Ballina Blog Faqe 9153

Humori shqiptar me rrugët, raporti zyrtar i marsit i ARRSH: Tiranë-Durrës në gjendje të kënaqshme

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar së fundmi dy raporte që lidhen me kontratat e nënshkruara me kompanitë që kanë fituar të drejtën mirëmbajtjes së disa akseve në vend bazuar në performacë. Bëhet fjalë për kontratën A që përfshin Veriun e Shqipërisë me një gjatësi 336 kilometra dhe Kontratën B që përfshin Tiranën, Dibrën e një sërë rajonesh të tjera me gjatësi të rrjetit rrugor 286 kilometra. Ky model i kërkuar me këmbëngulje nga Banka Botërore dhe mbështetur financiarisht prej kësaj të fundit, ende mbetet pezull për shkak të rishikimit që ju bë kontratave. Këto të fundit më herët shfaqën problematika pasi gjendja reale e asetit rrugor nuk përputhej me atë të raportuar.

Tiranë-Durrës raportohet në gjendje të kënaqshme
Nëse ka një rrugë për të cilën ka ankesa, për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet, ajo është autostrada Tiranë-Durrës. Por nuk duket kështu në sytë e institucioneve zyrtare të cilat në mars si për ironi raportonin se “kushtet e asfaltit kërkojnë mirëmbajtje periodike dhe punime rehabilitimi, drenazhi mund të kërkojë punë të vogla rehabilituese kurse siguria raportohet në përgjithësi në gjendje të kënaqshme”. Kushdo që e ka përshkuar këtë rrugë së fundmi e kupton fare mirë që gjendja që paraqitet në dokumente është shumë larg realitetit.

I njëjti dokument raporton se trafiku në këtë rrugë konsiderohet të jetë i lartë (në rangun prej 20.000‐30.000 dhe në disa seksione> 30.000) në krahasim me rrugët e tjera të Shqipërisë, për shkak të bizneseve dhe zonave industriale, qendrave të mëdha tregtare dhe se rruga konsiderohet shumë e rëndësishme edhe për shkak të lidhjes me Aeroportin e Rinasit.

Qeveria raportoi pak muaj më parë se po parashikonte ndërhyrje në autostradën Tiranë-Durrës dhe vetëm hedhja e disa shtresave asfalt do të kërkonte 11 milionë euro. Por kjo sigurisht do të ishte e përkohshme pasi me një shumë të tillë nuk mund të bëhet zgjidhja përfundimtare e problematikës që ka rruga e cila do plot 30 milionë euro.

Detajet e kontratës A
Zona e projektit sipas raportit të publikuar nga ARRSH përfshin Lezhe, Shkodër, Pukë, Kukës dhe Bajram Curri, si dhe zonat kufitare Muriqan, Hani i Hotit, Vermosh (që përfaqësojnë tre kufijtë në Mal të Zi) dhe Qafe Morinë (kufiri në Kosovë).

“Ato përfshijnë dy rrugë relativisht të sheshta të tilla si SH1 (Lezhe-Hani i Hotit), dhe rrugët e vjetra kodrinore / malore të ngushta në kushte shumë të këqija, që kërkojnë rehabilitim të gjerë (SH5_Shkoder – Kukës). Rruga që mbledh më së shumti trafikun është SH1_Lezhe-Shkodër (pjesë e korridorit Veri-Jug). Të gjitha rrugët konsiderohen në mënyrë të arsyeshme afër qytetit të Shkodrës. Rrugët SH5 dhe SH22 (Qafë-Mali Qafë-Morinë) zakonisht paraqesin disa probleme aksesi dhe vështirësi në qëndrueshmërinë gjatë periudhës së dimrit, duke kërkuar mirëmbajtje të rëndë dimërore”, thuhet në raport.

Kompania që do të bëjë mirëmbajtjen sipas kontratës është bashkimi i GECI l.t.d dhe Bioliap a.t.e.v.e për një vlerë 21.2 milionë euro.

Detajet e kontratës B
“Rrugët sipas kontratës B sipas ARRSH, janë të vendosura në Tiranë (duke përfshirë Durrësin) dhe rajonet e Dibrës dhe lidhin qytetet e Tiranës, Fushë Krujës, Lezhës, Peshkopisë, Durrësit dhe Rrogozhinës.

“Ato përfshijnë rrugë relativisht të reja të sheshta në gjendje të mirë dhe rrugë të vjetra kodrinore / malore në kushte të kënaqshme dhe të këqija (SH6_Skuraj-Peshkopi), që kërkojnë rehabilitim të gjerë. Rrugët që mbledhin pjesën më të madhe të trafikut janë

SH2_Tirana-Durrës (pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe lidhja e kryeqytetit me portin kryesor të vendit),

SH1_Tirane-Lezhe (pjesë e Korridorit Veri-Jug) dhe SH4_Durres-Rrogozhine pjesë e korridorit Veri-Jug).

Të gjitha rrugët ndodhen në mënyrë të arsyeshme pranë Fushë-Krujës, pa probleme të aksesit ose ndonjë rrethanë tjetër të veçantë që ta bërë mirëmbajtjen e tyre veçanërisht të vështirë, me përjashtim të rrugës SH6, e cila është e ngushtë dhe kodrinore dhe shpesh kërkon pastrimin e borës dhe me prezencë të akullit, si dhe rrëshqitjet e tokës janë të pranishme në disa pjesë” thuhet në raport.

Edhe në këtë rast fitues i kontratës 5 vjeçare është i njëjti bashkim kompanish GECI l.t.d dhe Bioliap a.t.e.v.e për një vlerë 19.6 milionë euro./monitor/

Basha bllokon foltoren e Kuvendit: Të vijnë këtu Rama dhe Xhafaj! Ruçi ndërpret tre herë seancën

0

“Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj”. Kjo ka qenë kërkesa e Lulzim Bashës drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pasi në punimet e seancës mungonin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kreu i PD e quajti papërgjegjshmëri mungesën e tyre, duke shtuar se duhet të vijnë dhe të japin llogari për akuzat e opozitës në ngarkim të tyre.

Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Nëse kanë vendosur të mos vijnë, le ta çojnë deri në fund. Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së (Edmond Spaho) është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të çlirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit.

Lulzim Basha, kryetar i PD
Ruçi i ndërpret fjalën Bashës: Bëni kërkesë për interpelancë me Ramën
Por kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën Bashës pasi kërkesa e tij ishte jashtë rendit të ditës dhe në shkelje me rregulloren e Kuvendit. Sipas tij, opozita duhet të bëjë kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit.

“Bëj kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin dhe Kuvendi do ta shqyrtojë. Thirreni në mocion”.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit
Për një moment kjo solli irritimin e deputetëve demokratë të cilët u mblodhën në foltore duke përsëritur të njëjtin skenar si katër javët e fundit, por këtë herë Basha i largoi opozitarët, duke qëndruar i vetëm në foltore.

Insistimi i Bashës për të mos u larguar nga foltorja, bëri që Ruçi të ndërpresë punimet e Kuvendit për 10 minuta deri në rikthimin e normalitetit. Edhe rinisja e seancës nuk solli normalitetin në Kuvend. Ruçi i ndërpreu sërish fjalën Bashës duke ndërprerë punimet e Kuvendit edhe dy herë të tjera. Por punimet e kësaj të enjte, ndryshe nga seancat e kaluara nuk u transmetuan në Facebook as nga Lulzim Basha dhe as nga PD, duke hequr dorë kështu nga ajo që jemi mësuar të shohim seancat e javëve të kaluara.

Arrestohet një prej vrasësve të biznesmenit nga Vlora

0

Ndalohet një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit.

Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP.Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit:

A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),

1 xhup dhe 1 kapuç.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Këtij i thonë fat! Shpëton nga një super aksident! (Video)

0

Video:

Bosi shqiptar i trafikut pendohet para gjykatës në Spanjë

0

Mesohet identiteti i nje shqiptari i cili ka pranuar se eshte koka qe drejtonte nje rrjet te trafikut te droges ne Spanje. Ai eshte identifikuar si Afrim H dhe mediat shkruajne se ai ka pranuar para gjykates ne Pontevedra se ishte koka e nje rrjeti te trafikut nderkombetar të drogës.

Shqiptari foli hapur para gjykates duke pranuar rolin e tij ne banden e trafikut, teksa doli ne gjyq se bashku me tre persona, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur.

Ne gjyq shqiptari ka pranuar se drogën e merrte në Valencia dhe prej andej droga magazinohej ne nje banese ne Pontevedra per t’u rregulluar me pas per shperndarje.

Shqiptari ka qene me pare i denuar ne Itali, rreth vitit 2013 po per pjesemarrje ne nje bande te trafikut te droges.

Hetuesit spanjolle kane thene se bashkëshortja e njërit prej të pandehurve nuk e ka pranuar të ketë qenë pjesë e këtij rrjeti, ndërsa i akuzuari tjeter, qe e zbuloi shqiptari ka deklaruar se ka ndarë shtepine me Afrimin, por ka mohuar te merrej me droge.

Banda ka nisur te veproje qe ne dhjetor të vitit 2015, kohe kur moren 10 kilogramë heroinë në Valencia, të cilën e fshehen ne dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra dhe me pas ua dhane klienteve me pakice.

Rrjeti ishte i organizuar duke marre parasysh edhe makinat qe perdoreshin, edhe klientet, nderkohe qe shtepia ku jetonin te ndaluarit ishte bere si laborator droge, ne te cilen u gjeten edhe arme.

Po pagëzonte njerëzit në liqen, krokodili del nga uji dhe shqyen pastorin

0

Një krokodil gjigant ka dalë nga liqeni dhe ka kafshuar një pastor teksa po pagëzonte disa besimtarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Etiopi, në liqenin Abaya, ku po pagëzoheshin rreth 80 besimtarë.
Banorët vendas thanë për BBC se krokodili kërceu nga uji dhe kafshoi pastorin, më pas iu sul një personi tjetër.

Pavarësisht përpjekjeve, ata nuk mundën t’i shpëtonin jetën, por duke përdorur një rrjetë peshkimi arritën të merrnin trupin e pajetë që krokodili po tërhiqte brenda liqenit.

Rënia e kursit të euros, Banka e Shqipërisë vendos të ndërhyjë në treg si kurrë më parë

0

Banka e Shqipërisë njoftoi një vendim të paprecedent për ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke blerë euron e tepërt në treg me synimin e shmangies së forcimit të mëtejshëm të lekut.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi ndërhyrjen në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Sipas Sejkos, forcimi i tepërt i lekut po ndikon në rënien e çmimeve në ekonominë shqiptare.

Krahas vendimit për ndërhyrje në tregun valutor, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit me 0.25% në masën 1% si dhe normën e depozitës njëditore me 0.15% dhe atë të kredisë njëditore në masën 0.35%. Që të gjitha këto ndërhyrje supozohet se lehtësojnë qarkullimin e lekut në ekonomi dhe kanë për rrjedhojë efekt nënçmues për monedhën kombëtare.

“Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve,” deklaroi Guvernatori Gent Sejko. “…operacionet do t’i shërbejnë plotësimit dhe përforcimit të stimulit monetar, të transmetuar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të” vijoi Sejko duke shtuar se ndërhyrja do të vijojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Shkodër, mësuesit e nxënësit çojnë drejtoreshën në polici, ushtron dhunë

0

Drejtoresha e një shkolle 9 vjeçare ka përfunduar e denoncuar në policinë e Shkodrës nga kolegët dhe nxënësit e saj. Bëhet fjalë për titullaren e shkollës “Osman Dhampiraj” në Shtoj të ri, Saime Hegrepi, ku mesuesit dhe nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike. Denoncimin ato e kanë depozituar në drejtorinë vendore të policisë. Në ambientet e policise , për 3 orë me rradhe mësuesit, nxenesit e shkolles, psikologia si dhe prinderit e njërit prej femijeve kane bërë kallëzimet perkatese. Sipas mësuesve kjo nuk është hera e parë që në shkollë ndodhin të tilla incidente, por një ditë më parë situata ka degjeneruar pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë. Për këtë problem sipas mësuesve dhe prindërve është njoftuar edhe drejtoria arsimore.

Zjarr në dyert e një kishe në zonën e Unazës së Durrësit

0

Një kishe katolike u tentua të digjet mbrëmjen e kaluar në Durrës. Persona ende të paidentifikuar i vunë flakën derës kryesore të objektit të Kultit që ndodhet në zonën e Kënetës duke përdorur benzinë. Famulltari i Kishës e cilësoi një akt barbar, ndërsa Policia e Durrësit thotë se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Zjarrvënia në derën e kishës katolike të “Shën Dominikut” në zonën e ish-Kënetës në Durrës ishte akt i qëllimshëm. Autorët ende të paidentifikuar e kanë lyer derën kryesore të Kishës me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa dera që digjej është evidentuar nga punonjësit e kishës. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin që sic duket dëmtoi derën kryesore dhe disa materiale brenda objektit të kultit Famulltari Bernard Caurana e konsideroi ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë. Famulltari Bernard Caurana: Ne jemi në këtë vend për të ndihmuar, ky është një akt shumë i shëmtuar. Nuk kemi idenë pse mund të jetë vënë zjarri, është zjarrvënie e qëllimtë. Ngjarja ndodhi gjatë natës, për motive që mbeten ende të panjohura ashtu si edhe autorët e zjarrvënies për të cilën policia e Durrësit ka nisur një hetim.

PD në grup: Bllokim të seancës plenare për largimin e Xhafajt

0

Opozita nuk tërhiqet nga strategjia e saj për të mos lejuar punime normale në kuvendin e shqipërisë, deri në 28 qershor kur do jetepët vendimin për celjen ose jo të negociatave. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh për seancën parlamentare të së enjtes, ndërsa burimet i thanë Ora News se deputetët do të bllokojnë foltoren ndërsa do komunikojnë me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale. Edhe në komisionet parlamentare deputetët demokratë do të mbajnë të njëtin qëndrim duke e foksuar diskutimin vetëm tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy persona që sipas demokratëve mbrojnë krimin dhe korrupsionin.Kjo sjelle politike e Partisë Demokratike, do të vazhdojë deri në 28 qershor, e në qoftëse vendi ynë merr përgjigje negative nga Bashkimi Europian për negociatat, nuk përjashtohet që opozita të radikalizojë qëndrimet deri në bojkot të institucioneve. Në mbledhjen e një jave më parë të grupit parlamentar deputetët demokratë në bllok propozuan bojkotimin e kuvendit pas refuzimit të Fatmir Xhafajt për tu dorëhequr, po kryetyari Lulzim Basha, doli kundër me argumentin se ky vendim mund të dëmtonte procesin integrues.