Ballina Blog Faqe 9155

VULLKANI FUEGO, SHKON NË 69 BILANCI I VIKTIMAVE

0

Trupa ushtarake po ndihmojnë zjarrfikësit në përpjekjet e dëshpëruara të kërkimit për të mbijetuar, pas shpërthimit vullkanik në Guatemalë që shkatërroi fshatra të tëra me lumenj llave e gurë të përvëluar. Bilanci i vdekjeve tani ka mbërritur në 69 – thonë zyrtarët vendas. – Nga 15 personat e shtruar në spital, 12 janë fëmijë, disa prej të cilëve kanë në trup djegie shumë të rënda. Reja e hirit vullkanik është shtuar ndjeshëm dhe erërat po e shtyjnë edhe më larg. Shpërthimi që e lëshoi hirin në një lartësi prej 10 km, për momentin është shuar, thonë vullkanologët, që shpjeguan se energjia e vullkanit ka rënë ndjeshëm. Por dëmi i bërë ishte i tmerrshëm. Përzierje gazi tejet të nxehtë me substanca vullkanike zbritën me shpejtësi shpateve të zonave përreth, duke zënë në çark komunitete si El Rodeo dhe San Miguel Los Lotes. Situata apokaliptike preku më shumë se 1.7 milionë vetë. Pasojat e saj detyruan presidentin Jimmy Morales të shpallte tri ditë zie kombëtare. “Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, nuk arritën të shpëtonin të gjithë”, tha një e mbijetuar, Consuelo Hernandez. “Njerëzit u varrosën atje. Pamë llavën të rrëshqiste në fushat me misër dhe nisëm të vraponim drejt kodrës më të afërt”. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë shpërthimi të ri, ndërsa banorët janë paralajmëruar të bëjnë kujdes nga rrëshqitjet e dheut, që mund të përmbajnë material vullkanik.

MERKEL PRITI NETANYAHUN: SË BASHKU KUNDËR IRANIT, POR JO PAKTIT BËRTHAMOR

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se u pajtua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se aktivitetet e Iranit në Lindjen e Mesme paraqesin shqetësim për sigurinë e Izraelit. “Pajtohemi se ndikimi rajonal i Iranit është shqetësues, sidomos për sigurinë e Izraelit”, tha Merkel në një konferencë për media me Netanyahun, në Berlin. Netanyahu, pas Gjermanisë, do të vizitojë edhe Francën dhe Britaninë, në përpjekje për të gjetur mbështetje për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore dhe për detyrimin e forcave iraniane që të largohen nga Siria fqinje. Po ashtu të hënën, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nisi një takim katërditësh në Vjenë, në kohën e pasigurive për fatin e marrëveshjes bërthamore, pas tërheqjes së SHBA-së. Me marrëveshjen e vitit 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike është pajtuar të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja muajin e kaluar, duke thënë se Irani e ka shkelur “frymën” e saj. Pesë nënshkrueset e tjera të marrëveshjes: Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë thënë se mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes. Irani, tash për tash, është duke respektuar marrëveshjen po ashtu.

Furtunë në policinë e Korçës

0

Vala e ndryshimeve në radhët e Policisë së Shteteve do të prekë edhe Policinë e Qarkut të Korçës.
Drejtoria vendore do të pësojë ndryshime në disa prej strukturave kyçe të saj.

Sipas burimeve të Top Channel, mësohet se janë shkrirë plotësisht sektori i krimit ekonomik dhe sektori i antidrogës, ku përveç specialistëve, të cilët janë transferuar në sektorë të tjerë, mësohet se janë larguar nga detyra edhe dy drejtuesit e këtyre sektorëve.

Sipas të njëjtave burime, janë larguar edhe shefi i qarkullimit të Korçës dhe Pogradecit, të cilët do të mbajnë detyrën e shefit të rendit.

Shefi i qarkullimit të Korçës do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në Maliq, ndërsa shefi i qarkullimit të Pogradecit do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në po të njëjtin qytet.

“Furtuna” e lëvizjeve ka përfshirë edhe sektorin e qarkullimit rrugor. Më shumë se 50% e efektivëve të këtij sektori do të transferohen në sektorin e rendit, ndërsa në sektorin e qarkullimit priten emërime të reja.

Lëvizjeve nuk do t’i shpëtojnë edhe komisariatet.

“Habilajt”, Cutillio: Procesi në Katania nuk është direkt për ish-ministrin Tahiri

0

“Ajo çfarë po ndodh me reformën në drejtësi në Shqipëri është një rast I paprecedëntë në Europë, sepse kemi të bëjmë me një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë”. Kjo ka qenë deklarata e Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Alberto Cutilo, gjatë festimeve për festën e Italisë në Shkodër. Në intervistën dhënë për mediat Cutillo është shprehur se shqetësues ngelet mosplotësimi i vendeve në Gjykatën Kushtetuese. Cutillo foli edhe për çeljen e negociatave si dhe çështjen “Tahiri”. Unë mëndoj se reforma në drejtësi, nuk ka precedentë të njëjtë në europë, është nje reformë tepër e rëndësishme, është shumë e thellë dhe si e tillë ka probleme në fazën fillestare dhe mendoj se deri tani po ecën shumë mirë. Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri ka folur edhe për çështjen “Tahiri”. Sipas tij, në Itali ka një proces, por që nuk është kundër ish-ministrit të Brendshëm. Unë e di që në Itali, ka një proces por jo kundër Tahirit, por unë di po aq sa dini ju. Cutillo nga ana tjetër,I pyetur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, është shprehur se beson në një përgjigje pozitive edhe pse dy tre vende janë skeptike për integrimin e Shqipërisë por për këtë cështje ngelet detyrë e autoriteteve shqiptare që të lobojnë fort pranë tyre. Une mendoj se po, se mazhoranca e shteteve është më e madhe. Ato pak që janë në mëdyshje besoj se është detyrë e qeverisë shqiptare që ti mbush mëndjen, në mënyrë që në fund të qershorit, të kemi një rezultat pozitiv. Opozita ndaj qeverisë dihet se nuk është dakord, e rëndësishme është ajo cfarë ka ndodhur deri më tani. Për europën duhet më tepër solidaritet nga politika dhe nga qytetarët shqiptare perfundon deklaretane e tij Cutillo.

Pogradec, për 15-vjeçaren e përdhunuar nga fqinji 55-vjeçar, vetëm “mbështetje emocionale”

0

Për gati një vit, 15-vjeçarja që është edhe fëmijë edhe nënë kërkonte ndihmë se ishte e kërcënuar, e vetme dhe e mposhtur nga varfëria. Në moshën 14-vjeçare u përdhunua nga fqinji 55-vjeçar.

Ligor Bibe u dënua dhe do të qëndrojë në burg më pak se pesë vite, por deri në vendimin e dhënë javën e kaluar, vajza e mitur ishte nën presion.

Asaj i kërkohej që të mohonte se ishte dhunuar. Deri në fund qëndroi falë kurajos së saj dhe pa ndihmë. Në derën e saj nuk trokiti kërkush për t’i dhënë ndihmë konkrete. Top Channel pyeti disa organizata të shoqërisë civile që marrin fonde dhe reklamojnë se mbrojnë dhe ndihmojnë gratë dhe fëmijët.

Në Pogradec, shoqata “Unë gruaja” tregon se ka çuar koordinatoren lokale për t’i thënë se sa herë të ketë nevojë do ta mbështesin emocionalisht, psikologjikisht dhe juridikisht.

Shërbimi social në Pogradec thotë se ka dërguar një psikologe. Vetë vajza dhe nëna e saj vijonin të jetonin nën presion dhe në varfëri ekstreme.

Në Tiranë ka shumë organizata të shoqërisë civile që punojnë duke thithur fondet e donatorëve. Ne pyetëm një prej tyre se çfarë kanë bërë për të ndihmuar të miturën nënë.

“Sapo mësuam për rastin, ne kërkuam nga Bashkia Pogradec dhe shërbimi i mbrojtjes së fëmijëve dhënien e ndihmës psikosociale për rastin në fjalë. Kjo ndihmë nuk është dhënë pasi as bashkia Tiranë nuk ka mundësi të tilla”, u shpreh Altin Hazizaj, CRCA.

Kjo organizate po lobon për të forcuar ndëshkimet për abuzuesit më fëmijët dhe ka kërkuar edhe ndryshim të kodit penal.

“Të rritet masa e dënimit dhe të eliminohet ulja me 1 të 3 e dënimit kur pranohet. Raste të tilla nuk duhet ta përfitojnë atë”, thotë Hazizaj.

Ndërsa qendra për nisma ligjore, një tjetër organizatë premtoi se së shpejti do ketë një reagim të fortë për ngjarjen në Velçan të Pogradecit.

Nismat e Tiranës nuk mbërrijnë në Velçanin e thellë dhe as në shtëpinë e 15-vjeçares. Ajo ka nevojë për ndihmë konkrete. Nuk mund të shkojë në shkollë. Nuk mund të punojë për të mbajtur veten, bukën e përditshme nuk e ka të sigurt dhe të vetmit që ka në krah janë familjarët e saj të varfër.

Në KPK Dritan Prençi, një nga prokurorët e “Tahirit”

0

Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prenci do ti nënshtrohet procesi i vettingut. Seanca po zhvillohet në ambientet e KPK dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu. Sipas ligjit Prençi do të vlerësohet për tre kriteret atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Së bashku me Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara dhe Elisabeta Imeraj, Dritan Prençi është prokurori që po merret me çështjen e Saimir Tahirit. Seanca dëgjimore ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Më herët në KPK ishte anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa më 8 qershor është parashikuar seanca me kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja.

CAKTOHET ORA E TAKIMIT TË PRESIDENTIT TRUMP ME KIM JONG UN

0

Shtëpia e Bardhë ka zbardhur orën e takimit mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se takimi historik do të realizohet në më 12 qershor në orën 09:00 sipas orës lokale në Singapor. Ajo tha se përgatitjet për samitin vazhdojnë shumë mirë. “Jemi përgatitur në mënyrë aktive për takimin e 12 qershorit midis presidentit dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut,” tha Sanders të hënën. “Ndihemi sikur gjërat po vazhdojnë të ecin përpara, dhe një përparim i mirë është bërë”. Sanders tha se ekipi i Shtëpisë së Bardhë, i cili përmban staf ushtarak, sigurie, teknike dhe mjekësore, tashmë është në terren në Singapor. Ata po “finalizojnë përgatitjet dhe do të qëndrojnë në vend deri në fillimin e samitit”, tha Sanders. Zëdhënësja u përgjigj edhe në lidhje me pyetjen për letrën e Kim të pranuar nga Trump. Ajo tha se nuk do të hyjë në përmbajtjen e letrës por sipas saj shprehjet në letër “kanë treguar se janë në rrugë të drejtë”. Ndërsa lidhur me pyetjen se “SHBA-të do të vazhdojë apo jo fushatën e presionit në maksimum ndaj Koresë së Veriut”, Sanders tha se sanksionet ndaj këtij shteti do të mbesin aktive derisa Gadishulli Korean të pastrohet nga armët bërthamore.

Shkodër, finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”

0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili u kap në momentin kur tentoi të grabiste me armë një banesë. Në kuadër të operacionit të koduar “Long Wait” u arrestua Sokol Dedaj banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. “Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër. Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë”, sqaron policia. Blutë e Shkodrës thonë se arrestimi i 33-vjeçarit u bë pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

“Kisha frikë të jetoja këtu”, Ermal Meta tregon përse vendosi të braktisë Shqipërinë

0

Kantautori Ermal Meta arriti kulmin e karrierës së tij muzikore me çmimin e parë në festivalin e Sanremos. I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitetn Pan”, Ermali u pyet nga vogëlushët se përse vendosi të largohej nga Shqipëria.

“U largova nga Shqipëria sepse si shumë shqiptarë të tjerë nuk kisha më mundësi të jetoja këtu. Kisha frikë, edhe kur ke frikë, largohesh nga vendi në të cilin ke frikë. Pastaj kur rritesh, frika ikën dhe kthehesh prapë.” – tregoi këngëtari.

Kantautori u pyet nga vogëlushët nëse e merr malli për ushqimet tradicionale shqiptare.

“A e ke lënë groshin e Fierit apo ha vetëm pasta andej nga Italia?” – e pyet vogëlushi.

“Grosha e gjyshes time më pëlqejn më shumë në botë.” – përfundoi këngëtari shqiptar.

Atentati ndaj biznesmenit në Vlorë, viktima ishte arrestuar për trafik droge

0

Atentat me armë zjarri në Vlorë. Një person ka mbetur i vdekur, pasi i është bërë pritë mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ rreth orës 23:00. Viktima është Vasil Dervishaj. 29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia” në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së viktimës.

Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë.

Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët. Policia ka ndaluar disa persona për ti marrë në pyetje. Ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe familjarët për të hedhur dritë mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur 29-vjeçari që mbeti i vdekur.