Ballina Blog Faqe 9333

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi: Pusi, krimi më i ri i Edi Ramës ,Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një pasqyrim të realiteti në Shqipëri, i cili, sipas tij po degradon çdo ditë e më shumë.

0

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një pasqyrim të realiteti në Shqipëri, i cili, sipas tij po degradon çdo ditë e më shumë.

Përsa i përket çështjes së ish-minstrit Tahiri, Këllici nënvizon se ai duhej të ishte prap hekurave, pasi mbi supet e tij, rëndojnë akuza më të rënda se një faturë dritash apo uji.

“Krimi histeri dhe pusi si krimi me i ri i Edi Rames! Cilit shqiptari i duhet Saimir Tahiri, ish ministri i brendshem qe kanabizoi Shqiperine?! Shqiperia sot ne te gjitha kancelarite Europiane etiketohet si narko-shteti, ku ligjin e ben krimi qe drejton qeverine. Cilit shqiptari i duhet mbrojtja qe Edi Rama po i ben Tahirit, i cili sot duhet te ishte prapa hekurave sepse mbi te rendojne akuza shume me te renda se nje fature dritash apo uji, me te cilat Edi Rama akuzon cdo dite qytetaret?”- shkruan Këlliçi.

Shqetësues është rasti i Orest Sotës, sipas Këlliçit, të cilit iu gjetën 860 mijë euro të Tahiti, dhe policia vijon ta mbrojë.

“Cilit shqiptari i duhet mbrojtja qe policia vazhdon ti beje Orest Sotes, njeriut qe iu gjeten te pakten 860 mije euro te Saimir Tahirit ne makine dhe qe ende nuk dihet cfare tjeter fshihet nga ai udhetim misterioz? Sa i perket qeverisjes, te dhenat e kater viteve qe shkuan jane tejet deshperuese. Mbi 200 mije shqiptare lane Shqiperine e afro gjysma e atyre qe mbeten, nuk sigurojne dot buken e femijeve dhe nuk paguajne dot dritat e ujin, nuk sigurojne dot ngrohjen. Ne kater vite Edi Rama nuk beri dot nje meter rruge.”- vijon më tej Këlliçi.

 

Postimi i Belind Këlliçit:

Lihet i lirë Dritan Demiraj, së bashku me të fejuarën vrau ish të dashurën e tij ,Do të lirohet nga burgu shqiptari Dritan Demiraj, 31 vjeç, i cili vrau…..

0

Do të lirohet nga burgu shqiptari Dritan Demiraj, 31 vjeç, i cili vrau ish të dashurës dhe njeriut me të cilin ajo krijoi një marrëdhënie.

Avokati i tij, është shprehur se Demiraj ka humbur kujtesën dhe sot i ngjan një fëmije të lumtur që do thjesht të jetojë ditën e tij.

Pasojat e një sherri brenda në burg, kur një boksier romun e goditi për 15 minuta pa ndalim në kokë janë të pakthyeshme për shqiptarin e dënuar me burgim të përjetshëm.

Për këtë arsye, gjykata ka vendosur të anulojë dënimin me burg të shqiptarit që nuk mban mend asgjë nga jeta e tij e mëparshme.

Dritan Demiraj vrau ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe 30- vjeçarin me te cilin vajza kishte krijuar nje lidhje te re, Silvio Mannina.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe daja Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë.

Gruaja e Tahirit në ish zyrën e tij, Basha: Ja çfarë ndodhi më pas në Gardë,Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbuluar detaje

0

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbuluar detaje të reja rreth dinamikës së qëndrimit të tejzgjatur të gruas së Saimir Tahirit, në ish zyrën e tij, dhe se çfarë ndodhi në vijim.

Punonjësi i Gardës, sqaron se të mërkurën kanë ardhur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.

Ndërsa të nesërmen, të gjithë zyrat janë boshatisur nga punonjësit e Saimir Tahirit.

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:
Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat. Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Sajmir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS. Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan. E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”- shkruan punonjësi i Gardës.

 Postimi i Lulzim Bashës:

Pllaka e mermerit zë poshtë makinën, humb jetën 24-vjeçarja (FOTO) zjarr.tv

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, ku një pllakë mermeri u shkeput nga kamioni në ecje dhe zuri poshtë makinën ku po udhetonte një familje.

Në makinën e vogël po udhetonin 4 persona, familjarë mes tyre.

Fatkeqësisht nga aksidentit, ka humbur jetën Erinalda Isufaj, 24-vjecare, ndërkohë që drejtuesi i makinës u dërgua për mjekim të specializuar në spital.

RAMA-TAHIRI-XHAFA NË ETHE PËR TË ZHDUKUR PROVAT DHE FSHEHUR GJURMËT E KRIMIT

0

RAMA-TAHIRI-XHAFA NË ETHE PËR TË ZHDUKUR PROVAT DHE FSHEHUR GJURMËT E KRIMIT
“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:
Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.
Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Sajmir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS.
Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan.
E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”

RAMA-TAHIRI-XHAFA NË ETHE PËR TË ZHDUKUR PROVAT DHE FSHEHUR GJURMËT E KRIMIT“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat…

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 11. November 2017

Berisha: Florian Habilaj e shoferi i Tahirit rrëmbyen eurot nga makina e Sotës, Xhafaj-Çako fshehën skandalin

0

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako, si të përfshirë në skandalin Tahiri-Sota.

Berisha shkruan se në makinën ku u gjetën 863 mijë eurot dhe dy patentat e Tahirit kanë qenë 4 veta, ndër të cilët edhe Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Tahirit.

Këta dy të fundit kanë marrë me vete më shumë se treçerekun e eurove që ndodheshin aty në sy të policisë dhe skandali është fshehur ngë Xhafaj e Çako që janë shpërblyer për këtë.

Statusi i Berishës

A mori edhe vete Noriega nje çante me euro dhurate nga Saumir Trafiku per te mbyllur skandalin me Orst Soton?

Te dashur miq, te dhena te pakundershtueshme te dy ditve te fundit faktuan:

– Se ne makinen e Orest Sotes, byrazerit te Sajmir Trafikut nuk ishin dy, siç mashtroi Xhafa-Çako por
– kater persona, nga te cilet:
– Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Trafikut dhe se
– keta te dy kane marre me vete, para syve te policise, çantat qe permbanin mbi 3/4 e eurove ne makine dhe se
– Xhafa-Çako jane shperblyer shume rende per fshehjen e ketij rrembimi.

Sot qytetari dixhital informon se nje nga çantat plot euro ka perfunduar ne zyre te Norieges. Policia deri dje, per te humbur gurmet e vjedhjes u thoshte gazetareve se ajo nuk i preku parate sepse po te donte i merrte dhe nuk tregonte, duke harruar se me kete ajo sikur thoshte “hajdut jam, por kete radhe kujtoni se kam vedhur une?!” sb

Hetime për 340 milionë lekët, policia ndalon të afërmin e gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri

0

Pas ndalimit të gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, policia ka ndaluar edhe kushëririn e tij, Kujtim Mirin.

Ndalimi është bërë pas një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kujtim Miri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku do të merret në pyetje nga specialistët e Krimit Ekonomik.

Gjyqtari Shkëlqim Miri i arrestua mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se ka ndryshuar një vendim në këmbim të parave.

Pas kontrollit në banesë atij iu gjet një shumë rreth 340 milionë lekë.

0

Si mund të jemi kaq sylesh?!
Apo më keq akoma…,
Si mund të jemi kaq frikacakë sa të bëjmë sikur nuk po shohim se çfarë ndodh rreth nesh?!!!

Këto pamje nuk i kam nxjerr Unë, as opozita por janë pamjet që kanë nxjerr gazetarët kurajoz të Vlorës për faktin që plantacionet e hashashit kanë zbritur Nga malet në mes të qytetit!

Kjo është Vlora për të cilin duhej të krenoheshim?!!!

Personalisht dhe politikisht distancohem me forcë ndaj këtij fenomeni që ka kriminalizuar dhe po zhyt në pusin e mjerimit Shqipërinë Tonë.

Çdo rrënjë droge e kultivuar është baraz Me rrënimin e jetës së një të riu që mund të jetë fëmija e secilit prej nesh.

Gjeni kurajon në emër të së ardhmes fëmijve tanë për të reaguar ndaj këtij rregjimi kriminal që përveç vulës së turpit po na rrëmben edhe të ardhmen e fëmijve.

I juaji Flamur Çelaj

Dy Spartanë te Fevziu

0

Miq e kolegë gazetarë, Facebooksa e twittërsa, portalsa e anonimë, të njohur e të panjohur, Vipa e rripa mos t’ju dëgjoj të përgojoni më ato dy heronj.
Me siguri po thoni kaq e pat edhe ky, iku për lesh si shokët!
Ku dreqin po i sheh heronjtë në mes të një populli delesh.
Po miq dhe armiq të mi.
Unë mbrëmë pashë dy heronj! Dy Spartanë që po jepnin shpirtin në një betejë të humbur. Po jepnin shpirt duke e mbajtur në gojë fjalën. Me shpirt ndër dhëmbë!
Po mbronin Ramën dhe qeverinë nga kanabisi, po mbronin atë që as vetë Rama se mbron dot.
Vangjeli si Leonidha e Muçi si Leontiadhi!
Si dy Spartanë krenarë që e dinë fundin por e shohin në sy.
Ata, Spartanët, bota i mban mend për dy gjëra: e para që luftuan një betejë të humbur që i dihej fundi
Dhe e dyta si b……..
Po kjo e dyta nuk ka lidhje me këta të dy.
Gjithsesi unë pashë dy Spartanë te Fevziu!

Dëshmia e 13-vjeçares së rrëmbyer në Fier: Shkova me dëshirë

0

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit, Andon O., i cili akuzohet se rrëmbeu një 13-vjeçare në Levan, dhe e mbajti për dy ditë.

Policia ka vijuar hetimin për ngjarjen, duke zbuluar se vajza është shprehur se ka shkuar me dëshirën e saj me rrëmbyesin.

Sipas policisë, dyshohet se 13-vjeçarja, ka kryer marrëdhenie me 18-vjeçarin.