Ballina Blog Faqe 9319

Deputetet e opozitës letër Ruçit: Dëno dhunuesit e Mehmetaj dhe Kerpaçit

0

Aleanca e Grave Deputete i kërkon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të dënojë dhe të marrë masa për deputetët dhe punonjësit e Policisë që ushtruan dhunë kundër dy deputeteve vajza, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Gratë deputete i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, ku shprehën shqetësimin për mungesën e reagimit nga ana e zotit Ruçi, si dhe vunë në dukje tolerancën e treguar prej tij ndaj dhunës dhe gjakosjes së dy deputeteve nga deputetët burra dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

“Ju, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit dhe vetë Kreu i mazhorancës Edi Rama, jo vetëm nuk u distancuat nga dhuna apo nuk morët masa ndaj saj, por, nëpërmjet tolerancës dhe heshtjes tuaj, treguat se pas këtyre akteve dhe nixitës e përkrahës të tyre jeni pikërisht ju”- thuhet në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi.

Aleanca e Grave Deputete thekson se nga Byroja e Kuvendit të Shqipërisë u ndërmor një akt i paprecedentë, ku edhe e dhunuara, edhe dhunuesi, u dënuan njësoj nga maxhoranca të cilës zoti Ruçi i përket.

“Kjo provoi edhe njëherë se dhuna ndaj grave është fenomen që jo vetëm nuk luftohet nga maxhoranca juaj, por nxitës i saj është vetë Kreu i qeverisë Edi Rama”-thuhet në letër.

“Në cilësinë e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtare të Aleancës së Grave Deputete, dënojmë me forcë këto akte dhune, duke kërkuar nga ana juaj, marrjen e menjëhershme të masave për të dënuar maksimalisht dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale dhe administrativ, deputetët burra dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që ushtruan akte dhune ndaj grave deputete, si dhe vetë nxitësin e këtyre akteve, Edi Ramën”- thuhet në letrën drejtuar Ruçit.

Aleanca e Grave Deputete beson se me realizimin e këtyre hapave, Kryeparlamentari Ruçi dhe maxhoranca do të provojnë se e kanë seriozisht angazhimin kundër dhunës ndaj grave, të ndërmarrë me miratimin pak kohë më parë të Rezolutës konsensuale “Për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj”.

“Në të kundërt, nëpërmjet mosveprimit tuaj, ju do të zhbënit këtë angazhim konsensual që në ditët e para të miratimit të tij, duke treguar, edhe në këtë rast, se mbështetja ndaj Rezolutës së propozuar nga opozita ishte një akt fasadë”-thuhet në letrën e AGD.

Anëtaret e Aleancës së Grave Deputete ftuan koleget e Partisë Socialiste qe t’i bashkohen protestës kundër dhunës ndaj grave deputete dhe grave e vajzave shqiptare.

Naftëtarët e Ballshit në protestë, marshojnë drejt Tiranës

0

Rreth 200 punonjës të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës.

Marshimi është një formë proteste për rrogat e papaguara dhe mosderdhjene kontributeve në sigurimet shoqërore. Që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës punëtorët u mblodhën përpara prefekturës së qarkut Fier ku kërkuan ndihme nga institucionet shtetërore.

Punonjesit e uzinës së naftës po ecin drejt Tiranes për të protestuar për zvaritjen e pagave te tyre. Historia e naftëtarëve të papaguar në Ballsh është disa vjeçare. Ndryshimi i shpeshtë i menaxhimit të uzinës nuk e zgjidhin çështjen e pagesave të prapambetura.

Ndërkaq, edhe policia e Fierit nga ana e saj ka reaguar për protestën. “Rreth orës 10:15, rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh dhe Rafinerisë së Naftës Fier, vazhdojnë protestën duke lëvizur në këmbë në rrugën nacionale Fier-Tiranë dhe kanë krijuar trafik duke penguar lëvizjen e automjeteve. Aktualisht dolën nga qyteti i Fierit dhe janë në lëvizje afër vendit të quajtur “Mulliri i artë”. Janë marrë masat e sigurisë nga shërbimet e policisë së rendit dhe trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

QEVERIA PLANIFIKON 82 MLN EURO INVESTIME PËR MENAXHIMIN E PLEHRAVE, 90% SHKOJNË PËR KONCENSIONET

0

Qeveria ka planifikuar të investojë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane rreth 11.2 miliardë lekë ose 82 milionë euro, por 74 milionë euro ose 90 për qind e shumës së përgjithshme do të shkojë për financimin e koncensioneve PPP, të kontraktuara për menaxhimin e plehrave në rrethin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

Lista e detajuar me investimeve në fushën e plehrave është bërë publike nga ministria e Financave dhe investimet do të zgjasin deri pas vitit 2020.

Nga lista e investimeve 12 milionë lekë shkojnë për studimin dhe projektimin për mbylljen e venddepozitave ekzistuese të mbetjeve të ngurta në Durrës.

Gjithashtu një shumë prej 330 milionë lekësh do të përdoret për studimet e mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese në qytetet e Sarandës, Cërrikut, Librazhdit, Belshit, Perrenjasit dhe Himarës, Shkodrës.

Rreth 450 milionë lekë do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë dhe 170 milionë lekë të tjera për venddepozitimin e mbetjeve në Bushat të Shkodrës.

Por më shumë se 74 milionë euro janë programuar të financojnë tre koncensionet që do të përpunojnë plehrat nëpërmjet metodës me incenerim.

Ekspertët e mjedisit janë duke hedhur alarmin se po krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator. Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incenerim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik.

Por pavarësisht rrezikut nga mbiinvestimet ne përpunimin e plehrave me PPP, qeveria është duke bërë pagesa për investime që ende nuk janë bërë në sektor.

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur.

Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Avancimi i punimeve në lidhje me impiantin që do të përpunojë mbetjet nëpërmjet metodës së djegies me incenerator u pengua edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. Për kreditë elektorale, funksionarët lokalë të Fierit premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej, ndërkohë kompania është në kërkim të një vendi ku mund të zhvillojë investimin.monitor

HEQJA E MANDATEVE TË DY DEPUTETËVE, ZBARDHET VENDIMI PARAPRAK I KQZ NË MBLEDHJEN KONSULENTE

0

Dy deputetë e Kuvendit, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledoin Rehovica i LSI rrezikojnë mandatin pas një kërkese nga Prokuroria e Përgjithshme drejtuar KQZ-së.

Informacione të mbërritura nga Italia në Prokurori theksojnë se dy deputetët kanë probleme me gjurmët e gishtërinjve si dhe gjeneralitetet, më konkretisht, ndryshimi i emrit, për çka edhe dyshohet të kenë gënjyer në formularin e Vetëdeklarimit.

Burime nga KQZ thanë për report tv se po zhvillon një mbledhje konsulente lidhur me këtë çështje. Burime pranë KQZ bënë të ditur se nuk ka ende një datë zyrtare për mbledhjen, por do të shqyrtohet çështja e 5 rasteve, deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, bashkë me rastet e Mamos, Fufit dhe Kaprit. Pra, KQX do të shqyrtojë 5 dosjet, si dhe u jep kohë deputetëve.

Nëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos t’u heqë mandatin dy deputetëve ata do të zëvendësohen nga të dytët në listën për kandidatë në Elbasan dhe Berat.

Përkatësisht Aqif Rakipi mund të zëvendësohet nga Florenca Halili, dhe ko kandidatët e tjetrë meshkuj të PDIU-së në Elbasan. Kjo pasi PDIU nuk e ka respektuar kuotën e barazisë gjinore.

Ndërsa deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica zëvendësohet nga Silva Caka, gjithmonë nëse KQZ vendos për heqjen e mandatit të tij.

AKSIDENT NË BURREL, PËRPLASEN DY MAKINA, PLAGOSET PASAGJERI

0

Një person mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti në sin rrugorë Burrel- Skuraj.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrnë në vendin e quajtur “Qafa e kongrazhdit”, duke shkaktuar plagosjen e pasagjerit që udhëtonte në njërën nga makinat e përfshira në aksident.

Polciia sqaroi se drejtuesi i “Benzi” që shjkaktoi aksidentin ishte i dehur në timon, i cili më pas u vu në pranga.

“Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve të Policisë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi Skënder. Gj, 64 vjeç,  banues në lagjen nr. 11 Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth  orës 18:00 në aksin rrugorë Burrel- Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e kongrazhdit” duke drejtuar mjetin  tip “benz” me targa DR 7585 C, në ndikimin e alkoolit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip  “Honda”,  me drejtues shtetasin S.D, 33 vjeç, banues në  Mat, dhe si pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S, 53 vjeç, banues në Mat.

Shtetasit Skënder.Gj, i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, ku ka rezultuar me masën 0.72 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”, parashikuar nga nenet 290 e 291. të Kodit Penal”, sqaron policia.

Tahiri te Krimet e Rënda, kërkon zhbllokimin e pasaportës

0

Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të apeluar vendimin për bllokimin e pasaportës, gjë që e pengon të dalë jashtë vendit.

Ai shoqërohet nga avokati i tijk Maks Haxhia.

Pak ditë më parë Tahiri ishte sërish te Krimet e Rënda ku deklaroi se gjykata nuk kishte pasur asnjë provë të re ndaj tij për t’i bllokuar pasaportën.

Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe avokati Haxhia, i cili në deklaratat për mediat ka thënë se vendimi i gjykatës ishte i paargumentuar, pasi ajo nuk kishte asnjë provë të re ndaj klientit të tij.

Vrau në mënyrë makabre të atin, 28-vjeçari zbulon arsyen që e shtyu drejt krimit

0

Krimet e Rënda kanë lënë në burg 28-vjeçarin, që vrau në mënyrë makabre babin e tij.

Bëhet fjalë për Selman Aliajn  28-vjeç, i cili masakroi për vdekje me çekiç të atin Fejzi Aliaj, 74-vjeç dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës.

Sherri mes tyre ka nisur kur Fejzi Alla i ka thënë djalit se ‘nusen do ta kemi përgjysmë’.

Gjatë seancës gjyqsore, Selmani ka rrëfyer se e ka goditur babain disa herë me çekiç dhe më pas e ka fshehur në bagazhin e makinës.

“Më pas e hodha në Liqenin e Farkës dhe u largova në Kukës”- tha i pandehuri Aliaj.

“Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai” – vijoi më tej ai. dëshmia e Selman.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tij, Fran Dashi, ka kërkuar që klientit të tij ti bëhet ekspertiza psikike, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.

Prezantohet drejtori i ri i Aluizni-t në Durrës, Gjuzi i lë stafetën Isakut

0

Arben Isaku do të jetë jetë kreu i një prej institucioneve më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, ALUIZNI-t.

Ish-drejtori i këtij institucioni, Flamur Gjuzi i ka dorëzuar stafetën Isakut mesditën e sotme.

Arben Isaku ishte sekretari organizativ i PS-së Durrësit, ndërsa ka mbajtur gjatë kësaj periudhe edhe detyrën e shefit të kabinetit në institucionin e Këshillit të Qarkut.

I riu që u kap me 865 mijë euro dhe patentat e Tahirit në qeli për ndërrimin e viteve

0

Biznesmeni O.S i cili u kap me 863 mijë euro dhe dy patentat të ish-Ministrit Tahiri do ti duhet të kalojë në burg ndërrimin e viteve.

Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e sotme gjyqësore mbajti të pandryshuar masën e sigurisë, duke e lënë në arrest me burg.

ARRESTOHET “TMERRI” I TIRANËS, SI U ZBULUA NGA POLICIA NË SPITALIN “NËNË TEREZA” (EMRI)

0

Arrestohet në flagrancë një person i shpallur në kërkim për kryerjen e disa vjedhjeve në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar Laert Zhupa, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet se vidhte telefona, portofola dhe çanta.

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person. Autori vidhte telefona, portofola, çanta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4 kanë arrestuar shtetasin:

• Laert Zhupa, 41 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e “Dibrës”, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronesi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale;

Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K. Më datë 11.12.2017.

Në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj. Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin shtetasit M.M.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.