Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
instagram: http://ift.tt/1KYE3Lm
Morën pjesë në një “festë seksi”, arrestohen 224 adoleshentë
Policia e Zimbabves ka arrestuar 224 adoleshentë pasi u kapën në flagrancë në një “festë seksi” në Bulavajo. Festa u prish kur policia ndaloi një furgon me 24 të rinj dhe i ndoqi në vendin ku po mbahej eventi.
Autoritetet thanë se bëhej fjalë për një “vuzu”, termi me të cilin në këtë vend afrikan quhet një festë me alkool, drogë dhe seks me të panjohur.
Zëdhënësja e Policisë së Bulavajos, Precious Simango, u shpreh: “Ne flasim gjithmonë me prindërit për të ndërgjegjësuar mbi problemet që mund të vijnë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën. Prindërit duhet t’i kontrollojnë fëmijët e tyre dhe të dinë se ku shkojnë”.
Policia ka bërë me dije se në raste festash të tjera si kjo, do të jenë prindërit ata që do të dënohen për neglizhencë ndaj fëmijëve. /tch
Astronauti rrëfen: UFO’t na shpëtuan nga lufta
Në një intervistë, Dr Mitchell thotë se UFO-t u përpoqën të prishnin testet e armëve atomike pas Luftës së Dytë Botërore, për të parandaluar SHBA-në, që të niste një luftë bërthamore me Rusinë. Mitchell thotë se në bazat ushtarake të stacionuara në White Sands, gjatë testit ka parë UFO-t.
Oficerët i thanë atij se UFO-t nuk ishin atje vetëm për të vëzhguar. “Unë kam folur me shumë oficerë të Forcave Ajrore, të cilët kanë punuar në këto kapanone gjatë Luftës së Ftohtë.

