Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Ai e cilësoi Dakon si një bixhozxhi, të cilin e mbështeti por u kthye në një njeri ordiner, i pangopuur për lekë. Braho tregoi se kur ua prezantoi Vangjush Dakon Ramës dhe Metës, ata i thanë “ore a je mirë, ky një metër e 40 është, e mbush dot ky tavolinën e kryetarit”.
“Kam qenë për 20 e ca vite si drejtues i PS-së në Durrës. Socilaistët e Durrësit janë kontigjenti që ka vuajtur më shumë nën regjimin e Berishës. Se nga mbiu ky bixhozxhi, se vetëm bixhoz dinte të luante ai. Rasti e solli që të bëhej kryetar bashkie, se nuk kishim kë të vendosnim në atë post.
Kur e çova te Edi Rama dhe Ilir Meta, më thanë “ore a je mirë, ky një metër e 40 është, e mbush dot ky tavolinën e kryetarit”. Unë e mbështeta, por u kthye në një njeri ordiner, i pangopur me lekë. “Mister betoni e ka pseudonimin. Shpallja e tij “non grata” është një nga gjërat më të mira që është bërë. Sali Berisha dhe Vangjush Dako duhet të jenë në burg”, tha Braho në Zona Zero.
Këto deklarata të Brahos vijnë pas akuzave që djali i tij bëri për Vangjush Dakon, por që i kushtuan atij vendin e punës, pasi vetëm pak ditë pas akuzave, ai u shkarkua nsi nënkryetar bashkie në Durrës.




