Ballina Blog Faqe 9332

Goditet grupi i kokainës në Fier, në pranga 3 persona

0

Policia e Fierit ka ndaluar tre persona të cilët merreshin me trafik kokaine.

Në pranga kanë rënë Kujtim Kuçi, nga fshati Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeto, nga fshati Sulaj, Fier dhe Dritan Tusha, banues në Shijak.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, që trafikonte drogëra të llojeve të ndryshime si kanabis, heroinë dhe kokainë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu dyshohet se ky grup kriminal ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje dhe rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet.

Aksioni blic i uniformave blu është ekzekutuar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi bazën e të cilave është ushtruar një kontroll në një lokali në pronësi të Kujtim Kuçit, ku është gjetur një pistoletë tip “Glock” dhe dy krehëra me fishekë.

Ndërsa Bashkim Ahmetit, përveç se një arme të së njëjtës markë i është gjetur edhe një pako lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërkohë që një sasi e ngjashme i është sekuestruar edhe Dritan Tushës.

Konkretisht, në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar: 4 automjete, njëra prej të cilave e blinduar; 2 armë gjahu; 1 detektor valësh; 1 shkop gome; 2 thika; 8 telefonë celularë; dhe 900 euro.

Ndërkohë, hetuesit po kalojnë “në sitë” edhe asetet që zotërojnë këta shtetas, që dyshohet se janë ngritur me para të siguruara nga aktivitetet ilegale.

Sipas hetuesve, bëhet fjalë për: 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihen hoteleri, restorant, pikë karburanti; 2 automjete; 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem.

Sulmi “Le Iene”, Rama: Pranoj gabimin, paragjykova dhe fola para kohe

0

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Rama ka folur edhe për sulmin që bëri për ‘Le Iene’ emisionin që publikoi reportazhin për fëmijët në Bulqizë.

“Unë nuk e kam parë vetë, mua më thanë nga të tjerët. Unë pa e parë fola me një paragjykim dhe kam bërë gabim, pa dashje për rastin në fjalë,” -tha Rama.

GAZETARJA ITALIANE, SFIDON RAMËN PËR SITUATEN NE BULQIZË

0

Dikush është bezdisur nga shërbimi ynë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një paserele para kamerave thotë se Le Iene është “një program plehrash” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m… me pamje të vjetra, mbi një fenomet që nuk ekziston më”.I dashur kryeministër Edi Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për diçka duhet të jeni i qetë: Është xhiruar midis 14 e 17 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (në 90% të tyre shfaqem unë, si mund të jetë shërbim i vjetër?), kemi të gjitha provat që e demonstrojnë: filmime e fotografi me data, kuponë e fatura nga qëndrimi ynë. Por më thoni, meqënëse mund t’jua demonstrojmë që gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe familjet e tyre? Sepse ne i pamë me sytë tanë teksa mbledhin gurë për t’i shitur më pas me 10 cent kilogrami. Ashtu siç pamë që, kur bie nata, një pjesë e qytetit është krejtësisht në errësirë. Dhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë të tmerrshme.

 

Gazetarja e “Le Iene” ja përplas Ramës të vërtetën në fytyrë p…

Gazetarja e “Le Iene” ja përplas Ramës të vërtetën në fytyrë për Bulqizën

Gepostet von Zjarr Televizion am Dienstag, 14. November 2017

Rama i përgjigjet Bashës për buxhetin: Shpërthime imagjinate, qeshni se realiteti është optimist

0

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij për rritjen ekonomike në Shqipëri, dhe bankat, foli lidhur me bashkëpunimin e qeverisë me bankat.

Rama tha se rritja ekonomike është optimiste dhe për vitin 2018, prandaj zgjodhi t’i kthente përgjigje dhe kreut të PD-së.

Rama tha se deklaratat e Bashës janë për të qarë por dhe për të qeshur.

Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s’ma kishte thënë kurrë që mund ta dëgjoja, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI-DEA si një projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar, programi ynë është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin. Ndaj dua tu them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist”, – tha Rama.

 

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për 6-mujorin, të ardhurat nga taksat rriten 54%

0

Të ardhurat totale të Bashkisë së Tiranës nga taksat, tarifat pagesat dhe grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara arritën në 9.4 miliardë lekë, ose rreth 68 milionë euro për 6 muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje me 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat bëhen të ditura nga portali financatvendore.al.

Të ardhurat nga grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara (fondet që i jepen pushtetit vendor nga Buxheti) arritën në 2.9 miliardë lekë, ose 31% të totalit.

Krahas fondeve që ka marrë nga buxheti, Bashkia e Tiranës ka arritur të mbledhë vetë nga taksat, tarifat dhe pagesat 6.3 miliardë lekë (rreth 46 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm nga taksat (Taksa e biznesit të vogël, Taksa e pasurisë, Taksa e hoteleve, Taksa e infrastrukturës, Taksa e transferimit të pasurisë së paluajtshme, Taksa mbi reklamat), Bashkia ka mbledhur 4.4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro), me një zgjerim të ndjeshëm prej 90% në raport me gjashtëmujorin e parë 2016.

Efektin në këtë zgjerim e ka dhënë tërësisht nga taksa e infrastrukturës, që Bashkia mbledh nga ndërtuesit për ndërtimet e reja dhe që është 8% e vlerës së shitjes. Të ardhurat nga kjo taksë ishin 2 miliardë lekë (rreth 15 milionë euro) për 6-mujorin e parë 2017, nga 174 milionë lekë (1.3 milionë euro) për janar-qershor 2016, pra më shumë se 10 herë më e lartë.

Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës zunë 45% të totalit të taksave të Bashkisë dhe 32% të totalit të të ardhurave që ajo mbledh (përfshirë taksat, tarifat e pagesat). Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto shifra ishin përkatësisht 7.3% dhe 4.2%.

Zëri tjetër që sjell më shumë të ardhura në taksat lokale është ai i pasurisë (taksa mbi ndërtesën), me 1.3 miliardë lekë, ose 28%.

Nga tarifat dhe pagesat, bashkia ka mbledhur gjithsej 1.8 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Peshën kryesore e zënë të ardhurat nga tarifat për shërbimet e pushtetit lokal si pastrimi dhe gjelbërimi, me 65%.

Të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës publike ishin 162 milionë lekë, me një zgjerim vjetor prej 34%.

Në total, të ardhurat gjithsej të Bashkisë (nga taksat, tarifat, pagesat dhe grantet e kushtëzuara e pakushtëzuara) u rritën me 2.7 miliardë lekë dhe 68% e kësaj rritjeje (ose 1.8 miliardë lekë) erdhi vetëm nga taksa e infrastrukturës.

Rritja e të ardhurave i ka mundësuar Bashkisë që të kryejë më shumë investime kapitale. Sipas të dhënave të buxhetit, shpenzimet kapitale u dyfishuan në 6-mujorin e parë të vitit në 2.5 miliardë lekë (18 milionë euro).

Bashkia ka rritur dhe shpenzimet për strehimin dhe komunitetin me 55%, për edukimin me 23% dhe për mbrojtjen sociale me 14%.

Marrë nga /Hashtag.al

Arrestimi i gjyqtarit të Apelit, përgjimet e reja: E kam sqaruar me atë që ka çekiçin…

0

Sigurimi i një shumë prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në gjykimin e Gentian Dodës në Gjykatën e Apelit Tiranë ka rrënuar financiarisht familjarët dhe miqtë e tij.

Të paktën, kështu ka pretenduar shoku i tij Alban Buci në një bisedë telefonike me nënën e Dodës në 25 maj 2017.

Përgjimi i bisedës së zhvilluar dy ditë pasi Buci i dorëzoi eurot në Fushë-Krujë, Kujtim Mirit, personit të dyshuar si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, është pjesë e dosjes.

Në këtë komunikim Alban Buci garanton nënën e Dodës se djali i saj do lërë qelinë për dy javë. Ai i tregon asaj edhe lutjen ndaj gjyqtarit për të mos kërkuar më para dhe thekson se kjo çështje i ka fikur dhe shkundur.

Alban Buci: Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar padje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat.

Nëna e Dodës: Mirë, faleminderit shumë.

Alban Buci: I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër.

Nëna e Dodës: Veç të dalin, pash Zotin.

Alban Buci: I thashë atij gjyqtarit, daku mos kërko më se s’kemi çarë me të dhënë tjetër, veç shpirtin.

Nëna e Dodës: Se dhe unë me pyet, atije dëgjohet dhe kështu, prandaj të pyes ty.

Alban Buci: Rri pa merak se e kemi sqaruar në maksimum. Do vjet të takoj. Do vij të takoj një ditë dhe ta sqaroj tamam.

Nëna e Dodës: Po fol njëherë, pyet sot.

Alban Buci: Jo s’ka nevojë me pyet se e kam sqaruar unë vetë personalisht para tre ditësh.

Nëna e Dodës: A do të paraqitet në Burrel a në Tiranë.

Alban Buci: Jo jo, s’ka me u paraqit në asnjë vend ky. I bëshin vetë ata.

Nëna e Dodës: Eee Alban Buci: E bëjnë vetë ato.

Nëna e Dodës: Se aty isha në siklet, se thashë se mos do të shkonte prapë në Burrel.

Alban Buci: Jo çar sikleti, i kemi sqaruar ato gjërat, mos u mërzit ti. Ne presim veç të dalin.

Nëna e Dodës: Mirë faleminderit.

Për Alban Bucin gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë. Ai dyshohet të jetë një nga personat e angazhuar në aktin korruptiv në gjykatë.

Marrë nga /Hashtag.al

Pendohet një nga të arrestuarit e drogës në Shkodër, tregon lidhjet dhe emrat

0

Një nga 7 të arrestuarit për 1.5 tonët e kanabisit sekuestruar dy ditë më parë në Vilun ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Emrin e tij grupi hetimor nuk e bën publik por sqarohet se mbi dëshminë e tij është zbardhur roli i të prangosurve dhe personave të shpallur ne kërkim.

Sipas këtij deponimi, droga sigurohej në Vlorë, Tepelenë dhe Përmet. Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Dervish Gjolekaj dhe Jaho Berdo. Ky i fundit  përveçse kishte në përdorim furgonin ku u gjet droga mësohet se disponon edhe një patentë skafi.

Policia dyshon se është pikërisht ai që do të bënte transportimin me skaf të kanabisit. Të arrestuar nga policia janë edhe Sokol Ujkaj, banues në Velipojë, i cili kishte në administrim shtëpinë ku u gjet droga.

Vila dykatëshe është pronë e shtetasit Petrit Vuksani, i cili prej vitesh jeton në Itali. Është zbardhur edhe roli i policit të prangosur Enriko Zylo. Ai ka qenë garant dhe ka mbikqyrur ngarkesën e drogës nga Vlora deri në Vilun.

Madje sipas grupit hetimor ai kishte paguar edhe 500 euro tek administratori i shtëpisë për të magazinuar drogën. Të martën 7 të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë.

Marrë nga /Hashtag.al

Basha deklaron votën kundër buxhetit: Projekti i Ramës është pastrimi i parave të krimit e drogës

0

Kreu i PD-së, Basha, ka dhënë një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike. Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha theksoi se projekti 1 miliardësh i propozuar nga kryeministri Rama nuk është gjë tjetër veç pastrim parash nga krimi dhe droga.

“Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, dmth krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë. Pra nga malet e fushët po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. Një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq. Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi. Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa.”

Ai shtoi se buxheti i propozuar nga Rama, është buxheti i rrënimit të shqiptarëve ndërsa tha se ai duhej hetur nga prokuroria, FBI dhe DEA si dhe prokuroritë e Italisë e Gjermanisë.

“Gjithçka tregon se ky do të jetë buxhet i rrënimit të shqiptarëve. Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet. Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender pa konkurrencë do tu jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës

Në këtë kuptim për ta përmbledhur projektbuxheti 2018 duhet të administratoret nga Prokuroria nga FBI nga DEA, prokuroritë e Italisë, Gjermanisë si skemë për pastrimin e parave të drogës. Vota jonë do të jetë kundër dhe do ti rrëzojmë  Tahirin dhe ata që janë pas Tahirit me shpejtësi.”

Buxheti 2018, Tabaku: Nuk ka rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike, deputetja e PD-së, si dhe nënkryetare e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku, ka reaguar

0

Deputetja e PD-së, si dhe nënkryetare e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku, ka reaguar pas ndarjes së buxhetit 2018, në të cilin, nuk është parashikuar rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike

Tabaku sqaron, se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.

“Dëgjoj makinën e propagandes qeveritare te flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.”

“1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.”

“2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.”

“3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.”

“Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!”- shkruan Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut në Fb:

Qytetarët e bllokuar në Kakavijë, Berisha: Ndërsa ditëziu Bushati hedh valle e pi uzo

0

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, ka reaguar pas takimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, me homologun grek Nikos Kotzias.

Me anë një postimi, Berisha thekson se ky takim nuk solli asnjë zgjidhje të problemeve mes dy vendeve.

Sipas tij, ditëziu Bushati hedh valle dhe pi uzo në buzuqe në Kretë, për të mbuluar dështimin e plotë të radhës.

“Në takimin disa ditor me homologun e tij grek, ne te cilin çdo gje mbeti siç ishte; zero problem, zero zgjidhje. Kurse qytetaret shqiptare vuajne me dite te tera ne pikat kufitare midis dy vendeve tona.”- shkruan Berisha.

Së bashku me postimin e tij, Berisha ka publikuar dhe mesazhin e një qytetari dixhital, i cili njofton që prej katër ditëve ndodhet i bllokuar në Kakavijë dhe nuk kalon dot.

“Prsh z Berisha jemi nje grupe qytetaresh qe duam te ju njoftojme e jemi prej kater ditesh ne kakavi per te ikur ne greqi dhe me cdo gje ne rregullt dhe nuk na lene si ka mundsi kur mund te hapen nderkoh qe ministri yne prej tre ditesh vazhdon bisedime dhe ahengje ne Krete dhe dhe sot çirret per sukses.Cfar suksesi paska arritur ai,per te mbylkur kufirin mes dy vendeve”- shkruan qytetari.

Postimi i Saili Berishës: