Gjendet i pajetë trupi i 35-vjeçarit në Valbonë, kërkohej prej tre ditësh
Është gjetur i pajetë trupi i 35-vjeçarit, Gentian Zalli, i cili kërkohej nga familjarët prej tre ditësh.
Mësohet se 35-vjeçari nga Bajram Curri u gjet në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes.
Në ndihmë të Policisë për nxjerjen e trupit të viktimës, kanë ardhur në ndihmë dhe shërbimet e zjarrëfikses së qytetit, ku u bë e mundur nxjerra trupit të viktimës.
Trupi i pajetë i Zallit, po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
Paloka zbulon arsyet pse i duhej Ramës nipi i Spiro Kolekës
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, është një prej dhjetë deputetëve opozitarë, që u procedua në gjendje të lirë, për shkak të tensioneve të shkaktuara një ditë më parë në protestë.
Paloka, ka zbuluar një arsye tjetër pse nipi i Spiro Kolekës, Edvini i Kristaqit, kërkonte dhe u bë Prokuror i Përgjithshëm.
“Nuk i duhej vetem per te mbrojtur kriminelet ordinere qe ka futur dhe mban ne politike. Nuk i duhet as vetem per te mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin…I duhet per te mbrojtur veten dhe per te kercenuar e shantazhuar opoziten. Ai qe mbron habilajt dhe balilajt , qe ka mbrojtur frroket, prenget e xhuvanin junior, qe mbron beqet e tahiret; urdheroi drejtuesit e policise se kanabisit, te procedojne mbeshtetes dhe deputete te opozites sepse protestuan kunder shkeljes se Kushtetutes nga ai vete.”- shkruan Paloka.
Postimi i Edi Palokës:
Berisha thirrje autoriteve franceze: Ndëshkoni autorin që dhunoi të riun shqiptar
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar dhunën makabre që i është ushtruar një të riu shqiptar në burgun e Marsejes.
Berisha i ka bërë thirrje autoriteteve franceze të ndëshkojnë autorin e këtij autori.
“Duke denuar ashpersisht kete akt te rende kriminal, u bej thirrje autoriteteve franceze te ndeshkojne me te gjithe forcen e ligjit autorin apo autoret e ketij krimi te shemtuar! Urojme sherim te plote te riut shqiptar te masakruar!”-postimi i Sali Berishës.
Postimi i Sali Berishës:

