëhet në kurriz të Shqipërisë dhe për këtë bëri përgjegjës grupin negociator për marrëveshjen e detit, e cila sipas tij është mbyllur në favor të fqinjve, me zonën ekonomike të falur.
Berisha: Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra, kujt i bëjnë?! Shefave të tyre, ndër tyre Edi Ramës dhe Ditëzi Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit?! Një i pafytyrë që quhet skapi dhe agjenti Muçollari në hijë arrijnë gjersa të falsifikojnë dhe minutat e diskutimeve, arrin të nënshtrojnë, të bindin për të firmosur gjërat pasi janë hequr, gjerat që janë deklaruar aty. Kurse nga Edi Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime imediate nga puna. Palën negociatore të Shqipërisë e udhëheqin ty persona secili më i zi se tjetri , skapi famos dhe spiuni Mucollari i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë. Për të përforcuar bindjen tuaj, u ftoj të lexoni edhe deklaratën e Kamenosit, i cili është një ministër ekstremist antishqiptar, i cili informonte se do të zgjerojnë ujrat territoriale, natyrisht në kurriz të shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe zona ekonomike. Kjo është e vërteta e heshtjes kriminale, e aktit të tradhtise kombetare që po konsumohet këto ditë dhe kjo është një nga shkaqet e grushtetit të shtetit brenda shtetit, pasi sic e dini marrëveshja detyrimisht duhet të kalonte në Gjykatën Kushtetuese. Por tani kryekushtetuesi i vendit eshte bere Edi Rama dhe Bushati, qe firmosi një marrëveshje anti kombetare. Aparaturat e blera për matje, në mënyrë absolute nuk janë vënë në punë, sepse autoritet greke kanë thënë nuk ka asnjë diskutim. Ndërkohë që nga Presidentit i është lëshuar ministrit që të fillojë negociatat, meqë pala greke deklaron se nuk ka negociata, çakejtë bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Sherr mes Kryemadhit dhe Ballës në oborrin e Kuvendit

0

Jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla janë përplasur me njëri tjetrin. Ka qenë fillimisht Taulant Balla, i cili referuar Kryemadhit tha: “Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës”. Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i saj, që ndodhej prapa kurrizit të Ballës.

Hetimet për audio përgjimin, Basha tregon skenarin 24 orësh të manipulimit nga Rama

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para mediave dhe foli për burime të besueshme të cilat sipas tij flasin se audio-përgjimi që pretendohet se është i vëllait të Fatmir Xhafajt do të cilësohet nga prokuroria si jo autentik. Basha tha se prokuroria është vetëdemaskuar, ndërsa rezultatet e hetimit akuzoi ai, janë paracaktuar nga Rama e Xhafaj.
Menjëherë pas seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në konferencë për shtyp, për të akuzuar atë që ai e quan skeme kriminale e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, për të paracaktuar rezultatin e hetimit, për Agron Xhafajn.
Teksa paralajmëroi se audio-pergjimin prokuroria do ta nxjerrë jo autentik, Basha tha se edhe laboratorin e ekspertizës e ka zgjedhur Kryeministri.
Kryeministri e Ministri i Brendshëm, nuk përfaqësojnë shqiptarët, tha Basha por nje grup trafikantesh që siç deklaroi ai po bien çdo dite në rrjete.

Në rrjetë, u shpreh ai, do të bien edhe “peshqit e mëdhenj” Rama e Xhafaj.

Basha: Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku:

1- Lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

2- Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

3- Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

4- Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku:

– regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”;

– hodhi shortin për caktimin e prokurorit;

– prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare;

– prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;

– prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte adnministrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt;

– prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij;

– prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim;

– prokurori vendosi të caktojë ekspertin;

– prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit;

– prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Si po e mbron Prokuroria Fatmir dhe Agron Xhafaj?!

1. Prokuroria nisi ceshtjen per trafik droge ndaj agron xhafes vetrm pasi ai u largua nga shqiperia.

2. Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt.

3- Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë Laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

4- Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo sëbashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental. Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.

Basha tregon si eshte paracaktuar rezultati i hetimit.

“Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama:

– audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;

– zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut;

– trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh;

– trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi;

– Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës.”

‘Punoj si vrasës me pagesë’, kush është i riu që zbrazi automatikun ndaj prindërve

0

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e Llixhave në Peshkopi.

Viktimat janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Kimete Sela. Ndërsa mësohet se autor i krimit është djali i tyre Qemal Sela, 25 vjeç.

Nga informacionet e para thuhet se djali kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku ishte emigrant prej disa vitesh. Ai ka qëlluar drejt prindërve me armë zjarri automatik. Qemal Sela dyshohet se ka debatuar me dy prindërit e tij për shtëpinë e tyre që e kishin kthyer në hotel, pranë llixhave, që këta të fundit dispononin.

Sipas dëshmive të fqinjëve, familja është dëgjuar teksa debatonte mbrëmjen e djeshme, debat që ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut shihet se ai kishte shënuar se punonte si ‘vrasës me pagesë’, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen e sotme.

Policia ndodhet në vengjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij ktimi të rëndë.

Detajet:

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Ministri grek i Mbrojtjes: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale, do marrim pasurinë nën det

0

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kammenos ka deklaruar gjatë një aktiviteti në Athinë se së shpejti Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Ai theksoi se Greqia do të zgjerojmë ujërat territoriale për të marrë pasurinë nën det, por pa specifikuar ku.

Ne jemi në një moment të rëndësishëm në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re. Ne po dalim nga kriza financiare dhe në të njëjtën kohë Greqia është shndërruar në një vend që prodhon gaz dhe ndoshta edhe më vonë naftë

Panos Kammenos
Ministri grek i Mbrojtjes gjatë fjalës së tij nuk ka specifikuar se për cilat territore bëhet fjalë, ndërsa deklarata e tij vjen në një moment që Athina zyrtare është në bisedime me Shqipërinë për kufirin detar dhe zonat ekonomike. Referuar deklaratave të ministrit Kotzias pak javë më parë, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar pritet që të arrihet brenda qershorit.