Ballina Blog Faqe 103

“O Edi Rama, ku je fshehur?”, Demokratët kërkojnë kryeministrin pasi SHBA pezulloi vizat për shqiptarët

0

Vendimi i marrë së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me pezullimin përkohësisht të vizave të emigrimit për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria, ka sjellë një sërë reagimesh.

Opozitarët, përmes deklaratave të tyre në rrjetet sociale i kanë kërkuar llogari publikisht kryeministrit Edi Rama për këtë vendim të marrë nga “partneri strategjik”.

Reagimet:

Ina Zhupa: Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e Edi Ramës!

Për vite kemi dëgjuar slogane për “partneritet strategjik”, “imazh të përmirësuar” dhe “besueshmëri ndërkombëtare”, ndërsa sot vendi ynë renditet në të njëjtën kategori me shtete që njihen për izolim, paqëndrueshmëri dhe mungesë standardesh.

Kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e një shteti të dobësuar nga lidhjet me narkotrafikun, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga institucione që funksionojnë për interesa politike, jo për qytetarët.

Në fund, ata që dëmtohen janë qytetarët shqiptarë!

Ky është një hap prapa për Shqipërinë, jo sepse partnerët na kanë braktisur, por sepse qeverisja ka dështuar. Kjo qeveri e dështuar duhet larguar një orë e më parë për të mirën e vendit!

Saimir Korreshi: Ku eshte fshehur Edi Rama??

A ja ka treguar ndonje keshilltar deklaraten e Ambasades Amerikane??

Deri dje na derdelliste si gjeli ne maje te plehut, Ambasada, Amerika. Po tani ??

Si ka mundesi Babos tja bejne kete kur Babua po e çon perrrrrparaaa drejt gropes Shqiperine??

Po Shqipetareve qe do penalizohen per vizat çfare do u thuash o mjekerrcjap??

Shikoni Listën e publikuar nga ShBA, mbi pezullimin e vizave. Vende te pa zhvilluara, vende me korrupsion domethënës dhe vende që trafikojnë drogë. Nga Ballkani bie në sy, mungesa e  Serbisë në listë !!??

Lista e plotë e vendeve përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Edith Harxhi: Miq kam vetëm disa pyetje për Z. KM. Si ishte ajo puna e Kinës?

Si përfundoi Shqipëria në këtë listë 70 e kusur shtetesh që u ngrien marrëdhëniet konsullore nga ana e ShBA-së? A e dini ju që marrëdhëniet konsullore me ShBA-në janë vendosur në kohën e qeverisë Vrioni madje atëherë është negociuar edhe heqja e vizave nga të dy shtetet? Marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore janë ndërprerë vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Marre t’ju vijë! E tjetërsuat vendin më pro-amerikan në botë…Vend anëtar i NATO-s në atë listë. Tmerr! Ky është fundi juaj dhe jo i Shqipërisë dhe shqiptarëve… nuk i merrni dot me vete aty ku do të shkoni.

Ngrehu shqipe!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Merret vendimi, ja në të cilën orë do të zhvillohet protesta e thirrur në 24 janari nga PD

0

Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00.

Ora e protestës është vendosur gjatë mbledhjes që ka zhvilluar kryedemokrati Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve.

Kujtojmë se protesta e mëparshme e organizuar e thirrur nga Berisha u mbajt në 22 dhjetor të vitit të kaluar, ku mijëra qytetarë dolën në shesh.

Partia Demokratike veç protestave kombëtare, ka zhvilluar edhe protesta më të vogla para Kryeministrisë, të cilat kanë pasur stilin e ‘Foltoreve’.

Berisha dhe PD kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste terrenin për zgjedhje të parakohshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të emigrimit për 75 vende, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

0

Shtetet e Bashkuara thanë se po pezullojnë trajtimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Departamenti i Shtetit do të pauzojë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, migrantët nga të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit në X.

Vendimi i fundit nuk prek vizat turistike, biznesore apo vizat tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë apiluesit e vizave.

Ndërkaq, një zëdhënës i DASH-it tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po i jep fund “abuzimit të sistemit të migrimit” të SHBA-së.

Në mesin e listës të 75 vendeve të publikuara nga Fox News, përfshihet edhe Irani dhe Rusia. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e publikoi këtë artikull në X, megjithatë DASH-i ende nuk e ka publikuar listën e këtyre shteteve.

Ndërkaq, një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti për mediat, tha se ky vendim do të hyjë në fuqi nga 21 janari dhe nuk ka një afat se deri kur do të zbatohet.

SHBA-ja që një kohë të gjatë ka refuzuar vizat për personat që duket se mund të kenë nevojë për ndihmë sociale nga Qeveria, por DASH-i ka thënë se tani do të përdorë të njëjtin autoritet për të pezulluar vizat bazuar në nacionalitetin e aplikuesve.

Në fillim të javës, DASH-i tha se kishte revokuar mbi 100.000 viza që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.

Administrata e Trumpit ka ndërmarrë veprime për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe Departamenti për Punë të Brendshme tha muajin e kaluar se administrata amerikane ka dëbuar më shumë se 605.000 persona dhe 2.5 milionë të tjerë janë larguar vullnetarisht.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta zbulon pasurinë: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë 87 milionë lekë të reja!

0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ai nuk ka qenë kurrë i përfshirë në afera korruptive dhe shpërdorim detyre, duke përgënjeshtruar kështu akuzat e SPAK të ngritura ndaj tij.

Përmes një letre të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, Meta është shprehur se vajza e tij ka siguruar një analizë financiare, ku përllogariten të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që nga viti 1995 deri në vitin 2023.

Sipas Metës, të ardhurat e tij gjatë këtyre viteve janë rreth 87 milionë lekë të reja.

“Lidhur me akuzat Cez-Dia dua të theksoj se kjo çështje është hetuar dy herë dhe asnjëherë nuk është përmendur emri im aty. Po kështu çështja Cez-Dia është e vetmja çështje ku shteti shqiptar nuk ka dalë me humbje, por me fitim, pasi dëmi për shtetin shqiptar ka qenë rreth 1 milionë euro, ndërkohë që shtetasit Kastriot Ismaili i janë sekuestruar 4 milionë euro në vitin 2014. Po kështu, dëshmitë e z.Hesek në Prokurorinë e Tiranës janë tregojnë qartë sesi është përzgjedhur DIA. Po kështu janë të qarta edhe referencat amerikane që ka paraqitur DIA, për të fituar besimin e bordit.

Lidhur me akuzën për lobimet dua t’ju siguroj se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që Ilir Meta të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan. Ne do të publikojmë kontratën dhe letëporositë, për të zbuluar të vërtetën.

Lidhur me çështjen e pasurisë, dua të theksoj se akuzat e prokurorëve janë të pavërteta dhe të bazuara në falsifikim. Vajza ka siguruar ekspertizën financiare që vërteton se pasuritë e mia gjatë këtyre viteve (1995-2023) janë 87 milionë lekë të reja. Ky hetim ndaj meje ka rezultat të qartë, 0 qindarkë e paligjshme nga unë dhe 0 metër katror e paligjshme. Nëse keni dyshime, mund të vini t’ju jap sqarime në burgun 313. Edhe në Rusi lejohet që të intervisohen politikanët e burgosur, prandaj nuk përbën asnjë lloj problem”, thuhej në letrën e Metës, të lexuar nga Blushi.

Nga ana tjetër, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, është shprehur se klienti i tij ndodhet në izolim total në qelitë e 313, pa asnjë provë.

Cakrani e cilësoi burgosjen e Metës si një sulm politik ndaj tij, teksa kur foli për analizën financiare të ish-Presidentit, ai përllogariti që atij pas shpenzimeve t’i kishin mbetur edhe rreth 50 milionë lekë të reja.

Avokati Cakrani bëri thirrje për respektim të të drejtave të njeriut dhe standardeve minimale të shtetit të së drejtës për rastin Meta.

“Meta ndodhet në një izolim total. Atij nuk i jepet mundësia që të komunikojë me qytetarët, kolegët, bashkëpunëtorët. Gjithsesi kjo është ana politike. Problemi është që hetimet kanë përfunduar që në 4 gusht të vitit 2025. Ndërkohë Meta ndodhet ende në seancë paraprake. Jemi plotë 4 muaj e gjysmë dhe nuk kemi nisur seancën paraprake. Është një shkelje shumë e rëndë e ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Drejtësia është kthyer në një drejtësi inkuizitore. Ilir Metën e sulmuan nga të gjitha anët, e bënë edhe spiun të sigurimit të shtetit, por nuk ja dolën dot. Pastaj e burgosën. Ne kërkojmë standardin minimal të një shteti të së drejtës. Balta që është hedhur mbi Metën ka qenë mbi pasurinë e tij, sepse llumi s’kanë lënë gjë të dirigjuar ndaj Metës. Por faktet dhe provat na flasin ndryshe. Tani na ngelet t’u themi njerëzve se ai ministri juaj Ilir Meta, ka qenë vetëm një patriot i ndershëm”, tha Cakrani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

0

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan gjatë regjimit komunist.

“Kjo më kujton taktikat e vjetra komuniste në Shqipëri, kur në mënyrë të paarsyeshme shënjestrohej ‘viktima’ dhe nxitej histeria për ta dehumanizuar, ndërkohë që shënjestra mbahej e izoluar në burg, pa akuza”, shkroi Veliaj, duke i kërkuar Durbin që të bëhej “një flamurtar” i përballjes së tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Letra për senatorin amerikan është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të Veliajt në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe vëllait të tij gati 220 mijë dollarë vetëm në vitin 2025.

Dokumentet e publikuara pranë njësisë së regjistrimit FARA nga zyra e avokatisë së kontraktuar nga Veliaj, Kasowitz LLP, prezantojnë pretendime të hiperbolizuara për një persekutim të tij nga sistemi i drejtësisë, ndërkohë që shoqërohen nga artikuj në favor të Veliajt, të publikuara nga mediat në Shqipëri.

Dokumentet u mëshojnë gjithashtu pretendimeve të padokumentuara se Veliaj po hetohet nga një prokuror në konflikt interesi apo që përdor ofendime ndaj tij në sallën e gjyqit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua në shkurt të vitit të shkuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Bashkë me Veliajn akuzohet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes tyre biznesmenë dhe bashkëpunëtorë. Veliaj dhe të tjerët i kundërshtojnë akuzat e Prokurorisë.

Fushata e lobimit në SHBA

Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të kontraktuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij.

Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres ka depozituar së fundmi në FARA aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt – i cili përbëhet kryesisht nga letra dhe mesazhe drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare.

Përmes kompanisë së lobimit, Veliaj u kërkon atyre që të jenë “zëri i tij” si dhe të kontaktojnë qeveritë e tyre, Parlamentet, Komisionin Europian si dhe organizatat e të drejtave të njeriut për të ushtruar presion publik për lirimin e tij.

Sipas dokumenteve të depozituara, Kasowitz Benson Torres është paguar 220 mijë dollarë dhe ka dërguar 75 emaile në adresën e 24 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Departamentin e Shtetit. Gjithashtu, deklarohet të jenë bërë 11 telefonata si dhe të jenë organizuar pesë takime.

Letrat dhe mesazhet përmbajnë thuajse të njëjtat ankesa, përfshirë edhe një mori pretendimesh të padokumentuara kundër prokurorit të çështjes, Ols Dado. Për shembull, në emailet dërguar senatorëve dhe kongresmenëve, Dado paraqitet si “anëtar aktiv i partisë autoritare në opozitë, Partia Demokratike”.

Po ashtu, Veliaj ngre vazhdimisht pretendime se Dado është në konflikt interesi dhe paraqitet si ndërtues, të cilit bashkia i ka refuzuar pjesërisht kërkesën për ndryshimin e një lejeje ndërtimi. Në materiale nuk jepet asnjë provë për akuzat, ato thjesht listohen në letrat që u janë dërguar përfaqësuesve në SHBA.

Ndër të tjera, në dosje përfshihen edhe riprodhime të shkrimeve në media shqiptare, ku prokurorët e SPAK akuzohen për “linçim” dhe u atribuohen pa prova fjalë fyese ndaj Veliajt, të supozuara të thëna në sallën e gjyqit.

Pjesë e dosjes së lobimit është edhe raporti i firmave Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya i datës 24 qershor 2025, që e paraqet paraburgimin e Veliajt si “të padrejtë” dhe si problem që duhet të shqetësojë partnerët perëndimorë. Masa e arrestit ndaj Veliajt është vlerësuar e drejtë në të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

PR në media

Fushata ndërkombëtare e PR-it të ndërmarrë nga Veliaj, përveç çfarë është deklaruar në FARA, përfshin edhe një seri artikujsh në mbrojtje të tij, të publikuar në media periferike ndërkombëtare dhe të ripublikuara masivisht nga mediat në Shqipëri.

Vetëm në dhjetor, menjëherë para fillimit të shqyrtimit të kërkesës paraprake për gjykimin e dosjes së tij, u publikuan të paktën tre artikuj, në të cilët ngrihej shqetësimi për një proces të padrejtë ligjor ndaj kryebashkiakut. Artikujt u përkthyen dhe ripublikuan masivisht në shqip.

Një prej artikujve u publikua nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia – e cila raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale. Shkrimi për Veliajn në IPD ishte firmosur nga Kristopher O’Brien, një autor pa biografi dhe pa gjurmë të tjera botimesh në internet, për të cilin përdorej një foto stoku e përdorur edhe për një mori profilesh të ngjashme.

Më 4 dhjetor 2025, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore të Veliajt për masën e sigurisë në GJKKO, një media në Bruksel e quajtur “EUReporter” botoi gjithashtu një shkrim që mbështeste Veliajn dhe vinte në dyshim procesin ndaj tij. Shkrimi u publikua pa autor dhe media në fjalë i tha BIRN se i referohej raportit të zyrave të avokatisë.

Ndërkohë, në 11 dhjetor, Neil Watson, i cili nënshkruan si gazetar britanik dhe që njihet kryesisht për shkrimet dhe qëndrimet në mbështetje të presidentit autoritar të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shkroi i shqetësuar se procesi ndaj Veliajt cënonte rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Watson figuron vazhdimisht në median shtetërore në Azerbajxhan dhe në shkurt 2024, agjencia shtetërore e lajmeve publikoi urimin që ai i dërgonte Aliyevit, pasi ky fitoi zgjedhjet me 92 për qind të votave me nënshkrimin: “I juaji besnikërisht”./Reporter.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetari Hoxha analizon profilin e të burgosurit të arratisur

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur dyshime mbi arsyet e transferimit të paraburgosurit Altin Ndoci drejt një spitali civil në Durrës dhe mbi shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë. Në një lidhje me Dita Jonë në A2 CNN, ai tha se pamjet e publikuara pas ngjarjes tregojnë qartë se i arratisuri nuk ishte i sëmurë, por përkundrazi ndodhej në gjendje shumë të mirë fizike, duke vrapuar “si sprinter” në momentin e arratisjes. Sipas tij kjo shton dyshimet mbi vendimin për ta nxjerrë nga ambientet e burgut.

“Ajo që pamë ne në pamje dëshmonte që ai jo vetëm nuk dukej njeri i sëmurë, që kishte nevojë për trajtim po ai ishte një sprintier tjetër dukej si Luiza Gega, dukej sikur kishte hyrë 3000 metërsh dhe aty nuk e kapte dot më njeri. Hapin që ai kishte fillimisht në atë foton e parë që pamë dhe pastaj në video dëshmon që ky person jo vetëm që s’ishte i sëmurë po ky ishte në parametra të shkëlqyer fizik  për t’u arratisur dhe për t’u ikur punonjësve të policisë së burgut të Durrësit”, u shpreh gazetari Hoxha në Dita Jonë në A2 CNN

Sipas tij një person i tillë me rrezikshmëri të lartë, i hetuar nga SPAK për ngjarje të rënda kriminale, në asnjë rrethanë nuk duhej të mbahej në një burg me nivel të ulët sigurie si ai i Durrësit.

“Së pari ajo që shoh unë aty shumë problematike është se pse duhet një personazh i këtij niveli, me këtë CV të ndodhej në një burg siç është burgu i Durrësit, i cili ka namin në të gjithë Republikën e Shqipërisë, që cilësohet si burgu me lehtësira më të mëdha për të paraburgosurit. Pra është një burg që gati-gati cilësohet si një kamping, krahasuar me sigurinë që kanë burgjet e tjera të vendit dhe po të shikoni pjesa dërmuese e njerëzve që mbahen aty janë kryesisht personazhe që vijnë nga bota e politikës, ish-funksionarë të lartë shtetërorë, funksionarë të zgjedhur vendorë, pra janë personazhe të këtij niveli. Pamjet dëshmuan se si është kryer dinamika e arratisjes, atëherë kjo e bënte situatën të duket gati qesharake që të dukej një situatë një situatë dramatike siç duhet të jetë. Të gjithë elementët e tjerë dëshmojnë që ne kemi të bëjmë me një sistem shumë problematik, një sistem i kalbur i cili ka krijuar të gjitha lehtësirat një personazhi si Altin Ndoci, që mbas gati pesë viteve në arrest me burg t’i jepet një mundësi e dytë për jetën dhe nga një i paraburgosur që rrezikonte të dënohej me burgim të përjetshëm, për të paktën përfshirjen e humbjes së katër jetëve njerëzore dhe plagosjen e rëndë të një personi të pestë, atij i është dhe mundësia që të largohet me lehtësinë më të madhe nga sistemi i paraburgimit që ka Shqipëria dhe tashmë të jetë një qytetar i lirë. E gjitha kjo e bën situatën problematike, sepse në rastin kur ti ke të bësh me personazhe që vijnë nga bota e krimit të këtij niveli, i cili edhe pse tashmë nuk është i dënuar ende, pra nuk ka një dënim të formës së prerë në ngarkim të tij, por ishte nën hetim nga SPAK dhe ndodhi në masën e sigurisë nga një vendim i Gjykatës së Posaçme. A mund të rrinte një personazh i tillë në një burg të këtij niveli? Kush është ky person? Çfarë profili ka, për çfarë akuzohet, çfarë lidhjesh ka? Të gjitha këto elementë të bëjnë të dyshosh që ky person, gjëja e parë s’duhet të jetë aty”, tha Hoxha në A2 CNN.

Hoxha ngriti pikëpyetje serioze edhe për vendosjen e Altin Ndocit në një ambient spitali civil, ku masat e sigurisë janë minimale, si dhe për mënyrën e shoqërimit, e cila, sipas tij, nuk i është përmbajtur asnjë standardi për persona të këtij profili.

“Kush e ka vendosur këtë ambient i cili të paktën informacionin që unë kam mundur të mbledh gjatë ditës së djeshme, më tepër sesa një ambient izolimi cilësohej mes të burgosurve si një lloj suite ku kishte lehtësira më të mëdha se ç’kishte në vetë ambientet e burgut. E përdorin të paraburgosurit e këtij burgu më tepër për t’u relaksuar sesa për të marrë trajtim mjekësor ë pjesa tjetër pra kush e ka vendosur kush është ai që e ka miratuar që në një spital civil ku dihet që masat e sigurisë janë fare minimale të vendoset një ambient i tillë. Kush e ka vendosur? Kush është ai që e ka miratuar që në një spital civil ku dihet që masat e sigurisë janë fare minimale të vendoset një ambient i tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë dhe këtë s’e kanë bërë gardianët, apo policët e burgjeve që kanë pasur detyrën dhe shërbimin për të shoqëruar personin në fjalë pra për të shoqëruar Altin Ndocin”, tha gazetari në Dita Jonë në A2 CNN.

Sipas gazetarit Hoxha, përgjegjësitë për këtë arratisje nuk mund t’u faturohen vetëm punonjësve të policisë së burgjeve, por duhet të shtrihen te zinxhiri i vendimmarrjes, nga miratimi i transferimit deri te caktimi i masave të sigurisë.

“Problemi i tretë në gjithë në gjithë këtë histori është fakti. Kush e ka miratuar lëvizjen e këtij personi nga burgu i Durrësit drejt drejt spitalit të Durrësit? E katërta është shkelja e protokollit të sigurisë gjatë shoqërimit të këtij personi. Pra, mënyra se si ai është shoqëruar nga burgu i Durrësit në drejtim të spitalit të Durrësit duket sikur ata e kanë çuar për shëtitje, kanë dalë për kamping. Sepse ka një standard edhe ka një protokoll standard se si bëhet shoqërimi. Ne kemi parë personazhe të tilla kur vijnë në gjykatë, kur vijnë në spitalin e burgut, kur lëvizin ndonjë burg në burgun tjetër, kur vijnë në prokurori për të dhënë deklarime në lidhje me hetimet ndaj tyre. Shoqërohen minimalisht nga një grup. Një grup i policisë së burgjeve që mund të jetë dhe një grup nga njësia speciale po e burgjeve përbëhet nga 8 deri në 12 persona dhe shoqërohet minimalisht nga dy automjete”, tha Hoxha në A2 CNN.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dash Shehi: Sali Berisha nuk inspiron më

0

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si opozita po organizon protestat kundër qeverisë, duke theksuar se ato nuk kanë më peshën dhe efektin e nevojshëm politik. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Shehi u shpreh se protestat aktuale nuk arrijnë të mobilizojnë qytetarët dhe nuk prodhojnë ndryshim real.

“S’po protestojmë si në Teheran. Këto nuk janë protesta qytetare masive, por tubime militantesh që po lodhen javë pas jave”, deklaroi Shehi. Ai theksoi se pjesëmarrja e kufizuar tregon mungesën e një mesazhi të fortë politik dhe të figurave frymëzuese. Sipas tij, Sali Berisha nuk arrin më të inspirojë shumicën e shqiptarëve për të dalë në rrugë.

Shehi u shpreh se opozita duhet të ndalë retorikën e përsëritur dhe të ndërtojë një projekt politik të qartë, 360 gradë, me objektiva konkrete. “Nuk mjafton të kërkosh largimin e Edi Ramës apo qeveri teknike, kur këto nuk janë realisht të arritshme. Opozita duhet të fokusohet në gjëra që i ka në dorë: reformën zgjedhore, reformën administrative, rishikimin e Kushtetutës”, tha ai.

Kreu i LZHK-së nënvizoi se sot shpresa kryesore e qytetarëve është te drejtësia, duke shtuar se opozita duhet ta mbështesë SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë, në vend që t’i sulmojë kur vendimet nuk i pëlqejnë. “Vetëm drejtësia mund të rikthejë besimin dhe të inspirojë qytetarët”, u shpreh Shehi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Evi Kokalari sulmon Ramën: O idiot i sëmurë, se tremb dot Trump!

0

Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se Rama nuk mund ta trembë presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke i bërë si “cuf”.

Po ashtu aktivistja i cilëson si “injorancë” deklaratën e kryeministrit Rama për Kinën.

Postimi i plotë i Kokalarit:

O Edi Rama, o idiot!!

Mendon seriozisht se duke bërë si “cuf” do të trembësh SHBA-në apo Donald J. Trump-in? O idiot i sëmurë! Trump hyri dhe doli nga Venezuela me Maduron dhe gruan e tij brenda dy orësh, o i mjerë.

Po ç’lidhje ka Kina marksisto-komuniste e Xi Jinping me Kinën e Kong Qiu-t dhe dinastitë Shang, Zhou, Qin, Han, Tang, Song, Ming dhe Qing, o i mjerë?!

T’i tregosh Amerikës se Kina ka një civilizim të lashtë është kulmi i injorancës, sepse Amerika u ndërtua mbi bazën e 5000 viteve civilizim europian. E ke të qartë kush e ndërtoi SHBA-në?

Një nivel kaq i thellë injorance nuk të falet!!

Qartazi, ty as Jared Kushner s’të bën më derman; po shko sill Fugën nga e ke degdisur, se u bëre edhe ti si Berisha me strategun e Hasit, që vetëm probleme sjell me idiotllëkun e vet. Kushdo që të këshillon këto kohë, duket qartë që aty-aty me Hasin është në nivel, madje sikur jeni në garë.

Nuk di — ai vend vetëm absurditete prodhon çdo ditë, qofshin nga liderët, qofshin nga mediat dhe “intelektualët” e radhës.

Don’t China my Albania!!!

The US is the only SUPERPOËER. PERIOD!!

SCREË CHINA!

SCREË RUSSIA!!

SCREË BRICS!!

SCREË GEORGE SOROS & THE DAVOS PARTY.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takimi në Lezhë, qytetari pyet Berishën: Kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon dje një takim me demokratët e Lezhës. Në pjesën e pyetje-përgjigjeve njëri prej qytetarëve e pyet doktorin për vijëmësinë e qëndrimit të tij në krye të PD-së.

“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje.

Ai tha se pasardhësi i tij nuk do jetë kurrë djali apo vajza, por lideri i Partisë Demokratike do të zgjidhet nga vetë demokratët.

Pyetje nga qytetari: Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta doktor, se pse jeni një person që keni dhënë prova në 2013 si një burrë shteti, e ke dorëzuar, por kam dyshimin se ke frikë se mos vjen ndonjë Lul tjetër, edhe për këtë ke arsye.

Berisha: Të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk mund ta bej kurë, pasardhësin. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kush është Altin Ndoci, i burgosuri i rrezikshëm që u arratis nga spitali i burgut

0

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i burgut rikthen edhe një herë pasigurinë në Durrës, pasi një person me rrezikshmëri të lartë, i përfshirë ndër vite në grabitje me dhunë, trafik narkotikësh dhe krime të rënda, lëviz i lirë në rrugët e qytetit.

Ndoci ka qenë i përfshirë në konfliktet e bandave në Durrës, Tiranë dhe Elbasan dhe është konsideruar pjesë e strukturave kriminale që kanë vepruar me pagesë në disa qytete të vendit.

Hetimet e SPAK e përshkruajnë atë si një elementët aktiv në skenën e krimit të organizuar, ndërsa dëshmitë e Nuredin Dumanit e pozicionojnë në rrethin e ngushtë të njerëzve të Talo Çelës, edhe ky një vrasës me pagesë, i zhdukur tanimë prej vitesh.

“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma” ka treguar Nuredin Dumani.

E shkuara kriminale e Altin Ndocit

Problemet e para me ligjin, Altin Ndoci i ka pasur në vitin 2015, si autor i një serie grabitjesh automjetesh në Tiranë. Vjedhjet ishin kryer bashkëpunim me Sazan Cibukun dhe të dy ishin kthyer në një tmerr për pronarët e mjeteve, pasi kishte raste që i grabisnin me dhunë.

Altin Ndoci rezulton të jetë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike, por pasi la qelinë e burgut ai u rishfaq në skenë duke u lidhur me bandën e Talo Çelës.

Gjithashtu Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit e përshkruan Altin Ndocin si ushtar të Talo Çelës kur është pyetur se pse u prish marrëdhënia mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës. “Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte borxh. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët” ka thënë Fitim Dumani.

Altin Ndoci akuzohet për vrasjen e 4 personave nga SPAK. Ai dyshohet si ekzekutor në vrasjen e Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkozës dhe për ekzekutimin e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Policia u bazua në dëshminë e një personi të quajtur Klevis Alla (Shiko foton lart) për të akuzuar Altin Ndocin për vrasjen e vëllezërve Haxhia, por ai nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e tyre.

Grabitjet e Altin Ndocit sipas policisë

1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,

2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.

3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.

4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.

5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.

6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.

7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.

8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.

9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.

10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx