Ballina Blog Faqe 141

“Kur të dalë nga burgu…”/ Ish-deputeti i LSI: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të bashkohen

0

I ftuar në DritareTV në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, Ish-deputeti i LSI Lefter Maliqi e mbrojti figurën e Metës, duke e cilësuar arrestimin e tij si “arrest politik”. Një shfaqje force nga ana e pushtetit për të goditur opozitën.

Ai theksoi se Meta, ndryshe nga të tjerët, nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe gjithmonë u është përgjigjur thirrjeve të prokurorisë. 

Maliqi u ndal edhe te situata brenda Partisë së Lirisë, duke pranuar se mungesa e liderit historik ka krijuar një vakum, por kritikoi ashpër ata që, sipas tij, e braktisën atë për interesa personale. 

Ai solli në vëmendje “mosmirënjohjen” si një fenomen të përhapur në politikën shqiptare. Për të ardhmen, Maliqi shprehu një urim dhe një bindje: 

“Urimi dhe bindja ime është që kur të dalë nga burgu, do të bashkohen me Monikën. Kjo është dëshira dhe besoj që do të ndodhë,” tha ai. 

Ai argumentoi se familja ka qenë historikisht arma më e fortë e Metës dhe se ribashkimi i tyre do të ishte thelbësor për të ardhmen politike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e hedh poshtë mundësinë që një ditë të garojë për kryetar të forcës më të madhe opozitare, por me gjasë jo vitin tjetër.

I ftuar në Top News, Salianji tha se ka ambicie për të garuar, por sipas tij, nuk është tani momenti i duhur.

“Jam i bindur që Partia Demokratike do të jetë një parti që bën të mundshëm rotacionin në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje tani në PD, ka një diskutim për farsën ose se si mund të forcohet PD dhe në këtë moment unë jam duke bërë atë, betejën opozitare, diskutimet me njerëzit. Me njerëz që e duan opozitën si një instrument për të ndryshuar shoqërinë, jo vetëm për ambicie personale. Kushdo që është në politikë ka ambicie, nuk mund të them, por që ky nuk është momenti”, u shpreh Salianji.

Ai tha se strategjia kryesore e opozitës duhet të jenë protestat masive në rrugë, si mënyrë për të paralizuar mekanizmat e qeverisë për të vjedhur zgjedhjet.

“Duhet të ketë protesta masive, në rrugë. Duhen protesta masive për të paralizuar veprimtarinë e qeverisë për të shkuar në zgjidhje konkrete. Në këtë moment kur ka dalë raporti i OSBE-ODIHR, duhen përtypur të gjith këto”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Monopatinat ende në qarkullim, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! 

0

Më 12 tetor, me urdhër të ministrisë së Brendshme monopatinat u ndaluan përkohësisht dhe ende nuk lejohet të përdoren. 

Në ditën e parë të zbatimit të vendimit, çdo monopatinë dhe motor elektrik që u pa në rrugë u sekuestrua nga policia. Në nisje të aksionit u bllokuan mbi 120 mjete të tilla, pasi shumë drejtues i përdorën edhe nga mungesa e informimit mbi vendimin e njoftuar një ditë të diel në një videomesazh nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe kryepolici Ilir Proda. 

11 ditë pas këtij urdhri, në një vëzhgim të Report Tv nëpër kryeqytet, në rrugë vijojnë të qarkullojnë monopatinat. 

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar Koçiun për agoninë në të cilën ka rënë aksioni, i cili është edhe ndër nismat e para që ajo ka ndërmarrë që nga ardhja në krye të ministrisë së Brendshme. 

“Pikë e zezë! Nis e lëre. Mungesa e kurajos për t’u përballur me problemin”,- shkruan Braçe. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

OSBE-ODHIR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit

0

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE-ODHIR) ka publikuar raportin e tij përfundimtar lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.

Sipas raportit, procesi i numërimit të votave, i cili u ndoq nga vëzhgues ndërkombëtarë në shumicën e qendrave të numërimit, u karakterizua nga disa probleme dhe sfida që ndikuan në rrjedhën e procesit.

Në raport evidentohen tensione, vonesa dhe ndërhyrje nga vëzhgues partiakë në disa qendra, si dhe mungesa e aksesit të plotë në disa raste.

Gjithashtu, raportohet për praktika të dobëta në trajnimet e numëruesve dhe vonesa në shpërndarjen e protokolleve, duke ngadalësuar dhe komplikuar procesin e përfundimit të rezultateve.

Megjithatë, OSBE-ODHIR vlerëson se numërimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të rregullt, duke theksuar nevojën për përmirësime në organizimin dhe transparencën e zgjedhjeve në të ardhmen.

Pjesë nga raporti

NUMËRIMI DHE REZULTATET

Vëzhguesit ndërkombëtarë (IEOM) ndoqën procesin e numërimit në 66 nga 93 qendrat e numërimit. Procesi u vlerësua negativisht në 8 raste, kryesisht për shkak të:

•tensioneve gjatë numërimit (9 raste),

•mbipopullimit në qendra (7 raste),

•mungesës së aksesit të plotë (12 raste),

•dhe ndërhyrjeve nga vëzhgues partiakë (6 raste).

12 kuti votimi u identifikuan nga KQZ si të parregullta dhe u përjashtuan nga numërimi deri në inspektimin përfundimtar. Mangësitë më të shpeshta lidhen me mosnumërimin e fletëve të papërdorura në fillim, si dhe me mosshfaqjen e fletëve para kamerave, siç kërkohet nga rregullat.

Në përgjithësi, numërimi u zhvillua në mënyrë të rregullt, megjithëse në shumë qendra u vërejt kaos dhe kontestime për disa fletë. Kishte vonesa për shkak të vonesës së mbërritjes së numëruesve, trajnimeve të improvizuara në momentet e fundit dhe ndryshimeve të vonshme të anëtarëve të grupeve të numërimit.

Në Dibër dhe Elbasan, vëzhguesit raportuan se trajnimet për numëruesit u zhvilluan në mesnatë, për shkak të ndërrimeve të fundit të anëtarëve të emëruar nga partitë. Sipas KQZ-së, në 30% të grupeve të mëdha të numërimit, partitë politike vazhdonin të zëvendësonin anëtarët deri në shpalljen e rezultateve, duke ndikuar në shpejtësinë e procesit.

Në 19 raste, kopjet e protokolleve të rezultateve nuk iu dhanë vëzhguesve partiakë, duke kufizuar transparencën.

Në disa qendra u vunë re mospërputhje midis protokolleve me shkrim dore dhe atyre digjitale, si dhe vonesa në shpërndarjen e kopjeve për partitë. Në një rast në Tiranë, numërimi u pezullua për disa orë pas një përleshjeje mes një vëzhguesi të PS-së dhe sekretarit të qendrës.

Deri më 16 maj, KQZ kishte numëruar 75% të fletëve (147,024), ndërsa 52,368 fletë nga Greqia u mbajtën mënjanë për verifikim. PD kërkoi ndarjen e këtyre votave, duke pretenduar parregullsi në dorëzimin e tyre. Pas disa vendimeve dhe apelimeve, më 16 maj, KQZ vendosi që votat nga Greqia të përfshihen në numërim. Numërimi përfundoi më 21 maj. Nga 202,187 vota të ardhura nga jashtë, 1,973 (1%) u shpallën të pavlefshme.

Asnjë nga komisionet zonale nuk arriti të përmbyllte numërimin brenda 48 orëve ligjore. Në total, u hodhën 1,665,501 vota, prej të cilave 96.5% ishin të vlefshme dhe 3.5% të pavlefshme.

Pas zgjedhjeve, situata mbeti e qetë. Kryeministri Edi Rama shpalli fitoren më 14 maj, ndërsa PD organizoi protestë më 16 maj, duke e cilësuar procesin të manipuluar dhe kërkoi pezullim të certifikimit të rezultateve deri në një auditim të pavarur të votimit nga jashtë.

Disa parti të vogla kritikuan sistemin elektoral, duke thënë se ai nuk pasqyron në mënyrë të drejtë votat në mandate.

Më 26 maj, KQZ përfundoi numërimin në të 12 qarqet, dhe pas ankesave nga disa subjekte, Komisioni i Apelimit urdhëroi rinumërime të pjesshme në Tiranë, Durrës, Dibër dhe Fier.

Në Tiranë u bë rinumërim i plotë, ku u zbuluan disa mospërputhje, por jo aq sa të ndryshonin mandatet. Në Fier, rinumërimi solli një ndryshim brenda listës së PS, ku Maldrita Bardho fitoi fillimisht mandatin me 10 vota diferencë, por më pas u tërhoq, duke ia rikthyer mandatin Zegjine Çaushit.

Më 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator certifikoi përfundimisht rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, me 3 vota pro dhe 2 kundër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Jam për bojkot”, Alibeaj: Zgjedhjet në Tiranë antikushtetuese, opozita mos bëhet aneks i Ramës

0

Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh në Off the Record në A2 CNN se opozita duhet të bojkotonte zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, pasi ato janë antikushtetuese dhe të mos vijojë me takimet dhe fushatën, pasi në këtë mënyrë kthehet në një shtojcë të Edi Ramës.

Sipas Alibeajt kjo është një kauzë e madhe që ka të bëjë me Kushtetutën e vendit, dhe në këtë mënyrë opozita duhet të tregojë se është shumë serioze në aksionin e saj politik.

“Ka kauzë më të madhe sesa e gjithë opozita të thoshte nuk ka rëndësi për zgjedhjet në 9 nëntor kur gjithçka është jokushtetutese. Zgjedhjet në Tiranë janë antikushtetuese. E gjitha nisi si lodër e Ramës. E shkarkoi Veliajn kur donte, në shtëpinë e vetë me metoda të PPSH. E rëndë të kthehen Pleniumet e Partisë dhe çfarë bën opozita shkon në zgjedhje. Janë pa vlerë zgjedhjet në 9 nëntor në Tiranë. Po të shkosh në këto zgjedhje bëhesh aneks i lojës brutale që bën Rama. Jam për bojkot. Nuk ka më shumë se të ruash kushtetutën”, tha Alibeaj. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi kërkesën e babait të Ervis Martinajt për shpalljen e djalit të tij të zhdukur si i vdekur.

Sipas Karamuços, në raste të tilla personi kërkohet fillimisht si i zhdukur dhe vetëm nëse gjendet trupi ose një provë biologjike, si ADN-ja, mund të shpallet zyrtarisht i vdekur.

Kjo nuk do të thotë që personi ka vdekur në mënyrë kategorike. Ka pasur raste kur njerëz janë gjetur edhe pas 20 vitesh. Juridikisht mund të shpallet i vdekur, por faktikisht shteti nuk ka dhënë asnjë përgjigje,” tha eksperti në emisionin Now në Euronews Albania.

Ai shtoi se autoritetet nuk kanë gjetur asnjë gjurmë, ADN apo provë që të çojë drejt ndonjë autori. “Janë bërë kërkime kudo, por pa rezultat. Deri më tani kemi vetëm gojëdhëna dhe legjenda për atë se kush mund ta ketë vrarë apo pse. Asgjë nuk është e provuar me fakte,” përfundoi Karamuço.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alimehmeti zbulon pse PD vendosi të mbështesë Florian Binajn për Tiranën

0

Ilir Alimehmeti, drejtuesi i fushatës së PD-së për Bashkinë e Tiranës, në një intervistë në Top News për gazetaren Dafina Hysa, ka zbuluar pse PD nuk doli me një kandidat të PD-së, por zgjodhi të mbështesë kandidatin e pavarur Florian Binaj.

“Ne nuk jemi absolutisht në kushte normale dhe në këto kushte PD për herë të parë mbështet një kandidat jashtë radhëve të saj sepse i tillë është bërë mendimi që ai ka absolutisht shanset më të mëdha për të fituar Bashkinë Tiranë”, theksoi Alimehmeti.

Në fakt nuk kanë munguar edhe në dalje televizive eksponentë të rëndësishëm të PD që janë të mendimit se do duhet të kishit dalë me një kandidat politik për bashkinë më të rëndësishme të vendit, Tiranën. A besoni vërtet se të gjitha strukturat e PD do ta mbështesin Binajn në këtë garë, pavarësisht lidershipit?

Alimehmeti: Është e vërtetë, çdo forcë politike absolutisht ka mendimet e veta, dhe i diskuton ato. Ndryshe ndoshta nga PS ne mendimet tona nuk e kemi problem t’i diskutojmë dhe haptas, edhe këtu në media, në ambiente publike e me radhë. Po në fund fare ka një diskutim përfundimtar dhe një vendimmarrje dhe kjo vendimmarrje pastaj ndiqet dhe shkon deri në fund dhe jemi në një lloj kohe ku gjendemi përballë një situate që s’ka ndodhur më parë që kryetari i bashkisë Tiranë është në burg. 

Dhe në këtë lloj situate dhe kujtoj që jemi pak muaj pas zgjedhjeve të 11 Majit që OSBE-ODIHR i ka quajtur të pabarabarta, që Këshilli i Europës i ka quajtur që duhet të ndahet shteti nga partia që do të thotë që kemi parti-shtet. Pra kemi shumë arbitra ndërkombëtarë që flasin shumë qartë se si ndodhën zgjedhjet te ne. Pra, ne nuk jemi absolutisht në kushte normale dhe në këto kushte PD për herë të parë mbështet një kandidat jashtë radhëve të saj sepse i tillë është bërë mendimi që ai ka absolutisht shanset më të mëdha për të fituar Bashkinë Tiranë.

Strukturat e çdo partie do të dëshironin që kandidatët të dalin prej tyre, është jopartiak Binaj, por nuk mund të themi dot jopolitik, por nuk është pjesë e asnjë partie.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Zheni Bebi Gjergji shkelmoi besimin e demokratëve!

0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ish-deputetja e PD-së, Zheni Gjergji shkelmoi besimin dhe mbështetjen e njerëzve që e votuan si përfaqësuese në parlament kur pranoi emërimin si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.

“Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Një gjë mund të them se për Berishën të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse 99.9% të atyre që i kanë mbështetur ndërkohë janë të papunë në kushtë të vështira por nuk ikën. U kanë shërbyer këtyre shumë pak, 3-4 veta gjithsej kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, të saj që i përkasin dhe vetëm kaq. Ky është komenti jo vetëm për atë por për të gjithë ata, 3-4 janë gjithsej në Shqipëri mund të ketë edhe më shumë”, tha Berisha.

Më parë Gjergji tha se kishte pranuar postin e drejtoreshës së spitalit për shkak të thirrjes profesionale si mjeke. Në një status në rrjetet sociale, ajo thotë se “është mjeke” dhe se shëndetësia kishte nevojë për njerëz që e njihnin sistemin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

0

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.

“Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar.

“Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.

“Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar.

“InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Besart Xhaferri: Berisha të largohet nga drejtimi i PD nëse …

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë për emisionin Dekalog në Dritare Tv, ka deklaruar se mandati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, përfundon në prill të vitit 2026, dhe në të njëjtën periudhë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë.

Sipas Xhaferrit, nëse Berisha nuk e mban premtimin për të përsëritur zgjedhjet, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Mandati i zotit Berisha mbaron në prill të 2026. Edhe në prill të 2026 duhet të ketë zgjedhje brenda në PD. Nëse Berisha nuk i ka ripërsëritur zgjedhjet, duhet të largohet,” u shpreh deputeti demokrat.

Ai shtoi gjithashtu se, pavarësisht kësaj, do të vijojë të qëndrojë në PD dhe të kontribuojë brenda saj, por pa hyrë në përplasje të brendshme.

“Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, tha deputeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx