Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e akuzuar për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.
Sipas dokumentit zyrtar, padia është bërë bashkë me partneren e tij Erjola Hoxha dhe është depozituar më 8 maj 2024. Çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025.
Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt dhe Hoxhës, si dhe me sekuestrimin e telefonit të Hoxhës, mbi bazën e një urdhri të GJKKO.
Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratim paraprak nga Kuvendi.
Në ankesën e tij, ish-ministri dhe partnerja e tij deklarojnë se nuk kishin asnjë mjet efektiv ligjor për të kundërshtuar urdhrin e kontrollit dhe sekuestrimit, duke pretenduar shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës) dhe nenit 13 (e drejta për një mjet juridik efektiv) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë:
1. A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës së tij, të garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73 (2) të Kushtetutës mbi imunitetin e AP-ve? A ka shteruar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik në këtë drejtim?
2. A ofronin legjislacioni dhe praktika vendase mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e kryerjes së kontrolleve të banesës së tyre dhe të personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë, ose sekuestrimin e sendeve në banesën e tyre, siç kërkohet nga nenet 8 dhe 13 të Konventës? Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm?
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me rezultatin dhe pjesmarrjen e ulèt të votuesve në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki që u mbajtën të dielën. Salianji e ka cilësuar të dielën e djeshm e një ditë zie për demokracinë e vendit.
Ai theksoi se dje u tregua se qytetarët nuk kanë besim se me votën e tyre mund të ndryshojnë diçka. Salianji shtoi se që prej zgjedhjeve të 11 Majit PD nuk është në rrugën e duhur. Sipas tij PD ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar.
“E djeshmja ishte një ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë. Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka përqendruar të gjithë pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.
Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojnë te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh paratë e tyre.
Detyra jone si opozite është ta ndryshojmë këtë apati eshe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqipërisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike , të riktheje besimin te qytetarët
Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.
Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre. Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.
Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë. Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket.
Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet. Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër! Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë:
Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin! Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin”, shkruan Salianji.
Në një reagim pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme në Qarkun Berat, Lefter Maliqi ka shpërndarë një mesazh të qartë për opozitën dhe drejtuesin e këtij qarku, Eno Bozdo.
Pas humbjes në zgjedhje, Maliqi kërkon që Bozdo të ndjekë shembullin e Leskajt në Vlorë dhe të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë riorganizimit, bashkimit dhe forcimit të opozitës në Berat.
“Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.: – shkruan Maliqi ndër të tjera.
Ndërkohë për kandidadin e pavarur, Pavlo Shkarpa, pavarësisht rezultatit, Maliqi e përgëzon për kurajën dhe përkushtimin e tij në garë.
Postimi i Lefter Maliqit:
Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën.
Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut. Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë.
Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat.
Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore
Partia Demokratike do të bojkotojë sot të gjitha komisionet parlamentare në të cilat do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2026. Ky vendim i grupit parlamentar të PD vjen si një reagim pas seancës së kaluar plenare e cila u mbyll pa përfunduar diskutime, ku në rend dite ishte edhe ligji për barazinë gjinore që ka shkaktuar jo pak debat mes PS dhe PD.
Gazment Bardhi, kreu i gripit parlamentar të PD, u ka dërguar mesazh deputetëve, ku u thotë se asnjëri prej tyre nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve.
“Derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër nuk shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve të PD.
Por deputetët e Partisë demokratike do të jenë duke zhvilluar mbledhje sot në selinë e PD,në vend të pjesëmarrjes në komisionet për projektbuxhetin e vitit 2026.
Kujtojmë se gjatë seancës së kaluar Berisha bëri deklaratën për Silvio Gonzato, e cila ndezi shumë reagime, në kuvend dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, kërkoi kalimin në votim pa përfunduar diskutimet.
Monika Kryemadhi ka rrëfyer takimin e fundit me Ilir Metën para se ai të largohej nga shtëpia dhe më pas të njoftonte divorcin prej saj.
Në një intervistë për News24, ajo tregoi se largimi i Metës ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për shkak të akuzave se Kryemadhi kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vjehrrin e Tedi Blushit.
“I kërkoi djalit të marrë rrobat dhe iku nga shtëpia. Ishte një sebep i kotë, një histori e ndërtuar,” tha ajo.
Kryemadhi shtoi se ende nuk është gati ta takojë Metën, ndonëse pranoi se do të duhet të përballet me të në të ardhmen në gëzime familjare.
“Takimi im i fundit me Ilir Metën vetëm për vetëm ka qenë takimi i 1 prillit në mëngjes kur ka ikur nga shtëpia, i ka kërkuar djalit të marrë rrobat. Një nga arsyet e ikjes nga shtëpia ishte se unë i kisha kërcënuar gruan apo vjehrrin Tedi Blushit në atë kohë, kot, mendoj se ishte një mendoj se ishte një sebep nga e gjithë historia e ndërtuar. Pastaj ka qenë mbledhja e KDK së famshme, nqs e mbani mend që thash nuk më ashtu… as për SPAK-un dhe as për burgun.
Nuk do ta takoja Metën. Sigurisht unë do takohem me Ilir Metën se do martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër dhe d.m.th do të kemi gëzime familjare… Nuk jam gati të takohem me Ilir Metën qoftë emocionalisht, qoftë edhe në aspektin e mënyrës se si, sepse e ndjej veten të fyer, si më linçoi rrethi shoqëror i Ilir Metës dhe Ilir Meta vetë në atë kohë. Akoma nuk jam gati për një gjë të tillë. Akoma nuk kam mundur të harroj, se për të falur i kam falur të gjithë, por nuk i kam harruar për atë që kanë bërë për presionin që është ushtruar tek fëmijët e mi”.
Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim prekës dhe rrëqethës për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Në një intervistë të dhënë në podcastin e Grida Dumes, Llakaj foli me emocione të forta për periudhën më të vështirë të jetës së tij – ndarjen nga gruaja që ai e quajti “zemra e familjes”.
“Nuk mora amanet nga Kostandina, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet. Nuk mund të pranoja idenë e ndarjes, të fundit, të ikjes së saj.”
Ai kujtoi me dhimbje udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresat për shërim u shuan plotësisht:
“Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë e më tha se mbaroi. I thashë, ti the 5-6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për jetën e Kostandinës.”
Për dy javë, aktori e mbajti të vërtetën vetëm për vete, duke gënjyer me qëllim që të mbronte fëmijët dhe bashkëshorten e tij nga realiteti i dhimbshëm.
“Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë. Unë dilja në emision, qeshja në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’”
Një nga momentet më të ndjera që ai ndau ishte ai i lamtumirës së fundit me bashkëshorten:
“I thashë vajzës: ‘Zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur.’ I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar.”
Periudha pas ndarjes ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për aktorin, i cili nuk e fshehu se ka kaluar momente dëshpërimi të thellë:
“Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj. Doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: ‘Babi, jemi ne.’”
Me këtë rrëfim të ndjerë, Agron Llakaj ka prekur zemrat e publikut, duke dhënë një shembull të rrallë dashurie, përkushtimi dhe dhimbjeje të thellë për një njeri që ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij.
Kjo e 9 nëntorit është pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një proces zgjedhor në Shqipëri.
Nga 334.539 qytetarë me të drejtë vote në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore të kësaj të diele, vetëm 46.696 votuan, ose rreth 18.45 për qind e trupës elektorale.
Rekordin negativ e mbajti Vlora, me vetëm 12.54 për qind të pjesëmarrjes, e ndjekur nga Berati me 19.98 për qind, Cërriku me 25 për qind, Tepelena me 34.63 për qind dhe Mati, që ishte bashkia më aktive, me 39.36 për qind.
Në këto zgjedhje garuan 13 kandidatë për pesë bashki, ndërsa qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 18:00, duke mbyllur një proces që, në shifra, tregoi një mungesë të thellë besimi për kandidatët.
Rënia e pjesëmarrjes duket se është shenjë e konsumimit të sistemit politik dhe e lodhjes së qytetarëve nga rituali i përsëritur i një gare pa garë.
Socialistët hynë në këto zgjedhje me një vetëbesim të plotë, të bindur se fitorja ishte e garantuar, dhe për këtë arsye u angazhuan minimalisht, pa fushatë reale dhe pa ndonjë përpjekje për të zgjuar interesin e elektoratit.
Opozita, nga ana tjetër, e shmangu bojkotin formal, por mbajti një qëndrim ambig, duke mbështetur kandidatë të pavarur, si një mënyrë për t’u përfaqësuar në fletën e votimit. Kjo strategji u pasua me një mungesë të theksuar motivimi, ndërkohë që në terren nuk u pa një fushatë reale.
Në njërën anë votuesit opozitarë nuk donin të mbështesnin një proces që e konsiderojnë farsë, por as nuk kishin një alternativë reale për t’u përfaqësuar.
Pjesëmarrja e ulët e votuesve duket se do të ndikojë direkt në legjitimitetin e kryetarëve të bashkive që do të qeverisin, do të firmosin buxhete dhe projekte, por askush nuk mund të thotë me bindje se përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
Për pasojë, më shumë se për emrat fitues të bashkive, zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të kujtohen si dëshmi e një shoqërie që ka humbur besimin se vota ka fuqinë të bëjë ndryshimin./Lapsi.al
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.
Në të pesë bashkitë, Tepelenë, Vlorë, Mat, Cërrik dhe Berat, fitues ishin kandidatët socialistë.
Rezultatet sipas bashkive:
Vlora
Pas numërimit tyë 231 kutivë në Bashkinë e Vlorës, fituese është shpallur kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave.
Brunilda Mersini ka marrë 15672 vota (78.4%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%).
Ndërsa Gjergj Nika, një tjetër kandidat i pavarur, ka marrë 1975 vota (9.9%).
Cërriku
Pas numërimit të 57 kutive, rezultoi se kryebashkiaku I ri I Cërrikurt do të jetë kandidati nga Partia Socialiste Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota.
Ndërkohë kandidati Eligerti Hima nga Shqipëria Bëhet ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota Kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, I cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% përqind të votave, pra 1888 vota.
Berati
Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit.
Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.
Tepelena
Bashkia Tepelenë do të drejtohet nga kandidati socialist Gramos Sako, I cili pas numërimit të kutive të votimit, reazultoi se ka siguruar 3.261 vota, pra 77.8% të tyre.
Ndërkohë kandidati Gabriel Guma siguroi 928 përiqnd të votave, pra 22.2% të tyre.
Kujtojmë se pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte shumë e ulët, ku sipas të dhënave të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:
Berat – 19.98%, Vlorë -12.54 %, Cërrik – 25.00%, Mat -39.36% Tepelenë – 34.63%.
Të dielën 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Kandidatët e kanë zhvilluar fushatën e tyre pa protagonizëm politik, dhe pa prezencën e liderëve të dy partive të mëdha, Rama e Berisha, në takimet e tyre elektorale. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600. Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur.
Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, kandidatit të mbështetur PD, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike. Në Berat, PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca, i cili do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. Një garë treshe do të ketë edhe në bashkinë e Matit. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha. Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës. Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma. Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.
Vetëm 15 vjeçe, Kejselda Mekshi po e bën emrin e saj të dëgjohet në botën e letërsisë së re shqipe. Me një ndjeshmëri të rrallë për moshën, ajo ka botuar së fundmi librin e saj të parë me poezi, “Loti i Hënës”, i cili doli në treg vetëm një muaj më parë. Në këtë përmbledhje poetike, Kejselda shpalos një univers të brishtë, por të thellë, ku drita dhe dhimbja bashkëjetojnë në vargje plot shpirt.
Në një bisedë për portalin tonë, poetja e re ndan rrugëtimin e saj, frymëzimet, ndjesitë dhe ëndrrat që e shoqërojnë në këtë fillim premtues të karrierës së saj letrare.
Kejselda, si lindi lidhja jote me poezinë? A mban mend momentin kur shkrove vargjet e para?
Kejselda: Lidhja ime me poezinë lindi natyrshëm, si një zë i brendshëm që kërkonte të dëgjohej. Që e vogël ndjeja nevojën të shprehja ndjenjat përmes fjalëve. Mbaj mend vargjet e para ishin të thjeshta, por të sinqerta, shkruar në një mbrëmje kur ndjeja mall dhe qetësi njëkohësisht. Ishte momenti kur kuptova se poezia do të ishte mënyra ime për të folur me botën.
Çfarë të inspiroi më shumë gjatë shkrimit të “Lotit të Hënës”?
Kejselda Mekshi:Më inspiroi jeta vetë, ndjenjat, kujtimet, ëndrrat, por mbi të gjitha ndjeshmëria ndaj gjërave të vogla. “Loti i Hënës” lindi nga dëshira për të prekur shpirtin e njeriut, për të treguar se edhe brenda dhimbjes ka dritë, dhe se ndjeshmëria nuk është dobësi, por forcë.
Si ka ndikuar zhvendosja në Ulqin në krijimtarinë tënde poetike?
Kejselda Mekshi:Ulqini më dha qetësi, frymëzim dhe një ndjesi të re për botën. Dallgët, deti dhe qetësia e mbrëmjeve më ndihmuan të lidhem më shumë me vetveten. Aty, vargjet erdhën më të pjekura, më të ndjeshme, sikur poezitë të merrnin frymë me ritmin e detit.
Në librin tënd ka shumë emocione të thella. Cili është mesazhi kryesor që dëshiron t’u përcjellësh lexuesve?
Kejselda Mekshi:Mesazhi është i thjeshtë, por i thellë: çdo shpirt ka dritën dhe hijen e vet, dhe është në rregull të ndjesh gjithçka. Dua t’u kujtoj njerëzve se ndjenjat janë dhuratë qoftë dhimbje apo gëzim dhe se në çdo lot fshihet një dritë e vogël që mund të ndriçojë rrugën tonë.
A ka një poezi që e konsideron më të veçantën në këtë përmbledhje?
Kejselda Mekshi:Poezia që mbaj më afër zemrës është “Bisedë me hënën”. E shkrova një natë kur qetësia fliste më shumë se fjalët, dhe hëna dukej sikur më kuptonte më mirë se njerëzit. Aty kam biseduar me shpirtin tim, me heshtjen, me gjithçka që nuk kisha guxim ta thosha me zë. Hëna u bë simboli i ndjenjës sime, e vetme por e ndritshme; e qetë, por plot emocione.
Në poezitë e tua ndihen si dhimbja, ashtu edhe drita. Ku e gjen veten më shumë?
Kejselda Mekshi:Në këtë libër jam diku në mes — mes dhimbjes që më mëson dhe dritës që më ngre. Poezitë e mia janë udhëtim midis këtyre dy botëve. Ndonjëherë dhimbja më frymëzon, por është drita ajo që më bën të vazhdoj të shkruaj.
Si është rutina jote e shkrimit? A shkruan çdo ditë apo i lë vargjet të vijnë spontanisht?
Kejselda Mekshi:Unë nuk shkruaj çdo ditë. Poezia nuk vjen me orar, ajo vjen kur zemra është gati. Ndonjëherë më zgjon në mes të natës, ndonjëherë lind në heshtje, teksa shikoj detin. Më pëlqen ta lë frymëzimin të vijë vetë, pa e detyruar.
Çfarë roli luan muzika, natyra apo librat që lexon në procesin tënd krijues?
Kejselda Mekshi:Muzika më ndihmon të hyj në ndjenjë, natyra më qetëson mendjen, dhe librat më hapin horizonte të reja. Kur i bashkoj këto tre, lind ajo ndjesi magjike që më shtyn të shkruaj.
Si ndihesh kur dikush lexon poezitë e tua për herë të parë?
Kejselda Mekshi:Ndjej emocion dhe një lloj frike të bukur. Është si t’i tregosh dikujt shpirtin tënd. Por kur shoh që dikush preket nga vargjet e mia, kuptoj se poezia e ka përmbushur misionin e saj.
Ke qenë fituese e çmimit të parë në garat ndërkombëtare të recitimit për dy vite rresht. Çfarë ndjesie të jep interpretimi i poezisë?
Kejselda Mekshi:Interpretimi është një ndjesi e veçantë, është si të marrësh frymën e poezisë dhe ta kthesh në zë, në jetë. Kur recitoj, e ndjej çdo varg me gjithë shpirtin. Është një lidhje mes fjalës, ndjenjës dhe publikut që s’e përshkruan dot lehtë.
A ndikon talenti yt në recitim në mënyrën si i shkruan poezitë?
Kejselda Mekshi:Po, shumë. Kur shkruaj, shpesh e dëgjoj vargun si tingull në mendje. Mendoj për ritmin, për frymën e fjalëve. Kështu, recitimi dhe shkrimi bëhen si dy anë të së njëjtës dashuri.
A të ka sjellë botimi i librit ndjenjën e përgjegjësisë?
Kejselda Mekshi:Në një farë mënyre po, por është një përgjegjësi e bukur. Më kujton çdo ditë që fjala ka peshë dhe se çdo poezi mund të prekë dikë. Kjo më bën të jem më e përkushtuar dhe më e vërtetë në shkrim.
Si reagojnë bashkëmoshatarët e tu ndaj faktit që je autore e një libri?
Kejselda Mekshi:Shumë prej tyre fillimisht habiten, ndoshta sepse nuk e presin që një vajzë e moshës sime të flasë me kaq ndjenjë. Por kur lexojnë poezitë, reagimi i tyre më prek. Më thonë se gjejnë veten në ato vargje, dhe kjo është ndjesia më e bukur që mund të përjetoj.
E sheh veten duke vijuar me letërsinë? A ke menduar për një libër të dytë?
Kejselda Mekshi:Po, padyshim. Letërsia është bërë pjesë e jetës sime. Kam filluar të shkruaj poezi të reja dhe po mendoj për një libër të dytë, ndoshta më të thellë, më të pjekur.
Çfarë ëndrrash apo objektivash ke për artin tënd në vitet që vijnë?
Kejselda Mekshi:Dua të vazhdoj të shkruaj, të përmirësohem dhe të ndaj me botën më shumë ndjeshmëri. Ëndrra ime është që poezia ime të prekë zemra, pavarësisht moshës apo vendit ku jetojnë.
Çfarë mesazhi do t’u jepje të rinjve që duan të shkruajnë, por hezitojnë?
Kejselda Mekshi:Të mos kenë frikë nga fjala. Shkrimi nuk kërkon moshë, por zemër. Nëse ke diçka për të thënë, thuaje, sepse diku dikush ka nevojë ta dëgjojë. Poezia nuk është për t’u fshehur, por për t’u ndarë.
Si do të doje të të kujtonte lexuesi pas disa vitesh?
Kejselda Mekshi:Si një zë të ndjeshëm që foli me shpirtin, jo thjesht me fjalë. Dua të më kujtojnë si një vajzë që besoi në forcën e ndjenjës dhe që e pa bukurinë edhe në dhimbje.
Kejselda Mekshi është dëshmi se arti nuk njeh moshë, por shpirt. Me “Loti i Hënës”, ajo hap një dritare të re në poezinë shqiptare, duke na kujtuar se brenda çdo fjale mund të fshihet një rreze drite, mjafton ta ndjesh.