Ballina Blog Faqe 142

Murrizi: Deputetes së PD në Elbasan i kërkuan lekë ta rikandidonin, ajo nuk pati mundësi dhe tani është drejtoreshë e Ramës

0

Myslim Murrizi ka reaguar pas lajmit se ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, është emëruar drejtoreshë e spitalit në Elbasan.

Sipas tij, Gjergjit i patën kërkuar lekë për ta rikandiduar në zgjedhjet e fundit, por me sa duket ajo nuk pati mundësi të paguante.

“Ja dhe ish- deputetja me “aktive” e viteve 2021-2025, Zj Zheni Gjergji e Partis Demokratike te Lyl Bardhit kaloi bute bute ne bashkeqeverisje me Ramen.

E kam thene disa here qe nuk kane pikë faji kur ikin, por kujt ti thuash, BQ qe hartojne listat me pagesë????

Edhe Zj. Zheni ne zgjedhjet e 11 majit 2025 ne dijeninë time e pati nje oferte te tille per ne Qarkun Elbasan dy ditë para se te mbyllej afati i dorezimit te listave ne KQZ, por si duket nuk pati mundesi ose “takat” financiar dhe diten qe do shkonin emrat ne KQZ tak fak u gjet nje tjeter qe pasi te mbarojë mandatin, ka te gjithë te drejten e Zotit te iki ku te dojë e ku t’i teket.

Po e ripostoj perseri shkrimin qe kam thene:

Nuk kane faj kur ikin joooo.

Fajin e kane ata qe i marrin dhe i promovojne ne kryesi dhe kupolen drejtuese te PD pa meritë, pa kontribute dhe pa i njohur fare demokratet duke shkelur me kembe kontributin e mijera demokratëve per keta bastarde e lavire politike qe bredhin preher me preher.

Nuk jane renegate o Flamur joooo, por jane rilindas.

Renegat e qelbesira jane ata qe i kane sjelle aty duke shtyre me shkelma mijera te tjere ne çdo cep te Shqiperisë.

Si ka mundesi qe vetem PD i dalin kaq shum “renegatë”ne 35 vite???

I gjithe KOPI doli “renegat” dhe shkuan te gjithe tek gopi.

Ne shtator 2021 dolen “renegatë” te gjithe liderat e sotem te grupit parlamentar e shumica derrmuese e kryesise.

Nder vite “renegatet” sezonal ju jane paraqitur demokrateve si “asete” te çmuara dhe plot “vlera” e “qytetari” duke i sjelle nga ana e anes e nga gopi i semes ne pushtet dhe parti, e pastaj ju thuhet demokrateve se na dolen “renegatë”.

Kur degjova se çfare “meritash” ju dhane para pak ditesh kanditatit te Lapaj-Shehut per bashkin e Tiranes nga Z Berisha u shtanga, se fjal te tilla shumë rralle i kam degjuar nga goja e Berishes per te ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Brocin por pas vdekjes, dhe thashe me vete sa me fat e plot magji qe qenka Z Binaj!!

Prandaj mos na hapni barkun me deklarata boshe pas pilafit.

Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët”, thotë Murrizi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lefter Koka drejt lirimit nga qelia

0

Ish-ministri i Mjedisit Lefer Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirim të menjëhershëm dhe shuarje mase sigurie duke pretenduar se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Për këtë kërkesë të mbrojtësve të Kokës bazuar në nenin 263 pika 6/C e kodit të procedurës penale, GJKKO ka shtyrë vendimarrjen me 24 tetor.

Në korrik të këtij viti ka fituar të drejtën e lirimit me kusht nga gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Nënvendimin e gjyqtarit të Durrësit Xhevdet Lika thuhet se për pjesën e mbetur të dënimit Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe tënmos kryejë vepra të tjera penale.

Por Koka është dënuar edhe për dy dosjet e tjera të inceneratorëve, Fierin e cila është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit nga Gjykata e Lartë dhe inceneratorin e Tiranës i cili nuk ka marrë formë të prerë.

Për Fierin në Shkallën e Parë të GJKKO Lefter Koka është dënuar me 6.8 vite burg ndërsa për Tiranën me 2 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri pretendon se e ka ezauruar dënimin, me kohën e qëndrimit në paraburgim referuar edhe nenit 261 të Kodit të Procedures penale pika 1/C, qënparashikon shuarjen e masës së sigurisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Braçe tregon prapaskenat e zgjedhjes së Ramës si kryetar i PS 20 vite më parë

0

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PS Erion Braçe është kthyer 20 vite pas, në kohën kur Edi Rama u zgjodh si kryetar i Partisë Socialiste.

Braçe kujton prapaskenat e zgjedhjes së tij në drejtimin e PS, teksa shkruan se “tërheqja me revoltë e Servet Pëllumbit e më pas Gramoz Ruçit, ndaj një votimi kundër ndryshimit, shkundi një sallë që në mëngjesin e 9 TETORIT ishte e kthjellet e gati të zgjidhte për të ndryshuar PS”.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

EDI RAMA U ZGJODH KRYETAR I PS NE TETOR 20 VITE ME PARE!

(Nuk di se si Rrethi e ka harruar kete jubile, por e kam nje spjegim, ne fund ky).

“KTHEHEMI TEK ANETARESIA SOCIALISTE,  PER T”U KTHYER NE QEVERISJE”; “PARTIA TE HAPET PER TU BALLAFAQUAR”;

Pasi Musa Ulqini dhe Kismet Meta e pranuan ne Parti ne nje organizate ne Tirane, deshtimit ne nje gare per kryetar-i treti pas Fatos Nanos e Rexhep Meidanit, humbjes shokuese por te paralajmeruar ne zgjedhjet politike te 2005ses-vecanerisht rikthimit qe rezultoi tragjik te Salih Berishes;

EDI RAMA ISHTE I KTHJELLET NE PLATFORMEN E TIJ PER PS: NDRYSHOJME PER TE FITUAR!

Me 26 GUSHT 2005, ne ZERI I POPULLIT, mbaroi java me shume perpjekje e perballe tyre dilema, te cilat duket se mbaruan kur i thashe: PS FITOHET, NUK DHUROHET, VENDOS!

50.000 kopje me 26 dhe 30.000 kopje te tjera ne 27 GUSHT-gazeta me e shitur qysh prej arrestimit te Fatos Nanos, deshmuan se socialistet nen shok donin ndryshim te forte e te thelle dhe perpine PLATFORMEN E NDRYSHIMIT!

Nje pakice-RRETHI qe krijohet gjithnje rrotull cdo kryetari dhe frenon ndryshimin, nje Platforme qe socialistet e perpine se ishin ata ne thelb, e relativizuan si mendim, e konkuruan me “emerim” e “vazhdim”.

NUK I SHKUAN NE FUND! Nga 27 GUSHTI ne 8-9 TETOR ishte nje perpjekje e gjate per te care rrethin e per te fituar PS, ME VOTE; terheqja me revolte e Servet Pellumbit e me pas Gramoz Rucit ndaj nje votimi kunder ndryshimit, shkundi nje salle qe ne mengjesin e 9 TETORIT ishte e kthjellet e gati te zgjidhte per te ndryshuar PS!

Dhe ndodhi ne mbremje vone!

Nuk do ta harroj Tiranen ate nate; na kish ndeshkuar me vote vec tre muaj me pare, nderkohe vota e fundit e socialiste ne Kongres, solli plot nder tiranas para salles se OPERAs. Ne fakt ZERI i Gushtit na e kish dhene nje shenje per kete.

Kete TETOR jemi 20 VITE me pas;

EDI RAMA DREJTON PS PER 20 VITE RRESHT!

Eshte me FITUESI ne historine e PSdhe historine e Shqiperise🇦🇱; ka fituar aq shume sa Shqiperia eshte shtyre fort drejt ndryshimit, zhvillimit e integrimit, jemi fare prane majes-endres se mbi 100 viteve-EVROPES SI SHTEPI EDHE E JONA!

Kaq shume FITORE kane bere qe shumekush te harroj GABIMET, madje te sulmoj TE VERTETEN e REFLEKTIMIN mbi to, gabimet; ky eshte rreziku qe lexova, lexuam para 20 VITESH, atekohe me keq, ne humbje; FITORJA, FITORET jane avantazh i madh, te japin mundesi te ndryshosh fort, te cash vete rrethin e rradhes e ndryshosh edhe nje here, per te fituar! E shkuara e 20 viteve edhe pse rrethi i sotem NUK DI ASGJE NGA TETORI I 2005ses por ka te njejtat vese, eshte aty si MESIM-pasqyre ku gjithkush duhet te shohe veten cdo dite te ketyre kater viteve qe vijne e qe jane jetike per PARTINE SOCIALISTE; OSE NDRYSHOJME NE E FITON PS, OSE FITOJME NE E NUK ESHTE ME PS

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Pse e ke fik ekspresin’, dy të vrarë në Manzë pas sherrit për kafen

0

Një konflikt banal pas mesnate brenda një lokali në Manëz të Durrësit u përshakallëzua në përdorimin e armës, duke prodhuar dy viktima.

Ngjarja u shënua rreth orës 01:45 pranë një karburanti në afërsi të qendrës së Manzës. Njëri prej viktimave së bashku me një person tjetër shkuan në një lokal dhe i kërkuan kamarierit t’u shërbente kafe. Kamarieri i ka njoftuar se nuk shërbenin kafe në atë orë, pasi ekspresi ishte i fikur.

Në këtë moment, njëri prej viktimave, identifikuar si Flori Paluçi ka nisur të debatojë me kamarierin. Në mbrojtje të kamarierit ka ndërhyrë viktima tjetër, Aranit Kurti, 23 vjeç. Pas ndërhyrjes së tij, Flori Paluçi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe dyshohet se e ka qëlluar duke e lënë të plagosur rëndë. Në këtë moment, 21-vjeçari, Daniel Pepa, i shpallur në kërkim, dyshohet se është kundërpërgjigjur duke nxjerrë edhe ai armën dhe duke qëlluar dhe lënë të plagosur 33-vjeçarin Flori Paluçi. Të dy viktimat kanë ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Policia e Durrësit pasi ka parë kamerat e sigurisë ka identifikuar autorin e dyshuar Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim. Kamarieri i lokalit nuk ka marrë lëndime nga shkëmbimi i zjarrit, teksa policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për t’i marrë në pyetje. Forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle intensive në të gjithë zonën për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa po hetohen edhe pistat e një konflikti të mëhershëm mes të rinjve, nisur nga fakti që të gjithë të përfshirët në këtë sherr janë nga Manza.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

0

Biznesmeni kosovar, një nga tre katër shqiptarët më të pasur në botë është vënë ditët e fundit në qëndër të vëmendjes për një sërë statusesh në Facebook, ku bie në sy një servilosje deri në lëpirje ndaj Edi Ramës. 

Të gjitha kanë të bëjnë më një investim që po merr ditë pas ditë formën e një skandali të madh: atij të aeroportit të Vlorës. Pacolli i përfshirë drejt për drejt në ndërtimin e tij, i cili bëri bujë me ngurimin për të zbarkuar me çarterin e vet privat, në pistën e inaguruar fiktivisht për zgjedhjet e 11 majit, është detyruar të lëshojë disa prononcime. Fillimisht të mburrë kryeministrin, “vizioni estetik i të cilit” do e bëjë aeroportin një nga më të bukurit në botë. Më pas, duke sqaruar një bisedë private me gazetarin Çim Peka për këtë çështje, ai njëherë e përfshiu Ramën në një status dhe pastaj, në panik, e korigjoi atë që pati shkruar, duke e fshirë emrin e kreut të qeverisë nga shënimi i tij. 

Në të gjithë qëndrimin publik të Behgjet Pacollit, vërehej një lloj frike, ankthi dhe pasigurie ndaj asaj që ai e ka konsideruar një “komplot i koordinuar në Shqipëri” kundër tij. 

Për të kuptuar atë që biznesmeni kosovar e sheh si një kurth, po ashtu dhe për të shpjeguar sjelljen e tij të çuditshme duhen parë të gjitha versionet e asaj që po ndodh.

Aeroporti i Vlorës është mbrapa me afatet e përfunditmit të tij, me zbatimin e kontratës dhe fillimin e fluturimeve.

Për këtë është servirur si arsye e parë sherri mes pronarëve, Valon Ademit që ka vetëm 2% në letra dhe Behgjet Pacolli që kontrollon pjesën tjetër të aksioneve. Partneri në minorancë, një njeri i afërt me ministra të qeverisë Rama, Ademi, pretendon se në bazë të dokumenteve që kanë me njëri tjetrin ai duhet të shkojë deri në 49% dhe prandaj i është drejtuar gjykatave.

Një pretendim tjetër, i cili ka vënë në lëvizje edhe prokurorinë e Tiranës, pretendon se Pacolli ka marrë kredi në dhjetra miliona euro nga qarqe të lidhura me Moskën. Ky version i përhapur edhe në media, vë alarmin për sigurinë kombëtare, për cënimin e aeroportit si një astet strategjik, madje përflet edhe burime të panjohura që pretendojnë se aleatët e NATO-s janë shqetësuar për këtë depërtim të Rusisë në kontrollin e trafikut ajror shqiptar. Duke ditur të shkuarën kontroverse të Pacollit, lidhjet e tij që prej kohës kur rindërtoi Kremlinin, ky version ka tendencën ti mbivendoset dhe të sfumojë ç’do lloj korrupsioni dhe grabitjeje që mund të kenë planifikuar qarqe qeveritare për të marrë pjesën e tyre nga kjo thelë shumë fitimprurëse.

E këtu vijmë tek versioni i tretë. Tek hipoteza që Behgjet Pacollit po i bëjë shantazh me media, prokurori dhe gjykata, në mënyrë që ata të cilët vendosën që Vlora të bëhet me aeroport të kenë pjesën e tyre. Ky version mbështetet në pretendimin se ata që përkrahin Valon Ademin, partnerin me 2%, duke dashur që kuotat e tij të shkojnë në 49%, pretendojnë pjesën e luanit nga ky investim. Dhe ajo nuk është e vogël. Po të hapen letrat shikohet se për aeroportin e ri, janë investuar deri më tani gjithsej diçka më shumë se 100 milionë euro, ndërsa sipas plan biznesit koncesioni llogaritet të përfitojë në fund më shumë se 700 milionë. Pra një “pasuri” që nuk mund të lihet pa zot. Këtë hipotezë e përforcon edhe gjeneza e konceptimit të aeroportit të Vlorës si një plan i mirrfilltë grabitjeje. 

Në fillim, në vitin 2017, qeveria Rama medoi ta japë atë, pa garë dhe tender tek një kompani turke e paracaktuar, me anë të një ligji special që do kalonte në kuvend. Hartimi i kontratës për të cilën u caktuan ish ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri dështoi. Por kjo nuk do të thoshte se bashkë me të ra dhe synimi për ta haruar këtë thes me para. Në tentativën e dytë do të kishte garë, por ajo do të ishte fallco. Kur ajo u organizua në 2020, gjithçka u bë e trukuar, u mor në mënyrë fiktive një kompani turke, sa për të përmbushur kushtet në letra, u ndryshuan kërkesat e garës vetëm katër ditë para zhvillimit të saj, dhe kompania konkurente, britanikët e AL-DE Corporation LTD, që e ankimuan këtë skandal, u përjashtua nga konkurimi gjoja për mos pasje dokumentacioni të plotë. 

Më e bukura fare, turqit që u shpallën fitues, si të vetmit që dinin të bënin aeroport, YDA Group, ata që patën ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit, u tërhoqën menjëherë pas fitimit të garës. Ata e shitën 40%-shin e tyre të aksioneve në aeroport, sa një motorçikletë, 4200 euro. 

Në të gjithë këtë sagë, qëllimi për të shtënë në dorë më shumë se gjysëm miliardi euro, duket se ka qenë i pa ndryshueshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar ishte zëvendësimi i Gjiknurit dhe Ahmetajt me Belinda Ballukun që tani dirigjon gjithçka.

Por, nëse kjo hipotezë është e vërtetë, nëse synimi përfundimtar ka qenë ky, a mund ti lihej kjo pasuri vetëm Behgjet Pacollit? A nuk duhet ta dorëzonte ai 49% ashtu sikurse i kërkohet sot? A është e gjitha vetëm një dramë parash?

Me aq pak elementë sa janë bërë të ditur deri më tani për publikun askush nuk mund të vërë bast se cili nga këto versione është më pranë të vërtetës. Ajo që dihet me siguri është se Behgjet Pacollit i janë vënë nga pas edhe Belinda edhe ish parteri i tij Ademi edhe prokuroria e Tiranës me gjykatën edhe një koalicion zhurmues mediash.

Prandaj ai flet për “komplot të koordinuar” pa shkuar do të më tej. Kur vjen puna për Edi Ramën ai ose thur lavde ose e detyrohet të lëpijë atë që mund të ketë pështyrë. Sepse thellë thellë ai e di më mirë se askush tjetër se furia kundër tij e ka një dirigjent. Si do që të jetë, edhe nëse “baca” ka bërë manovra me fonde të dyshimta, edhe nëse ai ka një sherr real për ndarje aksionesh, apo qoftë edhe nëse ata që kanë planifikuar gjithçka që në 2017-ën, kur emri i tij s’figuronte kërkund, tani duan ti rrëmbejnë llokmën, përvoja e hershme e negocimit me autokratë atij i ka mësuar se janë këta të fundit që vendosin për gjithçka. Prandaj Pacolli po figuron në publik si një njeri që ka ulur dinjitetin në fund të këmbëve në raport me Ramën. Ai është një milliarder që ndihet i friksuar. /Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-deputetja e Partisë Demokratike merr postin e Drejtoreshës së Spitalit në Elbasan

0

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan. Në një postim në rrjtete sociale, ajo theksoi se ky vendim nuk ishte një zgjedhje politike, por një angazhim profesional dhe njerëzor për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në qytetin e saj të lindjes.

Postimi i plotë:

Zheni Bebi Gjergji

Të nderuar miq,

Të nderuar qytetarë të Elbasanit,

Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.

Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.

Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.

Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.

Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.

Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.

Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aldo Avdyli “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes!

0

Një ndër operacionet e suksesshme policore që solli arrestimin e shumë të kërkuarit Aldo alias Elidon Avdyli në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek një çështje mjaft të njohur për interesin publik, siç është ajo e zhdukjes pa adrresë e biznesmenit, Ervis Martinaj.

Kjo dosje sensitive që aktualisht është e pezulluar në prokurorinë e Lezhës, flet për fatin tragjik të zhdukjes se “mbretit” të lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj, për të cilin prej muajit Gusht 2022 nuk ka asnjë gjurmë.

Në atë periudhë dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit.

Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.

Kontrollet nuk sollën asnjë rezultat për hetimin, por për policinë dhe prokurorinë e Lezhës, Aldo Avdyli, ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar se ka marrë pjesë në zhdukjen e Ervis Martinaj, shkruan gazetari Elton Qyno.

Ndaj pas kapjes së këtij personi në zonë e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, mësohet se SPAK ka shfaqur interes për tërheqjen e akteve të kësaj dosje me qëllim studimin dhe pyetjen e mëtejshme në burg të Aldo Avdylit.

Ballafaqimi i Aldo Avdylit me këtë dosje, mund të çojë SPAK drejt një mundësie të zbardhjes së misterit më të madh të botës së krimit në Shqipëri.

Aktualisht, Aldo Avdyli ka vetëm tre akuza zyrtare siç është ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit kryer në formën e Grupit kriminal me 16 persona të tjerë si dhe “Vrasjes me paramendim” kryer në formën e “Grupit kriminal” ndaj Edmir Bregut alias “Malokut”.

Aldo Avdyli, nuk është nip i Astrit Avdylit siç raportohet shpesh në media. Me Astrit Avdylin ata të dy janë kushërinj dhe jo lidhje xhaxha dhe nip.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

0

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Prej 11 ditësh ai po trajtohet në reanimacion në një spital privat në Tiranë, ndërsa mjekët po përpiqen intensivisht ta stabilizojnë.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rënduar, pavarësisht kujdesit të vazhdueshëm.

Sipas raportimeve të Top Channel, në spitalin ku ndodhet Nano ka mbërritur edhe një ekip i specializuar mjekësh nga jashtë vendit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi!

0

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arratisur nga vendi.

Duke iu referuar një rasti të mëparshëm, ai kujtoi momentin kur në makinën e Vangjush Dakos u vendos eksploziv. Sipas një mesazhi të publikuar nga qytetari dixhital, autor i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë Aldo Avdyli, i arrestuar pak ditë më parë.

Sipas këtij denoncimi, këto fjalë Aldo Avdyli ia ka shprehur dhe një punonjësi të lartë të policisë, Bujar Bujar, i identifikuar si nëndrejtor i Policisë së Durrësit. Kjo, sipas të njëjtave burime, është një ndër arsyet kryesore që çuan në arrestimin e Avdylit.

“Gjushi sipas të dhënave është larguar nga vendi në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra tjetrës. Ju kujtohet kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit. Tritolin Gjushit ja vendosi Aldo Avdyli, i cili i thotë se tritoli është vetëm paralajmërim, se ti që me kë kërtkuar të bëj këtë e atë, unë ti kam plotësuar, të të jap votat që don, ti kam dhënë. Ju tani mbroni Elvis Docin dhe nuk pyesni më për mua. Sipas qytetarit dixhital Këto fjalët Aldo Avdyli ja ka thënë dhe një Bujar Bujar, është nën drejtor i Policisë së Durrësit. Kjo është arsyeja pse u arrestua Aldo Avdyli”, tha Berisha ne konference me gazetarët.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj

0

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3 100 euro.

Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026.

Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit (rreth 5800 euro) e veshur në ndeshjen ku i shënoi gol Italisë në “Euro 2024”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx