Pëson infarkt në burg protestuesi i Rrugës së Kombit, ngjarja mbahet e fshehtë
Florian Onuzi është një nga protestuesit e Rrugës së Kombit që u ndalua nga policia më 31 Mars të këtij viti dhe u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit. Kujtojmë se më 20 Prill u liruan në Apel një pjesë e mirë e protestuesve por Onuzi dhe 3 të tjerë u mbajën në qelitë e paraburgimit.
Por, sipas informacioneve të portalit Dritare.net, Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë është liruar në Maj, pasi ka patur probleme të rëndë shëndetësore. Ngjarja sakaq nuk është bërë e ditur për mediat. 35 vjecari ka pësuar një infarkt në qeli dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës ai është lirua me vendim gjykate. Burime të Dritare.net pohojnë se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.
Familjarët e Onuzit kanë pranuar lirimin e tij por pa dhënë shumë informacione për gjendjen shëndetësore.
Sakaq sjellim edhe një herë në vemendje gjyqin që u zhvillua për kukësianët në Tiranë, ku nuk u lejuan kamerat, por audio-dëshmitë u bënë publike nga lideri i PD, Basha në facebook.
Dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura!
Nga salla e gjyqit tani mund të sigurohen vetëm audio. Urdhri politik është kundër transparencës!
Florin Onuzi me 3 fëmijë të vegjël, pa asnjë të ardhur.
Avokati dëshmon se ka pasur terror ndaj fëmijëve gjatë arrestimit. Florini protestoi për fëmijët e tij. Tani s’ka askënd kush kujdeset për fëmijët.
Audio e avokatit te Florin Onuzit.
“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm.”
Krimi makabër në Itali, vëllai i Elca Tereziut: Edhe fundi i botës të jetë, unë prap do ju dua
Pak ditë më parë një krim i rëndë tronditi Italinë.
Shqiptari Xhevdet Mehmeti, pas një zënke theri me thikë bashkëshorten e tij Elca Tereziu.
Ajo që e bën më të rëndë këtë krim është fakti se djali i tyre 17 vjeçar pa krimin, edhe pse ishte i pafuqishëm për të reaguar.
Sot reagon edhe vëllai i Elcës.
Leonard Tereziu teksa kujton 17 vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës shkruan se tashmë as motrën nuk e ka pranë.
“Mos mendo se të harrova, sot mbushe 17 vjet që na ike nga kjo jetë, por kam një dhimbje të madhe që se doja kurrë në këtë jetë. Ti akoma se ke marre vesh përgatitu, se Elcën pranë do ta kesh.
Sa herë që ju shikoj kam një mal me përqafime. Sa herë që sju kam pranë jeni thellë në zemrën time. Si rëra e pa fund në shkretëtirë, ju për mua jeni një thesar dhe fundi i botës le të jetë unë do tju dua sa të kem jetë”, shkruan Leonardi Tereziu.
Borissov: Shqipëria meriton hapjen e negociatave
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, deklaroi sot në Tiranë se Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave për anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Ai këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij shqiptar Edi Rama, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Borissov ka cituar kancelaren gjermane Angela Merkel të ketë thënë se Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet.
“Sa më mirë të jetë rajoni, aq më të mëdha janë mundësitë për bashkëpunim. Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave. Tregojmë përpjekje që duhet t’i bindim shtetet skeptike deri në fund të qershorit”, tha ai.
Ndërsa, kryeministri Rama e vlerësoi homologun e tij se ka bërë avokatin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit.
“Marrëdhënia me bullgarinë është jashtëzakonisht pozitive. Borisov ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE. Miqtë tanë bullgarë na ofrojnë ndihmën me eksperiencën e tyre”, tha ai.
Të rinjtë e opozitës ekspozitë para Ministrisë së Brendshme, kërkojnë dorëheqjen e Xhafaj
Me thirrjet ” Ministria e drogës”, “Rama ik”, të rinjtë e FRPD dhe LRI, protestuan edhe pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Famtir Xhafaj. Simbolika e protestës së sotme, ishte një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.
Belind Këlliçi: Bëhen tre javë nga publikimi i fakteve se vëllai i Ministrit të Brendshëm Xhafaj i dënuar me 7 vite për trafik ndërkombëtar droge në Itali jo vetëm jetonte i lirë në Vlorë por kishte mbrojtjen dhe sigurohej nga forcat e rendit që të vijonte ende trafikun e drogës. Shqipëria mbahet peng, integrimi ynë drejt Europës mbahet peng për shkak të Edi Ramës që refuzon të lëshojë Fatmir Xhafgaj.Refuzon të lëshojë Saimir Tahirin. Ata thanë se do të vijojnë protestat deri në vendimin final, largimin e Fatmir Xhafaj si Ministër.
Belind Këlliçi: Do jemi përsëri javën tjetër në protestë jo vetëm para Ministrisë së Brendshme por edhe në Kukës kundër tarifës së Rrugës së Kombit. Protesta e sotme është një protestë që shfaq të gjithë përpjekjet e Edi Ramës për integrimin e Shqipërisë në Europë dhe të gjitha arritjet e Edi Ramës në arenën ndërkombëtare.
Gratë rrahin burrat, kërkojnë urdhër-mbrojtje nga policia
Çdo ditë dëgjojmë raste të dhunës në familje por dy rastet e shënuara sot në Tiranë janë paksa të pazakonta.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u plotësua kërkesë-padia për shtetasin me inicialet F.M., pasi dyshohet se gruaja e tij ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe djalit të tyre.
Ndërkohë, rasti tjetër ishte ai i shtetasit me inicialet Sh.K., 39 vjeç, i cili akuzon bashkëshorten dhe dy vajzat e tij për dhunë.
NJOFTIMET E POLICISË:
Më datë 03.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasit F.M., dhe S.M., vjeç 52 e 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja F.M., vjeçe 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Më datë 03.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Sh.K., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja dhe vajzat H.K., Ç.K., dhe E.K., vjeç 39, 15 dhe 17, banuese në Tiranë, kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Ligji Nr. 9669, datë 18.1
Furnizoheshin me kanabis nga shqiptarët, arrestohen shefat e tifozëve të Milanit dhe Interit
ITALI-Policia ka arrestuar shefin e tifozëve të Milanit, atë të rojeve të sigurisë së Interit dhe 20 persona të tjerë për trafik droge, ndërsa është sekuestruar edhe 250 kg kanabis në një kamion, që sipas mediave të vendit fqinj kishte ardhur nga Shqipëria.
Shefi i tifozëve të Milanit Luca Lucci sipas të dhënave nga policia italiane furnizohej me drogë nga një bandë shqiptarësh. 37 vjeçari përdorte selinë e shoqatës “Il Clan” si bazë për trafikun dhe destinacionin e ngarkesave të drogës. Ai është person me precedent penal, pasi është dënuar më parë për incidentet në derbin e Milanos. Por pavarësisht urrejtjes në stadium, me shefin e sigurisë së Interit i bashkonte tregtia e drogës me shqiptarët.
Luca Lucci ishte personi që kishte lidhje me shqiptarët, ndërsa shefi i rojeve të sigurisë së Interit Massimo Mandelli koordinonte lidhjet me shpërndarësit në Milano. Për 2 vite, 140 persona janë mbajtur në vëzhgim dhe filmuar, duke zbuluar se si dy drejtuesit e tifozerisë së ekipeve armike të Milanos bashkëpunonin me shqiptarët për furnizimin me drogë të tifozëve.
Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, ndërsa gjatë operacionit policia sekuestroi edhe 250 kg kanabis, ndërsa hetimet për bandën kishin nisur që në vitin 2016. Në 2 vitet e fundit janë bllokuar rreth 600 kg kanabis, por edhe kokainë e ardhur nga Spanja dhe Amerika e Jugut.
“Rrugaç, langaraq, legen” Fidel Ylli përplaset me Luçiano Boçin në Komisionin e Medias
Komisioni i Medias është përfshirë sot në debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.Deputetet Fidel Ylli dhe Luçiano Boçi janë përplasur me fyerje dhe ofendimeve ndaj njëri-tjetrit. Gjatë debateve deputetët kanë sjellë në vëmendje edhe protestën e 21 janarit, ku opozita fajson Ramën për dhunë, ndërsa mazhoranca akuzon qeverinë e atëhershme për vrasjen e 4 protestuesve.
E gjejnë pa ndjenja në mes të rrugës, burri ndërron jetë në spital më vonë
Eshte gjendur pa ndjenja në një rrugë tëKamzës dhe ka humbur jetën në spital pak ore më vonë. Një 57-vjeçar është gjetur pa ndjenja ditën e djeshme në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu” në Kamëz nga kalimtarë të rastit. Burri me inicilet S.M, u dërgua në spital, por ka ndërruar jetë më pas. Grupi hetimor ka nisur hetimet per shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit.
Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se: “Më datë 03.06.2018, në Kamëz, në rrugën “Bulevardi Blu“, në trotuar, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S.M., vjeç 57, banues në Kamëz, të cilin e kanë dërguar për ndihmë mjekësore ku më pas ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”.
Zbulohet identiteti i biznesmenit të njohur që ra në prangat e policisë
Një biznesmen i njohur nga Lezha nuk u ka shpëtuar prangave të Policisë, pavarësisht përpjekjeve të dy personave të tjerë për të fshehur të vërtetën.
Astrid Nimani, 47 vjeç, banues në Lezhë, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e seksionit kundër krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për tri akuza. Ngjarja që çoi në arrestimin e biznesmenit ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ndërsa Nimani po udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” në drejtim të Shëngjinit bashkë me dy miq të tij, Oltion Vuka, 39 vjeç, ndërsa D.M., 24 vjeç
Ndërsa 47-vjeçari drejtonte makinën nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin e saj, duke u përplasur me një shtyllë në anë të rrugës në aksin Lezhë-Shëngjin e duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në pak minuta pas përplasjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë që kanë kapur papritur tre personat që ndodheshin në makinën “Audi”.
Në këto momente, biznesmeni Astrid Nimani i ka treguar njërit prej shokëve të tij se në makinë ka pistoletë dhe i ka kërkuar që ta fshehë atë. Por 24-vjeçari është pikasur nga policia duke kryer veprime të çuditshme dhe pas ndjekjes zbuluan se kishte hedhur armën në oborrin e një banese pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Biznesmeni Nimani është arrestuar bashkë me mikun e tij, Oltion Vuka, ndërsa 24-vjeçari D.M, është shpallur në kërkim pasi iu arratis policisë.
“Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi A.Nimani, në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër, ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi D.M. ka arritur të largohej, pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka’, bën të ditur Policia.
47-vjeçari Astrid Nimani rezulton se është një biznesmen i njohur në Lezhë pasi është pronar i “Ermiri Palace”, një resort turistik në bregdetin e Shëngjinit. Përveç hotelerisë, 47-vjeçari ka në zotërim dhe një klub ku gjatë verës ftohen të performojnë këngëtarë të njohur shqiptarë. Ndaj tij rëndojnë tri akuza, pasi përveç mbajtjes së pistoletës pa leje, ai ka kundërshtuar forcat e policisë.
“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” janë akuzat e ngritura ndaj 47- vjeçarit. Ndërsa për mikun e tij, Oltion Vuka, rëndon akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa ndaj 24-vjeçarit të shpallur në kërkim rëndon vetëm akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


