Ballina Blog Faqe 9521

Amnistia shpëton edhe ish prokurorin e Krujës, del nga burgu Haxhi Giu

0

ga burgu i Peqinit kanë dalë sot 130 persona, ndërsa mes tyre bie në sy edhe emri i prokurorit që njihet si njeriu që hetoi dosjen e “shekullit”, atë të vrasjes së deputetit të  PD-së, Azem Hajdari, Haxhi Giu.

Ish-prokurorit të Krujës i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg dhe ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinit.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shpori nga Shkodra, të cilit Haxhi Giu në këmbim të një shume të majme parash, plot 29 mijë euro tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh” në “meskallëzim krimi”. Ish prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor të vitit 2015.

Ndërkohë sipas një vendimi të marrë, sot ka nisur lirimi i 731 të burgosurve të cilët kanë fituar lirinë. Përkatësisht janë 110 të burgosur që lirohen nga burgu i Rrogozhinës, 153 nga burgu i Fierit, 131 nga burgu i Peqinit dhe një numër më i vogël nga burgu i Tiranës.

Drejtoresha e burgut të grave në Tiranë ka treguar për “News 24” se është punuar intensivisht që këto gra, të cilat kanë fituar lirinë, të sistemohen edhe në punë që janë të përshtatshme për to në mënyrë që të kthehen siç duhet në komunitet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Amnistia, fillojnë lirimet e para nga të gjitha burgjet e vendit

0

Ka nisur lirimi i të dënuarve të parë që përfitojnë nga amnistia e miratuar në fund të vitit 2016. Në burgun e Fierit janë liruar të arrestuarit e parë, ndërsa edhe nga qelitë e Tiranës, Fushë Krujës, Drenovës dhe Peqinit ka nisur lirimi.

Të dënuarit e parë që kanë filluar të lënë ambientet e burgut janë gratë dhe burrat e moshuar dhe më pas do të lirohen edhe të rinjtë e dënuar për vepra të lehta penale.

Nga burgu i Fierit do të lirohen 150 të dënuar, burgu i Peqinit 131 të dënuar, burgu i Lezhës 117 të dënuar, burgu u Rrogozhinës 110 të dënuar, burgu i Drenovës do lirohen 55 të dënuar, burgu “Ali Demi” në Tiranë përfitojnë 9 gra të burgosura, burgu 313 në Tiranë do lirohen 7 të burgosur dhe nga burgu 302 do lirohen 4 të burgosur.

Në fazën e dytë të aplikimit të amnistisë do të aplikohen uljet e dënimit nga 1 muaji deri në 1 vit për personat të cilët kanë ende mbi 3 vite burg për të shlyer nga dënimet e dhëna prej gjykatave.

Burime të Ministrisë së Drejtësisë thanë dje se Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve do të jenë të pranishëm gjatë lirimit të të burgosurave gra tek burgu “Ali Demi”.

Procesi i lirimit të përfituesve nga amnistia do të mbikqyret edhe nga Policia e Shtetit për të garatuar sigurinë e personave, të cilët mund të përballen me ndonjë të papritur për shkak të konflikteve që mund të jenë jashtë burgut. Ligji për amnistinë u miratua në Kuvend me 84 vota pro në 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Beqaj në Spitalin Universitar të Traumës: Proteza falas edhe për pacientët e Neurokirurgjisë

0

Për herë të parë në Shqipëri, pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore do të mund të përfitojnë proteza tërësisht falas dhe me një standard cilësor, tejet të lartë. Ky shërbim ka filluar të ofrohet prej dy javësh në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë realizuar me sukses të plotë edhe pesë ndërhyrjet e para.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ishte në mjediset e spitalit ku takoi nga afër dy prej pacientëve që kanë realizuar ndërhyrjet. Janë 300 milionë lekë në vit që janë investuar për këtë qëllim të shërbimi i Neurokirurgjisë në SUT, u shpreh ndër të tjera z. Beqaj, duke theksuar se, “bashkë me 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë te shërbimi Universitar i Ortopedisë, domethënë 1.2 miliardë vetëm në këtë spital, që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin”.

Ministri Beqaj tha se kjo është një ndihmë jo vetëm për pacientët por edhe për mjekët pasi ju jep mundësi atyre të shprehin më të mirën në profesionin e tyre. “Është goxha ndihmë, besoj unë, në radhë të parë për pacientët, është edhe për ju vetë që punoni përditë, domethënë, qoftë sepse arrinit shërbeni njerëzve, arrini të shprehni më të mirën tuaj në profesion, për fat të mirë ne edhe, me sa e konfirmoni ju, dhe cilësia e protezave dhe instrumentave që bëjnë të mundur është goxha e lartë”, nënvizoi, z. Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë solli edhe një herë në vëmendje investimet që po bëhen në spitalin Universitar të Traumës, duke theksuar se në pranverë do të jenë gati edhe mjediset e rikonstruktuara të Fizioterapisë së këtij spitali, ku të sëmurët do të kenë mundësi të bëjnë më shpejtë edhe fazën e rikuperimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Foshnja bëri vaksinën e menigjitit, më pas reagimet e tij tronditëse

0

Një çifti i zemëruar në Britaninë e Madhe thanë se djali i tyre ka pësuar një goditje pasi bëri vaksinën kundër meningjitit. Imazhet tronditëse janë publikuar në internet dhe tregojnë sjelljen e pazakontë të vogëlushit 10 muajsh.

Luke Maguire, 26-vjeç, dhe Louise McKever, 22-vjeç, thonë se kanë realizuar mbi 55 vizita në spital për shkak të komplikacioneve të shumta që pësoi djali i tyre kur bëri vaksinën verën e shkuar.

Vaksina Bexsero B, kundër meningjitit është dhënë për të gjitha foshnjat në Mbretërinë e Bashkuar nga shtatori i vitit 2015, por ka pasur raste të efektit të pazakontë anësor. Prindërit e fëmijës nga Ashington, Northumberland thonë se fëmija i tyre vuan nga alergjitë, dhimbjet e stomakut, si dhe ëndrrat e këqija.

Videoja e fëmijës së tyre u shpërnda në mediat sociale dhe është klikuar mbi 1.8 mln herë si dhe 27,500 shpërndarje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Studimi: Puna para orës 10:00 është një “torturë”

0

Doktor Paul Kelley, një studiues i Universitetit të Oxfordit ka arritur në përfundimin se zgjimi i hershëm është një torturë e vërtetë, sidomos kur të duhet të shkosh në punë.

“Kemi një shoqëri të privuar nga gjumi dhe ky është një problem ndërkombëtar. Pasojat do të jenë në të ardhmen të mëdha! Puna duhet të nisë pas orës 10. Nëse do të vendosej ky orar, të dyja palët, si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit do të përfitonin më shumë.

Punonjësit do të jenë më të angazhuar në detyrat që u caktohen, do të jenë më tepër energjik dhe me gjasë, punët e kompanive do të shkojnë më mirë… Të gjithë duhet të kuptojmë rëndësinë e gjumit, shkruan tch. Pasojat që vijnë nga mungesa e tij janë njësoj si në rastet kur nuk ushqehesh për një kohë të gjatë”.

Disa njerëz do të duhet të fillojnë punën shumë më herët sesa ky orar dhe kjo mund të shndërrohet në një rutinë, por çdo herë zgjimi ka vështirësitë e veta dhe mund të ketë edhe pasoja në produktivitetin e punës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Disa arsye pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni

0

Nuk ka dyshim se uji është një nga pijet më të mira. Gjithashtu është një fakt i njohur se 2/3 e trupit të njeriut është ujë dhe se ai është esencial për mbijetesën tonë. Një zakon i thjeshtë, që përfshin pirjen e ujit, mund të përmirësojë shëndetin tuaj në shumë nivele, nëse e bëni atë çdo ditë.

E gjitha çfarë duhet të bëni është të pini një gotë ujë menjëherë posa të zgjoheni. Gjëja më e mirë që mund të bëni kur të zgjoheni nga gjumi është të pini minimum 500ml ujë. Uji përshpejton metabolizmin tuaj, hidraton trupin, e ndihmon trupin t’i hedhë jashtë helmet, i jep trurit ‘karburant’ dhe ju ndihmon që të hani më pak.

Në Japoni, ekziston një praktikë e lashtë ku njerëzit pinë dy gota ujë menjëherë pasi të zgjohen. Ata thonë se kjo praktikë shëron shumë sëmundje, duke përfshirë kancerin. Disa arsye më shumë pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni është se lëkura do t’ju shkëlqejë, qelizat do të restaurohen, do të humbni peshë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Humbja e babait, Bojken Lako: I kam dhënë shumë pak kënaqësi në jetë

0

Pas ndarjes nga jeta të babait të tij dhe aktorit të mirënjohur, Bujar Lako, Bojkeni ka bërë daljen e parë.

Fillimisht ai është shprehur se ka fituar një koncept të ri për jetën. Në intervistën e tij për emisionin “Top Show Magazin” Bojkeni tha se është duke u marrë me disa projekte të reja që kanë si qëllim stimulimin e talenteve të reja.

“Mundohem të dal mbi këto duke menduar vetëm pjesët pozitive të vetes, deri diku momente të caktuara të jetës i kam dhënë pak fare kënaqësi, tani mendoj që duhej më tepër”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapelet, aksesori i domosdoshëm i këtyre ditëve të ftohta

1

Me ndryshimin e motit ndryshon edhe moda. Elementë shumë të rëndësishëm të këtij sezoni janë edhe aksesorët. Sot në veçanti do t’ju tregojmë një aksesor që është shumë i rëndësishëm për ditët e ftohta të dimrit.

Bëhet fjalë për kapelen apo kapuçin, të cilët janë të domosdoshëm në këto ditë të ftohta, por jo gjithnjë është e lehtë për t’i kombinuar me veshjen. Njëra është shumë sportive, një tjetër pak më pak.

Më poshtë, në fotogalerinë që po ju sjellim, do të shihni jo vetëm modelet më IN të kapeleve por edhe mënyrën se si t’i përshtatni me veshjen e duhur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kek me dardha, kakao dhe kanellë

0

Ky kek është një recetë dimërore shumë ndjellëse, e përshtatshme për ta marrë veten pak me të mira në këto ditë shiu. Për më shumë, ëmbëlsira do të shpërndajë e do të mbushë shtëpinë tuaj me një aromë të ngrohtë dhe të ëmbël në çdo cep të saj. Bëhet fjalë për një përgatitje që hyn në recetat e thjeshta që intrigon të gjithë kategoritë pavarësisht nga zgjedhjet ushqimore që bëjnë në gatimet e tyre.

Përbërësit:

200 gr miell farro me prejardhje biologjike 100 gr sheqer të errët 1 gotë vaj farash

100 gr kakao e hidhur në pluhur 3 dardha 300 ml qumësht vegjetal me prejardhje biologjike 1 bustinë maja për ëmbëlsira

Përgatitja:

Qërojmë dardhat, heqim farat, dhe i presim në feta të holla. Bashkojmë në një tas gjithë përbërësit e thatë: miell, maja, kakao dhe sheqer. Shtojmë ngadalë qumështin vegjetal (preferohet soia) dhe vajin. E rrahim përbërjen në mënyrë energjike, duke u munduar të evitojmë krijimin e kokrrizave të patretura.

Masa e përfituar duhet të jetë likuide. Në rast se rezulton akoma e trashë shtojmë pak qumësht tjetër. Në të kundërt, nëse është shumë fluide, shtojmë miell tjetër. Ndajmë tani përgatitjen në dy pjesë. E hedhim pjesën e parë në një tavë për kek me diametër rreth 22cm të lyer me pak yndyrë dhe me miell, më pas e mbulojmë me fetat e dardhës të spërkatura me kanelle sipër. E mbulojmë këtë, me pjesën e mbetur të përgatitjes.

E fusim tortën në furrën e parangrohur në 180° dhe e pjekim për 40/50 minuta. Ju befte mirë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Manjani me lule te burgu i grave: Në fokus, riintegrimi në shoqëri

0

Në ditën e amnistisë, kur shumë të dënuar kanë fituar lirinë, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kishte zgjedhur të gjendej pranë grave e vajzave që lanë qelinë në institucionin e vuajtjes së dënimit, 325 në Tiranë.

Ndërsa në të gjithë vendin po vijon normalisht procesi i lirimit të të amnistuarve, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ishte i pranishëm te burgu “Ali Demi” në Tiranë ku janë liruar 10 gra.

Me lule në duar ministri Manjani ka takuar gratë e liruara dhe në fjalën e tij para mediave u uroi të gjithë të liruarve nga burgu që ta shijojnë lirinë e fituar si dhe i bëri thirrje shoqërisë shqiptare që t’i mirëpresin ata.

“Të gjithë këta njerëz që dalin nga këto institucione ju siguroj që janë të riedukuar, që janë të mundur për tu riintegruar në shoqëri si njerëz të lirë, të cilët në rrethana të caktuara kanë qenë të detyruar të vuajnë dënimin për fajet që kanë bërë, po kjo nuk do të thotë që në pjesën e mbetur këta njerëz të konsiderohen me gisht. Nuk është sistem demokratik. Kjo është ftesa ime për gjithë shoqërinë shqiptare, ti mirëpresim këta njerëz”, tha Manjani.

Manjani tha po ashtu se Ministria e Mirëqenies Sociale do t’u krijojë grave dhe vajzave të dala sot nga burgu, mundësi për t’u përfshirë  në tregun e punës, gjë që duhet ta bëjnë edhe bizneset private.

Ndërsa i pyetur për rastet e personave të dënuar që janë me sëmundje paliative, Manjani shprehu keqardhjen që nuk ishin pjesë e amnistisë, por tha se po shihen metoda të tjera ligjore për ti trajtuar rast pas rasti.

“Po, sepse ata që perëndia ua ka numëruar ditët besoj duhet të ishin pak më dashamirës, po shohim metoda të tjera ligjore për ti trajtuar rast par rasti pa cënuar familjet e tjera, se ka dhe familje viktimash në këtë histori”, u shpreh ministri Manjani.

731 të dënuar që kanë përfituar nga amnistia e qeverisë kanë lënë sot qelitë. Një pjesë e vogël e tyre janë në Tiranë, ndërsa numrin më të lartë e ka burgu i Fierit.

Sipas të dhënave nga 10 gratë që lirohen sot 6 prej tyre janë braktisur nga familjet.

Emrat e grave që lirohen nga Burgu 325 Tiranë

Leonora Zaçellari – e dënuar për plagosje

Lumturi Koli – e dënuar për drogë

Ina Dulaj – e dënuar për vjedhje

Vera Camaj – e dënuar për prostitucion

Uarda Çota – e dënuar për aksident

Anila Angjo – e dënuar për vrasje

Dallandyshe Kasaj – e dënuar për vrasje

Fatbardha Gjonaj – e dënuar për vrasje

Feruze Bregu – e dënuar për vrasje

Esmeralda Gaçi

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx