Përmbytje në disa qarqe, mbi 300 të evakuuar.
Të paktën 315 persona janë evakuuar gjatë natës sipas Ministrisë së Mbrojtjes në një qendër tregtare në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.
Vjosa ka dalë nga shtrati, Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuiumi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj. Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.
Gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në 23 fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve ne izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.
Në Korçë, probleme ka në aksin Lozhan-Moglice reshje të dendura kanë sjellë bllokim të rrugës si pasojë e rrëshkitjes së gurëve. Probleme janë shfaqur në aksin Bilisht-Kapshticë ka patur rrëshkitje gurësh pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks.
Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh. Rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës. Në lagjen Allmete uji i përroit del nga shtrati,pritet te ndërhyrja,probleme ne nga prania e uji ne lagjen minatori ne Bulqizë. Edhe shume fshatra te Bulqizë janë pa energji elektrike.
Si pasojë e intensitetit të lartë rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.
Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri në një njoftim të dytë.
Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.
Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.
• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet
kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë. Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Përmbyten 218 banesa, ushtria në mesnatë evakuon 57 familje
Në ora 01.00 pas mesnatës, ushtria raporton se 57 familje janë evakuar nga banesat e tyre si pasojë e përmbytjeve.
Burimet bëjnë me dije se FA-të kanë ndërhyrë në 218 banesa që janë përmbytur si pasojë e pranisë së madhe të ujit.
Situatë e rëndë nga përmbytjet, evakuohen 23 persona në Fushë Krujë
Forcat e Armatosura evakuojne plotesisht 23 persona ne zonen e llixhave ne Kruje. Mes 23 personave edhe nje foshnje 5 mujashe.
PD njofton se Derveni, ne Fushe Kruje, eshte ne prag katastrofe.
Lumi ka vershuar mbi autostrade, nuk ka asnje nderhyrje nga emergjencat Civile.
Situata e rënduar, Ministria e Brendshme bën apel të fortë: Ja çfarë duhet të bëni
“Evitoni lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet”. Kjo është thirrja që bën Ministria e Brendshme orët e para të këtij mëngjesi, nisur nga situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në këtë fillim muaji.
Situata me reshjet dhe masat – ora 08:00
Nisur nga situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë gjatë ditëve të fundit dhe ditëve në vazhdim të fillim muajit dhjetor, Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.
Ministria e Brendshme do të njoftojë qytetarët për zonat dhe akset rrugore që paraqesin problematike me përmbytjet dhe kërkon prej tyre angazhim për të përballuar së bashku me solidaritet këto ditë të vështira me reshje.
Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj situate duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:
• Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj.
• Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
• Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.
• Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
• Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
• Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
• Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
• Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
• Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive.
• Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj.
• Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve.
• Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë.
• Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
• Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Disa rrugë të bllokuara në mbarë vendin për shkak të vërshimit të ujërave.
Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.
Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.
Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri në një njoftim të dytë.
Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, tre të plagosur
Një aksident me pasojë plagosen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut dhe në të janë përfshirë dy mjete me targa të Kosovës dhe një me targa shqiptare.
Sipas hetimeve paraprake shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesit e mjeteve.
Greqi/ Kapen 113 kg drogë nga Shqipëria, pranga 29-vjeçarit grek
Gjatë një operacioni të zhvilluar mesditën e sotme, policia greke ka sekuestruar një sasi prej 113 kg marijuhanë.
Automjeti është ndjekur që nga momenti kur ka kaluar kufirin dhe është kapur në Kompoti, Artë. Në pranga ka rënë një shtetas 29-vjeçar grek, të cilit iu sekuestrua mjeti dhe 2 celularë.
Shkodër/ Lumi Kir del nga shtrati, dy banorë shpëtojnë nga mbytja
Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona të territorit të vendit.
Në Shkodër, dalja e lumit Kir ka vënë në rrezik jetën e dy banorëve të fshatdit Bardhaj, të cilët ja kanë dalë të shpëtohen në kohë.
Ishin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe ato të policisë ato që iu kanë ardhur në ndihmë qytetarëve në kohën e duhur.
