Ballina Blog Faqe 9322

Bashkia e Tiranës rehabiliton linjat e furnizimit me ujë të pijshëm në tre zona të kryeqytetit

0

Sinjalizimet  e qytetarëve në numrin falas të vendosur nga Bashkia e Tiranës kanë  sjellë dhe zgjidhjen e shqetësimin për shumë banorë të një blloku  pallatesh pranë stacionit të trenit.

Me  marrjen e sinjalizimit, specialistët e UKT kanë ndërhyrë për të  zgjidhur defektin e shfaqur në linjën furnizuese që kalon në rrugën  “Reshit Petrela”.

Ndërhyrja u krye shpejt dhe linja brenda pak orëve rifilloi furnizimin normal.

Për  të normalizuar situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet si  pasojë e mosvënies dorë ndër vite, punonjësit e Bashkisë çdo ditë po  realizojnë një investim i ri duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për  konsumatorët. Aktualisht në rrugën “Tish Daija” një linjë e re që lidh  me rrjetin e kanalizimeve një pjesë të mirë të banorëve, është drejt  përfundimit.

Gjithashtu,  është kryer me sukses edhe një ndërhyrje tjetër në rrugën “Jul  Variboba” dhe aktualisht linja ofron furnizim normal për të gjithë  banorët përreth

Nafëtarët e Ballshit sërish në protestë për pagat

0

Punonjësit e naftës në Ballsh kanë dalë sërish sot në protestë, por këtë herë përpara prefekturës.

Ata kërkojnë marrjen e pagës së prapambetur prej një muaj dhe 12 paga të tjerë të prapambetura  nga komoania që ka menaxhar më parë këtë sektor.

Gjithashtu naftëtarët e Ballshit kërkojnë sigurimet e 12 muajve dhe mbajtjen e fjalës nga kryeministri  Rama si dhe kerkojne zbatimin e statusit te naftetarit.

Ambasadori Lu shkon tek Basha, takim në selinë e PD-së

0

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në selinë blu.

Nuk dihen detaje lidhur me temën e takimit, por takimi Lu-Basha vjen pas një klime të tensionuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së re.

NIS SEANCA DËGJIMORE PËR ANËTARIN E FUNDIT TË KLP, KUSH JANË 3 KANDIDATËT E SHOQËRISË CIVILE

0

Nis seanca dëgjimore e 3 kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë i Prokurorisë nga shoqëria civile.

Zgjedhja e anëtarit të KLP-së pritet t’i japë fund ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kryeprokurorin e ri sipas Kushtetutës, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës.

3 kandidaturat që kanë aplikuar për të qenë pjesë e KLP janë paraqitur me një shkresë zyrtare pranë Kuvendit nga Avokati i Popullit.

Seanca dëgjimore ka nisur për tre kandidatët, të cilët janë Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha.

KLP duhej të ishte ngritur që në muajin prill, por për shkak se shoqëria civile nuk kishte paraqitur asnjë kandidat, ky organ mbeti pezull, e si pasojë nuk mund të zgjidhej 8 muaj më parë pasardhësi i Adriatik Llallës.

VDES 24-VJEÇARI NË TIRANË, ZBULOHET SHKAKU PASI DËRGOHET NË QSUT

0

I ka dhënë fund jetës tragjikisht një djalë në Tiranë.

Sipas të dhënave të policisë, 24-vjeçari me inicialet K.L i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë, i njohur si helm për minjtë.

I riu është dërguar me urgjencë në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Materialet iu referuar rrethit gjyqsor në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që e detyroi 24-vjeçarin të vetëvritet

Rama premtoi shkolla dixhitale, në Belsh fëmijët ngrohen në diell

0

Emisioni investigativ “Boom”, ka qenë me kamera në shkollën 9-vjeçare Dragot të komunës Belsh. Të paktën 170 fëmijë të kësaj shkolle, por edhe më të vegjël, në kopsht, mësojnë dhe qëndrojnë në kushte të mjerueshme, të krahasueshme vetëm me vende përtej botës së tretë.

Tashmë që ka filluar edhe i ftohti, gjithçka bëhet edhe më e dhimbshme për këta fëmijë. Klasa ku era fryn nga të katër anët, sepse nuk kanë xhama. Ngrohja mungon. E mbi të gjitha mungojnë edhe tualetet brenda shkollës dhe fëmijët detyrohen të dalin jashtë për nevojat e tyre personale.

Nuk mbarojnë këtu mundimet e tyre. Teksa kryeministri Edi Rama, premtonte dikur shkolla dixhitale ku do mësohej me tablet, këta fëmijë nuk kanë as banka të masës së tyre, e madje në ato që kanë, u mungon mbështetësja.

Sipas studimeve, janë të predispozuar për probleme të shtyllës kurrizore, nëse shpëtojnë nga bronkopneumonitë dhe artitret. Nëse fëmijët mund të kënaqen edhe nëse dalin pak në diell për t’u ngrohur, mësuesit nuk e bëjnë dot.

Të njëjtat kushte vuajnë edhe ata. E përpos të tjerave, u duhet të bëjnë heroizma për të mbrojtur bazën materiale që duket se e kanë 30 vjeçare.

Kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, duket se është dorëzuar para kësaj situate, pasi nuk ka fonde.

Këtë e vërteton edhe drejtori i Zyrës Arsimore, Mehmet Dervishi, që e konfirmon duke shtuar se i kanë kërkuar fonde Ministrisë së Arsimit.

Deri në mbërritjen e përgjigjes, dhe më pas të fondeve, nuk dihet se sa dimra do kalojnë.