Ballina Blog Faqe 9331

Çun Lajçit i vdiq e bija. Një lajm tepër i dhimbshëm qe ushtoi deri ne Preshevë

0

Çun Lajçi e Fatime Sefaj sot kanë marrë një lajm të dhimbshëm. Ata kanë humbur vajzën e tyre  Bubulina Lajçi e cila ka ndërruar jetë sot në orët e paradites së ditës së sotme. Një lajm tepër i dhimbshëm qe ushtoi deri ne Preshevë per aktorin tone te madh qe humbi te vetmen vajzë..

Çun Lajçi gjendet në SHBA ku është nderuar me Mirënjohje nga Albanian American Society Foundation, Inc. dhe Sons & Daughters of Albania in America dhe nga kryetari i qytetit të Bronxit Ruben Diaz, për kontributin tartistik e kombëtar të Çun Lajçit.

NGA GUXIM ALIMANI/ FUNDËRINË, MOS GUXO TË LUASH ME SIMBOLET E KOMBIT!

0

Gazetari Guxim Alimani turperon me fakte Alfred Pezen per Familjen Mbreterore Shqiptare.!

Nje kapterr ne rezerve i Prokop Murres i konvertuar ne “gazetar”e me pas ne deputet nga bujaria e te shoqes guxon te anatemoje Mbretereshen Geraldine ne nje pseudo-roman pervers duke insinuar ne flirte te shpifura te saj me Enver Hoxhen.

Nuk kam fjale ta fyej.
Nuk gjej arme burrash te hakmerrem ne duel me kete pederast i cili pasi me “zotesine”sensuale te se shoqes u be i pasur dhe mendon te gjeje ortake në më te famshmen familje në historine e Kombit, ate te Ahmet Zogut!.

Ky pleher i degraduar, i perjashtuar nga Parlamenti per hajdut, mendon te behet i famshem me shpifje e intriga qe arrijne te marrin nje person sa mbretnor po aq dhe fisnik e njerezor si MS Geraldine-Mbretneshe e Shqiptareve.

Kam urrejtje deri ne neveri e reaksion deri ne hakmarrje sa i pergjigjem me te famshem fjali qe poeti i madh Lasgush Poradeci i pergjigjej nje tjeter plehre komuniste shume me i mençur se ky fshatar preves

“O ti kopil i Maleshoves,te pres ne duel ne fushe te Domosdoves”

Vjedhja e pronave në Kavajë, ish-kreu i Hipotekës pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

0

Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Said Çikalleshi, i përfshirë në skandalin me pronat në Spille, kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë, në këmbim të gjykim të shkurtuar.

ABC News siguron dëshmitë e disa personave të marrë në pyetje nga prokuroria në lidhje me këtë dosje.

Një ditë pas vetëdorëzimit në policinë e Kavajës, Seid Çikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës së qytetit bregdetar ka kërkuar gjykimin e shkurtuar nga organet e drejtësisë.

Çikalleshi ka pranuar të bashkëpunojë, duke u vënë në dispozicion të prokurorisë për të shpjeguar mënyrën se si ka funksionuar transaksioni i pronave ranishte në zonën e plazhit të Spilles.

Sipas organit të akuzës janë tjetërsuar rreth 36 ha tokë në zonën bregdetare, ndërsa falsifikimi i pronave kishte filluar prej vitit 2000.

Për këtë çështje janë nën hetim 11 persona të prangosur, për 8 nga të cilët gjykata ka caktuar, masat e sigurisë, arrest me burg.

ABC News ka siguruar një pjesë të deklarimeve të të pandehurve në prokurori, ku rasti më tipik është ai i familjarëve të ish-nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja.

Nga deklarimet e personave të marrë në pyetje lidhur me hetimet për këtë dosje, vihet re se pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar tokë ranore në Spille, sipas kësaj skeme, i kanë dhënë Ilir Kajës vetëm kartën e identitetit.

Pas vitit 2011, sqarohet nga prokuroria, përfituesit e pronave thjesht ishin paraqitur tek noterët për të bërë transaksione, me persona që nuk i kishin takuar apo njohur më parë.

“Nga thëniet sqarohet se kanë marrë tokë në mënyrë të kundraligjshme, persona të cilët ose nuk kanë bërë kërkesë për marrje toke siç rasti Hekuran Kaja, ose kanë kërkuar tokë, por nuk kanë dijeni se komisioni i ka pajisur me tokë dhe nëpërmjet mashtrimit iu është kaluar disa personave të tjerë siç është rasti Dritan dhe Nas Tani. Toka e përfituar në këto pasuri, është dhënë jashtë kritereve ligjore të përcaktuara në Ligjin 7501”.

Përfituesi më i madh i tokave ranore, sipas prokurorisë është Fatos Kaja me 51 mijë metra katrorë, i cili ka qenë edhe kryetar i komunës Kryevidh. Ndërkohë që familjarët e ish-kryebashkiakut të Kavajës kishin përfituar afërsisht 11 mijë metra katror tokë.

Të shtunën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë edhe drejtori i ALUIZNI -t Kavajë, si dhe dy ish-zyrtarë të Komunës Kryevidh, të arrestuar në gjatë operacionit policor “Ranishtja”.

Marrë nga abcnews.al    /

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i Xhafës, të arrestuarve në Fier iu kapën 130 gramë kanabis

0

Një nga tre personat e arrestuar me bujë në Fier para pak ditësh në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, Kujtim Kuçi, është liruar nga burgu.

Kuçi rezulton indvalid i shkallës së parë dhe seanca ndaj tij është zhvilluar në qelinë e paraburgimit. Në përfundim të seancës, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest në shtëpi.

Kuçit iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë e markës ‘Glock’, që dyshohet se ishte pa leje.

Dy personave të tjerë që u arrestuan në operacion, Bashkim Ahmetos dhe Dritan Tushës, iu kapën 130 gramë kanabis. Ahmetos iu sekuestrua edhe një pistoletë e markës ‘Glock’.

Në njoftimin e policisë u njoftua se të arrestuarve iu kap:

-Armë zjarri pistoletë;

-Drogë;

-4 automjete, njëra e blinduar;

-2 armë gjahu;

-1 dedektor valësh;

-shkop gome;

-2 thika me përmasa të ndryshme;

-8 telefona celularë;

-900 euro.

VINI RE: Citimet marrë nga Syri.net   

Saimiri Tahiri largohet drejt Gjermanisë

0

Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen.

Burime konfidenciale konfirmojnë lajmin për Top Channel, ndërsa avokati i tij Maks Haxhia ka deklaruar se Tahiri ka udhëtuar në cilësinë e një njeriu të lirë.

Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë.

Ndërkohë, burime të tjera shtojnë se arsyet janë familjare.

Marrë nga TCH    /Hashtag.al

Vokshi prezanton nismat: 360 mijë fëmijë në varfëri ekstreme, buxheti 2018 nuk siguron asgjë për ta

0

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, të OKB-së, është rizgjedhur grupi parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, për legjislaturën IX.

Në fjalën e saj deputetja e PD, Albana Vokshi, ka përmendur historitë më të freskëta të fëmijëve shqiptarë, due filluar më fëmijët që mbledhin krom në Bulqizë e deri tak 17-vjeçari, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës në kushte skandaloze rreth 1 vit më parë.

“Disa ditë më parë, në reportazhin e emisionit italian “Le Iene” u tregua historia e fëmijëve të vegjël në Bulqizë, të cilët mblidhnin krom që e shisnin për 10 lekë kilogramin…?! Dje në mediat sociale qarkulloi fotografia e një të mituri me një kovë në shpinë të mbushur me qymyr. Afro një vit më parë Ardit Gjoklaj, 17 vjeç humbi jetën në lanfillin e Sharrës në Tiranë në kushte skandaloze, për të siguruar të ardhura për të blerë librat e shkollës dhe për të ndihmuar familjen. Ashtu si Arditi i ndjerë, shfrytëzoheshin në punë të rënda edhe dhjetra fëmijë të tjerë, disa prej tyre ende pa mbushur 10 vjeç. Ndërkohë shumë bashkëmoshatarë të tyre detyroheshin të punonin në fushat me kanabis bashkë me prindërit.”

Më tej Vokshi kërkoi reflektim të klasës politikke, shoqërisë civile dhe sektorit privat ndërsa theksoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej shoqëria shqiptare dhe ku fëmijët janë ata që vuajnë më së shumti.

“Sot, jo vetëm politika, por edhe shoqëria civile, akademia, sektori privat.. duhet të kthejmë kokën pas e t’i bëjmë pyetjen vetes: a kemi bërë të gjithë mjaftueshëm në aspektin përsonal, por më shumë në funksionin publik tonin për fëmijët shqiptarë? Dy vjet më parë, shoqëria civile dha alarmin që 100 mijë fëmijë nuk ushqeheshin mirë. Raporti theksonte se ata nuk arrinin të hanin 3 vakte të plota në ditë. Banka Botërore në raportin e saj të fundit deklaroi se në Shqipëri janë 180 mijë familje në varfëri ekstreme. Mendoni pak, 180.000 familje! 2 fëmijë mesatarisht për familje, pra sot 360.000 fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme.”

Vokshi tha se sipas stastistikave të Eurostat, në dy vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar mbi 26 mijë fëmijë dhe referuar të njëtave burime, fëmijët shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve në moshë të mitur.

“Në disa vende të Evropës, numri më i madh i fëmijëve të trafikuar është përsëri nga Shqipëria. Në Angli, sipas BBC World Service, numri më i madh i vajzave të trafikuara, janë po ashtu nga Shqipëria. Qindra vajza të trafikuara nga Shqipëria në një vit, aq sa mund të ketë një qytet me dendësi të vogël popullsie. Ky është një problem që nuk është ngritur pothuajse asnjëherë në Parlament, sepse në legjislaturën e kaluar, trafikantët e qënieve njerëzore ishin deputetë.”

Në fund deputetja e PD-së, foli për buxhetin 2018, që nuk siguron fonde mjaftueshëm për familjet e varfra që të përballojnë vështirësitë si dhe ka prezantuar dy nisma, për të cilat ka kërkuar mbështetjen edhe të shumicës.

“Jam e keqardhur që buxheti i 2018, të cilin e kemi diskutuar shumë gjatë në komisionet parlamentare dhe në seancën e fundit parlamentare, nuk siguron fonde mjaftueshëm që familjet të dalin nga varfëria e fëmijët të mos detyrohen të emigrojnë. Unë personalisht në emër të PD kam depozituar dy nisma:

Nismën ligjorë për tekstet falas për fëmijët e arsimit të detyrueshëm fillor  nga klasa e parë deri në klasën e 9-të. Fëmijët nuk duhen diskriminuar. Nuk duhet Qeveria të sigurojë tekste falas vetëm për fëmijët e klasave nga 1 deri në 4, por të gjithë fëmijët në arsimit e detyrueshëm duhet të trajtohen njësoj. Ftoj maxhorancën të mbështesë nismën tonë ligjore, të plotë, jo të pjesshme në mënyrë që të mund të ndihmojmë sadopak familjet në nevojë.

E dyta, e lidhur gjithashtu me fëmijët, është një rezolutë për luftën kundër dhunës në familje. Një familje pa dhunë krijon kushte për mirrërritjen e fëmijëve.”

Dorëzohet në polici Seid Ciakalleshi, vjehrri i kryetarit të PS-së në Kavajë

0

Seid Cikalleshi, vjehrri i Gentian Dajës i shpallur në kërkim pas skandalit të tjetërsimit të pronave është dorëzuar sot në polici .

Gjykata do të verifikojë   masat e arrestit për ata që janë me masë sigurimi “arrest ne burg”. Të premten do të  merren në shqyrtim  masat për ata që ishin me urdhër-ndalimi.

Në pranga janë vënë 11 zyrtarë dhe ish-zyrtare ne Kavajë. Përfitues të pronave kanë qenë të afërm të ish drejtuesve të Bashkisë së Kavajës.

Arrestohet zjarrfikësi në Pukë, iu gjet arsenal armësh në shtëpi

0

Polica e Pukës, ka vënë në pranga një punonjës të zjarrfikëses së këtij qyteti, pasi iu gjet një arsenal armësh në banesë.

I arrestuari është Marjan Gjekaj, 48-vjeç banues në Pukë.

Në banesën e zjarrëfikësit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 686 copë fishekë automotiku, 374 copë fishekë Pistolete TT, 4 copë krehëra automotiku dhe një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtjeshme.

Zbardhet skema e grabitjes së tokave në Kavajë

0

Zbardhet skema e grabitjes së 36 hektarëve ranishte në plazhin e Spillesë në Kavajë. Dhjetë persona janë vënë në pranga mes të cilëve ish-nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, Nezir Lecini ish-shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, Andi Gjeçi dhe zyrtarë të saj.

Policia arrestoi edhe Bexhet Pjeçin ish-kryetar i Komunës Kryevidh ndërsa në kërkim është shpallur regjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi. Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, ky grup identifikonte banorët e besuar që do përfitonin tokën.

Më pas caktohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Pëgjithësisht shumica e akteve janë përpiluar pa dijeninë e banorëve të zonës firma e të cilëve është falsifikuar.

“Shtetasi Ilir Kaja me detyrë Agronom i Komunës Kryevidh dhe ish-kryetarët e komunave, Fatos Kaja dhe Bexhet Pjeçi, duke patur dijeni mbi gjendjen faktike të tokës pa frut shtetërore, kanë organizuar fiktivisht komisione të ndarjes së tokës në mënyrë të jashtëligjshme dhe kanë plotësuar fiktivisht AMTP, në emër të banorëve duke u firmosur nga anëtarët e komisioneve si, Agron Xhelezi, Nezir Leçini, Dashnor Çullhaj, dhe Bajram Dorzi.” – deklaroi Lutfi Minxhozi, drejtori i hetimit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit:

Këto komisione fiktive të ndarjes së tokës, falsifikonin dokumentat sipas viteve 2000-2003 kur ishte ende në aplikim ligji 7501. Gjatë operacionit, policia u gjeti në banesa personave të arrestuar dhjetra akte të marrjes së tokës në Pronësi, kartela pasurie, etj.

Burime nga grupi hetimor thonë se përfitues të kësaj skeme kanë qenë familjarë të të akuzuarve dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Bashkisë kavajës dhe drejtues lokale.

Marrë nga /Hashtag.al

Dosja ‘Xibraka’/ Krimet e Rënda pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar, sa ulet dënimi për grupin

0

Apeli i Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e të dënuarve të grupit Xibraka për gjykim të shkurtuar.

Ata u ndaluan në janar të vitit 2015, pas një operacioni të policisë, që bllokoi magazinën ku u  sekuestrua një sasi e madhe kokaine dhe pajisjet për prodhimin e saj.

Ermal Hoxha nga 10 vite burg do vuajë 6 vite burg

Ilir Hyseni nga 12 vite do vuajë 8 vite burg

Genci Xhixha nga 13 vite, në 8 vite e 9 muaj burg

Gentian Gjonaj, nga 11 vite, në 7 vite e 4 muaj burg.

Saimir Batku, nga 13 vite në 8 vite e 9 muaj burg

Kelmend Dalipi nga 11 vite në 7 vite e 4 muaj burg

Cesar Avila, nga 13 vite në 8 vite burg

Valter Moreno, nga 13 vite në 8 vite burg