Ballina Blog Faqe 9335

Paloka: Peshku i madh është kryeministër, krimi vetëm do fuqizohet

0

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratë së ambasadorit Lu, sipas të cilit në Janar do të nisin arrestimet e peshqve të mëdhenj.

Me anë të postimi në rrjetet sociale, Paloka nënvizon se peshku i madh i krimit në Shqipëri është një dhe vetëm një, ai quhet Edi Rama.

“Peshq te vegjel, peshq te medhenj. Kush ha e kush do ta haje?
Une nuk mund te c’kodifikoje kodet e askujt, po une dhe gjithe shqiptaret dijme shume mire se “peshku i madh” i krimit ne Shqiperi eshte nje dhe vetem nje e quhet Edvin Kristaq Rama.” –shkruan Paloka në postimin e tij.

Sipas Palokës, për aq kohë sa Rama do vazhdojë kryeministër, krimi vetëm do fuqizohet.

“Sa te vazhdoje te jete ai kryeminister; nje vit, nje muaj, nje jave, nje dite apo dhe nje ore, krimi ne Shqiperi do vazhdoje vetem te rritet e fuqizohet…”- vijon ai më tej.

 Postimi i Edi Palokës në FB:

Berisha denoncon: Tahiri i përfitoi patentat nga njeriu i Sotës

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresën e tij, ku ‘qytetari dixhital’ shpjegon se si Saimir Tahiri, në shkelje me ligjin, mori dy patentat e lundrimit, si dhe lidhjet e tij me Orest Sotën, që u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinë.

Raporti i Daily Mail: trafikantët shqiptarë, më të dhunshmit në Britaninë e Madhe

0

Gazeta britanike Daily Mail raporton deklarata të policisë atje, sipas së cilave, shqiptarët janë të përfshirë në trafikun më të madh të kokainës rreth vendit, e gjithashtu në trafikim të qenieve njerëzore e prostitucion.

Daily Mail pohon se burimet policore të Mbretërisë së Bashkuar bëjnë me dije se kriminelët shqiptarë shenjestrojnë prindërit e madje edhe gjyshërit e pjesëtarëve të tjerë të krimit të organizuar, i mbajnë peng dhe kërkojnë para, droge ose territor në këmbim të lirimit të tyre.

Bosët e drogës nga shteti ballkanik, shkruan Daily Mail janë aq të dhunshëm dhe të pamëshirshëm, sa që kanë marrë kontrollin e të gjitha bandave të trafikimit të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë, dhe po dërgojnë në atdhe shuma të mëdha parash të fshehura brenda makinave.

Agjencia kombëtare e krimi në Britaninë e Madhe ka ndërmarrë kohët e fundit 400 operacione kundër grupeve kriminale shqiptare. Të dhënat e kësaj agjensie tregojnë se nga 32 mijë shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, 572 janë në burg, gati 1 në 50.

Paloka: Task-Forca e Ramës? Me siguri do zbulojë që me krimin është lidhur opozita

0

Pak pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për krijimin e Task-Force me specialistë amerikanë, italianë e gjermanë, për zbulimin e lidhjeve kriminale, vjen reagimi nga nënkryetari i Partisë Demokratike. Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ka ironizuar deklaratat e Ramës duke thënë se për kryeministrin, opozita është e lidhur me krimin.

Kronika e Rai 3 në Shqipëri, zbulon pamjet nga ferma e kanabisit në Durrës

0

Ekipi i xhirimit të emisionit ‘Estovest’ ka ardhur në Shqipëri për një reportazh në lidhje me trafikimin e drogës. Ardhje e tyre ndodh pas publikimit të përgjimeve nga drejtësia Italiane të vëllezërve Habilaj, në të cilat përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Një gjë dua të nënvizoj për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur sepse janë dhjetëra tonelata drogë nëpër tunelet e Shqipërisë.” – është shprehur ish-kryeminsitri Berisha Në një prononcim për kamerën italiane.

Ndërsa gazetari italian ka vijuar me kronikën ku duket se i jep të drejtë deklaratave të ish-kryeministrit Berisha.

“Ndoshta është e vërtetë ajo që thotë ish kryeministri Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një ‘shpërthim’ të paprecedentë të marijunës me tonelata të sekuestruar në Itali. Marjuana, marijuana , nuk flitet për gjë tjetër në Shqipëri. Në televizor dhe në gazeta shohim lajme për sekuestrimin e drogës së vëllezërve Habilaj , narko trafikantët e arrestuar nga prokuroria e Katanias, kushërinjtë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili në baza të kërkesës së Prokurorisë është përjashtuar nga partia e tij, partia e kryeministrit Rama.” – thuhej gjatë kronikës së ‘Estovest’ në Rai 3.

Gjenden 45 kilogramë drogë e ardhur nga Shqipëria, në brigjet e Italisë

0

45 kilogramë marijuanë e paketuar në qese të zeza u gjetën në brigjet italiane në zonën e Vernolës. Sekuestrimi u bë mëngjesin e së dielës nga policia e vendit fqinj, gjatë një kontrolli përgjatë bregut adriatik. Droga gjendej në rërë, pak metra larg detit. Sipas konfirmimeve të para të policisë italiane, droga është braktisur në det nga trafikantë që ndoshta vinin nga Shqipëria dhe më pas deti e ka sjellë në breg.

Ndalohen në Rinas dy të rinj me dokumenta të falsifikuara

0

Policia e Rinasit ka vënë në pranga dy të rinj, ndërsa tentonin të iknin drejt Italisë. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia shtetasit me iniciale B.M., vjeç 22, u ndalua pasi dyshohet se gjatë kontrollit iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara, si dhe shtetasi A.V 23 vjeç, të cilit iu gjet një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

Vasili nxjerr dokumentin pa firmën e Ramës: Ky është bojkotuesi i madh, nuk e ka parë fare Buxhetin e 2018-ës

0

Vasili nxjerr dokumentin pa firmën e Ramës: Ky është bojkotuesi i madh, nuk e ka parë fare Buxhetin e 2018-ës

11:02, 31/10/2017
Petrit Vasili nga selia e LSI ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat e mazhorancës se bashkë me opozitën po bojkotojnë diskutimin e Projektbuxhetit të 2018-ës, ligjit më të rëndësishëm për vendin.

Por, Vasili ka shpalosur para medias, projektligjin që nuk përmbante firmën e Kryeministrit, duke deklaruar se Edi rama ishte bojkotuesi i madh i kësaj çështjeje, pasi ai as nuk kishte denjuar ta lexonte se çfarë përmbante ai dokument. “Ne nuk jemi për t’i bërë fresk, Kryeministrit,” nënvizoi Vasili para medias me ironi.

Nga fjala e Vasilit:

Dokumenti më i rëndësishëm që një qeveri, ose më mirë një Kryeministër paraqitet para vendit, është pikërisht ligji i Buxhetit të Shtetit. Gjithë të tjerët kanë rëndësinë e tyre, por fytyrën e qeverisjes e ka ky ligj.

Në mënyrë normale, opozita nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë në këtë shqyrtim për arsye madhore, sepse shteti ëhstë i kapur, bërë njësh qeveria me trafikun e drogës dhe me tarfiqe të tjera por arsyeja themelore është se ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk ka të bëjë me asgjë me merakun e qytetarëve.

Foli për bojkot të qeverisjes. Nuk kam parë më qesharak kolegët e Rilindjes sesa kaq.

Jua tregoj se kush bojkoton. Ja dokumenti kryesor që Kryeministri firmos në një vend. Më i rëndësishmi i demostrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama. Ky është bojkotuesi i madh. Kjo tregon neverinë e madhe që ka ai për popullin e vet. Nuk kemi parë dhe as kemi për të parë një bojkotim që një kryeministër i bën qeveritarëve. Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, mos ne kemi detyrë t’i bëjmë fresk?! Këtij që nuk ka kohë të të firmosë, të merret me këtë dokument?

Orë të tëra i caktoi vetes se sa mirë është të mbrosh trafiqet, sa mirë të dekorosh sallën e Kryesisë, por bojkoti më i madh është ky: Ky dokument nuk është i Kryeministrit tuaj.

Ai nuk di gjë fare se çfarë ëhstë shkruar këtu. Mos e merrni seriozisht. Nuk do të gjeni rast tjetër se sa i përgjegjshëm është.  Këtu janë të shpërndara gjaku dhe djersa e mijëra bizneseve dhe ky efendikoi nuk ka kohë fare të merret me këtë.

Ky bojkot që Kryeministri i ka bërë Buxhetit të shtetit është më i rrezikshmi, se ai nuk e ka fare në llogari popullin e tij.

0

Gazetarëve që kanë reaguar pas qëndrimit të Ramës i është shtuar sot edhe reagimi i Ismet Drishtit i cili sapo ka nxjerrë një këngë te re kushtuar Edi Ramës me titullin

Edi Rama kokrra e djalit!

Zjarr Televizion ka kënaqësinë ta ketë ekskluzive dhe ta shpërndajë i pari këngën që me siguri do të bëhet hit, si edhe hiti tjetër

Edi Rama Tungjatjeta

 

Ju ftojmë ta shijoni e ta shpërndani me të gjithë miqtë tuaj

SI MË SE NJË HERË: A KISHA PARALAJMËRUAR SE SI DO TË FUNKSIONONTE “VETTINGU” ? LE TA GËZOJNË TË DYJA PARTITË “E MËDHA” !

0

SI MË SE NJË HERË: A KISHA PARALAJMËRUAR SE SI DO TË FUNKSIONONTE “VETTINGU” ? LE TA GËZOJNË TË DYJA PARTITË “E MËDHA” !

Veçan për ne shqiptarët, që prej përjetimeve tona mund të pandehim – gabimisht – se një diktaturë vjen e vendoset vetëm në rrethanat specifike mbas një pushtimi a një lufte, si rrjedhojë e “fitores” së një force politike e cila imponohet si regjim diktatorial, çfarë edhe ndodhi në Shqipëri, etj. Politologu gjerman Ernst Frankel (1898-1975) na tregon që nuk ndodh vetëm ashtu siç mund ta dinim deri dje: një diktaturë mund të instalohet edhe në kohë paqeje, edhe në rrethana kushtetuese të një pushteti të arritur me vota, i cili fillon të cenojë e të cungojë liritë kushtetuese. Atëherë shtetasit ndodhen përballë një situate të deformuar: kur shteti i tyre nuk është më në funksion të tyre, por në funksion vetëm e vetëm të një pushteti, cilido qoftë ai. Ndër teknikat e larmishme të grushtit të shtetit është fjala për një grusht shteti mjaft origjinal: që nuk jepet nga jashtë pushtetit, për ta rrëzuar atë, por nga vetë pushteti për t’iu imponuar shtetasve në mënyrë jokushtetuese.

Në Rajhun e Tretë goditja Shtetit normativ iu dha nëpërmjet një akti të njohur si “Karta e Jashtëzakonshme Kushtetuese”, më sak të emërtuar “Dekreti për Mbrojtjen e Popullit dhe të Shtetit” i 28 shkurtit 1933, akt i ngjashëm si dy pika uji me “vettingun” shqiptar. Ishte një ndërhyrje dinake në kushtetutën gjermane, shpallur në formë dekreti mbas djegies së Rajhshtagut – pra me t’u gjetur shkasi – dhe përbëhej nga tri seksione, të cilat autori i ka botuar në Shtojcat e librit. Kështu filloi në Gjermaninë naziste kontrolli i sistemit gjyqësor nga partia në pushtet nëpërmjet policisë politike, instrument tipik i “shtetit të masave të jashtëzakonshme”: Maßnahmenstaat. Nuk u përdor termi anglosakson vetting, mbase ngaqë anglosaksonët qenë “armiq” të Rajhut të Tretë. Të drejtat e një individi do të vareshin nga vlerësimi politik që i bëhej atij. Deri edhe një dokument fillestar, për shembull certifikata e lindjes, mund të mos jepej nëse nuk miratohej nga policia politike.

Nëpërmjet kësaj teknike “shteti i masave të jashtëzakonshme” zuri të veçonte mes shtetasve të shtetit normativ ata që llogariteshin “armiq” në bazë arsyesh politike. Dhe nuk qe më çështje individësh: fjala ishte për masëmarrje qartësisht arbitrare ndaj grupesh popullsie të paracaktuara si “armiq të regjimit”. Si të tillë, “armiqtë e regjimit” do të asgjësoheshin edhe ekonomikisht etj. Ekzistimi kushtetues i lirive mbetej në fuqi, për sy e faqe i pacenuar, ndërsa ekzistimi i tyre në realitetin e përditshëm gjerman ishte asgjësuar kryekëput dhe “sovraniteti popullor” kishte mbetur një fjalë goje.

Kishte edhe gjermanë që rezistuan, që nuk u pajtuan, që protestuan dhe madje u flijuan duke lënë kokat për ta mbrojtur shtetin normativ. Të tjerë u lavirën duke u treguar të paqëndrueshëm. E shumta rezultuan të pakurajë, e mbyllën gojën me würstel dhe e shuan etjen me birrë të zezë.

Nga: Si e bëri “vettingun” Adolf Hhitleri ose mbi “shtetin e dyfishtë”, hashtag.al 17 shkurt 2017

Image may contain: 1 person, sitting and suit