Ballina Blog Faqe 9157

Plas sherri tek Media, Boçi-Yllit: Mbylle gojën! Ordiner, langaraq, rrugaç

0

Debate të forta kanë përfshirë mbledhjen e radhës në Komisionin e Medias.

Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me ata të Partisë Socialiste, ku ka spikatur replika e kryetares Albana Vokshi me socialistin Fidel Ylli.

Në debat ka ndërhyrë dhe demokrati, Luçiano Boçi.

Ylli ka reaguar pas deklaratës së kryeredaktorit të RD-së, Bledi Kasmi, se është dhunuar nga policia për shkak të detyrës.

Ai ka thënë se Kasmi s’është gazetar, citim që ka sjellë përplasjen e fortë me Vokshin.

Replikat e plota mes deputetëve:

Fidel Ylli: Bravo u qoftë, tregoni manipulimin që bëni. Nuk ju vjen mirë se keni futur gazetarë në burgje, jeni vrasës

Luçiano Boçi: Mbylle more gojën!

Fidel Ylli: Langaraq, ordiner, rrugaç! Në botë nuk ma heq dot njeri fjalën
Kam 40 minuta që dëgjoj dhe nuk ndërhyra. E kujtova 21 janarin sepse u quajtën 4 gazetarë puçist

Albana Vokshi: Ka dështuar puçi i 21 Janarit që bëri Edi Rama

Luan Baçi: Pse nuk diskutojmë për atë që jemi mbledhur sot

Fidel Ylli: Sot jemi mbledhur për një person që bëhet viktimë. Ky vetëm gazetar nuk është, ku e ka telefonin.

“Del e pastër” nga vettingu, i biri surprizon gjyqtaren e Kurbinit, Marçela Shehu

0

Gjyqtarja e Kurbinit, njëherësh kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Marçela Shehu doli “e pastër” nga vettingu. Të gëzuar për rikonfimimin në detyrë duket se kanë qenë sot edhe familjarët e gjyqtares, siç shihet në disa foto të siguruara nga LSA-ja.

Pasi ka dalë nga seanca në KKP gjyqtarja është pritur jashtë nga familjarët, ndërsa i biri e ka surprizuar me një tufë lule.

PASURIA
Por si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares Marçela Shehu nga viti 2006, kur filloi karrierën në gjyqësor deri në vitin 2016. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit-pozicion të cilin e mban edhe sot.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Marçela Shehu nga viti 2006 deri në vitin 2016.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Albana Cakshiri, organizatorja e miss&mister children qe mashtron prinderit dhe femijet!

0

Nuk do merresha kurre me nje gazetare apo ish-gazetare per disa arsye reale. E para se ne kendveshtrimin tim profesional e shoqeror gazetaret, me te mirat dhe te metat ngelen pjesa me idealiste e shoqerise! Se dyti dhe per arsye etike nuk do atakoja nje personazh qe na lidh i njejti profesion. Por rasti i permbys konsideratat e mesiperme. Behet fjale per nje event me femijte dhe “boshti” i problemit eshte Albana Çakshiri. Gazetare nga Korca por qe shetit neper Shqiperi me nje event Miss & mister children. Te organizosh aktivitete me femije dhe per femije eshte bukur dhe te tilla evente duhen perkrahur! Por ti mashtrosh femijte nen petkun e eventit jo vetem duhet reaguar por aktivitete te tilla me ngjyrosje mashtrimi duhen refuzuar nga njesite vendore pritese. Me konkretisht: rasti i evidentuar se fundmi u rregjistrua ne bashkine Patos. Atje kishte trokitur kete radhe Albana Çakshiri per te fituar ca para dhe mashtruar gjithashtu! Po ndertoj kete qendrim e refleksion timin ne baze te dhjetra mesazheve qe me kane mbritur ne llogarine time nga femije dhe prinder te qytetit te Patosit. Ne esence ata ankohen se Cakshiri vleresimet i ndan sipas zarfave qe mer.Ajo ngre juri po ajo eshte formale. Cmimet i ka vendosur Albana me pare dhe i ndan po ajo ne emer te”jurise”. Pas mesazheve te ardhura u interesova dhe investigova pak me shume rreth formatit te aktivitetit te personit ne fjale. Kur vjen sezoni Albana del per “gjah”.Per gjah per ca para neper njesi vendore. Patenten e ketij eventi e ka pas ne emer te nje ish-kolege e cila fatkeqesisht ka nderruar jete. Ajo ishte e nderuara Irena Vreto. Nuk dihet nese e ka kaluar ne emer te saj patenten e aktivitetit,por pak rendesi ka per ta trajtuar tani kete qe sapo thame. Albana pasi merr kontakt me drejtues te pushtetit vendor fillon punen per grumbullimin e femijeve. Kuptohet pasi ka siguruar nje fond te mire nga Bashkia e radhes..,hidhet tek xhepat e prinderve qe do sjellin femijte. Per cdo femije pjesmsrres Bana mer 20 mije leke te vjetra. Per fituesit e di vetem ajo. Biletat e salles ku “ekzekutohet” eventi i administron Albana dhe pse salla eshte vene ne dispozicion nga bashkia. Keshtu ka vepruar Albana Cakshiri ne shume bashki.Ka shkuar,ka mbushur xhepin e saj duke lene shije te keqe pas tek femijte e prinderit. Nuk po flasim ketu per arrogancen qe shfaq ajo me femijte gjate provave qe zgjasin minimalisht 2-3dite. Ky eshte tjeter kapitull. Nje organizatore e till qe luan keq me femijte duhet refuzuar prerazi! Albana ka vetem nje te “drejte”” Te bej aktivitete pafund! E padrejte dhe e rende eshte abuzimi dhe mashtrimi i saj!

Redaktuar nga: Greta Hoxha

“Të lumtë, bravo”, i riu shqiptar që vrau babanë pedofil duartrokitet nga grekët

0

Para pak ditësh një 26-vjeçar shqiptar vrau babin e tij, pasi ai abuzonte seksualisht me të, motrat dhe vëllezërit e tij.

26-vjeçari ka dalë para trupit gjykues, por para godinës së drejtësisë e kanë pritur me duartrokitje një grup qytetarësh grekë, të cilët e kanë përgëzuar për aktin e tij.

Referuar atyre që ka zbardhur”ionian channel”, shqiptari u prit me brohoritma dhe duartrokitje para gjykatës së Zakinthos teksa shoqërohej nga policia dhe duart i kishte në pranga.

Qytetarët grekë kanë thirrur drejt shqiptarit:

Të lumtë, bravo! Ne jemi krah teje, jemi me ty!”

Në dëshminë e tij, 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka rrëfyer se babai i tij 70-vjeç, abuzonte seksualisht me të, dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël.

Avokati i shqiptarit, Z. Panagiotis Kefallinos ka deklaruar:

Kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze me shumë pasoja dhe janë shumë të rënda.

Ne falënderojmë qytetarët, pasi kjo ka të bëjë me karakterin e fëmijës dhe etika e tij është një justifikim. Përtej kësaj, sa i përket veprës së tij, si do të gjykohet ky akt mbi drejtësinë, ato i përkasin një organi tjetër. Klienti im e ka pranuar fajin tashmë. Unë nuk jam një pozitë për të dhënë udhëzime. Do veproj brenda kornizës së ligjshmërisë për të mirën e klientit tim.”

Ndërsa motra e 26-vjeçarit, e cila gjendej jashtë gjykatës tha:

Nuk mund të themi asgjë! Ne e dimë çfarë është një fëmijë dhe rëndësinë e tij. I falënderoj të gjithë ata që na mbështesin.

Ndihem shumë krenare që ai është vëllai im!”

26-vjeçari përshkruhet si një qytetar shembullor, ai ka luajtur futboll në ekipin Elatiakou, këtë vit në kategorinë e dytë dhe se motivi kryesor që ai u tërhoq ishte abuzimi që kishte pësuar nga babai i tij.

Kur ai u largua nga gjykata, shqiptari ngriti duart lart dhe e falënderoi botën për mbështetjen dhe duartrokitjet ndaj tij.

Familja e Azemit kërkon azil politik në Francë? Reagon Kir Hajdari: Ja si qëndron e vërteta

0

Pas publikimit të lajmit se familjarë të ish-deputeti të PD-së Azem Hajdari kanë kërkuar azil politik në Francë se u rrezikohet jeta, ka ardhur reagimi i djalit të tij, Kir Hajdari.

Në reagimin e tij Kir Hajdari shkruan se të gjitha këto lajme janë të pavërteta. Ndërsa i bën thirrje mediave që të mos keqpërdorin emrin e familjes Hajdari.

Ja çfarë shkruan Kir Hajdari: Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë nëpër portale sot për famijen tonë. Asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar në çeshtjen për Azil politik në France për kushuririnë tonë. I urojmë një jetë të mirë kushuririt por kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret.

Miqësorja, Shqipëria pëson breshëri golash nga Ukraina

0

Kombetarja shqiptare e futbollit eshte mundur me rezultat te thelle 4-1 ne ndeshjen miqesore me Ukrainen.

Ka qene Ukraina ka kaluar në avantazh kundër Shqipërisë në miqësoren që po zhvillohet në Francë.

Ishte Konoplyanka ai që dërgoji topin në rrjetë në minutën e 31-të të takimit.

Pak me pas eshte shenuar edhe goli i dyte ne porten e kuqezunjve. Ka qene Yarmelenko ne fakt qe ka shenuar dybhere ne porten e Shqiperise duke e cuar ne 0-3 rezultatin e pjeses se pare.

Golin e katert e shenoi serish Konoplynka ndersa goli i nderit per Shqiperine u shenua nga Emanuele Ndoj.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.

U zhduk dy javë më parë tek shpella e Pëllumbasit, policia gjen trupin e 20-vjeçarit

0

Polumbarët e Reneas gjejnë në lumin Erzen dhe nxjerrin trupin e pa jetë të 20 vjeçarit Xh.S.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.05.2018 në “Shpellën e Pëllumbasit” ku shtetasi Xh. S., rreth 20 vjeç, si pasojë e rënies aksidentale nga gryka e kanionit në ujërat e lumit Erzen ku humbi jetën, dhe trupi i tij nuk u gjend si pasojë e marrjes nga rrjedha e ujit, ju bëjmë me dije se :

Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit.

Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.

Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.

Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

Kryeministri pritet me protesta në Belsh, qytetarët ia nxijnë jetën

0

Pas Cërrikut, edhe në takimin që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar në Belsh, po ashtu është pritur me protesta nga qytetarët.

Me pankarta në duar që tregojnë keqqeverisjen e vendit dhe me thirrjet ‘Rama ik’, qytetarët e Belshit kanë dalë në rrugë gjatë ditës së sotme.

Siç shihet edhe në video në rrugë kanë dalë dhe forca të shumta policore të cilat janë bërë gardh para protestuesve. Ndërkohë që më herët Rama është pritur me protesta edhe në qytetin e Cërrikut.

“Vetëm aktin lanë pa përfunduar”, çifti jep shfaqje në plazhin e Durrësit

0

Sezoni i verës ka mbërritur dhe plazhet kanë nisur të mbushen plot me të rinj e të reja, sidomos gjatë fundjavave.

Kjo kategori është edhe më problematikja për pushuesit të cilët janë në plazh me familjen apo edhe fëmijë të vegjël, pasi shpeshherë u rastis të shohin skena nga më të ndryshmet.

Çiftet bëhen të papërmbajtshëm gjatë stinës së nxehtë dhe nuk e vrasin mendjen për ata që janë duke i parë.

Një skenë e nxehtë midis një çifti të rinjsh të shtrirë në shezlong ka vënë në siklet familjarë me fëmijë të vegjël përreth.

Djali është shtrirë anë vajzës dhe ia ka hedhur asaj këmbën sipër duke e fërkuar.

Pushuesja shkruan:

Mirmengjesi, plazh i madh ne Durres… jemi me femije dhe keta pellumbat qe po perpeliten, vetem akti ngeli pa përfunduar.”

Policia jep detaje për operacionin antikanabis në Krujë, kush janë tre të arrestuarit (Emrat)

0

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për operacionin antikanabis të zhvilluar në Krujë, të cilin e njoftoi pasditen e djeshme në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Gjovalin Loka, kreu i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit.

Krujë
Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2” specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjesuan 2,080 bimë Cannabis Sativa.

Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas

Është bërë ndalimi i shtetasve:

• Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;
• Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;
• Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

• G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambjente të hapura në brendësi të pyllit
2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.
___________________

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në bashkëpunim me efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe në zbatim të Plan Veprimit për kontrollin e territorit për kultivim të bimëve narkotike, në Njësinë Administrative Nikel, në ambjent të pyllëzuar gjetën dhe asgjesuan 675 bimë Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal.