Ballina Blog Faqe 9334

“Pas rënies së avionit në Ishëm, Tahiri i dha 3 milionë euro Ramës”

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në seancën e sotme parlamentare, ka thënë se  qeveria ka heshtur pas denoncimeve të opozitës gjatë këtyre viteve.

Berisha tha ndër të tjera se Saimir Tahiri në kohën kur u rrëzua avioni me drogë në Ishëm, për të shmangur shkarkimin i ka dorëzuar 3 milionë euro në zyrë Kryeministrit Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Po ju drejtohem juve socialistë që nuk jeni të kanalizuar. Juve që nuk e shikoni të ardhmen me krim. Unë u drejtohem juve sot i detyruar, sepse ata të cilët që duhet të ishin këtu kanë një javë që fshihen. Ata po fshihen se kanë mashtruar për shumë vite në këtë salle dhe kudo dhe kanë frikë nga vetja e tyre. A nuk kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin. Edi Rama nuk e mori parasysh, do ti jepte atij portofolin më të rëndësishëm. A nuk jemi, pasi oficeri Zagani që zbuloi lidhjen me Habilajt. Ishte makina me targa e tretë më e rëndësishme ne vend, por Edi Ram e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministër më të suksesshëm. A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë. Cila ishte përgjigja e Ramës? Haluciancione dhe mushkonjat ju duken avion. A nuk ishte opozita se në Ishëm ra avioni. Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimit? I dërgoi 3 milion euro në Zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkuar. Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis

Denoncimi – Gjiknuri mori 100 mijë euro ryshfet, emëroi në krye të Aviacioni Civil zyrtarin e përfshirë në vrasje

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook denoncimin e një nëpunësi, i cili akuzon ministrin e Energjisë se ka marrë ryshfet 100 mijë euro për të emëruar në krye të Aviacionit Civil një person që sipas denoncuesit është i përfshirë në një ngjarje kriminale.

Bëhet fjalë për Krislen Kerin, i cili ka qenë drejtor në Ministrinë e Transporteve. Para pak muajsh në aksin Golem-Kavajë mbetën të vdekur dy fëmijë, të moshës 3 dhe 5 vjeç pasi makina me të cilën udhëtonin, që ngitej nga e ëma e tyre u përplas me trafikndarësen.

Keri u akuzua në atë kohë se trafikndarësja ishte hequr me ndërhyrjen e tij, për të favorizuar futjen e shoferëve në karburantin e shoqërisë, PIENVIS, aksioner i së cilës është babai i tij, Pilo Keri.

Basha akuza Ramës: Me projektet qeveritare, po pastron paratë e krimit dhe drogës

0

Kreu i PD-së, Basha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama në fjalën e tij në seancën e sotme plenare. Kryedemokrati tha se Rama po i krijon hapësira krimit në vend që të pastrojë paratë e fituara nga veprimtari të paligjshme, nëpërmjet projekteve të qeverisë.

“Po formalizohet trekëndëshi qeveri-sistem bankar-krim i organizuar, përmes projektit 1 miliardë. Justifikimi për projektin është diabolik, Rama deklaron se nuk ka para dhe e vërteta e hidhur është se vetëm krimi ka para. Rrënimi ekonomik i Shqipërisë është aseti më i madh që ka krimi sot. Aktivitetet kriminale nuk zhvillohen më mes maleve, por në sheshet dhe bankat në qendër të Tiranës. Forma më e rrezikshme e krimit të organizuar nuk është më një grup që grabit me pistoletë në dorë, por kur bëhen bashkë krimineli dhe politikani”.

Më tej Basha tha se kreu i qeverisë u ka lënë terren të hapur trafikantëve dhe kriminelëve që tashmë nuk po kënaqen më me kanabis por merren me heroinë dhe kokainë duke shfrytëzuar të njëjtat rrjete dhe mbështetje politike.

“Krimi është sofistikuar dhe ka evoluar në mënyrë të frikshme. Droga është depozituar në tunele dhe depo, ndërsa preferenca e krimit është heroina dhe kokaina. Po shfrytëzohen të njëjtat linja si në rastin e kanabisit, e njëjta mbështetje politike. Shikoni se çfarë po ndodh, në Itali dhe Holandë po kapen grupe kriminale shqiptare me qindra tonë heroinë dhe kokainë, ndërsa kryeministri po kontrollohet nga krimineli. Çfarë problemi ka një kriminel të blejë një doganier apo një ministër kur kontrollon kryeministrin. Ditën kur Rama hyri në godinën e kryeministrisë, krimi erdhi në pushtet, ndërsa do të lulftohet kur Rama të ikë nga zyra e Kryeministrit”.

Në fund të falës së tij Basha foli për ccështjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe kriminalizimit të politikës, që sipas tij kanë si autor të vetëm, kreun e qeverisë.

“Rama përkëdhelte Elvis Roshin, kurse Tahirin se largonte nga krahu i tij i djathtë. Strehoi në kuvend dhe në krye të bashkive më shumë kriminelë se në burgun e sigurisë së lartë. Tani që e vërteta e kanabizimit të vendit ka marrë dhenë, pasi i mashtroi shqiptarët me shëndetësinë falas, tani po mundohet të vërë në skenë një mashtrim të madh, deklaroi se do të çlirojë Shqipërinë nga krimi. Ata që i mashtruan shqiptarët për 4 vjet duartrokitën me sytë poshtë, pasi ata e dinë se Rama ka lidhjet me kriminelët. Nuk Shqipëri nuk do ketë as stabilitet, as rend, as drejtësi, as liri, as demokraci dhe as përparim me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kur ne të bëhemi të gjithë bashkë, kundër Edi Ramës, përtej ngjyrimeve politike dhe paragjykimeve, atë çast pushteti i Edi Ramës merr fund dhe bashkë me të edhe pushteti i krimit. Ajo ditë do të vijë shpejt”

Ja ku jemi, na investigoni…

0

Kryeministri Edi Rama në konferencën “Media në Ballkanin Perëndimor” u shpreh me nota të ashpra kritike për Median në Shqipëri.
“Në media gjenerohet pasuri e tejskajshme”, tha Kryeministri. Po kështu sipas tij, media e ka humbur fisnikërinë dhe janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun”,etj. etj.

Dakort. Po kush e zbardh dhe e disiplinon këtë situatë? Unë? Gazetari i kronikës? Shoqatat e Gazetarëve që su lexon njeri as vulën e as Deklaratat. Kush ka humbur fisnikërinë? Kemi humb fisin se kanë ikur në emigracion, por jo fisnikërinë!
Nuk mjaftojnë konstatimet dhe shfryrjet te Nderkombëtarët. Zoti Hahn e di që ky vend është han. Por meqë vëndi sot po kalon në skanerin e drejtësisë. Meqë jemi në kohë, e kalojmë edhe Median në Vetting. E bëjmë Median objekt të Task Forcës “Forca e Ligjit”. E kalojmë te Makina e së Vertetës etj. E imagjinoni se si mund të dalin pronarët e sotëm të Medias pas këtij investigimi? Dy dekada më parë pronarët e tyre që vinin nga fshati pinin ujë në gjurmë të mushkës. Sot janë me pishina në taracë. Për të mos folur për gazetarin Blendi Fevziu që edhe pusin ja kishte thare Partia në vilën e rrugës Qemal Stafa. Ndërkohë, sot feston me madhështi 20 vjetorin e Opinionit te Sheshi Nënë Tereza. E imagjinoni o njerëz se çmund ti bëjë Makinës së Vërtetës fjala vjen gazetari Lorenc Vangjeli? E kështu me radhë…
Ja ku jemi. Na investigoni. Armata e gazetareve është në rresht. Presin rrogat.
Por, kujdes! JU DUHEN INFLUENCAT.

https://www.facebook.com/ylli.dylgjeri/posts/10210931692509386

GJYSHI TEPËR, nga Agim Xhafka

0

GJYSHI TEPËR.

Kur shkova herën e parë në Velçan të Gorës,kisha me vete jorganë,jastëk,batanije,çarçafë. Më këshilloi Lena,drejtoresha e shkollës,një ditë para se të nisesha. Ishte gusht e nga që mësimet nuk kishin nisur ende mberrita nga dreka me autobuzin e Lozhanit. Ishim thuajse krejt trupa mësimore,nja dhjetë mësues. Zbrita dengun në tokë e po shihja anash në se nga fshati kishin dërguar ndonjë mushkë apo jo. Se do ngjiteshim dy male të lartë,nja tre orë më këmbë deri te shkolla ku do nisnim misionin tonë fisnik,siç na u tha nga drejtuesit e rrethit.
-Ka dalë Gjyshi Tepër,- më tha Lena, e tregoi nga dyqani. Ishte një djalosh,ndoshta mosha ime,nja 22-24 vjeç,me dy mushka përdore. Një ngarkuar me fuçi nafte dhe një bosh. Do ishte për mua se vetëm unë isha i ri,të tjerët kishin vite atje e i kishin çuar me kohë dengjet e tyre.
-Gjyshi Tepër,-i thirri Lena.-Hajde,ngarkoji rrobat e mësues Agimit. Ne po ecim para.
Ai hodhi mbi mushkë dengun dhe po e balanconte. Ne ia nisëm ngjitjes së majës së parë. Një pjerrinë për alpinistë. Por e merrnim me kthesa të shumta se ndryshe do na duheshin litarë.
-Pse i thoni Gjyshi Tepër?- pyeta Lenën.-Se ai nuk quhet kështu,apo jo?
-Eshte histori e ngatërruar,-më tha ajo.- E ka emrin Roland. Roland Grabova. Ka qënë mësues në qytet,është me origjinë nga një fshat i Devollit. Por i bënë një anonime sikur gjyshin ia kanë pushkatuar partizanët.
-Vërtet?- dhe m’u mek zëri.
-Sipas këtij jo. I ka gjallë të kater gjysherit. I çoi dhe te komiteti,por nuk ia varën. I ka ngelur letra në dokumente dhe e nisën në Velçan. Pandehu se do punonte mësues,por jo e futën mushkar,bile operativi i zonës nuk e lejon të largohet nga fshati pa i dhënë ai leje. Si gjysëm i internuar,por është djalë flori. Punetor dhe i qeshur.
-Po pse i thoni Gjyshi Tepër?
-Po se i del tepër gjyshi që iu pushkatua. Eshtë i vetmi njeri me pesë gjyshër.
U trondita,mbase dhe nga lodhja m’u mblodh një revoltë në shpirt. O zot,çfarë nuk po dëgjojmë. Ktheva kokën e pashë që Gjyshi Teper ishte në fund të vargut,pas mushkave. Ecte me kokën ulur,mbase mallkonte fatin e tij të zi.
Kaluan ca muaj dhe e harrova atë njeri. Por një mbasdite ishte poshtë ahut para shkollës me nallbanin,Yzeirin,që po i mbathte mushkat. U afrova dhe nisëm nga rromuzet. Unë flija tek Yzeiri dhe kisha mjaft miqësi. Por Gjyshi Tepër më hoqi mënjanë e gati m’u lut:
-Më bëj një anonime,sikur gjyshin e kanë pushkatuar,por para togës ai bërtiti:”Rroftë Partia Komuniste,”
-Jo,nuk bëj anonime unë. Bëj letër tamam për komitetin. Aty të ndihmoj.
-Kam bërë nja 50 copë e askush nuk lëvizi. Nuk ma heqin të pestin gjysh.
U ndamë e pas ca javësh më hipi një dell idioti. Në klasën e tetë u bëra diktim. Në fleta,jo në fletore. Emrin dhe fjalën diktim do e vendosni në fund. Do shkruajmë një copë nga Komisari Memo i Driteroit,i gënjeva.
Dhe u diktova 40 nxënësve:
“Gjyshi i Roland Grabovës,ka qëndruar heroik para togës së pushkatimit. Ai tha,më keni ngatërruar me Nusretin e fshatit përballë,por ju bëni tuajën. Për mua të rrojë Partia Komuniste!”
Mblodha fletët,preva me gërshërë emrat e nxënësve në fund dhe të shtunë,kur zbrita në qytet i futa në një zarf,një pullë sipër,emrin e marrësit Komiteti I Partisë dhe oh,u çlirova. Kaq kisha në dorë. Pas ca javësh u transferova në Tiranë dhe e kisha harruar këtë ndodhi. U deshën të kalonin tre vjet dhe kur po udhëtoja si gazetar nga Gramshi në Korcë,në Lozhan më doli para makinës vetë Gjyshi Tepër. Ngriti dorën ta merrnim.
-Ndale,Guga,ta marrim,-i thashë shoferit.
Hapa derën e BC -së kineze dhe e pyeta:
-Ke marrë leje nga operativi?
-Hahah,kam shpëtuar. Jam mësues tani,në Lozhan sa të hapet ndonjë vend në Korcë.
-Ta zhdukën gjyshin e pestë?- e pyeta.
E futa brenda dhe ndërsa u gëzova isha dhe kurioz.
-Në komitet kishin mbërritur plot letra anonime nga fshati,-ia nisi ai.
-Nja 40? – e pyeta.
-Po.
-Me shkrim kalamajsh?
-Po anonimet me shkrim të tillë bëhen,që mos kuptohen. Po ti nga e di?
-Se i bëra unë me nxënësit e mij. Por vazhdo.
-U ngrit një ekip e shkoi në fshat. Thirrën dhe gjyshërit. Vajtën të katert. Për 5 minuta u sqarua gjithçka. Sikur lindëm të gjithë. Se kalova ca vjet duke berë muhabet vetëm me mushkat.
E ndërsa fliste më ferkonte qafën,isha para në veturë. Si shenjë falenderimi. Tek turizmi nuk na u nda.
-Do darkojmë bashkë,patjetër.
Guga,shoferi,nisi refrenin:
-Shef,mos ja prish popullit.
Gjyshi Tepër shpëtoi nga internimi,por nuk ia doli të hiqte nofkën. Sikur edhe u mësua. I pëlqente kur e therrisni kështu.
-Roland e kam harruar. Dhe e fejuara kështu më thotë,gjyshi im,shpirti im.
Hiqej kështu se ishte fisnik. U trajtua më keq se mushkat e tij,por bardhësia e shpirtit e sundoi,ia mposhti mllefin,i tha shih para e gëzohu…
* * * * * * * *
(Çdo ngjashmëri me njerëz realë është krejt e vertetë. Në se doni emrat e gomerëve të komitetit ua them pa ndrojtje fare.)

GJYSHI TEPËR.Kur shkova herën e parë në Velçan të Gorës,kisha me vete jorganë,jastëk,batanije,çarçafë. Më këshilloi…

Gepostet von Agim Xhafka am Mittwoch, 8. November 2017

Në pranga dy shqiptarë, iu gjetën CD-player me kokainë në valixhe

0

Policia greke ka sekuestruar një valixhe në një kompani transporti në Rodho, e cila i përkistë dy shtetasve shqiptarë.

Brenda saj policia ka gjetur gjysem 507 gramë kokaine (507 gram) dhe ka vënë në pranga shqiptarët të moshës 32 dhe 34-vjeç.

Droga ishte futur ne nje DVD player.

Gjithashtu, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tyre ku u gjet dhe sekuestrua edhe 100 gram kokainë dhe 240 euro, 1 peshore dhe 1 shkop bejsbolli.

Bllokohen 610 mijë euro cigare pa pullë fiskale në portin e Durrësit

0

Një sasi prej 6 100 koli cigaresh, është bllokuar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.

Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësuesve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare.

Pas verifikimit, rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara.

Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se:

Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.

Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë.

Paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale.

Lirohet nga burgu Genc Tafili, Meta urdhëron IKLD-në të verifikojë rastin e tij

0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit para kohe nga burgu të Genc Tafilit.

Në një reagim për mediat thuhet se Meta ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.

Reagim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate. Presidenti i Republikës garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit. Presidenti i Republikës mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit.

Pengëmarrja e ushtarit në Lezhë, Berisha: Ngjarja lidhet me Arben Ndokën

0

Për katër ditë me radhë, një ushtar është mbajtur peng në Lezhë, fakt i cili nuk ka shqetësuar aspak blutë e këtij qyteti.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, zbulohet se nga data 2 deri dje në mbrëmje ka qenë i rrëmbyer ushtari Arben Ndokës në Lezhë.

Për Policinë e Lezhës nuk përbën aspak skandal, pasi ky rrëmbim është larje hesapesh mes narkotrafikantëve.

“Do doja t’ju njoftoja se me 2 deri dje ne mbremje ka qene i rrembyer ushtari Arben ndokes ne lezhe . Dhe kjo per policine e lezhes nuk perben skandal fare sepse ai personi eshte ushtar i Arben ndokes dhe ky rrembim ka ndodhur per shkak te narkotrafikut qe kane bere bashke me arbenin ne lezhe , dhe thuhet se ky person nuk i ka paguar shumen mujore te arbeni . Anonim te lutem zoti berisha se jane persona te rrezikshem ne zonen e Lezhes”- shkruan denoncuesi.

 Postimi i Sali Berishës:

Cigare pa pullë fiskale, Berisha: Ja si vjedhin zyrtarët në doganën e Durrësit

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetin e tij social, Facebook, një denoncim nga një tjetër qytetar dixhital, i cili zbulon detaje se si vidhen paratë në doganën e Durrësit.

Denoncuesi, bën me dije se prej 3 muajsh, kanë ardhur në portin e Durrësit, 5 konteniere me cigare pa pullë fiskale, të cilat kapnin shifrën e 5 milion USD.

“Prej mese 3 muajsh ne portin e Durrsit kane ardhur 5 konteniere me cigare pa pulle fiskale.
Keto erdhen ne periudhen e zgjedhjeve me porosi te burrit te Drejtoreshes, Bedis dhe Androkliut.
Per ti kaluar do ti kalonte klani i tyre ne dogana Drejtori i Antikontrabandes z.Prifti me ate te Hetimit z.Brahja ne piken e konteniereve ku eshte pergjegjes turni miku i tyre z. Beshiku.
Por meqe rane ne sy, i kaluan ne magazine doganore dhe keto dy dite po perpiqen me te gjitha menyrat, por askujt nga ne nuk ja mban te firmose sepse behet fjale per 5 milion USD evazion fiskal.
Kuptohet qe edhe policia i ka mbyllur syte me kohe. Paskan dy dite se i mbaron afati dhe nuk dine nga ti cojne”- 
shkruan denoncuesi.

 Postimi i Sali Berishës: