Ballina Blog Faqe 9510

Bashkëpunim intensiv i Shqipërisë e Kosovës në planifikimin e territorit

0

Shqipëria dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre me produkte konkrete në fushën e planifikimit të territorit, në nivel kombëtar e vendor, strehimit, legalizimit dhe standardeve urbane.

Këtë qëndrim kanë ndarë Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe Ministrin në detyrë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës Ferat Shala, gjatë takimit të zhvilluar sot në Tiranë, në kuadër të zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit nënshkruar ndërmjet dy ministrive në 15 prill 2014.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Itali, 16 të vdekur dhe 39 të plagosur pas një aksidenti rrugor

0

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Verona të Italisë.

10 prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Një bilanc vërtetë tragjik. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës ku një autobus nga Hungaria me në bord 55 persona u përplas me barrierat anësore të autosradës që të dërgon nga Verona për në Venezia.

Për rrjedhojë automjeti mori flakë, disa prej njerëzve që ndodheshin në autobuz mes tronditjes dhe britmave arritën të shpëtonin, ndërsa bilanci i viktimave nuk është ende përfundimtar pasi për momentin mungojnë në apel tre persona.

Aktualisht janë të paqarta shkaqet që shkaktuan humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, pistat mbeten të hapura nga defektet teknike deri tek ndonjë problem shëndetësor të drejtuesit.

Në një kohë që një dëshmitar është shprehur se 30 metra përpara përplasjes mjeti dukej se kishte probleme me një prej gomave.

Personat në bord ishin të gjithë nxënës gjimnazi nga mosha 14 deri në 18 vjeç dhe po ktheheshin në Budapest nga një udhëtim në Francë ku kishin shkuar për një ekskursion në alpet franceze.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protestë para kryeministrisë, policia arreston 4 persona

0

Protesta e organizuar nga Aleanca Kuq e Zi përballë kryeministrisë për tragjedinë e 21 janarit, po rikthehet në një luftë me policinë.
Protesta mësohet se ka nisur paqësore por më vonë ka agravuar deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.

Mësohet se kur protestuesit kanë mbërritur përballë selisë së qeverisë, kanë hedhur parrulla kundër Ramës dhe më pas edhe gazllotsjellës.

Këtu ka ndërhyrë policia e cila mësohet se ka sulmuar protestuesit, disa prejt të cilëve i ka arrestuar. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit: Erald Sefa, Besjon Zeka, Besmir Kajaj, Shefki Sefa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Thyen normat e lejuara, tenton te korruptoje policine për t’i shpëtuar gjobës

0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar nga Tirana. I riu po udhëtonte me shpejtësi mbi normat e lejuara në mbikalimin e Shkozetit, ka dashur t’i shpëtojë gjobitjes duke i ofruar rryshfet punonjësit të qarkullimit, por e ka pësuar edhe më keq. Policia bën me dije se është arrestuari shtetasi Holger Shahinin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi: “tek Mbikalimi i Shkozetit është ndaluar nga Punonjësi i Qarkullimit Rrugor pasi drejtonte automjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë, 70 km/ orë mbi normën e lejuar. Me qëllim për t’iu shmangur masës administrative për shkeljen e konstatuar, Shahini ka tentuar ti ofrojë shumën prej 2 000 lekë punonjësit të policisë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Propagandë pro ISIS, gjykata liron mësuesen e arrestuar ne Shkoder

0

Vendoset fati i Emine Alushi, mësueses nga Shkodra e cila bënte propagandë pro ISIS në klasë. Mësohet se gjykata e Shkodrës e la në arrest shtepi mësuesen duke e nxjerre keshtu nga paraburgimi.Ajo u arrestua pas një videoje ku ajo gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.
Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura në Gjykatën e Shkodrës paraditen e sotme.
Alushi,me profesion mësuese e Teologjisë, u arrestua më 19 janar 2017 për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
Gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kreshnik Spahiu paralajmëron Protesta

0

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zin ë protestën e organizuar sot për të kërkuar drejtësi për viktimat e 21 Janarit shpalli edhe një lëvizje të re “Rama ra”, ndërsa paralajmëruan kryeministrin se diçka e rrezikshme po i vinte.

Duke përmendur datën 2 Mars, Spahiu tha se është pikërisht ajo dita kur do të ngrenë çadrat para kryeministrisë, deri kur të rrëzojnë qeverinë sipas tij.
“Edi Rama bëhu gati, po të vjen dita. 2 Marsi po vjen”,- u shpreh Spahiu gjatë fjalës së tij.
“T’i nuk njeh gjakun e atyre që u vranë për ty”,- iu drejtua sërish ai Ramës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përkujtohet “21 Janari”, ‘’luftë’’ mes protestuesve dhe policisë para kryeministrisë

0

Një proteste ka nisur para kryeministrisë sot për të përkujtuar viktimat e “21 Janarit”.

Protesta është organizuar nga Partia Aleanca Kuq e Zi.
Pas fjalimit të kreut të AK-së, protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të kryeministrisë, aty ku ndodhej edhe një kordon me policië.

Pikërisht veprimet e protestuesve nxitën edhe shtimin e forcave të policisë, të cilët po përpiqen të normalizojnë situatën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reforma në drejtësi/ Ndryshojnë kushtet dhe procedurat për marrjen e titullit noter

0

Avokatia dhe shërbimet e noterisë gjithashtu preken nga Reforma në drejtësi. Mësohet se është gati drafti i hartuar nga ekspertët e EURALIUS, i cili do kalojë në Komisionin e Ligjeve për diskutim dhe miratim.

Ai parashikon kushte të forta dhe provime të njëpasnjëshme deri në marrjen e licencës nga ana e aplikuesve.

Kushti i parë është që aplikuesit për noterë të kenë përfunduar arsimin juridik. Por arsimi nuk është gjithçka, ai është vetëm një hap i parë drejt aprovimit të një personi si profesionit në Noteri pasi në vijim parashikohen edhe shumë vite trajnim dhe asistencë, deri në marrjen e licencës.

Ligji i ri parashikon që personi që do të marrë një licencë noterie nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë. Ndër kushtet e tjera që përmenden në projektligji janë që aplikuesi: “Të jetë shtetas shqiptare; të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar; të mos jetë dënuar më një vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim, për një vepër penalë të kryer me dashje, e cila cenon figurën dhe integritetin e profesionit të noterit; të këtë përfunduar arsimin juridik”, thuhet në projektligj.

Kushtet janë të forta edhe për arsimin. Nuk do të mjaftojë thjeshtë një diplomë, por aplikuesi duhet të ketë rezultate të mira. “Programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, të barazvlefshme me 300 kredite, për një kohëzgjatje prej jo më pak se 5 vite akademike, në një universitet publik ose privat në Shqipëri”, thuhet në pr.ligj, shkruan Syri.net.

Për aplikuesit që kanë kryer studime jashtë vendit, do të shikohen programet dhe konvertimi i diplomës do të kryet në bazë të ligjit të ri për arsimin. “Studime jashtë shtetit në drejtësi, që i përkasin niveleve nga 6 deri në 8, të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, të cilat njihen dhe njësohen përmes lëshimit të dokumentit zyrtar, të barasvlershëm nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar punësimin në Shqipëri, në zbatim të nenit 92, pika1 të ligjit nr.80/2015 “ Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në projektligj. Aplikantët për noterë do e kenë të detyrueshëm trajnimin 1 vjeçar pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve. Po ashtu, noterët duhet të kryejnë 2 vjet punë pranë një noteri, si asistentë dhe më pas i nënshtrohen provimit të kualifikimit pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve.

Këtu kandidati duhet të marrë 80 për qind e pikëve.
Pas përfundimit të studimeve, kandidatët që duan të ushtrojnë profesionin e noterit i nënshtrohen një provimi të posaçëm, që quhet i kualifikimit.

“Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve administron aplikimet e kandidatëve për noter, dhe ja paraqet ato Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë, e cila nga ana e saj vë në dijeni Ministrin e Drejtësisë për aplikimet e dorëzuara. Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve organizon provimin e kualifikimit të noterisë.

Mbi bazën e vendimit të Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë, pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve ngrihet për çdo provim kualifikimi, një komision had hoc, i quajtur ‘komisioni i kualifikimit’ “, përcaktohet në nenin 2. Në vijim ligji përcakton ditën dhe orën e bërjes së provimit të kualifikimit.

“Data, vendi dhe ora për organizmin e provimit të kualifikimit për noter, caktohen me vendim të Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë. Ky vendim i komunikohet kandidatëve për noterë që kanë aplikuar për provimin për kualifikim për noter të paktën 1(një) muaj përpara. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Noterisë”, thuhet në projektligj.

Ligji parashikon edhe masa disiplinore të forta për shkelësit e parashikimeve ligjore për ushtrimin e profesionit të noterit. Për këtë krijohet një bord i posaçëm. “Masat disiplinore të parashikuara në Nenin 7 të këtij ligji jepen nga Bordi Disiplinor i Avokatisë”, thuhet në projektligj. Në nenin 7 janë parashikuar të gjitha masat, që nga paralajmërimi me shkrim deri tek heqja e licencës. “Vërejtje me shkrim; gjoba nga 50.000 lekë deri në 300.000 lekë; pezullim i përkohshëm i ushtrimit të aktivitetit noterial për një periudhë 6 (gjashtë) mujore; heqje e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit. Gjoba mund të shoqërohet në mënyrë kumulative, me masa të tjera disiplinore, të parashikuara nga germat c) dhe ç) të pikës 1 të këtij neni”, parashikohet në projektligj

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Amnistia/ Falen taksat dhe kamatat për 140 mijë makina, ja kategoritë që përfitojnë

0

Rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilët prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat e tyre duan t’i nxjerrin nga qarkullimi. Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha detyrimeve dmth., të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, 2000 dhe deri në dhjetor të vitit 2011 nuk kanë paguar taksat dhe duan të mbajnë në qarkullim mjetin, duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave. Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat bëjnë të ditur që janë një pjesë e konsiderueshme mjetesh që nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009, pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime, makinat që kanë detyrime për taksat dhe gjoba pas janarit 2012 do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.
Çregjistrimi
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëjnë të ditur se do të çregjistrohen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim pas periudhës 31 dhjetor 2011. Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura si, taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarëve të makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011, por duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.
Drafti
Drafti për faljen e detyrimeve të prapambetura për automjetet është hartuar nga Ministria e Financave dhe pritet të miratohet në qeveri. Pas miratimit, pronarët e mjeteve do të kenë gjashtë muaj kohë për të përfituar nga drafti. Edhe më herët, në qershor të viti të shkuar, Financat hartuan një draft të ngjashëm, por nuk mori miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe për rrjedhojë nuk kaloi as në qeveri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shpërthim në Vërdovë të Pogradecit, granata plagos dy persona

0

Një shpërthim ka shkaktuar dy të plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 minuta në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Policia deklaroi se duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit, ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër.

Për pasojë nga shperthimi kanë marrë dëmtime trupore shtetasit E.G, 22 vjeç (në gjendje të rëndë shëndetësore) dhe shtetasi R.M, 52 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve të cilët kanë qenë duke kryer punime.
Sipas policise, shtetasi R.M ka pasur një defekt në sahat në banesën e tij dhe po punonin së bashku me E.G. Burimet e policise kane thene se u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx