Ballina Blog Faqe 129

“Berisha më i miri”, Floriana Garo rrëfen marrëdhënien me liderin e PD

0

Berisha është më i miri në Partinë Demokratike. Kështu u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në Dita Jonë në A2 CNN teksa ka rrëfyer marrëdhënien me liderin demokrat. E pyetur nëse Berisha duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër në parti, Garo u përgjigj se nuk është kreu demokrat problemi në PD.

“Mund të them që zoti Berisha nga çfarë unë kam parë në PD. Unë besoj që është më i miri në PD, e them me plot bindje, jo si zëdhënëse e PD. Ai është me dritë-hije. Ka gabimet e veta, por ai punon më shumë se kushdo tjetër, ka forcë karakteri më shumë se kushdo  dhe nuk mendoj që Berisha është problemi i PD, siç mund ta thonë të tjerë. Gara është e hapur kush të dojë të garojë. Shumë thonë që garoj, po të iki Berisha, kjo nuk është e drejtë”, tha Garo në A2 CNN.

Teksa foli për marrëdhënien me Berisha ajo theksoi se në shumë raste e kërkon mendimin e saj, por vendimet i merr vetë. Ajo e përshkroi liderin demokrat si jo shumë të lexueshëm, ndërsa të tjerët në PD sipas saj nuk janë të drejtpërdrejtë dhe të hapur me të.

“Mendoj që e kërkon mendimin tim me raste të caktuara. Në disa përudha ai do ta dijë se çfarë mendoj dhe ka momente që është shumë i qartë. Nuk është shumë i lexueshëm si natyrë. Ai do mendim, vendimet i merr vetë. Por do ti dëgjojë mendimet e të tjerëve. Brenda partisë jo të gjithë janë të drejtpërdrejtë e të hapur me të”.

Garo foli edhe për karrierën e saj politike të cilën e sheh si një shërbim ndaj njerëzve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik

0

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar fort qeverinë dhe SPAK-un, pas raportimeve se autoritetet shqiptare kanë kërkuar një ekstradim të ri të tij nga Zvicra.

Ai e cilësoi këtë si një “lajm të rremë” dhe një skenar politik për të devijuar vëmendjen nga skandalet që, sipas tij, po godasin qeverinë në Tiranë.

Gjatë intervistës me telefon në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv,  theksoi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradimin e tij daton më 18 gusht 2023 dhe është bërë “me një urgjencë të pajustifikuar”, duke lënë të nënkuptohet se veprimi ka qenë i urdhëruar politikisht. Sipas tij, kjo është prova se struktura të caktuara brenda SPAK kanë vepruar në mënyrë të njëanshme.

Në deklaratën e tij, ai përsëriti se tentativa për arrestimin e tij ka qenë e lidhur me një plan për eliminimin e tij fizik.

Zoti Peka, sot ishte  le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga  qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë.

Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.

Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë.

I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.

Tani, për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në le të themi, në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave, por asnjëherë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka ka ka vonuar urdhërarresti nga gjykata ndërkombëtare me tre, e katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare. Ndërsa në rastin tim, urgjenca…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Tallni by*** ju me shqiptarët me 72 gjinitë!”/ Debat i fortë mes Rakipit dhe Salianjit: Ku i ke njerëzit ti ore?

0

Ervin Salianji, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku debatoi me Ylli Rakipin për aksionin e opozitës, e cila ka nisur “Foltoren 2” përpara Kryeministrisë. 

Ervin Salianji: Këta që fut vetë ai në burg thua ti? 

Ylli Rakipi: Kë fut vetë? Të gjithë i fut Edi Rama? 

Ervin Salianji: Po pse të marrësh Ilir Metën zvarrë…?

Ylli Rakipi: Edi Rama i fut të gjithë këta? Edi Rama ka ndezur belanë me këtë që ka krijuar vetë. Ka krijuar monstrën e Frankeshtajnit që ha të zotin tani. 

Ervin Salianji: Kjo është narrativa e regjimit. 

Ylli Rakipi: Po çfarë të të bëj qejfin ty me 10 veta që nxorre atje? Po narrativa jote çfarë është? 3 gjinitë, 72 gjinitë, tall bythën me popullin shqiptar ti?

Ervin Salianji: Cilët janë këta që kanë shkuar para drejtësisë pa dashur Edi Rama? Arben Ahmetaj që thotë Rama po të isha unë…

Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj nuk është fare. Erion Veliaj…

Ervin Salianji: Ti mendon se drejtësia është e pavarur?

Ylli Rakipi: Nuk e fusin Ramën, nuk ndodh kjo në botë. Mirë merr 10 veta nxirri në pazar. Ore se nuk jemi fëmijë të na gënjeni.

Ervin Salianji: Pse e beson ti se drejtësia është e pavarur?

Ylli Rakipi: Berisha tha se shqiptarët në zgjedhjet lokale braktisën Ramën. Ai vetë nuk mori pjesë fare në zgjedhje… 

Ergys Mërtiri: Po pse i fut Rama në burg të vetët?

Ervin Salianji: Se do të mos ketë njeri ti bëjë hije.

Ylli Rakipi: Po ku i kishte njerëzit ti? Pse për filozof të kam thirrur unë ty? Unë të kam thirrur si njeri të rëndësishëm të PD-së. Ti ke ambicie të marrësh PD?

Ervin Salianji: Ky është diskutim tjetër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK dhe Ministria e Drejtësisë, kërkojnë ekstradimin e Arben Ahmetajt nga Zvicra

0

SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Zvicër, aty ky Ahmetaj është arratisur që prej korrikut të vitit 2023.

Shkresa për Ahmetajn u bë me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen ‘Buka’ ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish numrin 2 të qeverisë.

Lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, Ahmetaj akuzohet për veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër i Financave, por edhe më parë si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në disa raste me vendimmarrjen apo me ndikimin e tij ka bërë të mundur që sipërmarrësve Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, t’i lidheshin kontratat koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Si shpërblim për të gjitha këto veprime sipas SPAK Ahmetaj ka marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasuri që kapin vlerën e 500 mijë eurove, referuar hetimit të SPAK.

Sakaq, avokati përfaqësues i Ahmetajt, Henrik Ligori thekson e ndaj Ahmetajt nuk ka asnjë masë sigurie lidhur me çështjen e inceneratorit. Ndërkohë prokurori i çështjes Elvin Gokaj, kërkon që të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Prokurori i SPAK: Kemi rene ne kontakt me një shume te madhe parash qe janë transferuar nga Shqipëria në një vend te BE qe po verifikohet.

Avokati i Ahmetajt: Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngremë akuzë, nëse ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori t’i paraqesë.

Prokurori: Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak te afateve te parashkrimit, çështja është ndarë për shkak te akteve që kanë ardhur nga Austria.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej korrikut 2023. Ish-zv.kryeministri aktualisht qëndron në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik.

Përveç hetimeve për inceneratorin e Tiranës, Ahmetaj akuzohet gjithashtu dhe për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra edhe për e privatizimin e fabrikës ‘Buka’.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Veliaj kërkon laptop në burg!

0

Po mbahet mesditën e kësaj të hëne seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën me dyer të mbyllura avokatët kanë kërkuar që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg. Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg me pretendimin se i duhet për të lexuar aktet.

Ndërkohë që prokurori i SPAK ka kundërshtuar duke thënë se ata tashmë janë njohur me aktet.

“Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”, raportohet të ketë thënë prokurori.

Në seancën e sotme do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe 28 personat e tjerë të përfshirë në dosje më 10 shtator.

Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja  akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi që të rikthejë në detyrën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke rrëzuar shkarkimin e tij, si rrjedhojë solli edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! 

0

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.

Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.

Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.

Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng!

Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Braçe: Nuk flas më me Ramën. Ja arsyeja…

0

Deputeti i PS, Erion Braçe, gjatë intervistës në emisionin “Kjo javë” iu përgjigj pyetjes së moderatores Nisida Tufa në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, ku zbuloi se nuk flet me kryetarin e partisë.

Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën.

Deputeti i PS tha se është shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai ka patur të drejtë.

“Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses”, tha deputeti socialist Erion Braçe.

Nisida Tufa: Nëse unë ju pyes si është marrëdhënia juaj me kryeministrin cila është përgjigjia juaj, se ju kam pyetur dhe njëherë më keni thënë 5 ditë flasim dhe 5 muaj jo.

Erion Braçe: Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund, unë kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre. Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama me verë e me tortë Bruksel, suprizon zyrtarët e BE-së

0

Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e kësaj të hëne në Bruksel, në Konferecën e 7-ndërqeveritare, në hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave për integrimin në BE.

Ashtu si edhe në mbledhjet e zakonshme me zyrtarët e BE-së, edhe ditën e sotme Rama ka dhuruar spektakël. Ai u ka dhuruar zyrtarëve të BE-së një verë shqiptare si dhe një tortë me numrin 6 sipër, në simbol të 6 grupkapitujve të hapura deri më tani në procesin e integrimit.

Kjo nuk është hera e parë që Rama tenton të bëjë gjeste për të rënë në sy. Ai shpesh ka tentuar të bëjë batuta me zyrtarët e BE-së, ndërsa nuk kanë munguar dhe uljet në gjunjë, si në rastin e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

0

Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës këtë të shtunë po zhvillon një tubimin në sheshin “Skënderbej” kundër ligjit për Barazinë Gjinore. Në protestë janë bashkuar qytetarë të shumtë që kundërshtojnë ligjin.

Në shesh gjithashtu ka edhe fëmijë të ciklët janë veshur me simbole kombëtare. Në tubimin e tyre, qytetarët kërkojnë të mos dekretohet nga Presidenti Begaj ligji për barazinë gjinore. Ata para disa ditësh i kanë dorëzuar dhe një letër Begajt.

“Vrasësit e traditës=Tradhëtarë të kombit”, është një nga shumë pankartat në protestë.

Aktivistja e koalicionit, Linda Pano në fjalën e saj bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas saj ky ligj prek fëmijët nga mosha 4 deri në 18 vjeç.

“Mos mi prek fëmijët. Ky ligj prek fëmijët nga 4 deri në 18 vjeç dhe detyron mësimin e edukimit gjinor në shkollë. 77 tradhtarë Shqipëri ta vunë kokën në hi, president mos u bëj i 78”, tha Pano.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbeti i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, ndërron jetë Muçi Shaljani

0

Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit i cili mbeti i plagosur në atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit ka ndërruar pas 5 ditësh.

Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi ditën e martë të kësaj jave sapo dolën nga rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.

Shaljani u qëllua me 10 plumba dy në kokë e tetë në trup, ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga prej ditës së martë dhe ndodhej i intubuar nën terapi intensive tek spitali i Traumës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Mustafa Shalijani ishte bërë pjesë e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore si agjent në shtator të këtij viti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx