Ballina Blog Faqe 9320

Veliaj uron Krishtlindjen: Dhjetori muaji më i madh i solidaritetit

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar këtë mëngjes të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Bashkisë thekson se solidariteti i treguar gjatë dhjetorit nga qytetarë dhe kompani të ndryshme në ndihmë të njerëzve në nevojë, është një motiv më tepër për të bërë edhe më shumë për ta në 2018-n.

“Gëzuar Krishtlindjen. Në këto ditë festash në çdo cep të qytetit ka energji pozitive! Shumë i lumtur që edhe për fëmijët nga familje në nevojë dhjetori ishte muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë! Motiv që në 2018-ën të bëjmë akoma më shumë”, shkruan Veliaj.

SULMI VETËVRASËS, DHJETRA TË VRARË PRANË SELISË SË INTELIGJENCËS AFGANE

0

Dhjetë persona janë vrarë ditën e sotme pranë selisë së inteligjencës në Afganistan, pasi një person shpërtheu veten me bombë.

Viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë të cilët kanë qënë duke kaluar pranë raporton BBC, shkruan newsbomb.al

Sipas policisë vendase numri i viktimave pritet të rritet pasi shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Numri i sulmeve të tilla në Afganistan është rritur gjatë muajve të fundit. Në maj një sulm i tillë vrau 150 njerëz. Grupi xhihadist ka qenë aktiv në Afganistan që nga janari 2015 me sulme të vazhdueshme

Protesta në Shkodër: Ambasadori Tola të japë dorëheqjen

0

Në Shkodër qytetarë të ndryshëm janë mbledhur për të protestuar për vdekjen e Florenc Beqirajt në Francë.

Qytetarët e mbledhur protestonin me pankarta në duar duke kërkuar “drejtësi për shokun tonë”.  Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ambasadorit Dritan Tola

Gëzuar Krishtlindjen! Besimtarët festojnë lindjen e Krishtit

0

Besimtarë të krishterë,  kremtuan momentin me të rëndësishëm të kalendarit kristian, Krishtlindjen në katedralen e Shën Palit në Kryeqytet. Besimtarët qëndruan për orë të tëra në pritje të meshës së shenjtë, e cila u mbajt nga Imzot Xhorxh Frendo. Në meshën e mbajtur, imzot Frendo ka nënvizuar familjen dhe respektin.

“Shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe. Jezusi u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë, ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij. Të kujdesemi për njerëzit që s’kanë ushqim dhe një strehë. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe“, tha Imzot Frendo.

Në Kishën Ortodokse meshën e ka mbajtur kryepeshkopi Janullatos, i cili një ditë më parë mosi shtetësinë shqiptare.

Krishtlindja si një tryezë e madhe feste dhe harmonie bëri bashkë në këtë ditë qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët përcollën urimet e para të Krishtlindjes. Krishtlindja ka si simbolikë pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar.

Aksidenti në Fier, gruaja ndëron jetë, shoferi në gjëndje kritike

0

Nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Levan-Tepelenë, ku një makinë doli nga rruga ka rezultuar në humbje jete për gruan Fatbardha Hila.

Fatbardha Hila 65-vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj dhe njëherësh drejtuesi i mjetit është në gjëndje të rëndë në spital.

Protestë për Florenc Beqirin, të dielën te Piramida

0

Nisma #Thurje, njofton se ditën e diel në mesditë, do të zhvillohet një protestë homozh, për vdekjen tragjike të Florenc Beqirit, në Francë.

Protesta do të mbahet te Piramida, në Tiranë.

“Shteti heshti. Heshti kur ai lindi, heshti kur ai u rrit e kërkonte një mundësi, heshti kur ai donte një punë, heshti kur ai u arrestua padrejtësisht, heshti kur e masakruan, heshti edhe kur e vranë. Shteti heshti!Por ne nuk do heshtim!!! Të dielën në 12:00 merr një qiri, një lule, një parrullë, një shok a shoqe me vete dhe eja te Piramida. Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje. Të dielën takohemi te Piramida, per të përcjellë siç duhet Florencin dhe për të mos heshtur!”- pjesë nga postimi i Nismës Thurje.

 Postimi i Nismës Thurje në Fb:

Qeveria jep me koncesion monitorimin e lojërave të fatit, fitimet e kazinove dyfishohen

0

Përpjekjet e qeverisë për t’i dhënë fund marrëzisë së lojërave të fatit në fund të vitit 2014, menjëherë pasi qeveria e re erdhi në pushtet, vetëm sa u kanë shtuar më shumë fatin kompanive, duke e shndërruar atë absolutisht në një ndër sektorët më fitimprurës në vend.

APEX renditet në dhjetëshe (1.3 miliardë lekë fitime), ndërsa ka një normë fitimi prej 51%.

VLT Albania raportoi 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%.

Fitimet e Regency International Casino Tirana u dyfishuan në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%.

Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%. Normë më të ulët raportoi Adriatik Game, me 17%, teksa fitimet në vlerë absolute arritën në 353 milionë lekë.

Pritet të shikohet se çfarë ndikimi do të japë në këtë aspekt futja në funksion e koncesionit të monitorimit të këtyre subjekteve, që ka hyrë në fuqi në mes të këtij viti.

Ky koncesion është kundërshtuar në Gjykatë nga Shoqata e Shoqërive të Lojërave të Basteve Sportive.

Marrë nga: Monitor

lojrat

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, plagoset gruaja me djalin 10-vjeç

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë janë plagosur tre persona.

Burime paraprake, bëjnë më dije se mjeti tip “Volksëagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

E kujt ishte makina nga ku u qëllua ndaj Ardian Çapjas

0

Pas atentatit të sotëm ndaj Ardian Çapjas, policia ka dhënë hollësi të reja lidhur me ngjarjen.

Sipas bluve, makina nga u qëllua biznesmeni ishte me targa të falsifikuara dhe u gjet e djegur larg vendit të ngjarjes.

Ajo i ishte vjedhur një kompanie biznesi që e kishte denoncuar dhe targat falso i ishin vendosur njësoj si të makinës së një biznesi fqinj me Çapjat.

Prangoset në SHBA një nga autorët e akuzuar për vrasjen e Ibrahim Bashës

0

Është arrestuar pas 2 vitesh e gjysmë një nga të akuzuarit për vrasen e ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në Lazarat.

20-vjecari Ruhan Hiraj është ndaluar në SHBA ku fshihej prej rreth 2 vitesh e gjysmë.

Ai akuzohet si një nga personat që kanë qëlluar dhe kanë vrarë Ibrahim Bashën dhe tashmë pritet eskstradimi i tij drejt Shqipërisë.