Ballina Blog Faqe 9509

Arrestohet 27 vjeçari, tentoi tu japë rryshfet policëve për testin e alkoolit

0

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

Më datë 22.01.2017, në rrugën “Dervish Hima” shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– O. V., 27 vjeç, banues Durrës.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer një test alkooli

O. V., ka tentuar ti japë 2000 të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur testit të alkoolit.

Pas kontrollit të ushtruar me aparat drager, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta të grave në Athinë e Tel Aviv kundër Trump

0

Qindra njerëz në Greqi protestuan para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kundërshtuar zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Prindërit dhe gjyshërit tanë luftuan aq shumë për të na dhënë një botë më të barabartë dhe unë nuk e lë punën e tyre të zhbëhet”, shprehet një prej pjesëmarrëseve në protestë.

Gratë protestuese shprehën pakënaqësitë e tyre për deklaratat e Donald Trump gjatë fushatës elektorale.

“Ne jemi këtu për të treguar se jemi kundër disa gjërave që Trump ka thënë për gratë, dhe për të treguar se ne jemi të forta dhe të fuqishme, por mbi të gjitha, ne kemi zërin tonë. Për këtë ne po protestojmë, për ato që Trump ka thënë për ne”, u shpreh një tjetër protestuese.

Ndërkohë, edhe para ambasadës amerikane në Tel Aviv, qindra gra protestuan për të njëjtën kauzë. Njëzëri ato deklaruan se solidarizohen me të gjitha gratë në botë të cilat janë ndjerë të ofenduara nga deklaratat e Donald Trump.

Që prej marrjes së detyrës si president i 45 i Shteteve të Bashkuara, Trump është përballuar me dhjetëra protesta kundër tij. Madje edhe në ditën e inaugurimit si lider i Shtëpisë së Bardhë, mijëra amerikanë dolën në rrugë kundër tij, ndërkohë që protesta më e madhe është regjistruar një ditë më parë, kur 500.000 protestues u mblodhën vetëm në Uashington për të demonstruar kundër administratës së re Trump.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Indi, 36 të vdekur nga një aksident hekurudhor

0

Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas në shtetin indian të Andhra Pradesh.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se ekipi i të vdekurve mund të rritet.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore.

Treni ekspres ka dalë nga shinat pranë stacionit të Kunerit, rreth 30 km jashtë qytetit Raigarh. Skuadrat e shpëtimit janë përpjekur të asistojnë sa më shumë njerëz të ishte e mundur.

Ndërkohë, në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një grup mjekësh, të cilët u përkujdesën për të plagosurit. Hetimet mbi shkakun e kësaj ngjarjeje janë në vazdim, ndërkohë që zyrtarë të hekurudhave indiane pohojnë se shinat e trenit ishin dukshëm të dëmtuara në disa pjesë.

Hekurudhat indiane, të ndërtuara gjatë periudhës koloniale, kanë një rekord jo të mirë sigurie – rezultat i dekadave të tëra të mungesës së investimit dhe përpjekjeve për të mbajtur çmime sa më të lira për 23 milionë pasagjerët që e përdorin këtë rrjet udhëtimi çdo ditë.

Në aksidentin e fundit më të madh, 150 persona humbën jetën, kur një tren doli nga shinat në Uttar Pradesh. India ka regjistruar mbi 27.500 vdekje të shkaktuara në hekurudha në 2014, viti më i fundit për të cilin janë bërë publike edhe shifrat zyrtare të viktimave që kanë rënë ose janë goditur nga trena në lëvizje.////

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump akuzon gazetarët si “qeniet më të pandershme në botë”

0

Presidenti Donald Trump ka akuzuar median për raportimin e pandershëm të numrit të njerëzve që morën pjesë në inaugurimin e tij.

Gjatë vizitës së tij të parë në zyrat qendrore të CIA-s, ai tha se turma të mëdha njerëzish kishin mbërritur në monumentin e Uashingtonit teksa ai fliste nga Kapitoli, pavarësisht se dëshmitë fotografike tregojnë të kundërtën. Më pas, sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se kjo kishte qenë “turma më e madhe që ka parë ndonjëherë inaugurimin”.

Një ditë më parë, miliona persona në Shtetet e Bashkuara por edhe përqark botës, protestuan kundër administratës së re të Trump. Tubimi më i madh ishte në kryeqytetin e Uashingtonit, ku zyrtarët thonë se kanë qenë rreth 500.000 protestues. Qëllimi i këtyre demonstratave ishte të theksohen dhe mbrohen të drejtat e grave, të cilat aktivistët i shohin si të kërcënuara nga administrata e re.

Zoti Trump nuk i përmendi aspak protestat gjatë vizitës së tij në zyrat qendrore të CIA-s në Virginia, por menjëherë u kthye kundër shtypit. Ai gjithashtu akuzoi median se ka stisur një mosmarrëveshje mes tij dhe komunitetit të inteligjencës dhe i radhiti gazetarët “ndër qeniet më të pandershme në botë”.

Trump tha se imazhet televizive të inaugurimit të tij paraqisnin një pamje të pasaktë. “Dukeshin si 1 milionë e gjysmë” atje të premten, u shpreh presidenti, duke kritikuar raportimet e medias se pjesëmarrës në inaugurim kanë qenë më pak se 250.000 persona.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Humb kontrollin mbi automjet për pasojë aksidenton një 17-vjeçare

0

Nga Specialistët e Policisë Rrugore në  Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ardit Xhakrosa, 20 vjeç,  banues në njësinë Administrative Rukaj-Mat
Arrestimi i tij  u bë pasi ky shtetas në aksin rrugor ‘Kryqëzimi i spitalit’  të qytetit të Burrelit, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”,  ka humbur kontrollin mbi automjet  duke aksidentuar shtetasen A.K, 17 vjeçe, e cila në momentin që është përplasur nga automjeti ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
17 vjeçarja është transportuar  për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat,  për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” , parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bari, kapet gomonja me 1350 kg kanabis, arrestohen dy skafistet shqiptare

0

Goditet nje tjeter tentative per trafik nderkombetar droge drejt Italise duke kapur nje sasi te konsiderueshme lende narkotike.

Policia e shtetit informoi diten e sotme se njesite e ROAN te Guardia di Finanza te Pulias kane ndaluar nje skaf qe po tentonte te trafikonte nje sasi te konsiderueshme droge te drejt vendit fqinj.

Sic tha policia, kapja eshte kryer fale aktivizimit prej 24 oresh te sinjaleve te alarmit nga pala shqiptare.

Policia italiane me anë të njësive operative te Guardia di Finanza ne Durres e Vlore dhe atyre te Pulias u vu menjëherë ne gadishmeri dhe pas identifikimit te mjetit lundrues jane vene ne ndjekje me mjetet e tyre detare te shpejta per ndalimin e skafit te kundraligjshem dhe kapjen e trafikanteve.

Pas disa ore ndjekje u arrit te kapej skafi me 1350 kg kanabis ne bord ne afersi te Barit dhe te arrestohen 2 trafikantet shqiptare.

Ata jane G.I., 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç.

Burimet shtuan se autoritet e te dy policive vijone hetimet per te zbuluar te implikuar te tjere ne trafik dhe lidhjet me dy mjetet lundruese te ndaluara ne bregdetin shqiptar me skafistet italiane.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kalime të paligjshme drejt BE-së në Kapshticë, arrestohet polici me dy trafikantë

0

Policia Kufitare e Korçës dhe SHÇBA arrestuan diten e sotme 3 persona, njëri prej të cilëve punonjës i policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Falsifikuesit”.

Sipas burimeve zyrtare, ata akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Arrestimi i tyre u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në bazë të urdhrit të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, bazuar në një punë hetimore në bashkëpunim mes organeve ligjzbatuese.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë:

– Marsel Miço, 38 vjeç, banues në Korçë
– Ilia Çipi, 46 vjeç, banues në Korçë, mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SHÇBA e Korçës ka vënë në pranga punonjësin e Policisë:

– Lefter Bardho, 47 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në PKK Kapshticë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar disa persona për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, duke përdorur pasaporta shqiptare dhe serbe si dhe në bazë të ngjashmërisë fizike, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 9 pasaporta biometrike shqiptare.
– 1 pasaportë biometrike serbe.
– 4 aparate telefoni celular.
– 2 automjete “Mercedes benz” me targa AA748OG dhe AA361NY.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme dhe për zbulimin e lidhjeve të mundshme këtij grupi kriminal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lushnjë, kapet me 43 kg hashash, në pranga trafikanti 32-vjeçar

0

Policia e Lushnjës ka sekuestruar 43 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva” dhe vuri në pranga lidhur me të shtetasin Arben Bega, banues në Vlorë.

Arrestimi u bë në sajë të operacionit të koduar “Savra”, teksa gjatë një kontrolli në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Savrës në Lushnjë, në automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 488 HL, që drejtohej nga 32-vjeçari Begaj, u gjet lënda narkotike që kishte për destinacion trafikimin jashtë vendit.

Menjëherë u bë arrestimi i personit dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, që i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprime të mëtejshme.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestohet ish-banori i Big Brother Albania, shfrytëzonte gruan si prostitutë për 30 Euro. Ja kush është

0

Ka qenë një ndër banorët më të kritikuar në “Big Brother Albania 8”, kjo për faktin se shumë persona e quanin homoseksual. Por, së fundmi një akuzë e rëndë është hedhur ndaj tij. Kreshnik Husaj i njohur ndryshe si Kika, është arrestuar me akuzën e shfrytëzimi të bashkëshortes së tij për prostitucion.

28-vjeçari nga Peja thuhet se është arrestuar më 13 dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa që prej atëherë ndodhet në qeli, në burgun e Pejës. Një nga miqtë e Kikës, ka preferuar të tregojë  arrestimin dhe akuzat kundër tij.

“E ka denoncuar ish-gruaja e tij për keqtrajtim dhe përdorjen e saj me qëllime përfitimi”, tregon ai duke vazhduar se Vlora Tahiri dërgohej në Prishtinë nga bashkëshorti, ku e detyronte të kryente marrëdhënie me meshkuj të tjerë.

 “Në familje ajo nuk mund të shkojë më, i ka marrë edhe vajzën dhe nuk e lejon ta takojë. Vlora nuk mund t’i durojë më këto gjëra dhe ndaj vendosi që ta denoncojë, që të tregojë të vërtetën e saj. Nuk e ka bërë kurrë në praninë time. Megjithatë, një person nga Prishtina më kishte thënë që Kika ia kishte çuar bashkëshorten dhe i ka marrë 30 euro për një marrëdhënie. Nuk e besova. Jam takuar pas arrestimit të Kikës me ish-gruan e tij për kafe. Kam ruajtur raporte të mira me të dhe ajo më tregoi gjithçka, se si e ka keqtrajtuar Kika.

Ajo nuk kishte asgjë, familje jo, shtëpi jo, si të jetonte? Ky e detyronte të shkonte dhe nuk i jepte para. Si mund të jetonte? Ajo është e shkatërruar plotësisht, është për t’u dhimbsur se si e ka shfrytëzuar. Ka mashtruar shumë këngëtarë. U ka marrë para për xhirime televizive dhe nuk i ka nxjerrë askund. Artistët nuk kanë thënë gjë në polici, gjithsesi për gjykatën shfrytëzimi i ish-gruas është primare si çështje. Aktualisht Kika është në burgun e Pejës dhe pritet që gjatë ditëve që vijnë të dalë përpara gjykatës. Normalisht më pas do të vendoset dënimi kundër tij”, përfundon rrëfimin për Gazeta Shqiptare miku i ish-banorit.

Kreshnik Husaj dhe Vlora Tahiri janë prindër të Vesës, vajzës së tyre 1-vjeçare, e cila është në kujdestarinë e Kikës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjirokastër, punonte si taksist pa liçencë, i ofron ryfshet punonjësit të Policisë Rrugore.

0

Punonte si taksist pa liçencë, i ofron ryfshet punonjësit të Policisë per ti shpetuar mases administrative , por arrestohet ne flagrance per vepren penale korrupsion ndaj funksionarve te shtetit .

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx