Ballina Blog Faqe 134

“Poezia më mëson të ndjej dhe të shoh dritën edhe në dhimbje” — Intervistë me poeten 15-vjeçare Kejselda Mekshi

0

Vetëm 15 vjeçe, Kejselda Mekshi po e bën emrin e saj të dëgjohet në botën e letërsisë së re shqipe. Me një ndjeshmëri të rrallë për moshën, ajo ka botuar së fundmi librin e saj të parë me poezi, “Loti i Hënës”, i cili doli në treg vetëm një muaj më parë. Në këtë përmbledhje poetike, Kejselda shpalos një univers të brishtë, por të thellë, ku drita dhe dhimbja bashkëjetojnë në vargje plot shpirt.

Në një bisedë për portalin tonë, poetja e re ndan rrugëtimin e saj, frymëzimet, ndjesitë dhe ëndrrat që e shoqërojnë në këtë fillim premtues të karrierës së saj letrare.

Kejselda, si lindi lidhja jote me poezinë? A mban mend momentin kur shkrove vargjet e para?

Kejselda: Lidhja ime me poezinë lindi natyrshëm, si një zë i brendshëm që kërkonte të dëgjohej. Që e vogël ndjeja nevojën të shprehja ndjenjat përmes fjalëve. Mbaj mend vargjet e para ishin të thjeshta, por të sinqerta, shkruar në një mbrëmje kur ndjeja mall dhe qetësi njëkohësisht. Ishte momenti kur kuptova se poezia do të ishte mënyra ime për të folur me botën.

Çfarë të inspiroi më shumë gjatë shkrimit të “Lotit të Hënës”?

Kejselda Mekshi: Më inspiroi jeta vetë, ndjenjat, kujtimet, ëndrrat, por mbi të gjitha ndjeshmëria ndaj gjërave të vogla. “Loti i Hënës” lindi nga dëshira për të prekur shpirtin e njeriut, për të treguar se edhe brenda dhimbjes ka dritë, dhe se ndjeshmëria nuk është dobësi, por forcë.

Si ka ndikuar zhvendosja në Ulqin në krijimtarinë tënde poetike?

Kejselda Mekshi: Ulqini më dha qetësi, frymëzim dhe një ndjesi të re për botën. Dallgët, deti dhe qetësia e mbrëmjeve më ndihmuan të lidhem më shumë me vetveten. Aty, vargjet erdhën më të pjekura, më të ndjeshme, sikur poezitë të merrnin frymë me ritmin e detit.

Në librin tënd ka shumë emocione të thella. Cili është mesazhi kryesor që dëshiron t’u përcjellësh lexuesve?

Kejselda Mekshi: Mesazhi është i thjeshtë, por i thellë: çdo shpirt ka dritën dhe hijen e vet, dhe është në rregull të ndjesh gjithçka. Dua t’u kujtoj njerëzve se ndjenjat janë dhuratë qoftë dhimbje apo gëzim dhe se në çdo lot fshihet një dritë e vogël që mund të ndriçojë rrugën tonë.

A ka një poezi që e konsideron më të veçantën në këtë përmbledhje?

Kejselda Mekshi: Poezia që mbaj më afër zemrës është “Bisedë me hënën”. E shkrova një natë kur qetësia fliste më shumë se fjalët, dhe hëna dukej sikur më kuptonte më mirë se njerëzit. Aty kam biseduar me shpirtin tim, me heshtjen, me gjithçka që nuk kisha guxim ta thosha me zë. Hëna u bë simboli i ndjenjës sime, e vetme por e ndritshme; e qetë, por plot emocione.

Në poezitë e tua ndihen si dhimbja, ashtu edhe drita. Ku e gjen veten më shumë?

Kejselda Mekshi: Në këtë libër jam diku në mes — mes dhimbjes që më mëson dhe dritës që më ngre. Poezitë e mia janë udhëtim midis këtyre dy botëve. Ndonjëherë dhimbja më frymëzon, por është drita ajo që më bën të vazhdoj të shkruaj.

Si është rutina jote e shkrimit? A shkruan çdo ditë apo i lë vargjet të vijnë spontanisht?

Kejselda Mekshi: Unë nuk shkruaj çdo ditë. Poezia nuk vjen me orar, ajo vjen kur zemra është gati. Ndonjëherë më zgjon në mes të natës, ndonjëherë lind në heshtje, teksa shikoj detin. Më pëlqen ta lë frymëzimin të vijë vetë, pa e detyruar.

Çfarë roli luan muzika, natyra apo librat që lexon në procesin tënd krijues?

Kejselda Mekshi: Muzika më ndihmon të hyj në ndjenjë, natyra më qetëson mendjen, dhe librat më hapin horizonte të reja. Kur i bashkoj këto tre, lind ajo ndjesi magjike që më shtyn të shkruaj.

Si ndihesh kur dikush lexon poezitë e tua për herë të parë?

Kejselda Mekshi: Ndjej emocion dhe një lloj frike të bukur. Është si t’i tregosh dikujt shpirtin tënd. Por kur shoh që dikush preket nga vargjet e mia, kuptoj se poezia e ka përmbushur misionin e saj.

Ke qenë fituese e çmimit të parë në garat ndërkombëtare të recitimit për dy vite rresht. Çfarë ndjesie të jep interpretimi i poezisë?

Kejselda Mekshi: Interpretimi është një ndjesi e veçantë, është si të marrësh frymën e poezisë dhe ta kthesh në zë, në jetë. Kur recitoj, e ndjej çdo varg me gjithë shpirtin. Është një lidhje mes fjalës, ndjenjës dhe publikut që s’e përshkruan dot lehtë.

A ndikon talenti yt në recitim në mënyrën si i shkruan poezitë?

Kejselda Mekshi: Po, shumë. Kur shkruaj, shpesh e dëgjoj vargun si tingull në mendje. Mendoj për ritmin, për frymën e fjalëve. Kështu, recitimi dhe shkrimi bëhen si dy anë të së njëjtës dashuri.

A të ka sjellë botimi i librit ndjenjën e përgjegjësisë?

Kejselda Mekshi: Në një farë mënyre po, por është një përgjegjësi e bukur. Më kujton çdo ditë që fjala ka peshë dhe se çdo poezi mund të prekë dikë. Kjo më bën të jem më e përkushtuar dhe më e vërtetë në shkrim.

Si reagojnë bashkëmoshatarët e tu ndaj faktit që je autore e një libri?

Kejselda Mekshi: Shumë prej tyre fillimisht habiten, ndoshta sepse nuk e presin që një vajzë e moshës sime të flasë me kaq ndjenjë. Por kur lexojnë poezitë, reagimi i tyre më prek. Më thonë se gjejnë veten në ato vargje, dhe kjo është ndjesia më e bukur që mund të përjetoj.

E sheh veten duke vijuar me letërsinë? A ke menduar për një libër të dytë?

Kejselda Mekshi: Po, padyshim. Letërsia është bërë pjesë e jetës sime. Kam filluar të shkruaj poezi të reja dhe po mendoj për një libër të dytë, ndoshta më të thellë, më të pjekur.

Çfarë ëndrrash apo objektivash ke për artin tënd në vitet që vijnë?

Kejselda Mekshi: Dua të vazhdoj të shkruaj, të përmirësohem dhe të ndaj me botën më shumë ndjeshmëri. Ëndrra ime është që poezia ime të prekë zemra, pavarësisht moshës apo vendit ku jetojnë.

Çfarë mesazhi do t’u jepje të rinjve që duan të shkruajnë, por hezitojnë?

Kejselda Mekshi: Të mos kenë frikë nga fjala. Shkrimi nuk kërkon moshë, por zemër. Nëse ke diçka për të thënë, thuaje, sepse diku dikush ka nevojë ta dëgjojë. Poezia nuk është për t’u fshehur, por për t’u ndarë.

Si do të doje të të kujtonte lexuesi pas disa vitesh?

Kejselda Mekshi: Si një zë të ndjeshëm që foli me shpirtin, jo thjesht me fjalë. Dua të më kujtojnë si një vajzë që besoi në forcën e ndjenjës dhe që e pa bukurinë edhe në dhimbje.

Kejselda Mekshi është dëshmi se arti nuk njeh moshë, por shpirt. Me “Loti i Hënës”, ajo hap një dritare të re në poezinë shqiptare, duke na kujtuar se brenda çdo fjale mund të fshihet një rreze drite, mjafton ta ndjesh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

0

Nga “The New York Times”

Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit të tij nga dekadat e diktaturës staliniste që përfundoi në vitin 1991, por koha e të cilit në detyrë u shënua nga turbulenca dhe pabarazi e madhe, ndërroi jetë më 31 tetor në kryeqytetin, Tiranë. Ai ishte 73 vjeç.

Vdekja e tij në një spital nga sëmundja kronike e mushkërive u njoftua nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Karriera politike e zotit Nano përfshiu harkun e daljes 2-dekadëshe të Shqipërisë nga të qenit regjimi i fundit, më i izoluari dhe ndoshta më brutali komunist në Evropë në miratimin e diçkaje që i ngjante një demokracie, edhe pse me të meta.

Një mbijetues i përsosur politik i cili u përshtat me rrethanat në ndryshim të vendit të tij, Nano filloi si një ekonomist i ri i Partisë Komuniste dhe një i preferuar i vejushës së despotit jetëgjatë Enver Hoxha. Gjatë 40 viteve pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri në vdekjen e tij në vitin 1985, Hoxha e kishte shndërruar vendin e tij të varfër në diçka të ngjashme me një kamp të madh burgu, portat e të cilit ishin të mbyllura për botën e jashtme.

Nano u emërua për herë të parë kryeministër në vitin 1991 nga pasardhësi i zgjedhur i Hoxhës, Ramiz Alia, ndërsa themelet e komunizmit shqiptar po shkërmoqeshin. Shpëtimi i Partisë së Punës së Shqipërisë – emri zyrtar i komunistëve – nuk ishte një mundësi, dhe Nano u bë udhëheqësi i pasardhëses së saj politike, Partisë Socialiste, një ndryshim emri që ai e detyroi të ndodhte.

Karriera e tij përfundoi me humbjen e zgjedhjeve 14 vjet më vonë – pas 3 mandateve të trazuara si kryeministër, më i gjati prej të cilave zgjati pak më shumë se 3 vjet; gati 4 vjet në burg pasi u dënua me akuza të dobëta për përvetësim të fondeve të ndihmave italiane nën qeverinë e rivalit të tij të betuar politik, presidentit Sali Berisha; dhe një ikje e dëshpëruar nga dera anësore e ndërtesës kryesore qeveritare, teksa protestuesit e tërbuar për vrasjen e një politikani të opozitës, Azem Hajdari, e sulmuan atë në vitin 1998.

Këto trazira shënuan fundin e mandatit të dytë nga 3 mandatet e tij si kryeministër. Nano u rikthye në detyrë 4 vjet më vonë, në vitin 2002, vetëm për t’u rrëzuar përsëri pasi demonstruesit, të zemëruar për pabarazitë e mëdha të vendit, hodhën gurë ndaj zyrës së tij në vitin 2004, duke paralajmëruar humbjen në votime vitin e ardhshëm.

“Rrokaqiejt shikonin nga lart mbi hapësira të mëdha të kryeqytetit pa drita”, – shkroi Fred C. Abrahams në librin e tij të vitit 2015 “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”, ndërsa ish-komunisti miop, Nano, “bëri një operacion me lazer për sytë, shëtiste me Mercedesin e tij të zi me shpejtësi nëpër Shqipëri dhe zbukuronte skenën shoqërore”.

Uljet dhe ngritjet e karrierës së Nanos pasqyruan turbulencat e Shqipërisë gjatë epokës së saj të tranzicionit.

“Vendi është kapur në një spirale hakmarrjeje, të nxitur nga lakmia dhe armët, gjë që e ka lënë pjesën më të madhe të popullsisë në një gjendje privimi dhe terrori ekstrem”, – shkroi gazetari britanik Misha Glenny pasi vizitoi Nanon në vitin 1997, teksa ai ishte gati të fillonte periudhën e tij të dytë si kryeministër.

Nano, i liruar vetëm së fundmi nga burgu, e ruajti qetësinë përballë anarkisë së vendit të tij. Ai ishte “sarkastik dhe i pashqetësuar”, shkroi gazetari Michel Bôle-Richard në “Le Monde” atë verë, “me një buzëqeshje të vogël, argëtues dhe tallës”.

Ai ishte njohur në vitet 1980 si ekonomist, duke shërbyer si studiues në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, me një këmbë të ngulur fort në regjimin e vjetër të Shqipërisë. Instituti drejtohej nga Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhës. Deri në vitin 1990, Nano i jepte këshilla ekonomike Alisë, njeriut që mbante pishtarin e Hoxhës.

Nano “nuk kishte vese gjatë kohës që punonte në institut”, i tha zonja Hoxha një intervistuesi në vitin 2013, 7 vjet para vdekjes së saj. “Ai kishte vlerësimin tim më të lartë. E shihja si një kuadër me perspektivë”.

Edhe duke pasur parasysh lidhjet e tij me regjimin, emërimi i Nanos si kryeministër në fillim të vitit 1991 u pa si një përshëndetje për reformistët. Një statujë gjigante e pikturuar me ar e Hoxhës në Sheshin Skënderbej në Tiranë u rrëzua po atë muaj.

Zgjedhjet e para të lira që nga vitet 1920 u mbajtën në fund të marsit dhe ish-komunistët u mbajtën në pushtet nga një elektorat rural i kujdesshëm ndaj ndryshimit. Një grevë e përgjithshme në qershor nga 350 mijë punëtorë e detyroi Nanon të largohej nga detyra atë muaj.

Vështirësitë e tij sapo kishin filluar. Pasi Partia Demokratike e Berishës “e emërtuar kështu në mënyrë të papërshtatshme”, komentoi “The New York Times”, mori pushtetin në vitin 1992, ajo filloi të hetonte Nanon.

Ai u arrestua në korrik të vitit 1993. U dënua për akuzat e përvetësimit në prillin e ardhshëm dhe u dënua me 12 vjet burg pas një gjyqi që Abrahams e përshkroi se ishte “plot me manipulime”.

Gjyqtari kryesues dha dorëheqjen në mes të gjyqit për shkak të asaj që ai e quajti presion politik për të dënuar. E gjithë çështja u denoncua nga grupet e të drejtave të njeriut si e motivuar politikisht – megjithëse jo nga Qeveria e SHBA-së, e cila dyshonte për rrënjët komuniste të Nanos.

Ai i kaloi vitet e ardhshme në burg duke komplotuar kthimin e tij dhe duke udhëhequr partinë e tij nga qelia e tij prej 10 metrash katrorë, me ndihmën nga jashtë të gruas së tij në atë kohë, Rexhinës.

Për kohën e tij në burg, ai i tha “Le Monde”: “Në afat të shkurtër njeriu bëhet agresiv, në afat të gjatë shkatërrohet, por në afat të mesëm njeriu bëhet më i mençur”.

Ai u lirua në mars të vitit 1997 gjatë një amnistie të përgjithshme, teksa vendi ra përsëri në kaos pas rënies së disa skemave Ponzi të sanksionuara nga qeveria, në të cilat ndoshta 80% e popullsisë kishte humbur kursimet. Situata e fundosi Berishën dhe Nano u rikthye në detyrë atë verë.

Glenny, gazetari britanik, e quajti atë në atë kohë “një reformator të përkushtuar me një shumicë të madhe që e mbështet”, por pranoi se “ai ende nuk ndihet mjaftueshëm i fortë për të denoncuar trashëgiminë e Hoxhës në publik”.

Situata e Shqipërisë nuk u përmirësua nën drejtimin e Nanos. Socialistët “dinin si t’i mbushnin xhepat”, shkroi Abrahams. “Arsimi dhe njohuritë e tyre të gjuhëve lehtësuan korrupsionin që shpejt u bë sistematik”. Nano, i rraskapitur kur doli nga burgu, u vu re shpejt nga diplomatët të mbante mansheta të arta, kostume të qepura dhe unaza të mëdha.

Vrasja e politikanit të opozitës, Hajdari, ishte pika e fundit, pasi disa akuzuan zyrtarët qeveritarë për përfshirje në krim. Zyra dhe rezidenca e Nanos u plaçkitën në trazirat që pasuan dhe ai dha dorëheqjen në fund të shtatorit 1998.

3 persona të përshkruar si anëtarë të një “bande” nga Abrahams u dënuan për vrasjen e Hajdarit në vitin 2002. “Për vite me radhë përfshirja e Hajdarit në krim u diskutua gjerësisht”, shkroi Abrahams.

Socialistët fituan një raund tjetër zgjedhjesh parlamentare në vitin 2001 dhe Nano, ende njeriu i fortë i partisë, u rikthye në detyrë. Por kjo nënkuptonte vetëm një periudhë edhe më të gjatë keqmenaxhimi.

Nano dhe socialistët “kishin grumbulluar pasuri të madhe dhe donin më shumë”, shkroi Abrahams. Partia e tij humbi zgjedhjet në korrik 2005 dhe Nano dha dorëheqjen në shtator. Berisha e pasoi atë që shërbeu deri në vitin 2013. Nën administratën e Biden, Berisha u ndalua të hynte në Shtetet e Bashkuara për shkak të “përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm”.

Fatos Thanas Nano lindi në Tiranë më 16 shtator 1952, djali i vetëm midis 4 fëmijëve të Thanas Nanos, një ish-drejtor i transmetuesit kombëtar të Shqipërisë, dhe Maria (Shuteriqi) Nanos, një zyrtare qeveritare.

Një fëmijë i elitës së privilegjuar të partisë, Nano kishte një anë rebele që në adoleshencë, duke formuar një grup roku që luante muzikë, si “Beatles”, që ishte rreptësisht e ndaluar në atë kohë.

Ai u diplomua në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” dhe mori një diplomë në ekonomi politike nga Universiteti i Tiranës në vitin 1974. Vitin tjetër, ai mori një punë si ekonomist në një uzinë metalurgjike në qytetin e Elbasanit dhe në vitin 1983, mori një doktoraturë në ekonomi nga Universiteti i Tiranës.

Kur u emërua si studiues në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste – disa burime thonë se kjo ndodhi që në vitin 1978, ndërsa të tjera e vendosin atë në mesin ose fundin e viteve 1980 – karriera e tij mori hov.

Nano lë pas Edën dhe Sokol Nanon, fëmijët e tij me gruan e parë, me të cilën u divorcua në vitin 2001; gruan e tij të dytë, Xhoanën, me të cilën u martua në vitin 2002; dhe motrat e tij, Sashenka, Vjollca dhe Mimoza Nano.

Ai bëri kandidime të pasuksesshme për t’u zgjedhur President nga parlamenti, ku tre të pestat duhet të bien dakord për një kandidaturë – në vitet 2007 dhe 2012, duke mos arritur të marrë mbështetje të mjaftueshme.

Nano la një gjurmë në jetën politike të vendit të tij, megjithëse një gjurmë të paqartë. “Dinak dhe i paparashikueshëm”, shkroi Abrahams për të. “Ai bëri pazare dhe eci përpara”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ervin Salianji me fjalë zemre për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

0

I ftuar diten e sotme në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës, Grida Dumen. Gjatë intervistës, Salianji u pyet se si ndihet një burrë që ka pranë vetes një grua që është konsideruar prej kohësh një figurë model në skenën publike shqiptare, si në politikë, ashtu edhe tani në televizion. Mes ndjeshmërisë dhe krenarisë, ai u shpreh:

Pyetja– Si ndihet një burrë si Ervin Salianji që historinë e tij të dashurisë e ka të konkretizuar me një prej grave më model në Shqipëri, që ka frymëzuar dhe kur ka qenë në politikë dhe vazhdon e frymëzon në televizion? Sa është ritmi juaj i të qenurit krenar?

Salianji– Është shumë. Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja.

Në studio, Salianji la të kuptohet qartë se marrëdhënia me Dumen është jo vetëm një lidhje dashurie, por edhe një bashkëudhëtim në vlera, vizion dhe mbështetje reciproke.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, reagon për herë të parë nga qelia Erion Veliaj

0

Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë që kur Gjykata Kushtetuese i dha të drejte dhe e riktheu në detyrë.

Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj përshëndeti vendimin, duke thënë “drejtësia kushtetuese foli”.

Reagimi i Erion Veliajt

Të dashur miq,

Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.

Drejtësia kushtetuese foli.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.

Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.

Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Klevisi me armë, Xheferri me fishekë e Himçi me mitraloz”/ Satira e Gjekmarkajt për seancën e Kuvendit: Beteja me tre buajt e parlamentarizmit Niko, Tao e Toni

0

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka rrëfyer me satirë të gjithë seancën plenare të ditës së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.

Ai është ndalur fillimisht tek Klevis Balliu, i cili pati sida përplasje gjatë seancës, por jo vetëm. Gjekmarkaj nuk ka lënë pa përmendur as demokratët e tjerë, teksa në fokus kishte kreun e Kuvendit, Niko Peleshi.

“Klevis Balliu dje kishte zhveshur rrobat e robërisë dhe fort gjuante me armët e trimërisë bam e bum gjithë ditën mbi mazhorancën, saqë u duk se për një moment i mbylli të gjithë në tunelin e Llogarasë! Besarti i mbante arkën me fishekë, Bled Himçi mitrollozin.

Goja ju bë shkrumb, lypi ujë – fat që Ina Zhupa si Bubulina u gjend aty me një bucelë, ku buzët e thara u njomën.
Një nga tre “buajt” e parlamentarizmit, Niko ndëshkuesi i madh, e qorto-vi tri herë pastaj e debo-vi nga salla, por burrë i brishtë siç është, nga dhimbja edhe vetë qa-vi. Mu rënd vetja, mu trokar xhani i konfidoi shpirt dhëmshurës Teze!

Jorushi i Tabakeve, ose Urushi siç zonja e dashur Jozefinë e thërret me përkëdheli, nga njëri sy nxirrte lot për mungesën e Gaz Bardhit, syrgjyn prej tre javësh, dhe nga tjetri i dilnin shkëndija me të cilat u ndez zjarri i betejës, sa Elda Hotit ngjitmas ju përzhitën qerpikët. Nga ai epizëm u ngita edhe vetë nga shtrati i lëngatës, etheve e temperaturës, e në sallë buzë darke brofa për të admiruar qëndresën e saj. Belind Kelliçi me mjeshtrin Tom Alizoti mbanin frontin nga hilet e duahmanit aq sa Nikoqiri nga sikleti e thirri zoti Balluku!

Zeqineja ishte shtruar në një bisedë të karakterit erudit me Damo Gjiknurin si të barabartë! “Për ty kam respekt – i thoshte – se je me shkollë të lartë, ndërsa ai Ditmar noprani nuk më ka pëlqyer kurrë, guxon i jep mend edhe Babos, ne të dy jemi intelektualë, kemi shije të përbashkëta për letërsinë dhe filozofinë politike. Më ngazëlleve shumë kur citove Taon dhe taoizmin. A mos do të të këndoj një këngë nga të zonës së Fierit për respekt?”

Damo u shkryth – “Të lutem, jo” – kur ajo e kuptoi që ky e mori si kërcënim, herë pas here i thoshte “këndova ëë te piu e zeza”– dhe ai mblidhej grusht, e i thoshte tmerrit eja . Sara i shihte me xhelozi. Termeja nuk mbetej pas.

Ulësia është bërë hokatar i madh. Shfaqet mes grave dhe menjëherë dëgjohen hukama e kukurima hareje si krisma maliherri. Pastaj, si shofer taksie, çon e percjell njerëz sa aty-këtu.

Klosi, falë detyrimeve të prapambetura, pothuaj e kishte gdhirë firauni , rrinte me orë të tëra si i përhumbur dhe pa dëshira! Dilo Nasufi e kqyrte me dhimbsuri e i thoshte një të panjohuri buçko ulur në krah: “I duhet parë kripa se po i merr mendja teposhtë.”

Kiduina pyeste Taon: “Pse ky xhaxhi i thinjur që shkruan gjasme ca qyfyre të pakuptueshme, si gjepura, ka thënë se unë dashkam t’i zë vendin Etildës?”

Tao, simbol i urtësisë dhe baba i eksperiencës, njeri që ka parë botë me sy e hequr shumë, mori frymë thellë dhe pasi lëshoi një ehhhh të zgjatur… i tha: “Vendet nuk janë tonat, ato janë të Babos dhe unë si biçim qehajaji i tij jam këtu. Ai pastaj bën sadakatë sipas nevojës… Etilda rron në zemrat tona, tani është pranë atij. Ajo një ditë mund të rikthehet. Ti mos bjer pre e tentacioneve e vaniteteve, se ai është i poshtër, reaksionar.”

Enno Bozdo lëshonte gjithë ditën pasthirrma tragjike dhe këngë lufte, mërmëriste nën zë: tamburxhi, tamburxhi. Ivi Kaso, tek e dëgjonte, mrrylej e rënkonte: qameti, qameti, se pashë një ditë të bardhë!”

Strazimiri më rri rëndë me gjithë përpjekjet e mia për t’u dukur i dashur. Nuk ishte shumicën e kohës as Kryezëvendës Lideri Flamur që më ka marrë nën mbrojtje. Duket sikur nga çasti në çast do të më fusë një dackë për të shkuarën time trockiste. Edhe Albana me Teto Adrianën tashmë më kanë xhan, ai jo që jo, i uruari.

“Bualli” tjetër, Toni, puritan i lindur, dje mbajti barrë të rëndë! Lëronte arat e parlamentarizmit por më shumë ngjante me Judën që Krishtin shiti për 30 aspra, ku litari i të cilit i kishte mbetur rreth qafës dhe nga shtrëngimi i tij në qafë lëshon rreke fjalësh pa kuptim.

Ndoshta atëherë kur askush nuk e mendonte, një idil mbresëlënës po konsumohej mes Bledion Nallbatit dhe Mamicës së Arbërisë! “Nëm një cigare, Bledion aga” – i tha ajo me zë kumbues e syrin kokërr si neper balada!

Pa një pa dy, nxori kutinë levendi, e me duart e veta ja drodhi, pastaj ja ndezi e i tha: “Merre, moj virane, tërhiqe se me zemër ta dhashë!” Digjej ajo cingare si qiri shprese!

Bota është e atyre që digjen, mendoja, jo e atyre që ngrohen. Unë dhe Kostaqi mbetëm duke u ngrohur, s’u dogjëm kurrë.

Delina Brahimi, pasi kishte pritur minatorët e Spaçit, sikur mu duk njeri më i mirë – i thashë: “Po bëra tërbjet turqërinë, që atyre maleve s’ka kujtime të mira, do të mbaj me hatër në Kronikë!” Nuk ju duk pazar i keq.

Ogi u rikthye nga ekskursioni nëpër Tiranë, ishte hequr ca dhe bënte çmos bashkë me Lamellarin t’i fshiheshin “Kronikës”. “Ku të mbytemi” – i tha – “më ka quajtur ‘mbathës kuajsh’.” Ajo i dha të drejtë : “S’ke faj, të prish gjakun i nëmuri, por kështu fillon karriera – e nis me patkonjtë dhe një ditë mund të bëhesh kalores, dhe nuk i qahet halli kalorësit, se i varen këmbët.” Llari mendoi: sa shumë, yyyyyy sa shumë di Ogi.

Bardh Spahia ishte shqiptari i vetëm që asnjëherë nuk e kishte lexuar “Kronikën”, ndaj si i tillë ai sot hyri në të.

Të gjithë tek më shohin si jetim tek tavolina e qoshes në mejhanen e Kuvendit, më pyesin mua: “Ku është Salianji që me gajret të mbante?” Po as shënjti, as djalli që rrinë brenda tek i gjalli s’ja dinë këmbët atij – gdhihet në Selenicë e ngrys në Koplik, po ejvallah, fjalë e keqe s’i del kurrë nga goja qerratait, veç bekime shpërndan sa për njërin aq për tjetrin!”, shkruan Gjemarkaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje! 

0

Pak ditë pas shpalljes së kandidaturës së tij për pozicionin e Avokatitt ë Popullit, Endri Shabani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Nisma Thurje.

Sipas një shkrese që kjo forcë politike ka dërguar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, pas dorëheqjes së shabanit, në drejtim të Nismës Thurrje është emëruar Elton Canaj.

“Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.”, thuhet në shkresën dërguar KQZ-së.

Tri ditë më parë, u bënë publike emrat e 23 kandidatëve që garojnë për postin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Në listë përfshihen figura të njohura të jetës publike dhe politike, mes tyre ish-kandidatë për deputetë, aktivistë të shoqërisë civile dhe avokatë me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë. Endrit Sgabani ishte njëri prej tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pretendimet për keqtrajtim në burg, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn

0

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, zhvilluan sot një vizitë në ambientet e burgut të Durrësit, ku ndodhet në paraburgim prej disa muajsh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Vizita e përfaqësuesve të institucionit të Avokatit të Popullit mësohet se u realizua pas një ankese të paraqitur nga vetë Veliaj.

Ankesat e Veliajt raportohet se kanë qenë prej kohësh në verifikim, por sot kryesuesja e institucionit e ka vizituar nga afër kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha paralajmëroi protesta, Vrenozi: Lëri protesat Doktor, 5 veta të kanë mbetur!

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar ditën e sotme të bëjë sërish thirrje për protesta të fuqishme përpara Kryeministrisë.

“Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë. Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha për gazetarët pasi doli nga salla e Kuvendit.

Ndërkohë me këtë ‘strategji’ të Berishës nuk është dakort demokrati i famshëm dhe një ndër militantët më të flaktë të kreut të PD-së, Ilir Vrenozi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Vrenozi i kërkon Berishës të mos tallë b.thën me protesta, se 5 vetë i kanë ngelur dhe nuk i shkon njëri nga prapa, ndërkohë që i kërkon të futen në grevë urie.

“O Doktor, lëre protestën, se 5 veta do të vijnë, ore! Hyni në grevë urie, juve aty në Parlament, futi ata aty, ata që ke aty, ata që venë dhe nderojnë Fatos Nanon, ata futi në grevë urie. Prapë ne ta hamë, o? Prapë populli?” – shprehet, mes të tjerash, Ilir Vrenozi.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=754228930964209

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli: Ja si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës

0

Biznesmeni Behgjet Pacolli zbuloi për herë të parë prapaskenat se si ai u përfshi në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Pacolli zbuloi një takim që ishte zhvilluar në zyrën e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në prani të përfaqësuesit të kompanisë turke që tregon se tenderi ndërkombëtar për këtë koncesion ka qenë fiktiv pasi fituesit ishin të paracaktuar.

Fillimisht Pacollit ka dhënë versionin e tij për mënyrën se si mësoi për këtë investim.

“Ai (Valon Ademi) vjen dhe e shpalos idenë dhe më thotë se është ky koncesion i cili ka dështuar një herë në të kaluarën për shkak se investitorët nuk e kanë parë si fitimprurës, por sipas tij mund të ishte interesant. Ai më tha se donte të hynte, por nuk e kishte mundësinë pasi nuk i kishte as referencat dhe as mundësitë financiare. I kam kaluar dokumentet kompanisë që t’i shqyrtonte nëse ishte me interes.

Nuk kam folur me Ramën, me asnjë. Zonjën Balluku e kam takuar më vonë. Kompania më ktheu përgjigje dhe më tha se ishte me interes ndaj bënë referencën dhe dokumentet bankare. Më thonë se dokumentet janë gati, por më thanë se na mungonte një kompani menaxhuese për shkak se kontrata e koncesionit e kërkonte edhe këtë. Duhej një kompani menaxhuese pas ndërtimit. Kompania ime në Zvicër kontaktoi disa kompani, në Francë, në Gjermani… Mbetën në kontakt me Aeroportin e Munihut dhe ata treguan interes dhe prisnin që ne t’i thërrasim” – tregoi Pacolli.

Më pas është zhvilluar takimi me turqit dhe Ballukun në zyrën e kësaj të fundit, takim nga i cili Pacolli mbeti i pakënaqur për mënyrën se si u trajtua nga ministrja.

“Në këtë kohë marr një telefonatë nga një person në Turqi, të cilin unë e kisha njohur herët në Kazakistan, një i ashtuquajtur Hyseni që më thotë: “Zoti Behgjet unë jam ai” dhe më bie ndërmend kush ishte. Ai më tha se kishte marrë një telefonatë nga Presidenca turke që të udhëtonte në Shqipëri me dy detyra. E para ishte që të ndërtonte një spital dhe e dyta për një aeroport që ata mund të ishin bashkëfinacues. I them: “Pse jo. Është në rregull kjo që të bëhet”.

Unë isha më pas në një event në Kazakistan ku ishte dhe ai dhe biseduam. E lamë që të bëjmë një takim në Shqipëri. Kam marrë një telefonatë prej tij më pas dhe më tha që kishte lënë një takim në ministrinë e Infrastrukturës në Shqipëri dhe më pyeti nëse mund të vija dhe unë. Dhe unë shkova. Ishte një ditë me shi. Unë u vonova pak në trafik, por ai më priste para derës së ministrisë. E takova në fund të shkallëve dhe shkuam të ministrja.

Hymë brenda dhe ai u ul përballë ministres. Unë mbeta në një anë tjetër. Unë shihja në fytyrë vetëm turkun dhe shpinën e ministres gjithë kohën. Kuptova që ministrja i propozoi që të marrë pjesë në këtë tender. Ajo i propozoi që të ishin bashkë-financues. Unë në një moment ju them: “Ju jeni duke bërë muhabet. Unë po shkoj. Po e pres këtë mikun tim poshtë në restorant. Përshëndetem me ta dhe dal. Të them të drejtën isha pak i fyer. Ishte hera e parë që shkoj diku dhe dikush nuk më konsideron.

Megjithatë turku erdhi në restorant dhe më tha se do të merrte 60%. I thashë dakord, por unë do të rivlerësoja nëse ia vlente të hyja në minorancë në këtë investim apo jo. Kam folur me kompaninë dhe isha i bindur që të mos hyja në këtë investim. Duke u kthyer në Kosovë, turku më telefonon dhe më thotë që unë do të kisha 60% dhe ata 40%. Megjithatë marrëveshja ishte që 2% i merrte Valon Ademi ndaj në fund ramë dakord që unë të kisha 58%, turqit 40% dhe Valon Ademi 2%”, tha Pacolli.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ktheu Erion Veliaj në detyrë.

Në Podkasin e tij “Flasim”, kreu i qeverise e konsideroi situatën e krijuar si një ngërç absurd, ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që të lërë të lirë Veliajn.

“Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtojë që kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim. Ky është një skandal, që qytetarët e paguajnë një kosto të padrejtë”, tha Rama.

Edi Rama: Së pari sic duket dhe nuk është hera e parë unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtet. Kjo është një gjë e mirë që duhet ta pranojnë ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat

Së dyti nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën këtu jemi përballë një dispropocioni të dyfishtë. Disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.

Së treti  çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx