Ballina Blog Faqe 127

Pezullimi i Ballukut, Rama: Çështjen do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

0

Kryeministri Edi Rama u pyet sot, 21 nëntor, sa i takon vendimit të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin nga detyra të numrit dy të kabinetit qeveritar, Belinda Balluku.

Sipas kryeministrit, qeveria do respektojë gjithmonë punën e organeve të drejtësisë, por nga ana tjetër nuk mund të injorojë vendime që sipas tij reflektojnë “dobësitë e një pushteti të ri”. Thënë kjo, për atë vendim për ministren, nuk do të ketë asnjë kundërpërgjigje tjetër, përveçse ligjore.

Rama paralajmëroi se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet sqarim te Gjykata e Posaçme, për një masë që siç e nënvizoi vazhdimisht, cenon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie.

Pyetja e gazetares: A do ta shkarkoni Belinda Ballukun?

Kryeministri Edi Rama: Dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe padiskutim që sot edhe fakti se mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje, lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë, ku e ka futur kjo forcë qeverisëse.

Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm por një shkëputje historike nga e kaluara, e realizuar vetëm në vitet e fundit.

Kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime pozitive, duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare e pandëshkueshmërisë, por ka shfaqur dobësitë e natyrshme të një pushteti gati fëminor dhe reflkekte të vjetra anti-demokratike.

Së dyti, dua të theksoj se përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne, këto reflekse të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pisët.

Dhë këtu vij tek e treta, te pezullimi në këtë rast i zv.kryeministrit, është një tjetër shfaqje e dobësive që përmenda, të një pushteti krejt të ri.

Ky është një rast unikal, në historinë e Europës dhe po ashtu në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në vendet ish-komuniste, nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror e gjykatës të mblidhen kokë më kokë e të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.

Por, nëse ata kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i drejtpërdrejtë te ekzekutivi, duke marrë kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë si parakusht, edhe në këtë rast ekstrem!

E thënë drejtpërdrejt, ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe nuk do angazhohemi me ndonjë betejë, do vazhdojmë me durimin tonë strategjik.

Do ta respektojmë vendimin dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ulsi Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit: Mëso hierarkinë

0

Teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohej miratimi i buxhetit për vitin 2026, mes socialistëve ka pasur një debat.

Kryetari i këtij komisioni parlamentar Ulsi Manja, është përplasur me deputeten e Fierit, Zegjine Çaushi, pasi shkak është bërë bashkëkryetari i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi.

Manja propozoi 20 minuta pushim, në mënyrë që në këtë mbledhje të ishte i pranishëm edhe Bylykbashi, ndërsa Çaushi deklaroi se përfaqësuesi i opozitës nuk duhet pritur.

Kjo solli irritimin e Manjës, i cili tha se në grupin parlamentat ka hierarki dhe se Çaushi duhet të mësohet me atë.

Debati:

Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.

Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?

Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Mund të arratiset”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon 5 vite burg

0

Është zbardhur vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra si zv kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ju bllokua pashaporta.

Në vendimin e gjykatës sqarohet se dy masat janë caktuar pasi Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave.  Gjykata sqaron se ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje.

Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset ndërsa thuhet se për veprën penale të parashikuar, Balluku rrezikon 1 deri në 5 vite burg.

“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim.

Në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.

Në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A). ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet”, sqarohet në vendimin e GJKKO.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Peng në kryeministri/ Çfarë negocioj Belinda Balluku me Edi Ramën?

0

Të mërkurën në parlament, ndërsa fliste për herë të parë mbi procesin gjyqësor ku u mor e pandehur, Belinda Balluku lëshoi një premtim që reflektonte besnikërinë e saj të palëkundur tek Edi Rama. Ajo premtoi se kurrë, asnjëherë nuk do ta sulmonte drejtësinë e re edhe kur prekej personalisht.

“Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje dhe as kërcënime për drejtësinë e re edhe kur prekem personalisht” u shpreh Balluku me të njëjtin përkushtim ndaj partisë si në kohën kur nuk ishte e pandehur.

Si një zyrtare që e ka ndërtuar karrierën mbi bindjen se linja e partisë është gjithmonë rruga më e sigurt ajo shtoi “kjo drejtësi e re e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës, është duke kryer misionin për të cilin u reformua”.

“S’do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon” u shpreh ajo, duke shtuar se bashkë me kolegët e PS e mbështeste reformën në drejtësi, “edhe kur prekemi personalisht”.

Fjalimi respektoi pikë për pikë vijën e partisë. Asnjë devijim. Asnjë lëvizje nga logjika. Asnjë shenjë se interesi personal, mund të dalë mbi interesin e partisë.

Pranë Ballukut në kuvend ishte ulur edhe kryeministri Edi Rama, i cili deri dje kishte refuzuar ta shkarkonte nga detyra por në asnjë rast nuk e ka mbrojtur publikisht. Përkundrazi, në fjalën e tij në Kuvend, Rama u mburr se “sot Shqipëria për herë të parë në histori lufton me korrupsionin dhe heton pa dallim” dhe se PS është “garantja ekskluzive” e pavarësisë së drejtësisë.

Mbrëmjen pas parlamentit Balluku vazhdoi si zakonisht punën e saj si ministre, duke ndarë njoftimet për reshjet e shirave dhe nivelin e ujit në diga. Dukej e qetë. Në fund të fundit, telashet me drejtësinë do t’i përballonte me mburojën që i jepte të qënit nr.2 i qeverise.

Vetëm se pa kaluar as 24 orë, premtimi i saj për besnikëri ndaj partisë po tingëllon i nxituar. Rrethanat ndryshuan me shpejtësi dhe pikërisht atëherë kur gjithçka dukej e qetë për Ballukun, situata u përmbys dhe u bë e paparashikuar.

Mjaftoi firma e gjykatësit Erjon Çela i cili mëngjesin e të enjtes, në seancën e masave të sigurisë, urdhëroi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, duke e ndaluar të udhëtojë jashtë Shqipërisë.

Si të mos mjaftonin këto, prokurorët e SPAK i shtuan një akuzë të re: shkeljen e barazisë në tenderin e lotit nr.4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Prova të tjera janë gjetur në celularin e Ervis Berberit, ish-vartësi i saj i pakujdesshëm, i cili në bisedat e tij zbulon gjithë mekanizmin e kontrollit të tenderave, një mekanizëm që Prokuroria thotë se lidhet drejtpërdrejt me ministren.

Ajo që gjer dje ndjehej e paprekshme në parlament, e ulur afër Edi Ramës dhe e gatshme të recitonte formulat propagandistike të partisë për drejtësinë e pavarur, sot e sheh veten pa pasaportë, pa pushtet ekzekutiv dhe gati për t’u shndërruar në kurbanin e radhës të Rilindjes.

Prova nuk ka, por instikti e ka çuar direkt në zyrën e Edi Ramës. Aty beson se e ka origjinën kjo kthesë e fortë në procesin gjyqësor, të cilën një ditë më parë nuk ia kishte marrë mendja.

Pretendimi i Ballukut është se vendimi i gjykatës është antikushtetues, se emërimi i ministrave dhe i zv.kryeministres është një ekskluzivitet i kryeministrit. Përndryshe, qeverisja nuk do të përcaktohej nga të zgjedhurit me votë, por nga prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO.

Në mediat pranë qeverisë po raportohet se Balluku ka pretenduar se pezullimi nga funksionet që ka pasur është bërë në shkelje e Kushtetutës.

Gjithashtu, pretendon Balluku, këtë vendim nuk mund ta marrë kjo gjykatë, por vetëm Gjykata Kushtetuese pasi posti i zv.kryeministrit është i përcaktuar në Kushtetutë. Nuk dihet ende nëse do të jetë kjo mbrojtja që do të bëjë Balluku pasi Kodi i Procedurës Penale në nenin 242 pika 2 thotë se masa e pezullimit nga detyra merret ndaj çdo funksionari publik, “përveç atyre të zgjedhurve sipas Kodit Elektoral”.

Duke nuhatur këtë dredhi në arsyetim, opozita ka reaguar menjëherë duke e akuzuar Edi Ramën për një grusht shteti. “Belinda Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete. Këtë e ndalon ligji! Gjykata dhe SPAK e kanë respektuar këtë ndalim. Ndërkohë “pezullimi për të ushtruar funksionet publike” në pushtetin ekzekutiv është qëllimi për të cilën ekziston kjo masë ndaluese në ligj” shkruan kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Më herët është përfolur se Belinda Balluku e ka bërë të qartë se nuk do të bjerë e vetme në kthetrat e drejtësisë. Ndaj këtë të enjte u ngujua bashkë me Edi Ramën në kryeministri. Takimi zgjati shumë, më shumë se 7 orë dhe gjatë pasdites, dyshes Rama-Balluku i është bashkuar edhe kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

I pari që la zyrën ishte kryeministri Edi Rama, i cili kishte planifikuar një darkë me komisioneren Marta Kos. Ndërkohë mediat ndërkombëtare e lidhën menjëhere ndjekjen penale të Bullukut me procesin e integrimit.

“Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku i pasur po kërkon që vendi të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin” shkruajti Reuters.

Belinda Balluku, e njëjta që deri dje betohej se nuk do t’i kundërvihej drejtësisë dhe se do t’i qëndronte besnike partisë deri në vetësakrifikim, sot po kërkon ndërmjetësim politik, një marrëveshje pandëshkueshmërie nga Edi Rama.

Për të mos shkuar në hapat e Erion Veliajt, i cili e besoi shefin deri në momentin e fundit para se t’i vinin prangat. Për të mos ndjekur as modelin e Arben Ahmetajt, që iku jashtë vendit duke  lëshuar nga larg akuzat e tij për Ramën. Çështja tashmë nuk është politike dhe as penale. Marrëdhëniet kanë marrë ngjyrat e një thrilleri kriminal dhe veprimet e njërit apo tjetrit po funksionojnë sipas rregullave të mafias./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vendimi i GJKKO për Ballukun, Rama flet për herë të parë lidhur me këtë çështje

0

Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke pritur jashtë Pallatit të Brigadave liderët e Ballkanit Perëndimor ka patur edhe një komunikim me gazetarët. Rama u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin e marrë nga GJKKO lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Rama u përgjigj se te gjitha pyetjet do të marrin përgjigje në konferencë për shtyp. Ai iu drejtua gazetarëve që të marrin fjalën në konferencë dhe do të japë përgjigje.

“Për çdo pyetje do të marrësh përgjigje, gjithmonë. Vetëm fol me etikë. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do të thyej rregullat e do të të jap gjithmonë të drejtën e pyetjes. Por jo për miting por pyetje, për të marrë përgjigje”, tha Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Play off’ i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

0

Shqipëria do të luajë me Poloninë në “playoff”, ndërsa Kosova me Sllovakinë.

Ky ishte rezultati i shortit të hedhur nga FIFA për gjysmëfinalet e fazës “playoff” për Botërorin 2026.

Nëse Kombëtarja mund Poloninë, në ndeshjen tjetër të “playoff”-it do të ndeshet me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi.

Ndërsa Kosova, nëse del fitimtare nga dueli me Sllovakinë, do të përballet me fituesen e çiftit Turqi-Rumani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opozita mban të hënën protestën e radhës para Kryeministrisë, zbulohet ora

0

Opozita mban sërish të hënën më 24 nëntor protestën e radhës para Kryeministrisë. Foltorja e parlamentit do të jetë sërish e vendosur para zyrës së Ramës.

Mësohet se protesta pritet të nisë edhe kësaj here në orën 18:00.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha e ka quajtur këtë protestë një ‘foltore të Parlamentit’ ku mund të flasin deputetë, por dhe qytetarë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut për Unazën e Madhe

0

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë të re përsa i përket zv.kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se akuza është dy herë për shkelje të barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka pezulluar ditën e sotme nga detyra Belinda Ballukun, si dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë vendit.

Gjithashtu gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për dy vartësit e Ballukut, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të cilën janë lënë në “arrest shtëpie”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

GJKKO e pezulloi nga detyra dhe sekuestroi pasaportën, numri dy i qeverisë Belinda Balluku shkon në Kryeministri

0

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka dhënë masën ‘arrest shtëpiak’ edhe për dy zyrtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

E njëjta akuzë iu komunikua edhe kreut të ARRSH Gentian Gjyli.

Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

0

Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Kujtojmë se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për procedurat e tenderit të Llogarasë, ku ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

SPAK konfirmon se Balluku ishte nën hetim për shkelje të barazisë në tendera për një kallëzim të vitit 2024, ndërkohë që ka bashkuar dhe një tjeter cështje, në vitin 2025.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx